ATV

Author: ATVLive

  • Osmani sot ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Osmani sot ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani do të organizojë sot ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës.

    Ky ekip do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike.

    Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

  • Këmbimi valutor, si qëndron leku në raport me euron

    Këmbimi valutor, si qëndron leku në raport me euron

    Dollari amerikan këtë të hëne korriku, blihet me 91.7 lekë dhe shitet me 92.6 lekë.

    Ndërkaq, monedha evropiane, euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, ajo blihet me 100.0 lekë dhe shitet për 100.6 lekë, shkruan euronews.al.

    Paundi britanik blihet me 118.6 lekë dhe shitet me 119.5 lekë.

    Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 102.1 lekë dhe shitet për 103.1 lekë.

  • Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së

    Edhe gjatë së së hënës (sot) do të vazhdojë procesi gjyqësor që po mbahet në Hagës në rastin e krerëve të UÇK-së.

    Dëshmitari me numër W04501 ka qenë i fundit që ka dëshmuar në Hagë.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kanë kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • ​Kampioni i Evropës drejt Milanit

    ​Kampioni i Evropës drejt Milanit

    Alvaro Morata ngriti në qiell trofeun e EURO 2024 për Spanjën, por të martën ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për transferimin në Milano. Sulmuesi mbush 32 vjeç në tetor dhe ishte kapiteni i skuadrës që mundi Anglinë 2-1 në finalen e “Olympiastadion” të Berlinit të dielën.

    Duke folur për “RAI Sport” pas ndeshjes, ai u pyet nëse do të jetë në Itali sezonin e ardhshëm.

    “Më lejoni të shijoj fillimisht këtë trofe, pastaj do të shkoj me pushime me familjen time. Do ta shohim”, theksoi Morata, përcjellë KosovaPress. Ai pritet të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, veçanërisht pasi ai ka një klauzolë lirimi të vendosur në 13 milionë euro për klubet jashtë Spanjës.

    Ndërsa Juventus dhe Al-Qadsiah FC kishin shfaqur interes, burime të shumta janë të bindur se Morata ka dhënë fjalën e tij për t’u bashkuar me Milanin. Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon dhe ishte i bindur që ta bënte këtë lëvizje nga Zlatan Ibrahimovic.

    Çuditërisht, Ibrahimovic dhe drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada ishin në tribunat në Berlin për të parë Morata-n duke ngritur trofeun.

    Sipas kryesore në Itali, testet mjekësore janë rezervuar në Madrid të martën.

  • ​“Kombësia e Mohuar”, sot diskutohet në tryezën shkencore në Institutin Albanologjik

    ​“Kombësia e Mohuar”, sot diskutohet në tryezën shkencore në Institutin Albanologjik

    Këshilli Integrues Kombëtar i Kosovës ka organizuar tryezën shkencore e cila do të mbahet sot në Institutin Albanologjik të Kosovës me temën “Kombësia e Mohuar”.

    Në këtë tryezë ligjërues do të jenë historianë, albanologë, diplomatë e njohës të së drejtës natyrore.

    Organizatorët kanë paralajmëruar se do të dëgjohen argumentet e munguara deri tani për identitetin e vërtetë kombëtar.

  • ​Biden pas atentatit kundër Trumpit: Urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt

    ​Biden pas atentatit kundër Trumpit: Urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të refuzojnë dhunën politike dhe të riangazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

    Biden foli nga Zyra Ovale një ditë pas atentatit kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë rival i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    “Të shtënat në mitingun e Donald Trumpit në Pensilvani na bëjnë thirrje të gjithëve që të bëjmë një hap prapa”, tha Biden.

    “Në Amerikë nuk ka vend për këtë lloj dhune – për asnjë lloj dhune”, theksoi ai.

    Biden tha se Partia e tij Demokratike dhe republikanët mund të konkurrojnë fuqishëm mbi vizione të ndryshme politike, por se këtë duhet ta bëjnë në një mënyrë të qytetëruar.

    Në Amerikë, tha ai, “ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”.

    Sipas tij, “fuqia për të ndryshuar Amerikën, duhet të qëndrojë gjithmonë në duart e njerëzve, e jo në duart e vrasësve të mundshëm”.

    “Urrejtja nuk duhet të ketë një port të sigurt”, tha Biden.

    Politika, sipas tij, duhet të jetë “një arenë për debat paqësor”.

    “[Ajo] nuk duhet të jetë kurrë një fushë beteje dhe – Zot na ruaj – një fushë vrasjesh. Pavarësisht se sa të forta janë bindjet tona, ne kurrë nuk duhet të rrëshqasim në dhunë”, sipas presidentit amerikan.

    Ai kërkoi nga amerikanët që të mbështesin demokracinë, ku “argumentet bëhen me mirëbesim” dhe ku “respektohet shteti i së drejtës”.

    “Një demokraci amerikane, ku mirësjellja, dinjiteti dhe loja e ndershme nuk janë thjesht nocione të çuditshme, por realitete të gjalla. Ua kemi borxh këtë atyre që erdhën para nesh, vetes, fëmijëve tanë dhe nipërve tanë”, tha Biden në fjalimin rreth 6-minutësh.

    Kjo ishte hera e tretë që ai e shfrytëzoi Zyrën Ovale për të komentuar çështje me rëndësi të madhe për amerikanët, që kur mori pushtetin në vitin 2021.

    Tetorin e kaluar, ai mbajti një fjalim për konfliktet në Gazë dhe në Ukrainë, ndërsa në qershor të vitit 2023 iu drejtua amerikanëve për një marrëveshje me republikanët lidhur me buxhetin.

    Këtë herë, adresimi u bë më pak se katër muaj para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

    Biden nuk i adresoi kritikat e bëra ndaj tij nga disa republikanë, të cilët e akuzuan për përforcim të retorikës përçarëse kundër rivalit të tij, Donald Trump.

    Më herët, Trump, i cili u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën, u bëri thirrje amerikanëve që të “qëndrojnë të bashkuar”.

    Ai do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, e cila nis të hënën dhe zgjat katër ditë.

    Shërbimi Sekret tha se “nuk po parashikon asnjë ndryshim operacional” për sigurinë.

    Sulmuesi i dyshuar i Trumpit, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

    Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë./REL/

  • Ambasadori Hovenier sot në Gjakovë

    Ambasadori Hovenier sot në Gjakovë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier do të vizitojë sot Gjakovën, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, do të mbajnë një konferencë për media.

    Konferenca do të mbahet në njërin nga hotelet e qytetit, duke nis nga ora 12:50.

  • ​Moti me diell, këshillohet konsumimi i shpeshtë i ujit

    ​Moti me diell, këshillohet konsumimi i shpeshtë i ujit

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

    Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

    “Këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materjeve të metalta, asfaltit, materjeve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit. Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe orëve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë , parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

    Instituti rekomandon se personat me sëmundje kronike t’iu shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

    “Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, ka njoftuar instituti.

  • ​8-vjet nga përpjekja për grusht-shtet në Turqi

    ​8-vjet nga përpjekja për grusht-shtet në Turqi

    Sot mbushen tetë vjet nga përpjekja për grusht-shtet ushtarak në Turqi.

    Përpjekja për grusht-shtet u zhvillua në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin pjesëtarë të ushtrisë turke.

    Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe presidenti Recep Tayyp Erdogan.

    Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.

    Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim grusht-shteti e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen./KP/

  • ​Rrjeti X, ish-Twitter mbush 18 vjet

    ​Rrjeti X, ish-Twitter mbush 18 vjet

    Twitter, i cili tash quhet X, më 14 korrik 2006, hyni në përdorim, ndërsa sot është një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë.

    Rrjeti social ishte krijuar në mars 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass dhe hyri në përdorim në korrik.

    Shërbimi shpejt fitoi popullaritet në mbarë botën, me 500 milionë përdorues të regjistruar në vitin 2012, të cilët postuan 340 milionë mesazhe në ditë.

    Më 2013 Twitter ishte një nga 10 faqet e internetit më të vizituara dhe është cilësuar si “SMS e internetit.

    Twitter do të thotë ‘Zog’ dhe në logon e saj përfaqësohet nga një lloj zogu blu që gjendet në Amerikë.

    Ideja për emrin Twitter e ka zanafillën nga logoja e një faqeje interneti me emrin ‘Larry the Bird’ – Larry Bird, ish-basketbollist i njohur amerikan i skuadrës Celtics të Bostonit.

    Pas blerjes së kompanisë nga pronari i Tesla-s në vitin 2022, Elon Musk ndryshoi emrin e platformës zyrtarisht në X, duke përfshirë edhe logon.