ATV

Author: ATVLive

  • Kryeministri kroat reagon pas aktit makabër në shtëpinë e pleqve: Pres që të vërtetohen rrethanat e krimit

    Kryeministri kroat reagon pas aktit makabër në shtëpinë e pleqve: Pres që të vërtetohen rrethanat e krimit

    Një rast i rëndë ndodhi sot në Kroaci, ku një person i armatosur ka vrarë pesë persona në një shtëpi të pleqve në Daruvar.

    Raportohet se pesë viktimat humbën jetën në vend, kurse disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili tha u shpreh i tmerruar për atë që ka ndodhur.

    “Jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërimin e të plagosurve. Pres që autoritetet kompetente të vërtetojnë të gjitha rrethanat e krimit të tmerrshëm. Ministrat Bozhinoviq, Berosh dhe Piletiq do të shkojnë në Daruvar dhe në spitalin e Pakracit.”

    Mediat kanë raportuar se sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes, por se u kap shumë shpejt nga policia.

    “Personi që është i lidhur me krimin, është nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendngjarje do të kryhet një hetim i drejtuar nga zëvendësi i prokurorisë së qarkut Bjellovar”, tha policia.

    Televizioni rajonal N1 raportoi se sulmuesi është i lindur në vitin 1973, se ka qenë luftëtar në luftën e viteve ’90 në Kroaci dhe se është i afërm i njërit prej banorëve në shtëpinë e të moshuarve.

  • Qeveria reagon për vendimin e BE-së: Pasaportat ilegale të serbëve, e shkelin sovranitetin e Kosovës

    Qeveria reagon për vendimin e BE-së: Pasaportat ilegale të serbëve, e shkelin sovranitetin e Kosovës

    Qeveria e Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Bashkimit Evropian me të cilin u liberalizuan vizat për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale serbe.

    Klinsman Kadiu, këshilltar i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se me këto pasaporta, shkelet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës.

    Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, për Telegrafin tha se janë të zhgënjyer me vendimin e marrë nga BE dhe se pasaporta e serbëve e lëshuar nga Serbia vazhdon të mbetet ilegale.

    “Shprehim zhgënjimin tonё me vendimin e marrë nga Bashkimi Evropian në lidhje me “liberalizimin e vizave” për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara nga autoritetet serbe, për qytetarët serb të Kosovës. Cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta, do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona”, u shpreh ai.

    Tutje, Kadiu tha se “secili qytetar i vendit, nga secili komunitet, ka të drejtën e plotë që të përfitojë nga lëvizja e lirë pa viza, përmes pasaportës së Republikës së Kosovës”.

    “Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin. Poashtu, e pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet qё munden dhe do tё pёrcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë”, potencoi ai.

    Liberalizimi për serbët e Kosovës

    Heqja e regjimit të vizave për në zonën Schengen për kosovarët që nga 1 janari ka qenë shtysë e madhe që serbët e Kosovës të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës. Tashmë me pasaportën RKS ata do të gëzonin udhëtim të lirë thuajse anekënd kontinentit evropian.

    Por, hiç më larg se sot Këshilli Evropian mori vendimin përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për mbajtësit e pasaportave ‘speciale’ të serbëve të Kosovës që lëshohen nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese përbrenda Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

    “Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe. Sot, Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në Komunikatën e KE-së.

    Në sfondin e shpjegimeve rreth vendimit të marrë sot KE shpjegoi se kjo u konkludua si nevojë “për të lejuar të gjithë qytetarët përbrenda Ballkanit Perëndimor të që mund të udhëtojnë pa-viza në zonën Schengen”.

    Qeveria e Kosovës qysh me të nisur kjo iniciativë e heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave “speciale” serbe e kishte dhënë për goditje ndaj shtetësisë kosovare por edhe ndaj procesit të integrimit institucional të serbëve të Kosovës: gjë kjo e paraparë sidomos në Marrëveshjen e Parë të Parimeve për Normalizim të Marrrëdhënieve (2013).

    “Ky propozim, nuk është diskutuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e as konsultuar apo informuar mbi këtë”, pati reaguar Zëvendës Kryeministri i Parë për Integrime Evropian, Besnik Bislimi, njëherit edhe në krye të procesit negocitator në dialogun e fascilituar nga BE për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

    “Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e sovranitetit tonë dhe e papranueshme. Njohja e këtyre dokumenteve, minon integrimin e komunitetit serb, duke dëmtuar përpjekjet tona në të cilat jemi angazhuar bashkarisht prej vitesh. Gjithashtu, propozimi shkel edhe frymën dhe marrëveshjet e dialogut për shuarjen e këtyre strukturave ilegale”.

    Ish-krynegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një përgjigje me shkrim për Nacionalen thotë se ”BE-ja ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë duke njohur dokementet e strukturave ilegale serbe qe veprojnë ende në këtë fushë”.

  • Çitaku: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, debakël politik për Qeverinë Kurti

    Çitaku: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, debakël politik për Qeverinë Kurti

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti, heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

    “Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E. Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të hënën rregulloren që u lejon edhe serbëve të Kosovës që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, t’u hiqen vizat sikurse të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Sipas njoftimit, vendimi pritet t’i prekë rreth 18 mijë banorë serbë të Kosovës që i posedojnë këto dokumente.

    Rregullorja hyn në fuqi në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

  • Vdes një person në plazhin e Durrësit, pësoi arrest kardiak sapo u fut në det

    Vdes një person në plazhin e Durrësit, pësoi arrest kardiak sapo u fut në det

    Një 75-vjeçar nga Kosova ka vdekur në plazhin e Velipojës, pasi ka pësuar atak kardiak.

    Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00.

    “Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Grupi hetimor ka dalë në vend të ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • ​Kuvendi dhe Balkan Green Foundation me marrëveshje bashkëpunimi

    ​Kuvendi dhe Balkan Green Foundation me marrëveshje bashkëpunimi

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës Balkan Green Foundation (BGF), Agron Demi, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e shërbimeve hulumtuese dhe analitike në Kuvend përmes Drejtorisë së Përgjithshme për Institutin Parlamentar.

    Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një platforme bashkëpunimi në hulumtime dhe analiza që ndihmojnë Kuvendin e Kosovës në formulimin e politikave dhe ligjeve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

    Sipas marrëveshjes, BGF do të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme duke kryer hulumtime dhe analiza për politika të gjelbra dhe zhvillim të qëndrueshëm, për të mbështetur deputetët dhe organet e Kuvendit në procesin ligjbërës, mbikëqyrës dhe përfaqësues, si dhe do të angazhohet në fushata edukuese dhe promovuese për të rritur ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj mjedisit.

    Balkan Green Foundation gjithashtu do të ndajë informacione dhe njohuri të marra nga hulumtimet dhe fushatat e tyre me Drejtorinë e Përgjithshme dhe organet e Kuvendit, si dhe do të bashkëpunojë në ngritjen e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike, në shkëmbim të përvojave dhe në zhvillimin e platformave të diskutimit.

    Sipas marrëveshjes, Drejtoria e Përgjithshme për Institutin Parlamentar ndan të dhëna dhe informacione relevante me BGF-në për të lehtësuar hulumtimet dhe analizat, mundëson shpërndarjen e studimeve të BGF-së, si burime të klasifikuara zyrtare mbi politikat e zhvillimit të qëndrueshëm, siguron ndarjen të dhënave për nismat hulumtuese të ndërmarra nga BGF që ndërlidhen me Kuvendin, si dhe ndan ekspertizë dhe burime njerëzore për të mbështetur zbatimin e nismave të përbashkëta.

  • ​Shumica duan testimin e mësimdhënësve

    ​Shumica duan testimin e mësimdhënësve

    Testimi i mësimdhënësve është temë që po diskutohet herë pas herë por tash e një kohë të gjatë. Ideja ka ardhur nga Ministria e Arsimit, por është kundërshtuar nga Sindikata e Arsimit.

    Lidhur me këtë KosovaPress, ka bërë anketën se “A duhet të testohen mësimdhënësit?”, në të cilën kanë votuar 282 persona, e prej tyre shumica, ose 211 persona ose 73.78 përqind, kanë votuar pro testimit, kurse, 73 persona ose 25.52 përqind kanë kundërshtuar testimin e mësimdhënësve.

    Ndërkohë, janë vetëm dy persona janë përgjigjur se nuk e dinë.

    E komentet rreth kësaj çështje kanë qenë më të ndryshme. Agron Ademi ka shkruar se në fillim duhet të testohet Ministrja e Arsimit, pastaj profesorët e Universitetit e në fund mësimdhënësit.

    Kurse, Renda Cakaj Morina ka shkruar se nuk duhet të testohen pasi mbesim pa mësimdhënës.

    E Nesim Halili ka shkruar se duhet të testohet kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria sepse mësimdhënësit janë testuar kur kanë diplomuar.

    “Mos i nënçmona mësimdhënësit por edukoni fëmijët që t’i përmbahen rregullave të shkollës, të shkojnë në mësim me libra e fletore dh jo si vagabonta me duar në gjepa”, ka thënë ai.

    Orhan Laloshi ka shkruar se patjetër që duhet të testohen, por vetëm ata ose ato mësuese që janë edhe 5 vite para pensionit të mos dalin në test.

  • ​“Athua ëndërr ishe ti”, ekspozita me veprat e artistëve më të mirë të Kosovës

    ​“Athua ëndërr ishe ti”, ekspozita me veprat e artistëve më të mirë të Kosovës

    Ditët e fundit të muajit korrik në Kosovë po shënojnë sukses në fushën e kulturës dhe artit.

    Ceremonia hapëse e ekspozitës “A thua ëndërr ishe ti”, ka hapur edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtarë të Operës Rame Lahaj, ku arti pamorë dhe ai muzikorë bëhen një.

    Në këtë ekspozitë janë shfaqur kryevepra nga Rasim Merlaku, vepra të artistëve më të mirë të Kosovës, një pjesë e të cilëve nuk janë tashmë në mesin tonë. Inspirimi i titullit të ekspozitës është marrë nga kënga e grupit të njohur Minatori “A thua ëndërr ishe ti” i cili ndërlidhet me simbolikën dhe poetikën që ka kjo ekspozitë.

    Karakteristikat e veçanta të kësaj ekspozite këtë vit janë simbolet e fshehta të emocioneve si nostalgjia dhe dashuria.

    Se kjo ekspozitë është një hap drejt zhvillimit të tregut të artit në Kosovë e thotë kuratorja e ekspozitës, Arta Agani.

    Agani, ka thënë për KosovaPress-in se ekspozita është shumë me rëndësi për vendin dhe audiencën pas sipas saj është rast i rrallë kur arti muzikorë dhe pamorë bëhen një.

    “Kjo është hera e dytë që hapet ekspozita në kuadër të festivalit Rame Lahaj, Festivali Ndërkombëtarë të Operës. Për neve është shumë me rëndësi, për vendin tonë në përgjithësi, për audiencën tonë sepse është një rast që përzihen arti muzikorë me artin pamorë e që është rast mjaft i rrallë… Për mua personalisht artet duhet të shkrihen në një rang tjetër dhe ato janë drejtimet në të cilat po shkon bota sot”, ka thënë Agani.

    Sipas saj, ekspozita do të shënoj histori për artin e Kosovës, pasi që është hera e parë që ekspozohet një koleksion privat.

    “Mendoj që do të shënoj në njëfarë forme histori, se është hera e parë që ekspozohet një koleksion privat mjaft signifikant, prej gati 500 veprash prej të cilave janë përzgjedhur “kremi”, që mendoj se do ta nxit tregun e artit në Kosovë, i cili është ekzistencë por në përmasa shumë të vogla, mund të themi edhe nonekzistencë”, është shprehur ajo.

    Përveç se janë vepra të tetë artistëve të njohur, prej të cilëve shumica nuk janë më në mesin tonë, veprat e tyre rikthehen me një pikëpamje më ndryshe.

    “Shumica prej tyre më nuk janë në mesin tonë, shembull profesor Rexhep Ferri ka ndërruar jetë para dy tre muaj dhe është një rikthim në veprat e tyre me një pikëpamje paksa ndryshe, sepse në këtë koncept në mënyrën se si janë të radhitura veprat në këtë ekspozitë, janë referuar simboleve të fshehta të emocioneve si nostalgjia, dashuria e të tjera. Nëse i shohim me atë pikëpamje, atëherë kemi me pa një ndërlidhje në mes të të gjitha këtyre veprave të cilat në shikim të parë janë shumë të ndryshme… Titulli i ekspozitës është lidhur shumë me simbolikën dhe poetikën që e ka kjo ekspozitë jo vetëm titulli por edhe teksti”, ka shtuar ajo.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 22 korrik deri më 31 korrik nga ora 12:00 deri 19:00. Ndërsa koncerti i operës do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. /kp

  • ​Udhëheqësit evropianë i dhanë lamtumirën presidencës së Biden

    ​Udhëheqësit evropianë i dhanë lamtumirën presidencës së Biden

    Udhëheqësit evropianë shprehën të dielën mendimet e tyre për vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të mos kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe i dhanë lamtumirën.

    “Unë e respektoj vendimin e Presidentit Biden dhe mezi pres që ne të punojmë së bashku gjatë pjesës së mbetur të presidencës së tij”, tha kryeministri britanik Keir Starmer në X.

    “Unë e di se, siç ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai do ta ketë marrë vendimin e tij bazuar në atë që ai beson se është më e mira për popullin amerikan,” shtoi ai.

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi në X: “Gjithë admirimin dhe njohjen time për vendimin e guximshëm dhe dinjitoz të presidentit @JoeBiden”.

    “Falë vendosmërisë dhe udhëheqjes së tij, SHBA-ja e kapërceu krizën ekonomike pas pandemisë dhe sulmit serioz në Kapitol dhe ka qenë shembullore në mbështetjen e saj për Ukrainën përballë agresionit rus të Putinit”, tha ai.

    “Një gjest i madh nga një president i madh që ka luftuar gjithmonë për demokracinë dhe lirinë,” vuri në dukje Sanchez.

    Simon Harris, kryeministri i Irlandës, postoi një deklaratë me shkrim në X, duke falënderuar Biden për “udhëheqjen e tij globale” dhe “miqësinë”.

    Duke përmendur se “bota ka ndryshuar” që nga koha kur Biden mori detyrën, Harris tha se presidenti i SHBA “ka qenë një zë i arsyes, multilateralizmit efektiv dhe zgjidhjeve të përbashkëta”.

    “Joe Biden, në të gjitha postet që ka mbajtur, ka qenë gjithmonë një zë i palëkundur dhe punëtor i pasionuar për paqen në ishullin e Irlandës dhe vendi ynë i detyrohet atij një borxh të madh për këtë”, theksoi ai.

    Më tej Harris i uroi suksese çiftit Biden dhe familjes së tyre, duke shtuar: “Mezi pres të punoj me ju për pjesën e mbetur të Presidencës suaj”.

    Kryeministri i Polonisë Donald Tusk i bëri thirrje Bidenit në X: “Ju keni marrë shumë vendime të vështira falë të cilave Polonia, Amerika dhe bota janë më të sigurta dhe demokracia më e fortë”.

    Petr Fiala, kryeministri i Republikës Çeke, gjithashtu shkroi në X: “Është padyshim vendimi i një burri shteti që i ka shërbyer vendit të tij për dekada”.

    “Është një hap i përgjegjshëm dhe personalisht i vështirë, por është edhe më i vlefshëm,” tha ai, duke vënë në dukje: “Po i mbaj gishtat e kryqëzuar për SHBA-në që një president i mirë të dalë nga konkurrenca demokratike e dy kandidatëve të fortë dhe të barabartë”.

    Kandidatura e Biden ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës së tij të zymtë kundër ish-presidentit Donald Trump në një debat presidencial në fund të muajit të kaluar.

    Duke u përballur me presionin në rritje, Biden, 81 vjeç, tha në një letër se ka qenë “nderi më i madh” i jetës së tij të shërbejë si president.

    “Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, shtoi ai./AA/

  • E qëlloi nënën e tij dhe katër të tjerë – Detaje të reja nga vrasja në shtëpinë e pleqve në Kroaci

    E qëlloi nënën e tij dhe katër të tjerë – Detaje të reja nga vrasja në shtëpinë e pleqve në Kroaci

    Detaje të reja rreth masakrës në Kroaci kanë dalë në dritë. Dyshohet se një oficer i policisë ushtarake në pension vrau pesë persona – hyri në shtëpi dhe qëlloi me pistoletë nënën e tij, tre banorë dhe një punonjës.

    Siç ka marrë vesh jozyrtarisht Jutarnji, sulmuesi ka lindur në vitin 1973 dhe përndryshe është një ish-mbrojtës kroat. Ai hyri me armë në shtëpinë e të moshuarve dhe qëlloi pesë persona.

    Gjithsej tetë persona kanë mbetur të plagosur – pesë janë të vdekur, një është në gjendje kritike, dhe dy janë jashtë rrezikut për jetën.

    Pas kësaj vrasësi ka ikur, por policia e kapi shumë shpejt pranë kafenesë Daruvarac.

    Sipas dyshimeve, sulmuesi sipas Jutarnji pasi kreu masakrën, hyri në kafene dhe porositi një pije.

    Policia Bjelovar-Bilogor bëri një njoftim të shkurtër për masakrën në Daruvar.

    “Sot, më 22 korrik, në orën 10:10 në policinë Bjelovar-Bilogor është raportuar se një person ka vrarë dhe plagosur disa persona në një banesë për të moshuar dhe të pafuqishëm duke përdorur armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Personi që është i lidhur me krimin është nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, hetimet po kryhen nga zëvendësprokurori i qarkut në Bjelovar.

  • Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës për Biden do të mbetet gjithmonë e thellë

    Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës për Biden do të mbetet gjithmonë e thellë

    Nga ditët e tij si Senator i Shteteve të Bashkuara, deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe si President, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Kështu e ka kujtuar presidentja e Kosovës punën e Biden gjatë viteve të tij në pozita shtetërore.

    Pas largimit nga kandidatura e tij për president të Amerikës, Osmani thotë se mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj tij, do të mbetet gjithmonë e thellë.

    “I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të dhe familjen Biden në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në X.

    Osmani ka shpëputur një pjesë të videos nga fjalimi me video nga Presidenti Biden pasi ajoi vet i dha Medaljen Presidenciale Beau Biden (pas vdekjes) në 2021.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar të dielen se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Ai përmes një deklarate të lëshuar në rrjetet sociale, ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë për Partinë Demokratike dhe SHBA-në, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht.

    “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si president”, ka thënë Biden.