ATV

Author: ATVLive

  • “Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit” – Osmani pyetet për “idenë” e Kurtit që Asociacioni të dërgohet në Komisionin e Venecias

    “Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit” – Osmani pyetet për “idenë” e Kurtit që Asociacioni të dërgohet në Komisionin e Venecias

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar idenë e kryeministrit Albin Kurti, që draftin që e kanë propozuar emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe kryeministres Meloni, të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim, raporton EO.

    E para e vendit, ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.

    Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.

    “Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, tha Osmani.

    Kurti ditë më parë për mediat në Shqipëri tha se nëse duan atëherë draftin e Lajçakut mund ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.

    Këto komente, Osmani i bëri nga komuna e Drenasit, ku qëndroi për vizitë.

  • Vdes babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë

    Vdes babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë

    Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në Pejë, më 22 maj.

    Nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë konfirmuar për Reporteri.net se një nga të plagosurit që po trajtohej në QKUK ka vdekur mëngjesin e sotëm, dy javë pas rastit.

    J.B vjeçari që mbeti i plagosur bashkë me dy djemtë e tij, ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:30.

  • Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë

    Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë

    Komuna e Prishtinës, ka mbajtur të premten konferencë për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, raporton EO.

    Duke prezantuar projektin për Kryeqytetin, kryetari Përparim Rama, tha se disa projekte janë në fazën e tenderimit e disa ne fazën e aplikimit. Si problematikë kryesore në Kryeqytet, Rama e përmendi trafikun, me ç’rast tha se shkakton edhe dëme në ambient.

    “ Unë vetë me background si arkitekt urbanist e kuptoj procesin e punëve të mëdha që fillimisht zgjat pak më shumë, pastaj krijon mundësi për transformim të mirëfilltë me projekte mirë të menduara të analizuara dhe më pas implementimi është më i lehtë. Si rezultat i punëve të tjera Kryeqyteti bashkë me organizatën e tenderëve sot do t’i prezantojmë disa punë me vu në kontroll dhe me rrethu një vizion për Kryeqytetin. Disa janë në fazën e tenderimit, disa ne fazën e aplikimit, ta tregojmë edhe nevojën e kryeqytetit për një rrëfim të së ardhmes i duhet një rrëfim një narrativ që na kujton të kaluarën dhe na lidh me të ardhmen. Kemi problemi me trafik, trafiku krijon dëm në ambient për shkak të ajrit të papastër, shkakton stres në aspektin shëndetësor. Projekti e tregon zgjidhjen për trafikun, projektin për kampusin e sporteve, Prishtina do jetë pjesë e lojërave mesdhetare në 2030”, tha Rama.

  • Osmani në Drenas, pritet nga kryetari Ramiz Lladrovci

    Osmani në Drenas, pritet nga kryetari Ramiz Lladrovci

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të komunave të vendit, ka vizituar Drenasin, me ç’rast është pritur kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, raporton EO.

    Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, do ta vizitojë Parkun e Biznesit si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

  • Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

    Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:24.

    Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

    “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.

    Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

  • ​Nderohet jeta dhe vepra e akademik Rexhep Ferri

    ​Nderohet jeta dhe vepra e akademik Rexhep Ferri

    Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, është mbajtur mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën është kujtuar vepra e tij, ndërsa të pranishmit kanë bërë edhe homazhe.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka theksuar se Republika jonë është e artit dhe veprave si shkak i artistëve siç është Rexhep Ferri.

    Kraja ka thënë se Ferri ka zënë një vend nderi në historinë e artit të Kosovës.

    Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka derisa ka kujtuar figurën e tij, ka thënë se nga veprat e intelektualit Ferri do të mësojnë të gjithë brezat, ndërsa ka shtuar se i njëjti do të kujtohet përherë si artisti më i veçantë.

    “Kreshnik e patriot, Rexhep Ferri nuk do të na lë dot. Vepra e tij është shumë e madhe, do t’i përcjellë gjitha brezat e rinj që kanë shumë për të mësuar nga ai. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist, por për një intelektual i shquar që do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën, do të kujtohet përherë si artisti modernist, si artisti më i veçantë. Figura e tij do të flet panumërta dekada për të”, tha Kurti.

    Përfaqësuesi i familjes Ferri, Naser Ferri ka thënë se sot përveç familjes edhe për mbarë shqiptarinë është ditë e dhimbshme, pasi vendi ka humbur një intelektual të shquar.

    Ai është shprehur se piktori Ferri pas vetes ka lënë një veprimtari të pastër artistike për të gjitha gjeneratat.

  • KOMF bën thirrje për kujdes të fëmijëve në TikTok

    KOMF bën thirrje për kujdes të fëmijëve në TikTok

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, ka ngritur shqetësim rreth përhapjes së një loje të rrezikshme në TikTok, të quajtur “Sfidë apo e vërtetë”, e cila po i nxit sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve, raporton EO

    “Deri tani, sipas publikimeve në dy shkolla 9-vjeçare të komunës së Fushë Kosovës dhe Lipjanit, janë identifikuar rreth 20 nxënës të cilët kanë marrë pjesë në këtë lojë duke dëmtuar krahët e tyre me mjete të mprehta. Megjithatë, ekziston mundësia që ky numër të jetë më i madh apo që ai të rritet në ditët në vijim, duke qenë se loja qarkullon online dhe është e qasshme në telefona, pajisje të cilën shumë fëmijë e posedojnë apo me të cilën ata kalojnë një kohë të gjatë”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

    Kjo organizatë, u është drejtuar të gjithë fëmijëve, duke thënë se kjo nuk është një “lojë” dhe se luajtja e kësaj loje, i dëmton fizikisht dhe mund të ketë pasoja që zgjasin në shëndetin e tyre.

    “KOMF i bën thirrje të gjithë fëmijëve që të raportojnë tek prindi apo mësuesi, nëse kanë informacion se shokët apo shoqet e tyre janë të përfshirë në këtë lojë. Vetëm kështu mund të ndihmoni vërtet shokët tuaj! KOMF i bën thirrje të gjithë prindërve të monitorojnë fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në internet dhe të flasin më fëmijët për këtë “lojë”, rreziqet dhe dëmet që ajo sjell. KOMF i bën thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe institucioneve të mandatuara, të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar për të parandaluar raste të reja të fëmijëve që mund të manipulohen nga kjo lojë. Po ashtu, kërkojmë të sigurohet komunikim dhe koordinim intensiv dhe i vazhdueshem mes palëve të sipërpërmendura, në mënyrë që çdo rast i ri të referohet në kohë për të marrë shërbimet dhe ndihmën e nevojshme”, thekson kjo organizatë.

    KOMF po ashtu u bënë thirrje institucioneve që të zbatojnë me përpikmëri udhëzimin administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës, i cili derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.

  • ​Ambasada italiane mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

    ​Ambasada italiane mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për rizgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë.

    Në urimin e ambasadës thuhet se “Caka është dëshmuar të jetë udhëheqëse e jashtëzakonshme, duke i uruar asaj të gjitha të mirat në përmbushjen në mandatin e saj të ri”.

    Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

    Kushtetuesja ka njoftuar se në seancën administrative të mbajtur më 05.06.2024, gjyqtarët e kësaj Gjykate e kanë rizgjedhur kryetaren aktuale edhe për një mandat të dytë.

    Mandati i dytë në krye të kësaj Gjykate do të jetë 3-vjeçar.

    Herën e parë, Caka-Nimani është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese më 17.05.2021.

    Deri në emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka shërbyer si këshilltare e lartë ligjore dhe udhëheqëse e ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

  • Pensione sa për “byrek e supë”

    Pensione sa për “byrek e supë”

    Kur merr pensionin, thotë se fillimisht siguron barnat për tensionin e lartë dhe diabetin dhe pastaj paguan faturat e rrymës, ujit dhe plehrave.

    Për ushqim i mbeten pak para. Djali e ndihmon, por, siç thotë, nuk arrin vazhdimisht.

    “Në mëngjes ha një byrek për 1.20 euro. Me atë e kaloj deri në darkë. Në mbrëmje hy diku dhe ha ndonjë supë, groshë ose diçka të tillë më të lirë… Drekën nuk mund ta ha, sepse po e hëngra, nuk mund ta siguroj darkën pastaj”, thotë Ademi.

    Ai shkon gati çdo ditë nga fshati në Prishtinë – më pak se dhjetë kilometra larg – për të takuar miqtë e vjetër te Klubi i Pensionistëve.

    “Kemi mbetur ashtu – siç thotë një fjalë – sadaka ihtiyac [nga turqishtja: nevojtarë për lëmoshë]. Jo vetëm unë, por të gjithë pensionistët ashtu jemi”, thotë Ademi.

    IKD: Institucionet s’i zbatojnë ligjet

    Sistemi pensional në Kosovë është i rregulluar në bazë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë.

    Këto ligje parashohin harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin një herë në vit, me propozim të Ministrisë së Financave.

    Por, sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të publikuar më 24 maj, “shteti ka dështuar t’i zbatojë këto ligje” dhe në rast se vazhdon ta bëjë këtë, “do të përballet me padi në gjykatë”.

    Naim Jakaj, nga IKD-ja, thotë se ky institut e ka ngritur tashmë këtë shqetësim te Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Kuvendi i Kosovës dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe ka kërkuar prej tyre që të shqyrtojnë zbatimin e ligjeve për çështjen e pensioneve.

    “U jemi drejtuar të gjithë krerëve që mund të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjeve. Në rast se nuk i marrin në konsideratë [këto shqetësime] brenda një afati optimal – kah muaji qershor – do të ngremë padi për moszbatim të ligjit”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

    Çfarë thonë institucionet?

    Radio Evropa e Lirë pyeti të gjitha institucionet që i përmend IKD-ja nëse e kanë shqyrtuar kërkesën e këtij instituti, por asnjëri prej tyre – përveç Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere – nuk u përgjigj.

    Anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, tha për REL-in se në rast se çështja nuk do të nxirret në agjendën e komisionit në takimin e radhës, atëherë do të mund ta shtrojë ai vetë, si anëtar i komisionit.

    Ai shtoi se nëse IKD-ja ka bazë ligjore për të ushtruar padi ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të pensionistëve, atëherë ai do ta mbështeste një nismë të tillë.

    “Pajtohem plotësisht. Pse të mos respektohet ligji dhe pse të shkelen të drejtat elementare të pensionistëve?”, tha Shala.

    Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se a do ta ftojë ministrin e Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, për të raportuar lidhur me shqetësimet e ngritura nga IKD-ja dhe kur.

     “Asnjë rritje pensionesh sipas kërkesave ligjore”

    Nga IKD-ja thonë se shuma e përcaktuar e pensioneve ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve.

    Në këtë kontekst, sipas këtij instituti, më të rrezikuar janë përfituesit e pensionit bazë, apo të pleqërisë.

    Në vitin 2002, ky pension ishte 28 euro. Deri në vitin 2019 arriti shumën prej 90 eurosh, me vendime të ndryshme të Qeverisë.

    Rritja e fundit, në 100 euro, u bë në fillim të vitit 2022, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të cilën Qeveria e Kosovës e miratoi në kohën e pandemisë COVID-19.

    “Asnjëherë nuk është bërë rritja [e pensioneve] në raport me kërkesat ligjore, sipas Ligjit për skemat pensionale dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit”, thotë Jakaj, duke iu referuar harmonizimit të nivelit të pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e inflacionit në Kosovë ka lëvizur ndër vite.

    Në vitin 2019 ishte 2.7 për qind, në vitin 2020 ishte 0.2 për qind dhe në vitin 2021 ishte 3.4 për qind.

    Kulmin e arriti më 2022 – si për shkak të pandemisë, ashtu edhe për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – kur u përmbyll me normë mesatare rreth 12 për qind.

    Vitin e kaluar dhe këtë vit, inflacioni është në rënie, por jo edhe çmimet e produkteve bazë.

    Të dhënat e ASK-së për muajin prill të këtij viti tregojnë se çmimet e konsumit janë më të larta për 2.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./REL

  • ​LDK organizon konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”

    ​LDK organizon konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” do të mbanë të hënën konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Përëndimi”, në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës.

    Panelistë në këtë konferencë do të jenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ish-kryeminisri i Italisë, Massimo D’Alema, – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, President i Akademisë Papnore për Jetën, Vincenzo Paglia, gazetarët Blendi Fevziu, Adriatik Kelmendi, Eugen Saraçini dhe Alush Gashi, themelues dhe Kryetar i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë.

    “Konferenca mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve tanë që patën rol thelbësor në orët tona më të rënda. Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës”, thuhet në njoftim.