ATV

Author: ATVLive

  • Arrestohen babë e bir në Rahovec

    Arrestohen babë e bir në Rahovec

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, babë e bir në Rahovec.

    Kjo ndodhi pasi burri e kanosi gruan e më pas djali e sulmoi fizikisht babain.

    “DHUNË NË FAMILJE – Rahovec / 14.07.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovar (babë e bir) janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rast dhunë në familje. Fillimisht babi kishte kanosur bashkëshorten e tij më pastaj djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

  • Nesër lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, pjesëmarrësve do tu drejtohen Kurti e Hovenier

    Nesër lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, pjesëmarrësve do tu drejtohen Kurti e Hovenier

    Nesër në ora 09:30 lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” e organizuar nga Ministria e Financave dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e USAID’it për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

    “Ju ftojmë që të merrni pjesë në ngjarjen lansuese të “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa. Kjo ngjarje do të mbahet të martën më datë 16 korrik, nga ora 9:30, në Sëiss Diamond Hotel, Salla Dyar.”

    Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do tu adresohet kryeministri Kurti, ambasadori Hovenier, ministri Murati dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.

    “Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do tu adresohet Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Z. Jeffrey M. Hovenier, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Z. Besnik Berisha.”

  • Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

    Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

    Një burrë bashkë me dy djemtë e tij janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

    Policia bën me dije se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Vdes një grua në Prishtinë, tri vajzat e saj dyshojnë se është pasojë e pakujdesisë

    Vdes një grua në Prishtinë, tri vajzat e saj dyshojnë se është pasojë e pakujdesisë

    Një grua raportohet se ka vdekur në Prishtinë.

    Tri vajzat e viktimës kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës duke dyshuar se vdekja nënës së tyre ka ardhur si pasojë e moskujdesit.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Prishtinë / 13.07.2024 – 13:00. Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Ndërsa, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.

  • FBI ende po kërkon të dhëna për motivin e tentim vrasjes së Trumpit

    FBI ende po kërkon të dhëna për motivin e tentim vrasjes së Trumpit

    FBI ka thënë se ende nuk është kuptuar motivi për tentim vrasjen e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

    Byroja ka thënë”po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe lëvizjet e sulmuesit përpara të shtënave” dhe po shqyrton provat e mbledhura.

    “Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë aktivitet logjik hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë.

    Crooks nuk kishte asnjë shkelje të njohur në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

    “Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike,” thotë FBI.

  • Një 3-vjeçar ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës pasi i bien dyert e oborrit

    Një 3-vjeçar ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës pasi i bien dyert e oborrit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.

    Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga rënia e dyerve të oborrit mbi të.

    “Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Graishta.

    Ai ka shtuar se rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

  • Presidentja mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

    Presidentja mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh mërgimtarëve përmes një videoje të postuar në Instagram, e cila shfaq disa pjesë të Kosovës.

    Ajo thotë se ata që jetojnë në diasporë janë zemra dhe shpirti i Kosovës, e poashtu iu bëri thirrje të vijnë sa më shumë në atdheun e tyre.

    “Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju”, thotë presidentja ndër të tjera.

    Ky është mesazhi i plotë i Osmanit:

    Mërgatë e dashur, motra e vëllezër, sa herë të ktheheni në atdheun tuaj, ju ktheheni te familjet tuaja, të të dashurit tuaj, te kujtimet tuaja, te toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën.

    Bujaria dhe përkushtimi juaj për atdheun është i jashtëzakonshëm. Malli për Kosovën është një lidhje që na bashkon, kudo që të na çojë jeta. Kthimi juaj këtu forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë. Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju. Përvojat, aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur. Ju ktheheni në vatrat tuaja Ju ktheheni në Kosovën tuaj, atdheun tuaj shpitëror. Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës.

  • Po tani çka po e pret trajnerin e Anglisë pas së njëjtës dhimbje të vjetër?

    Po tani çka po e pret trajnerin e Anglisë pas së njëjtës dhimbje të vjetër?

    Meritat po rrotulloheshin për një tjetër histori të humbjes galante të Anglisë, me Spanjën që festoi një fitore plotësisht të merituar me rezultat 2-1, pasi EURO 2024 mori fituesit që e meritonte në formën e ekipit të jashtëzakonshëm të Luis de la Fuente.

    Për Southgate, i cili më pas u zhvendos për të ngushëlluar lojtarët e tij të shkatërruar, ishte një turne i katërt radhazi i madh kur Anglia u afrua drejt fitores, por jo mjaftueshëm – tema e përsëritjes së tetë viteve të tij si trajner.

    Mund të duket e ashpër të përshkruash Southgate dhe Anglinë si të përafërtat e një menaxheri dhe skuadre, por paaftësia e vazhdueshme për të kapërcyer vijën kur shfaqen mundësi të tilla si kjo, siç kanë në secilin prej këtyre turneve, i lë ata të hapur ndaj këtyre akuzave. /bbc

  • OKB: Pastrimi i Gazës nga rrënojat e luftës do të marrë vite

    OKB: Pastrimi i Gazës nga rrënojat e luftës do të marrë vite

    Një flotë prej më shumë se njëqind kamionësh do të kërkonte 15 vjet për të pastruar Gazën prej gati 40 milionë ton rrënoja në një operacion që kushton midis 500 milionë ose 600 milionë dollarë, ka gjetur një vlerësim i OKB-së.

    Përfundimet do të nënvizojnë sfidën e madhe të rindërtimit të territorit palestinez pas muajsh të një ofensive të ashpër izraelite që ka çuar në shkatërrim masiv të shtëpive dhe infrastrukturës, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas vlerësimit, i cili u publikua muajin e kaluar nga Programi i OKB-së për Mjedisin, 137 mijë e 297 ndërtesa ishin dëmtuar në Gaza, më shumë se gjysma e totalit. Nga këto, pak më shumë se një e katërta u shkatërruan, rreth një e dhjetë e dëmtuar rëndë dhe një e treta e dëmtuar mesatarisht.

  • AKP-ja me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

    AKP-ja me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

    Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizojë sot një aksion humanitar.

    Ky organizim ka të bëjë me dhurimin e gjakut nga zyrtarët e kësaj agjencie.

    Kjo ngjarje do të zhvillohet në zyrat qendrore të AKP-së.