ATV

Author: ATVLive

  • Mesazhe nacionaliste në Prilluzhë të Vushtrrisë

    Mesazhe nacionaliste në Prilluzhë të Vushtrrisë

    Në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë, gjatë natës, dikush ka shkruar mesazhe nacionaliste serbe, raporton ATV.

    Prilluzha është fshat kryesisht i banuar me serbë, mirëpo në periferi të fshatit ka edhe shqiptarë. /atvlive.tv

  • Azemi: Bizneset s’po gjejnë punëtorë, po më vjen keq për ta por vetë e kanë sjellë këtë situatë

    Azemi: Bizneset s’po gjejnë punëtorë, po më vjen keq për ta por vetë e kanë sjellë këtë situatë

    Ikja e fuqisë punëtore jashtë vendit ua ka vështirësuar situatën bizneseve të cilat nuk po kanë punëtorë, raporton Ekonomia Online.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta.

    Azemi per Ekonomia Online ka theksuar se i vjen keq për bizneset të cilat nuk po gjejnë punëtorë, porse sipas tij, vetë e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të mos krijimit të kushteve me të mira për ta.

    “Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vije keq për biznesmen, për punën që ai ka bërë. Megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.

    Ai shtoi se fokusi i tij si kryetar i FSPTSPK-së, do të jetë përmirësimi i pagave të punëtorëve në markete.

    “Tani mund të flasim për punëtorët në tërësi, nuk dua të them diçka çka nuk është në realitet. Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë një gjendje tepër më të mirë seea kanë qenë më herët. Për çdo ditë jam me ta. Mesatarisht një punëtor i thjeshtë që nuk e njeh asnjë lami të punës, tani paguhet 30 euro ditën, paguhet ushqimi dhe ka transport, që në një formë pak a shumë është një gjë që mund të themi se është solide. Përderisa të tjerat, është një gjendje shumë e rëndë. Kemi punëtorë nëpër markete që ende marrin 250 deri 300 euro…”

    “50 për qind të projektit që duhet të kryen në vitin 2024 edhe ma shumë do të mbesin pa u realizuar për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka thënë ai.

    Mosngritja e pagave, kushtet e dobëta të punës, puna e stërzgjatur, ka bërë që të rinjtë të ikin nga Kosova dhe shumë biznese po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së punëtorëve.

    Madje, ka raste kur bizneset marrin punëtorë edhe nga Bangladeshi.

  • Hahn: Na duhet një KFOR i aftë për ta parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm në veri të Kosovës

    Hahn: Na duhet një KFOR i aftë për ta parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm në veri të Kosovës

    “Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë”.

    Me këtë argument, deputetët gjermanë përkrahin zgjatjen e misionit të ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

    Përveç koalicionit në pushtet të tri partive, SPD, të gjelbrit dhe liberalët, edhe partitë opozitare Kristiandemokrate i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të Bundesvehrit, si pjesë e KFOR-it në Kosovë.

    “Na duhet një KFOR i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha Florian Hahn, transmeton Sinjali.

    Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë.

    Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

    Sekretarja e shtetit për Mbrojtjen, Siemtje Möller nga SPD tha se Ballkani Perëndimor është fqinji më i afërt prandaj ruajtja e paqes në rajon ishte përgjegjësi e tyre.

    Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25 vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr) jashtë vendit.

    Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400.

  • Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët

    Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët

    Një rrahje mes familjarëve ishte raportuar më 19 maj të këtij viti në Shtime. Si pasojë e kësaj rrahje, tre nga ta kishin përfunduar në spital për tretman mjekësor. Njëri nga ta ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas policisë, pas vdekjes është arrestuar djali i viktimës dhe është dërguar në mbajtje.

    “LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJEN- Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Më 19 maj të këtij viti, Policia e Kosovës njoftonte për rrahjen mes familjarëve, ndonëse shkaqet që çonin deri tek konflikti fizik nuk diheshin.

    “Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njoftonte zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

  • Kurti në shesh, i prinë marshit të Paradës së Krenarisë

    Kurti në shesh, i prinë marshit të Paradës së Krenarisë

    Edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia, u janë bashkuar në marshin e Paradës së Krenarisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kurti dhe Çeku po i prijnë marshit me pankartën ku shkruan; Kemi qenë dhe do t’jemi.

    Fytyrat publike që mbështetesin këtë marsh, janë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe dy politikanet tjera, Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila.

  • AVONET: Parandalohet rritja joracionale e çmimit të barnave në Kosovë

    AVONET: Parandalohet rritja joracionale e çmimit të barnave në Kosovë

    Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë e ka anuluar vendimin e komisionit të caktuar nga vetë Ministria për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale.

    AVONET thotë se ky proces vjen si kërkesë e Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, i cili ka hyrë në fuqi me 18 gusht të vitit 2023, ku në dispozitat e këtij ligji, konkretisht në nenin 19 të tij parashihet që lista e çmimeve të barnave të publikohet për herë të parë 4 muaj pas hyrjes në fuqi, e zbatimi i tij të fillojë 6 muaj pas.

    Mirëpo, sipas këtij rrjeti të OJQ-ve, Ministria e Shëndetësisë është vonuar në zbatimin e kësaj kërkese ligjore, ku vetëm në janar të këtij viti ka formuar komisionin për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale.

    Në këtë drejtim, AVONET thotë se me datë 15.05.2024 përmes vendimit me nr.prot. 05-3676, të ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar propozimi i komisionit për caktimin e çmimeve të barnave në tregun faramaceutik të Republikës së Kosovës.

    “AVONET pas publikimit të vendimit në faqet zyrtare të AKPPM-së dhe MSH-së, ka analizuar në tërësi vendimin e cekur më lartë, me theks të veçantë ka analizuar caktimin e çmimeve për shitjen e produkteve medicinale, ku kemi vërejtur se komisioni me rastin e caktimit të çmimeve nuk ka zbatuar plotësisht metodologjinë që parashihet edhe në dispozitat e ligjit përkatës. Sipas nenit 8.2 të Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, referencë për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale duhet të jenë publikimet e raporteve zyrtare më të reja të kohës, në portalet zyrtare në rrjetet e institucioneve përgjegjëse zyrtare të këtyre shteteve referente: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kroacisë dhe vendit të origjinës së produktit. Deri te ky konstatim AVONET ka arritur pas konsultimit me ekspertë të fushës farmaceutike dhe pronarë të barnatoreve që operojnë në tregun farmaceutik të Republikës së Kosovës”, thotë AVONET në njoftimin për media.

    Pas kësaj analize, AVONET thotë se ka ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të trajtimit të kësaj çështjeje, ku me datë 21.05.2024, duke shfrytëzuar dispozitat e ligjit pozitiv për qasje në dokumente publike, ka kërkuar qasje në të gjitha shkresat e komisionit, me qëllim analizimin e plotë të punës së këtij komisioni, me theks të veçantë analizimin e metodës se si kanë arritur deri te caktimi i këtyre çmimeve.

    “Sipas analizës tonë, shohim se çmimet e propozuara nga komisioni dhe të materializuara përmes vendimit të ministrit të MSh-së, në shumicën e rasteve janë dukshëm më të larta se çmimet aktuale në tregun farmaceutik në vendin tonë. Megjithatë, nga zyrtarët përgjegjës të MSh-së, kemi hasur në neglizhencë në drejtim të trajtimit brenda afatit kohor ligjor të kërkesës për qasje në dokumente publike, me arsyetimin e vetëm se jemi në proces të mbledhjes së dokumentacionit, ku ende deri më sot nuk kemi pranuar dokumentet e kërkuara”.

    “Mirëpo, me datë 07.06.2024 përmes vendimit nr.prot. 05-4289 të ministrit të MSh-së, u anulua vendimi me nr.prot. 05-3676, ku edhe u obligua komisioni për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale, të hartojë një listë të re ku duhet të ketë parasysh edhe udhëzimet e dhëna nga komisioni i ankesave pranë MSh-së”, ka thënë AVONET.

    Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET vlerëson se ky është një hap i duhur i marrë nga ministri i Shëndetësisë, “për faktin se me këtë veprim po mbrohet interesi i përgjithshëm qytetar, duke siguruar një çmim real sipas tregut dhe nivelizim në tërësi të çmimeve, që janë edhe qëllime të Ligjit për caktimin e çmimeve të produkteve medicinale”.

  • Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, angazhim për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

    Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, angazhim për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

    Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës ranë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.

    Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

    Memorandumi i Bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet.

    Në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.

  • Tha para kamerës se posedonte armatim në vlerë 600 mijë euro, arrestohet burri në Vushtrri

    Tha para kamerës se posedonte armatim në vlerë 600 mijë euro, arrestohet burri në Vushtrri

    Një person është arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.

    Policia ka vepruar pasi i dyshuari në një intervistë për media ka deklaruar se posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

    Autoritetet i kanë gjetur në shtëpi një antiplumb, tre fishekë, një thikë, brisk e këllëf për armë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Transportoi kundërligjshëm drunj, ndalet një person në Keqekollë

    Transportoi kundërligjshëm drunj, ndalet një person në Keqekollë

    Një person në Keqekollë të Prishtinës është ndalur pasi i njëjti ka transportuar kundërligjshëm drunj.

    Policia njofton se kishin ndalur kamionin me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2.

    Bëhet e ditur se Agjensioni Pyjor i Prishtinës i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve.

    I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Raportohet se është ndaluar dhe kontrolluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2. Agjensioni Pyjor i Prishtinës, në vendngjarje i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve, kamioni është shoqëruar për në SPMK-së Keqekollë. I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK.

  • Gara rajonale për dëgjueshmëri: Polici kosovar me qenin e tij zënë vendin e parë

    Gara rajonale për dëgjueshmëri: Polici kosovar me qenin e tij zënë vendin e parë

    Ekipi i K9 i Policisë së Kosovës ka marrë pjesë në garën ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla, ku ka zënë vendin e parë.

    Zyrtari policor i Policisë së Kosovës së bashku me qenin e tij kanë mundur vendet e rajonit.

    Ekipi i K9 i Policisë së Kosovës si shpërblim për vendin e parë kanë marrë një trofe simbolik.

    “Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës- Njësia K9. Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik. Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, ka njoftuar Policia e Kosovës.