ATV

Author: ATVLive

  • Frutat dhe perimet ua shtojnë lumturinë

    Frutat dhe perimet ua shtojnë lumturinë

    Është një njohuri e zakonshme, që frutat dhe perimet janë pjesë vitale e një dietë ushqyese. Studimet e fundit ofrojnë prova të forta se ngrënia e frutave dhe perimeve, siguron përfitime më të mëdha pozitive se sa vetëm për shëndetin tuaj fizik.

    Hulumtuesit në Universitetin e Uoruikut zbuluan pak javë më pare, se konsumi i frutave dhe perimeve është i lidhur me një rritje të konsiderueshme të nivelit të lumturisë.

    Në studim, lumturia rritet për secilën shtesë të përditshme të frutave dhe perimeve deri në 8 pjesë në ditë. Kjo ishte një nga përpjekjet e para të mëdha shkencore, për të gjetur një lidhje ndërmjet ngrënies se frutave dhe perimeve dhe efekteve psikologjike pozitive.

    Disa studiues besojnë se ekziston një lidhje ndërmjet optimizmit dhe nivelit të karotenoidit në gjak, i cili është i pranishëm në shumë fruta dhe perime, edhe pse nevojiten më shumë studime në këtë drejtim.

  • E therin me thikë pa dashje, viktima përfundon në QKUK

    E therin me thikë pa dashje, viktima përfundon në QKUK

    Një person është therur me thikë mesditën e së mërkurës në Lipjan. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin në stacionin policor janë shoqëruar dy të dyshuar dhe pas hetimeve është kuptuar se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti ka shkuar në Gjykatë në procedurë të rregullt.

  • Sa ujë duhet të pimë në ditë?

    Sa ujë duhet të pimë në ditë?

    Shumica e njerëzve nuk pinë ujë të mjaftueshëm. Edhe pse nuk është mirë, është gjithashtu një gabim i madh ta teproni me ujin.

    Sipas Marjan Moghaddam, mjeke e mjekësisë familjare, marrja e pamjaftueshme e ujit mund të shkaktojë dhimbje koke, kapsllëk, lodhje, lëkurë të thatë dhe gojë të thatë.

    “Ndonjëherë njerëzit ngatërrojnë etjen me urinë dhe hanë më shumë, por në fakt ata thjesht duhet të pinë më shumë”, pohon ajo.

    Nga ngjyra e urinës, mund të dallojmë nëse pimë mjaftueshëm ujë. Healthline thotë se urina e shëndetshme ka ngjyrë të verdhë të lehtë. Nëse është e verdhë e errët, nuk marrim mjaftueshëm lëngje.

    Sa ujë duhet të pimë në ditë?

    Udhëzimi i përgjithshëm është se ne kemi nevojë për gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë, duke përfshirë çajin dhe kafen. Por dietologia Amy Goodson për New York Post pretendon të kundërtën.

    “Është e vërtetë që shumë faktorë ndikojnë në sasinë e ujit që ju nevojitet, duke përfshirë moshën tuaj, gjininë, nivelin e aktivitetit dhe shëndetin e përgjithshëm. Për gratë, sasia totale e ujit është rreth 11.5 gota në ditë dhe për burrat rreth 15.5 gota. Megjithatë, këto përllogaritje përfshijnë lëngjet e konsumuara nga ushqimi dhe pijet. Marrë këtë parasysh, gratë kanë nevojë për rreth nëntë gota lëngje në ditë dhe burrat kanë nevojë për rreth 13 gota për të zëvendësuar sasinë e ujit të humbur”, tha Goodson.

  • Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, deri tani kanë aplikuar 512 persona

    Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, deri tani kanë aplikuar 512 persona

    Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Që nga ajo ditë deri dje, për t’u pajisur me patentë shoferë legalë, kanë aplikuar 512 persona. Për këtë vendim të MPB’së ka pasur reagime pozitive nga ndërkombëtarët.

    Ministria e Punëve të Brendshme më 8 maj njoftoi se pas dy ditësh do të nisë procesi i konvertimit të patentë shoferëve jolegalë në legalë.

    “Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e 8 majit.

    Që nga 10 maji deri më 28 maj, MPB në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se për konvertimin e patentë shoferëve kanë aplikuar 512 persona.

    “Numri i aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të strukturave ilegale serbe në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës nga data 10 maj deri me 28 maj është 512”, kanë thënë nga Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

    Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk kanë informacione për numrin e saktë të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, por shton se kanë vënë në dispozicion të gjitha qendrat e pajisjeve me dokumente për këtë proces.

    “Duke pasur parasysh se patentë shoferët në fjalë lëshohen nga institucionet ilegale të Serbisë, nuk ka informacione mbi numrin e saktë të tyre. Gjithsesi, Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në dispozicion të gjitha qendrat e pajisjeve me dokumente në Republikën e Kosovës në funksion të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e MPB’së për Express.

    MPB i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i konvertojnë patentë shoferët në RKS.

    “Shfrytëzojmë rastin që të i’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë patentë shoferë të institucioneve ilegale serbe që të shfrytëzojnë afatin kohor të ofruar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të konvertojnë ata në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës.”

    Detaje rreth aplikimit për konvertim të patentë shoferëve

    Procedura për pajisje me patentë shofer të Kosovës zgjatë 15 ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

    MBP ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.

    Në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

    Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

    Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

    Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

    Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

    Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€).

    Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Reagimet ndaj vendimit të MPB’së

    Vendimi i MPB’së është përkrahur nga ndërkombëtarët.

    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mbështesin përpjekjet që “avancojnë vizionin e përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse”.

    “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike.”

    Postimin e tij në X e ka shpërndarë ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, duke shkruar se ky është “zhvillim me të vërtetë shumë i mirë”.

    Ndërsa Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se i përkrahin iniciativat që nxisin integrim më të madh.

    “Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada.

  • Gala Koncert në Prishtinë me 3 qershor

    Gala Koncert në Prishtinë me 3 qershor

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 3 Qershor, do të mbahet gala koncert për të festuar 25 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

    Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të performojnë Petrit Çarkaxhiu, Vesa Luma, Vullnet Sefaja dhe Yll Limani.

    ”Kanga jonë, Për ty Prishtinë” – Gala Koncert me 3 Qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet. Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, ka shkruar Rama

  • Në Leposaviq u arrestua bashkëpunëtori i Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit

    Në Leposaviq u arrestua bashkëpunëtori i Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit

    Gjatë ditës së djeshme në Leposaviq u arrestua një person për vjedhje të identitetit.

    Është bastisur edhe shtëpia e tij në Mitrovicën e Veriut, ku janë edhe disa materiale që e dëshmojnë veprën.

    Lajmi u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

    “Ky person ka dy identitete, një për dokumente serbe, dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, tha Elshani.

    Ai theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    “Jemi duke e hetuar rastin. Te shohim se çka do të ndodhë më pas”, shtoi ai.

    Klankosova.tv merr vesh se personi në fjalë i arrestuar dyshohet se është bashkëpunëtor i funksionarit të lartë të Serbisë, Aleksandar Vulin.

    Vulin është në listën e të sanksionuarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Ngjarja tronditëse e raportuar si dhunim dhe grabitje në Gjilan, doli të jetë inskenim

    Ngjarja tronditëse e raportuar si dhunim dhe grabitje në Gjilan, doli të jetë inskenim

    Një ngjarje tronditëse e raportuar në media si dhunim dhe grabitje në Gjilan ka rezultuar të jetë një inskenim. Prokuroria Themelore në Gjilan e ka konfirmuar për ATV-në se incidenti që përfshinte një grua dhe djalin e saj ishte i rremë.

    Ngjarja fillimisht u raportua se kishte ndodhur natën mes të premtes dhe të shtunës, kur dy persona të maskuar supozohet se kishin sulmuar gruan dhe djalin e saj, duke kryer tri vepra penale: dhunim, grabitje dhe lëndim trupor. Sipas raportit fillestar, të maskuarit i kishin marrë viktimës stoli ari dhe një shumë parash.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Gjilan, pas hetimeve intensive ka ndaluar të dyshuarën N.R., për shkak të veprës penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. E dyshuara e lartshënuar më datë 25 Maj 2024, rreth orës 00:56, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcenim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici”, i tha Prokuroria ATV-së.

    Me urdhër të prokurorit e dyshuara gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj të njëjtës brenda afatit ligjor do të vendoset rreth masës për sigurimin e pranisë në procedurë penale.

    Ditën e raportimit, një qytetar tha se në 50 vitet që jeton në atë lagje, nuk kishte dëgjuar kurrë për raste të tilla.

    Po ashtu, edhe drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit, Arsim Emini, kishte raportuar për plagët fizike dhe gjendjen e rëndë emocionale të viktimave. Gruaja kishte shenja gjakderdhjeje dhe gërvishtje në kofshë, ndërsa djali kishte marrë trajtim mjekësor për gërvishtje dhe hematoma.

    Kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi motivet pas inskenimit dhe do të vijojë të hetohet më tej nga autoritetet përkatëse. /atvlive.tv

  • Kurti në koncertin “Melodia e Lirisë”, pjesë e përkujtimeve të çlirimit nga pushtimi nazifashistë

    Kurti në koncertin “Melodia e Lirisë”, pjesë e përkujtimeve të çlirimit nga pushtimi nazifashistë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në koncertin “Melodia e Lirisë”, që është e pjesë e përkujtimeve që gjatë këtij viti po zhvillohen në jubileun e çlirimit nga pushtimi nazifashistë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, nën interpretimin e Orkestrës Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    Në prani të shumë të ftuarve në këtë koncert, kryeministri Kurti, theksoi se fashizmi, në të gjitha variantet e tij, ishte një e keqe e madhe, e keqja absolute që i kundërvihej humanizmit dhe iluminizmit, që ishin pjesa më e vyer e trashëgimisë kulturore evropiane. Ai tha se pushtimi fashist i Evropës ishte një sprovë për vlerat themelore të qytetërimit si i tillë.

    Në fjalën e tij, kryeministri Kurti kujtoi ndihmën e popullit shqiptar për të strehuar dhe mbrojtur ata hebrenj që përndiqeshin në vende të tjera dhe nuk i dorëzoi te pushtuesi, duke theksuar po ashtu se populli shqiptar dha ndihmesën e tij në luftën me armë në dorë kundër nazifashizmit.

    “Të rënët shqiptarë në Luftën e Spanjës, Mujo Ulqinaku qysh në vitin 1939, të zhdukurit shqiptarë në kampet e shfarosjes e deri tek ata që ranë në Sanxhak e në Bosnje në vitin 1945 duke ndjekur këmba këmbës nazistët, janë dëshmorët tanë, pra ata që dëshmojnë më së miri rreshtimin tonë kundër fashizmit. Ata nuk janë harruar dhe ne i kujtojmë gjithnjë”, tha ai.

    Kryeministri Kurti tha se ndihet krenar që Kosova është rreshtuar me shtetet që po ndihmojnë përpjekjen për liri të popullit ukrainas, nga një tjetër fashizëm, por gjithsesi fashizëm, nga fashizmi rus e që ka lidhje të shumta e ndikim të fuqishëm edhe në rajonin tonë, në fqinjësinë tonë.

    Në fund të fjalës, ai shprehu përkushtimin e qeverisë që drejton për marrëdhënie sa më të ngushta e vëllazërore me Republikën e Shqipërisë.

    “Qeveritë dhe institucionet e tjera publike të dy shteteve tona e kanë detyrë të bashkëpunojnë sa më ngushtë për interesin e kombit shqiptar dhe në frymën e integrimeve mbarevropiane”, tha kryeministri.

  • Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin

    Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, tha se Evropa po përballet me dy “luftëra brutale” pranë kufijve të saj dhe shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit.

    Borrell, duke folur të mërkurën në fund të Forumit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schuman në Bruksel, paralajmëroi se disa nga këto kriza mund të përshkallëzohen në një konfrontim të madh global “në një kohë kur bota është bërë multipolare dhe sistemi shumëpalësh që supozohet të ruajtja e paqes është dobësuar thellësisht”.

    “Ne evropianët po përballemi me dy luftëra brutale pranë kufijve tanë dhe me shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit – në Libi, në Sahel, në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, në Sudan, në Bririn e Afrikës, në kufijtë (Demokratike) të Kongos, në Gji, në Detin e Kinës Jugore, në Azinë Jugore, (dhe) bandat dhe kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore”, tha Borrell.

    Ai shtoi se edhe institucionet që janë thelbi i sistemit të Kombeve të Bashkuara, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), mund të dobësohen.

    “Nëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk respektohen, bota do të jetë në një situatë shumë më të keqe”. Dhe herën tjetër, ne nuk do të apelojmë përsëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse këtë herë vendimi i saj nuk zbatohet – dhe nuk u zbatua. Nuk është”, theksoi Borrell.

    Ai shtoi se e di se “gjeografia është e rëndësishme” dhe se “luftërat që janë afër nesh janë më të rëndësishme se luftërat që janë larg”.

    “Por të gjitha janë të ndërlidhura. Çdo luftë, çdo krizë kudo prek çdo vend tjetër në botë”, tha Borrell dhe shtoi se të mirat publike janë në rrezik, nga çmimet e energjisë deri te liria e lundrimit.

    Ai vlerësoi se Forumi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schumanit ishte një takim i domosdoshëm dhe i rëndësishëm.

    “Është hapi i dytë në drejtim të angazhimit të evropianëve me pjesën tjetër të botës dhe me pjesën tjetër të botës me ne,” tha Borrell.

    Dje u mbajt në Bruksel Forumi i dytë Schuman për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ku aktorë politikë, vendimmarrës të rangut të lartë, përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të BE-së dhe më shumë se 60 vendeve partnere, përfshirë Serbinë, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë dhe rajonalë. u mblodhën organizatat, organizatat udhëheqëse të think-tank-it dhe komunitetet akademike.

    Qëllimi i forumit ishte të hidhte dritë mbi mënyrën se si partneritetet aktuale dhe potenciale të paqes, sigurisë dhe mbrojtjes mund t’i përgjigjen kërcënimeve dhe sfidave më urgjente të sigurisë dhe të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë globale, si dhe të mbështesin rendin ndërkombëtar dhe multilateralizmin e bazuar në rregulla.

  • KDI sot ndanë mirënjohje për komunat më transparente

    KDI sot ndanë mirënjohje për komunat më transparente

    Instituti Demokratik i Kosovës sot do të ndajë mirënjohje për komunat më transparente në vend.

    Në këtë takim që pritet të nisë nga ora 10:00 do të marrin pjesë kryetarët e komunave.

    Vitin e kaluar, komuna më transparente ishte ajo e Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.