ATV

Author: ATVLive

  • ​Anketuesit e vlerësojnë cilësinë të dobët në arsim, fajësojnë MASHTI-në

    ​Anketuesit e vlerësojnë cilësinë të dobët në arsim, fajësojnë MASHTI-në

    E dobët po vlerësohet cilësia në arsimimin e gjeneratave të reja nëpër shkolla dhe fakultete në Kosovë.

    KosovaPress ka zhvilluar një anketë me titull “Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete”, në të cilën kanë votuar 160 persona. Nga ata shumica ose 92 persona ose 57.50%,kanë votuar se cilësia është e dobët.

    Cilësinë në institucionet arsimore e kanë vlerësuar si mesatare 58 persona ose 36.25%. Kurse, të mirë e kanë vlerësuar cilësinë vetëm 10 persona ose 6.25%.

    Ndërkohë, njëri nga qytetarët me mbiemrin Lumi ka shkruar se cilësia është më e mirë se sa që paguhen mësimdhënësit.

    E sipas qytetarit tjetër, ka shkruar se cilësia në fakultete reflekton në rrugë e shoqëri.

    E ka të atillë që mendojnë se arsimi është politizuar. “Arsimi është politizuar dhe nuk priten suksese të mira”, ka shkruar Qeriqi.

    “Derisa politika të largohet rrënjësisht nga arsimi, arsim cilësor nuk do të ketë”, ka shkruar Bilalli.

    Florim Shala thotë se si është qeveria dhe MASHTI-i, janë shkolla dhe fakultetet, pasi cilësia e mësimit varet nga qeveria, konkretisht nga MASHT-i.

    Maliqi shkruan se cilësia është e dobët e për këtë të gjithë jemi fajtorë, por më shumë pushteti pasi ka bërë ligje të këqija. “Pa disiplinë, pa llogaridhënie dhe përgjegjësi, nuk ka cilësi po ka veç sasi e numra koti”, ka shkruar ai.

    Hasani thotë se me këtë ministre të dështuar që e kemi, nuk pritet me pas cilësi në arsim.

  • Arrestohet një person në Pejë, gjuajti me armë zjarri

    Arrestohet një person në Pejë, gjuajti me armë zjarri

    Një person është arrestuar nga Policia në Pejë.

    I njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ndërsa rasti ka ndodhur në një shtëpi, në fshatin Katund i Ri.

    Personit të arrestuar i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Policia, përmes një komunikate për media ka njoftuar se menjëherë i është përgjigjur rasti dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër.

    Kurse, arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar.

    Komunikata e plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datë 07.07.2024, është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë.

    Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku janë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar.

    Pas një pune intensive të hetuesve me datë 07. 07. 2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin:

    -H. H. i lindur me 1978.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë.

  • ​Spanjë-Francë, anët e dobëta dhe të forta të dy ekipeve

    ​Spanjë-Francë, anët e dobëta dhe të forta të dy ekipeve

    Beteja midis dy kombëtareve më të suksesshme të mijëvjeçarit të ri, gjysmëfinalja e EURO 2024 të së martës midis Francës dhe Spanjës, shfaq gjithashtu dy stile të kundërta. Spanja ka mahnitur në Gjermani, duke arritur në katërshen finale pas shkëlqimit të anësorëve sulmues Lamine Yamal dhe Nico Ëilliams .

    Nga ana tjetër, Franca, një nga favoritët e kampionatit që mburret me fuqinë sulmuese të një lojtari, Kylian Mbappe, ka arritur në gjysmëfinale duke iu falënderuar mbrojtjes solide, duke pësuar vetëm një gol në pesë ndeshje.

    11 golat e shënuar të Spanjës janë të barabartë me shumicën në turne krahas Gjermanisë nikoqire, skuadrën që e mundën në kohën shtesë në çerekfinale, përcjellë KosovaPress.

    Duke përjashtuar fitoret në penallti, asnjë ekip në historinë e Euros nuk ka fituar më shumë se pesë ndeshje në të njëjtin turne. Ndërsa sulmuesi veteran Alvaro Morata është kapiten i Spanjës, në krye të aftësive sulmuese të skuadrës janë anësorët e rinj Ëilliams, 21 vjeç dhe Yamal, 16 vjeç, duke ofruar shpejtësi dhe kreativitet nga të dyja krahët.

    Ëilliams ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim. Yamal nuk e ka gjetur ende rrjetën – nëse shënon në këtë turne, ai do të thyejë rekordin e golashënuesit më të ri në Euro për gati dy vjet – por ka dhënë tre asistime, më së shumti në turne.

    Progresi i ekipit është mbështetur nga pozitiviteti i pamëshirshëm i menaxherit Luis de la Fuente, i cili ka dhënë lëvdata nga ana e tij në çdo rast.

    “Ky është një kalë fitues,” tha trajneri pasi Spanja mposhti Gjermaninë mikpritëse, “dhe një model për vendin tonë”.

    De la Fuente, i cili ka trajnuar disa nga lojtarët në nivelet e të rinjve për Spanjën, tha se “ne mund të shkojmë larg. Ka shumë zemër dhe shpirt në këtë ekip.”

    Spanja do të ketë nevojë për atë zemër dhe shpirt, duke pasur parasysh se tre lojtarë që nisën çerekfinalen do të mungojnë. Mbrojtësit Dani Carvajal dhe Robin Le Normand janë suspenduar ndërsa Pedri është jashtë turneut me një dëmtim në gju.

    Nga ana tjetër, pasi kryesoi numrin e golave me 16 në Kupën e Botës të Katarit, Franca u kualifikua në katër finalet e Euro 2024 bazuar në mbrojtjen e fortë, ndërsa sulmi i tyre ka zhgënjyer në Gjermani.

    Franca ka arritur në gjysmëfinale duke shënuar vetëm tre gola – asnjë nga një lojtar francez nga loja e hapur. Vetëm shtatë skuadra në Euro 2024 kanë shënuar më pak se Franca.

    Ecuria e tyre përfshin dy barazime pa gola dhe dy fitore 1-0 falë autogolave të një lojtari kundërshtar. Megjithatë, skuadra e Deschamps pranoi vetëm një gol – një penallti nga Robert Leëandoëski i Polonisë.

    Superylli Mbappe, i cili shënoi tetë nga golat e Francës në Kupën e Botës në Katar, ka shënuar vetëm një herë në Gjermani – nga një penallti.

    Me gjithë ecurinë e dukshme të dobët, Mbappe – i cili humbi barazimin 0-0 të Francës me Holandën me një hundë të thyer – ka qenë vendimtar, me vrapimin e tij provues kundër Austrisë duke krijuar golin e vetëm të ndeshjes.

  • Rreziku i zjarreve në Kosovë, Policia bën thirrje për kujdes, paralajmëron masa ligjore

    Rreziku i zjarreve në Kosovë, Policia bën thirrje për kujdes, paralajmëron masa ligjore

    Temperatura të larta janë duke u regjistruar ditëve të fundit në vend.

    Si shkak i kësaj policia rajonale e Pejës ka një apel për qytetarët.

    Krejt, kjo duke pas parasysh rrezikun e përgjithshëm që mund të shkaktojnë zjarret.

    Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve.

    “Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenieve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

    Ndërsa, ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, do të ndërmerren masa ligjore.

    “Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet më tutje në komunikatë.

    “Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

  • Temperaturat globale mbërrijnë 1.5 gradë Celsius mbi mesataren e epokës para-industriale

    Temperaturat globale mbërrijnë 1.5 gradë Celsius mbi mesataren e epokës para-industriale

    Bota është “pjekur” për 12 muaj rresht në temperatura 1.5C (2.7F) më të larta se mesatarja e tyre përpara epokës së karburanteve fosile, tregojnë të dhënat e reja.

    Temperaturat midis korrikut 2023 dhe qershorit 2024 ishin më të lartat në rekord, zbuluan shkencëtarët, kohë gjatë së cilës Toka ishte 1.64C më e nxehtë se në kohërat paraindustriale.

    Gjetjet nuk do të thotë se liderët botërorë kanë dështuar tashmë në respektimin e premtimeve të tyre për të ndaluar ngrohjen e planetit 1.5C deri në fund të shekullit – një objektiv që matet në mesataret dekadale dhe jo me vite të vetme – por ajo nxehtësi përvëluese do të ketë ekspozuar më shumë njerëz ndaj motit të dhunshëm. Një rritje e qëndrueshme e temperaturave mbi këtë nivel rrit gjithashtu rrezikun e pikave të pasigurta, por katastrofike.

    Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili analizoi të dhënat, tha se rezultatet nuk ishin një çudi statistikore, por një “ndryshim i madh dhe i vazhdueshëm” në klimë.

    Copernicus, një organizatë shkencore që i përket programit hapësinor të BE-së, përdor miliarda matje nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit për të gjurmuar metrikat kryesore të klimës. Ai zbuloi se qershori i vitit 2024 ishte më i nxehtë se çdo qershor tjetër i regjistruar dhe ishte muaji i 12-të me radhë me temperatura 1.5C më të larta se mesatarja e tyre midis 1850 dhe 1900.

    Qoftë nëse nxirret nga oxhaku i një termocentrali me qymyr ose nxirret nga tubi i shkarkimit të një aeroplani pasagjerësh, çdo molekulë karboni që bllokon atmosferën e Tokës bllokon nxehtësinë dhe shtrembëron motin. Sa më i nxehtë të bëhet planeti, aq më pak njerëzit dhe ekosistemet mund të përshtaten./TheGuardian

  • Auditori gjen parregullsi në një tender të kompanisë publike KOSTT

    Auditori gjen parregullsi në një tender të kompanisë publike KOSTT

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ndërmarrjen Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, veçanërisht ka gjetur dobësi në vlerësimin e tenderëve.

    Sipas Auditorit me datën 30.10.2022, ndërmarrja kishte publikuar dosjen e tenderit për projektin “Furnizim me pajisje mbrojtëse për nënstacione”. Në këtë procedurë kishin dorëzuar ofertë dy operator ekonomik. ZKA bën të ditur se fillimisht ndërmarrja kishe eliminuar Operatorin Ekonomik (OE) me çmimin më të lirë për shkak të mos përmbushjes së specifikave teknike dhe kishte shpallur fitues OE ekonomik të dytë me çmimin më të lirë. Sipas raportit, pas ankesës nga OE i eliminuar, ndërmarrja kishte kthyer procesin në rivlerësim ku pas këtij procesi ishte aprovuar ankesa OE të eliminuar. Ndërsa OE i cili fillimisht ishte shpallur fitues, pas rivlerësimit ishte shpallur i papërgjegjshëm për shkak të mos përmbushjes së një specifike teknike që nuk ishte pjesë e ankesës.

    “Kontrata ishte nënshkruar me datë 01.01.2023 me operatorin që kishte parashtruar ankesë në vlerë 23,936 euro. Pas analizimit të dokumenteve të regjistrimit të biznesit dhe verifikimit të tyre në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit të Kosovës, të dy operatorët që kishin ofertuar në këtë proces tenderues kishin të njëjtin pronar të biznesit. Si rrjedhojë, ndërmarrja në këtë rast do të duhej të bëjë anulimin e procedurës së tenderit në harmoni me kërkesat ligjore”, thuhet në raportin në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore për KOSTT.

    Më tej thuhet se nënshkrimi i kontratës në këtë rast, kishte ndodhur për shkak të mos verifikimeve të duhura nga personat përgjegjës të prokurimit të kërkesave të përshtatshmërisë profesionale.

    Për këtë çështje, ZKA rekomandon Bordin e Drejtorëve: “Duhet të siguroj që gjatë procesit të vlerësimit të ofertave dhe procesit të nënshkrimit të kontratave departamenti i prokurimit kujdeset që janë zbatuar parimet e konkurrencës së mirëfilltë dhe se me kontratë shpërblehet vetëm operatoret e përgjegjshëm”.

    Auditori në KOSTT ka vërejtur edhe tejkalim të vlerës totale të kategorisë te kontrata publike kornizë “Servisim dhe mirëmbajtja e Kamionëve me Krana”. Sipas ZKA-së çmimi për njësi i peshuar sipas kategorisë e nënshkruar me datën 25.11.2020 në kohëzgjatje prej 36 muaj, është vërejtur që për shërbimet e kryera ishte tejkaluar vlera totale e kategorisë e cila është përcaktuar në bazë të rëndësisë së shërbimit në kategori.

    “Vlera e tejkaluar për kategorinë dy është 23,000 euro dhe kategorinë katër është 10,000 euro. Kjo kishte ndodhur për shkak të poentimit jo të duhur të kategorive përkatëse si dhe nga kujdesi jo i duhur në respektimin dhe interpretimin e kërkesave ligjore”, thuhet në raport.

    Për këtë, Auditori rekomandon Bordin e Drejtorëve të siguroj që janë forcuar kontrollet në mënyrë që pagesat për shërbimet e kryera nuk tejkalojnë vlerën totale të kategorisë e cila është përcaktuar në bazë të rëndësisë së shërbimit në kategori.

    Raporti i Auditorit për KOSTT-in ka rezultuar me 10 rekomandime, prej tyre tetë rekomandime të reja dhe dy rekomandime të përsëritura.

  • ​Edi Rama niset drejt Uashingtonit, merr pjesë në Samitin e NATO-s

    ​Edi Rama niset drejt Uashingtonit, merr pjesë në Samitin e NATO-s

    Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Uashingtonit, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në një takim të nivelit të lartë që mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik.

    Ndërsa feston 75 vjetorin e themelimit të saj, gjatë takimit që fillon të martën, NATO, e përbërë nga 32 vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut, janë të angazhuar për të mbrojtur njëri-tjetrin nga sulmet e armatosura, ku në Samit do të theksohet forca përmes solidaritetit.

    Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, 12 vende nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut në Uashington, DC për të siguruar mbrojtjen e tyre kolektive në një botë të paparashikueshme.

    Këtë vit, 32 aleatë të NATO-s do të takohen përsëri në Uashington për të marrë vendime kyçe se si të vazhdojnë të mbrojnë një miliard qytetarët e tyre, ndërsa bota përballet me momentin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.

    “Në Samitin e Uashingtonit, ne do të demonstrojmë edhe një herë unitetin dhe forcën e NATO-s, në mbështetje të Ukrainës dhe për të mbajtur të gjithë njerëzit dhe vlerat tona të sigurta”, ka thënë Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

    Në Samitin e Uashingtonit, udhëheqësit e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca dhe do të sigurojnë që NATO të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide.

    Këtu përfshihet mbrojtja e të gjithë aleatëve, me stërvitje në tokë, në det dhe në ajër; ndihma për Ukrainën, e cila është ende nën pushtimin brutal të Rusisë; bashkëpunimi mes partnerëve, që përfshin Evropën, rajonin Indo-Paqësor dhe organizata të tjera, veçanërisht BE.

    Paralelisht me Samitin e Uashingtonit, qyteti do të presë Forumin Publik të NATO-s – një ngjarje që synon të promovojë një kuptim më të mirë publik të politikave, qëllimeve dhe vendimeve të NATO-s përmes dialogut dhe angazhimit me një grup unik dhe të larmishëm të palëve të interesuara./TCh

  • Përmbytjet masive prekin miliona njerëz në Azinë Jugore

    Përmbytjet masive prekin miliona njerëz në Azinë Jugore

    Përmbytjet masive kanë përfshirë pjesë të Indisë, Nepalit dhe Bangladeshit ditët e fundit, duke mbytur shumë njerëz dhe duke prekur miliona të tjerë.

    Operacionet e shpëtimit në shkallë të gjerë janë duke u zhvilluar, ndërsa autoritetet drejtojnë mijëra njerëz në strehimore dhe dërgojnë ushqim e furnizime për ata që janë bllokuar.

    Lumenjtë e mëdhenj duke përfshirë Brahmaputra dhe Koshi, të cilët rrjedhin nëpër disa vende, kanë dalë nga shtrati për shkak të shiut të dendur.

    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut nuk janë të rralla gjatë sezonit të musoneve (ndryshim i erërave që shpesh shkakton një sezon me shumë shi ose një sezon shumë të thatë) të Azisë Jugore. Por, ekspertët thonë se çështja është përkeqësuar vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike.

    Gjatë fundjavës në Nepal, autoritetet thanë se 14 persona kishin vdekur që nga e enjtja, autostradat kryesore ishin të bllokuara dhe disa ura të rrëmbyera nga lumenjtë e fryrë.

    Autoritetet vlerësojnë se musoni i këtij viti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 njerëzve deri më tani. Ata u kanë kërkuar banorëve në juglindje të vendit që të jenë në gatishmëri pasi lumi Koshi, i cili rrjedh nëpër Nepal dhe Indi, po rrjedh mbi nivelin e rrezikut.

    Të hënën, zyrtarët mbyllën disa shkolla në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai pasi shirat e dendur pushtuan disa rrugë./BBC

  • Duke i djegur mbeturinat, zjarri përhapet nga era dhe gjakovarit i digjen disa pajisje të punës

    Duke i djegur mbeturinat, zjarri përhapet nga era dhe gjakovarit i digjen disa pajisje të punës

    Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Gjakovë.

    Një qytetar derisa po i digjte mbeturinat, zjarri është përhapur nga era dhe ka djegur disa pajisje.

    Njoftimi

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

    Gjakovë / 07.07.2024 – 17:40. Eshtë raportuar se gjersa i dyshuari mashkull kosovar ishte duke djegur disa mbeturina, si pasojë e erës zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhin e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe dëmtuar disa paisje pune. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

  • Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës nis sot vizitën në Kosovë

    Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës nis sot vizitën në Kosovë

    Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, nga sot nis vizitën zyrtare në Kosovë deri më 11 korrik.

    “Vizita është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Zvicrës për të forcuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kosovën dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatën për media.

    Krahas takimeve zyrtare, Nussbaumer do të vizitojë edhe SWISSCO-n (misioni paqeruajtës i Forcave të Armatosura zvicrane) në Mitrovicë, për të mësuar rreth punës së saj dhe situatës së sigurisë në veri të vendit.

    Ndërkohë, presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca e drejtuesen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

    “Diskutimet do të fokusohen në bashkëpunimin teknik parlamentar ndërmjet Shërbimeve Parlamentare të Zvicrës dhe Kuvendit të Kosovës, e cila filloi në 2021 me mbështetjen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është për të ndarë ekspertizën dhe praktikat më të mira në fushën institucionale të komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun me qëllim rritjen e transparencës së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim për takimin me Konjufcën.

    Nussbaumer do të zhvillojë takim edhe me Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare, e cila do të ofrojë një mundësi për të diskutuar mundësitë ekonomike për zviceranët ndërmarrës në Kosovë.

    Eric Nussbaumer do të shoqërohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Marc Jost dhe Cédric Wermuth.