ATV

Author: ATVLive

  • UNDP: Varfëria dhe punësia, problemet kryesore në Kosovë

    UNDP: Varfëria dhe punësia, problemet kryesore në Kosovë

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Varfëria dhe papunësia janë dy problemet kryesore për qytetarët në Kosovë, vlerëson raporti “Pulsi Publik” i UNDP-së.

    Sipas këtij raporti, mbi 16 për qind e qytetarëve të anketuar, kanë këtë përshtypje.

    Shqetësues për qytetarët mbeten edhe çmimet në produkte esenciale, që raporti e vlerëson si problematikën e tretë më të madhe në Kosovë.

    “Tri çështjet kryesore të cilat janë identifikuar në raport, me të cilat përballen njerëzit, kanë qenë varfëria, papunësia dhe çmimet që duhet të paguhen për produkte esenciale”, tha përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.

    Kësisoj edhe kënaqshmëria në ekonomi nuk është edhe aq e madhe.
    Vetëm 27 për qind e qytetarëve të pyetur janë të kënaqur me gjendjen ekonomike në vend.

    Problem tjetër, sipas qytetarëve, mbetet edhe korrupsioni. Por pavarësisht problemeve, qytetarëve iu është shtuar besimi në institucionet qendrore.

    Kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Presidentes Vjosa Osmani, sipas rezultateve është 69 %. 58 për qind e të anketuarve i besojnë punës së kryeministrit, ndërkaq 64 për qind, apo rreth 6 për qind më shumë qytetarë vlerësojnë punën e kryekuvendarit Glauk Konjufca.

    “Kënaqshmëria e punës së kryeministrit është rritur krahasuar me anketën në nëntor, derisa shohim një rritje të lartë në vlerësim edhe ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca”, tha Alisa Hasani, menaxhere e projektit në UNDP.

    Njëkohësisht, qytetarët nuk është se besojnë shumë në punën e institucioneve të drejtësisë, meqë të kënaqur me sistemin janë vetëm 30 për qind e të anketuarve.

    Sidoqoftë, qytetarët në masë të madhe besojnë në siguri.

    Në anën tjetër, tri shqetësimet kryesore për serbët në Kosovë janë: varfëria, problemet e hapësirës urbane dhe marrëdhëniet ndëretnike.

    Ndonëse ndihen më të sigurt, kanë mendime të ndryshme rreth asaj nëse marrëveshja potenciale mes Kosovës e Serbisë, do ta ndryshonte në të mirë jetën e tyre.

  • Të hënën vendimi për Krivaqën, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm

    Të hënën vendimi për Krivaqën, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    As rigjykimi nuk e ndryshoi dosjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për akuzat ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut në vrasjen e Marigona Osmanit.

    Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkoi që të mos ketë ulje të dënimit për dy të akuzuarit, derisa deklarata e Krivaqës se lëndimet Marigona i mori nga rrëzimi në shkallë, u vlerësua absurde.

    Megjithatë, i akuzuari kryesor në këtë rast Dardan Krivaqa, duke thënë se Marigona ishte personi që e donte, përsëriti se vrasja e saj nuk që e qëllimshme.

    Në emër të të akuzuarit të dytë, Arbër Sejdiut, foli avokatja e tij. Ajo kritikoi prokurorinë duke thënë se ka mungesë provash që dëshmojnë se klienti i saj ishte i përfshirë në vrasjen e Marigonës.

    Por deklarimet e të akuzuarve i kundërshtoi avokati i familjes Osmani.

    E disa minuta për t’u deklaruar i pati edhe i dëmtuari, babai i Marigonës, Muhabi Osmani.

    Derisa të hënën e 29 korrikut do të shpallet vendimi për të akuzuarit Krivaqa e Sejdiu, ulje të dënimit kërkoi avokati mbrojtës i Krivaqës.

    Në procesin e parë gjyqësor, Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi me burgim të përjetshëm Krivaqën dhe me 15 vjet burgim Arbër Sejdiun.

  • Nuk dihet për çka do ta shfrytëzojë Policia vilën e Radojçiqit

    Nuk dihet për çka do ta shfrytëzojë Policia vilën e Radojçiqit

    Përgatiti: Nora Luta

    Ndonëse nga muaji maj, Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës ka dhënë pëlqimin që pasuria e sekuestruar e Milan Radojicicit të mund të shfrytëzohet me qira, ende nuk dihet se kur dhe sa do të ketë Policia qasje në të.

    Të mërkurën, përveç vilës milionëshe buzë liqenit të Ujmanit, Qeveria hapi rrugë që edhe restoranti “Grey” e banesa e përgjegjësit kryesor për sulmin në Banjskë t’i kalojnë në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Por ky dikaster që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ndonëse ka muaj që ka bërë një kërkesë të tillë, nuk ka treguar se për çfarë do të shfrytëzohen ato.

    Jozyrtarisht ATV-ja mëson se mundësitë janë të vogla që brenda vilës të vendosen zyrtarët policorë, por kryesisht do të mund të shfrytëzohet për logjistikë oborri i saj.

    Në Drejtorinë e Policisë në veri, ende nuk kanë asnjë informacion se për çfarë do të shfrytëzohet vila, e as pjesa tjetër e pasurisë së sekuestruar të Radojicicit.

    Në maj të këtij viti, Gjykata dha pëlqimin për dhënien me qira të aseteve të sekuestruara, pas plotfuqishmërisë së urdhrit ndalues përfundimtar.

    Agjencia për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, dhënien me qira e kishte vlerësuar si një ndër format më të duhura për administrimin e tyre deri në përfundim të procesit gjyqësor.

    Ndërkohë, Gjykata, urdhrat ndalues ia ka dërguar edhe Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale, në mënyrë që të mos lejohet ndryshimi i pronësisë.

  • Minitria e Shëndetësisë ia dhuron një veturë komunës së Zubin Potokut

    Minitria e Shëndetësisë ia dhuron një veturë komunës së Zubin Potokut

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Ende nuk dihet sa banorë i ka Zubin Potoku. Por ata të cilët jetojnë në fshatra të thella dhe nuk arrijnë dot në qendrën e mjekësisë familjare do të vizitohen me këtë veturë nga zyrtarët komunalë.

    Këtë Suzuki Vitara, që është i destinuar edhe për rrugë të paasfaltuara, komunës ia dhuroi Ministria e Shëndetësisë, udhëheqësi i së cilës paraprakisht zhvilloi një bisedë me kryetarin Izmir Zeqiri dhe ministrat e tjerë që i kishte marrë me vete.

    Ndërkohë, fare pranë komunës ndodhet Qendra e Mjekësisë Familjare që funksionon me sistem paralel. Por, se kur mund të vendoset nën sistemin e Kosovës, nuk e di as vetë Vitia.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes për veturën, tre ministra dhe kryetari vizituan bodrumin në të cilin planifikohet të funksionalizohet një ordinancë diagnostike.

  • Bashkimi Evropian: Nëse Serbia e dëshiron vërtet BE-në, ta zbatojë marrëveshjen!

    Bashkimi Evropian: Nëse Serbia e dëshiron vërtet BE-në, ta zbatojë marrëveshjen!

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    “Marrëveshja është e vlefshme dhe ligjërisht obliguese, në tërësinë e saj”, është përgjigjja që Bashkimi Evropian i dha kryeministrit të Serbisë, Milos Vucevic, pas deklaratës se shteti i tij nuk e ka pranuar ujdinë e Brukselit dhe shtojcën Ohrit.

    Në këtë kontekst, në një përgjigje për ATV-në, BE-ja përmendi përfshirjen e zbatimit të marrëveshjes dhe shtojcës si obligim në Kapitullin 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

    “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe ligjërisht obliguese në tërësinë e saj për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Zbatimi i saj është pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse evropiane, gjë që është konfirmuar nëpërmjet përfshirje në Kapitullin 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim. Nëse përparimi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është vërtet interes strategjik i Serbisë, ne ftojmë përfaqësuesit e Serbisë që të përmbahen nga deklaratat që vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e Marrëveshjes, si dhe të nisin zbatimin e obligimeve të tyre… Marrëveshja me shtojcën e saj për zbatim u bënë ligjërisht obliguese nëpërmjet deklaratës së shkruar nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti më 18 Mars 2023. Këtë e kanë pranuar të dy, presidenti Vucic dhe kryeministri Kurti”, thuhet në reagimin e BE-së.

    Në një reagim, zëvendëskryeministri për Dialog, Besnik Bislimi, shkroi se Vucevic po pyet se “çfarë tjetër nevojitet për ta bindur BE-në që për Serbinë nuk ka marrëveshje bazike? Që pjesëmarrja e tyre në dialog është e rreme, vetëm sa për t’i shmangur sanksionet eventuale”.

    Qëndrimi i Vucevicit është në linjë me letrën që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ia dërgoi BE-së në Dhjetor të vitit të kaluar, në të cilën ajo vendos vija të kuqe në raport me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe shtojcës së Ohrit.

  • 20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen në Hajvali

    20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen në Hajvali

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Kryeziut, duke e dënuar me dënim unik prej 20 vjet burgim për vrasjen e V.Xh., në dhjetor të 2021-ës në Hajvali.

    Aktgjykimi ndaj Kryeziut u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    I pandehuri Kryeziu ngarkohej e së bashku me të miturin A.K., pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me tani të ndjerin V.Xh, me dashje që ta privojë nga jeta, në oborrin e shkollës në Hajvali e kishin therur me thika në trup e që si pasojë e plagëve të marra Xh., kishte ndërruar jetë në QKUK.

    Gjykatësi Shyti tha se i akuzuari Kryeziu për “Vrasje” dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 20 vjet burgim.

    Ndryshe, në fjalën përfundimtare, prokurori Arben Hoti ka bërë rikualifikimin e cilësimit juridik të kësaj çështje penale nga “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje në veprën penale “Vrasje” në bashkëkryerje nga neni 172 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

    Sipas aktgjykimit, dënimi i shqiptuar me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Po ashtu, atij i vazhdohet masa e paraburgimit derisa ky aktgjykim të marrë formën e prerë por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim. Urdhërohet konfiskimi i thikës me gjatësi 6 cm.

    Po ashtu, i akuzuari u obligua që të paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro dhe shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

    Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar u udhëzua në kontest juridiko-civil.

    Ndryshe, ricilësimin juridik, Prokuroria e ka bërë duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme sipas të cilit gjykata duke vepruar sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të të miturit A.K (i cili është dënuar si bashkëkryerës në procedurën për të mitur) kishte aprovuar kërkesën dhe kishte ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe atë Gjykatës Themelore, me të cilët i mituri fillimisht ishte gjykuar për vepër penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkekryerje, mirëpo Supremja kishte bërë ricilësimin e kësaj vepre penale në “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

  • ​Xhudistët mësojnë kundërshtarët për LO Paris 2024

    ​Xhudistët mësojnë kundërshtarët për LO Paris 2024

    Është hedhur sot shorti në xhudo për Lojërat Olimpike Paris 2024. Ashtu siç pritej, kampionia olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.

    Nora Gjakova (-57 kg) përballet në raundin e parë me Lkhagvatogloo të Mongolisë. Akil Gjakova (-73 kg) në luftën e parë ndeshet me brazliainin Cargnin. Loriana Kuka (-78 kg) takohet në raundin e parë me Lobnik të Sllovenisë.

    Përveç xhudos, në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova garon edhe në atletikë me Gresa Bakraqin si dhe në not me Hana Beiqin dhe Adell Sabovicin.

  • Bullgarët ngasin 21 mijë kilometra në vit mesatarisht, tregojnë sondazhet

    Bullgarët ngasin 21 mijë kilometra në vit mesatarisht, tregojnë sondazhet

    Makinat nga Bullgaria kanë një kilometrazh mesatar vjetor prej 20.999 km, që është shifra e 13-të më e lartë midis 27 vendeve evropiane plus Shtetet e Bashkuara, automjetet e të cilave kontrollohen në CarVertical, një shërbim i kontrollit të historisë së automjeteve me bazë në Talin.

    Raporti u publikua në faqen e internetit të kompanisë në fillim të korrikut dhe u mbulua nga media bullgare.

    Automjetet nga Holanda kanë kilometrazhin mesatar vjetor më të lartë – 29.851 km, të ndjekura nga makinat nga Spanja (29.017), Danimarka (27.346), Belgjika (24.308) dhe Franca (23.775), thuhet në raport.

    Çuditërisht, kilometrazhi i raportuar për Bullgarinë është më i lartë se ai për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara (16.941 km). Në fakt, SHBA-të janë në fund të renditjes. Kjo nuk do të thotë që amerikanët ngasin më pak se njerëzit në vende të tjera, por sepse shumica e automjeteve të importuara nga SHBA mbërrijnë në Evropë të dëmtuara rëndë. Përndryshe, tregtarët e makinave nuk do ta kishin fitimprurëse t’i shisnin ato, shpjegon CarVertical.

    Numri i kilometrave që udhëtojnë makinat në vit është një nga faktorët më të rëndësishëm që duhet marrë parasysh kur blini një makinë, dhe njohja se sa larg ngasin njerëzit në vendin tuaj në vit mund t’ju ndihmojë të mbani një sy për rikthimet e mundshme të odometrit, thotë kompania. /BTA

  • FSHF e vuan rebelimin e tifozëve, shkon mbi 200 mijë euro shifra e dënimeve nga UEFA

    FSHF e vuan rebelimin e tifozëve, shkon mbi 200 mijë euro shifra e dënimeve nga UEFA

    UEFA për shkak të koreve raciste dhe diskriminuese të tifozerive përgjatë finaleve të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

    Nëpërmjet një njoftimi, UEFA ka vendosur të gjobisë me 30 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të ngjarjeve në dy prej ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, ndaj Kroacisë dhe Spanjës, ku objektiv i hetimit ishin sjelljet raciste dhe diskriminuese të tifozëve shqiptarë.

    “Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

    UEFA ka gjobitur edhe Federatën Kroate të Futbollit (50 mijë euro), Federatën Rumune (40 mijë euro), Federatën Serbe (30 mijë euro), Federatën Sllovene (30 mijë euro), Federatën Hungareze (30 mijë euro) dhe Federatën Austriake (20 mijë euro).

    Ndër të tjera, UEFA ka vendosur disa sanksione të tjera për Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë. Këto tre federata e kanë të ndaluar shitjen e biletave për tifozët për një ndeshje jashtë shtëpisë. Ky vendim hyn në fuqi që në shtator, me nisjen e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

    Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur edhe më herët nga UEFA, gjatë ndeshjeve finale të Kampionatit Evropian për shkak të sjelljes së tifozerisë. Vlera totale e paguar deri më tani nga FSHF është 171,125 euro ndërsa i shtohet kësaj shifre edhe gjoba e vendosur prej 30 mijë eurosh të mërkurën.

    “FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

  • Poezi që ironizon kodet morale deri në gjetjen e vërtetë të tyre

    Poezi që ironizon kodet morale deri në gjetjen e vërtetë të tyre

    Recension i prof.Rrahman Paçarizi për librin “Rivali i Adamit” të autorit Lulzim Tafa

    Lulzim Tafa, Rivali i Adamit, Botimet AAB, Prishtinë, 2024.

    Lulzim Tafa është poet. Kjo fjali do të mund të thuhej në fund, por unë guxoj ta them në fillim, ashtu siç ai guxon të shkruajë, ashtu siç shkruan. Përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfir­ mon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuar- jeve, poetin Lulzim Tafa.

    “Mbrëmë m’u shfaq në andërr/ Hija ime. /Vend s’kishin lënë pa e kafshuar/ Ckurril/ gjaku prej syve./ Më shih, t’përgjakur/ Ti ke faj, më tha / Duke të ndjekur ty / Më kafshuan mua.”
    Kjo poezi nuk është në fillim të përmbledhjes. Programi filozofik personal i autorit Lulzim Tafa që përmblidhet në këtë poezi, më detyroi ta nxjerr në fillim, për ta nisur me këto vargje e për ta përmbyllur me një poezi tjetër të fuqi- shme, me një lirikë (Lirika për Lulin është gjith- çka, gjithçka.)

    Kush s’ka folur me hijen – hija është poetike vet- vetiu dhe duket nganjëherë e frikshme, por të qenët e frikshme tregon se ajo është besnike, të ndjek të vjen pas, pa çka se kafshohet e bëhet

    gjak veç pse është besnike. Morali i gjithë për- mbledhjes përqendrohet këtu, ndonëse në poezitë e tjera, sidomos në ciklin “N’zanafillë” shfytyrohen deri në përbuzje, deri në tallje ma- dje disa kode dominante të shoqërisë njerëzore. Për mua, filozofia poetike e Lulzim Tafës për­ mblidhet në këtë poezi programatike, e cila zë vend kah fundi i përmbledhjes, pasi ka guxuar ta shkruajë, ashtu siç e ka shkruar, ciklin “N’zana- fillë”, me çka e nis përmbledhjen e tij të fundit, duke e vendosur veten si personazhin e kontra- diktës, për t’ia mundur frikën atij/asaj që shkru- an për turmat. E Tafa nuk shkruan për turmat (se turmat i kafshojnë hijet), pasi jeton me poe- zinë – ndryshe do ta kishte tradhtuar atë.

    Në planin e motiveve, Lulzim Tafa i përbuz men- talitetet e turmave, ideologjitë totalitare: “E di që Zoti është/ I gjithëmëshirshëm/ Dhe fal/ Por, shumë po tutna me vdekë/ Se një herë në Andërr/ e kam dushë/ Hazreti Havën.” Ai, përveç kontrastit që e ndërton, duke luajtur me figurën e Evës/Havës e Adamit/Ademit, arsyeton gjithçka, pasi në këtë cikël thotë se ka jetuar në një kohë me me ta, ka bërë dashuri me ta (Ideja për leqe / erdhi nga Eva/ që të mos ziheshim / me Adamin…) dhe ka bartur pasojat e përzënies nga Edeni, bashkë me ta.

    Kjo tregon se Lulzim Tafa i konteston kultet, gati i tall, pasi ata janë njerëz, si ai, si ata. Molla është vetëm metafora e përzënies, është preteksti për përzënien nga Edeni, e thotë ai. Në thelb të gjithçkasë, pra, është mëkati, është kodi biblik i Kainit, edhe vetë fryt i mëkatit. E ne?!

    Kodet morale, sado që i ironizon ekstremisht, e përcjellin poezinë e Lulzim Tafës, pasi ai, në fakt, nuk i tall kodet morale, por perceptimin për to, fshehjen e turmave pas tyre. Ai e sulmon menta- litetin ballkanik që mbështetet në rrenën e kre- kosjen: “Çdo i dyti mediokër qe kam taku/ E ka lexu Orwellin/ Çdo i treti/ Edgar Allan Poe-n…? Në këtë rrenë e mediokritet natyrisht që “TRA- DHTARËT Pak dallojnë nga heronjtë/ Njëjtë/ N’tela t’sharkisë/ Shpallen…”. Ata e festojnë edhe pavarësinë në mënyrën e tyre: “Sot është dita/ Kur edhe hajnat/ Dalin nëpër vorre.” Ai e ironizon sloganin “Bac u kry!” me një slogan tje- tër “Bac s’po kryhen”: “Shokët e tu janë shumë/ Shtatëdhjeteshtatëmijë/ Po shkojnë tu’ u shu- mu/” Më shumë se ideja, në këtë poezi ka fuqi gjuha “s’po kryhen”, thotë. S’po kryhen do me thënë, por e teprojnë, e kanë tepru. Semantikisht kundërvihen fort këto slogane “Bac u kry / Bac, s’po kryhen”.

    Dhe, si për ironi, aty ku flitet për heronj e për shtatëdhjeteshtatëmijë trima, vjen poezia “Sllavisha me Yugo të kuqe”. Sllavisha është sinonimi i paramilitarit serb. Pasi i jep fund ironisë, Lulzim Tafa, këtu u kthehet kodeve.

    Kjo poezi, për mua është shëmbëllimi i vetë Lulzim Tafës si njeri e si poet. Ashtu siç Kafka e ndërton një proces gjyqësor në një roman, Lulzim Tafa “rapor- ton” për një proces gjyqësor, ku dëshmon për Sllav- ishën pa mbiemër, por me Yugo të kuqe. Me një gra- dacion të goditur, poeti dëshmon: “Zotëri Gjykatës/ Ma dogjën shtëpinë/ (Pardon, para se të ma digjnin zemrën/ ma dogjën shtëpinë)/ Shtëpia kishte një bibliotekë/ E biblioteka plot libra”. Ai, megjithatë, mbështetur pikërisht në kode morale arrin të falë: “Zotëri Gjykatës/ Unë po i fali/ Fali edhe ti/ Se edhe këta e kanë një Zot/ E ndoshta i vret”. Në fakt, ky është besimi. Ai i beson një diçkaje më të madhe se mediokriteti njerëzor, i beson edhe fuqisë së fjalës, e poezisë. E dëshmon këtë edhe në poezinë/letrën drejtuar poetit ukrainas Dmytri Chystiak: “Fol me poetë rusë se ata/ E ndalin atë luftë./ Poezia është më e fuqishme se ushtria se lufta./ Vera Polozkova e din se/ Pushkini ishte më i fortë se Putini./ Lulzim Tafa ironizon edhe me kozmopolitët, në vazhdën e sfidimit të ideologjikëve:

    “Unë jam kozmopolit/ Edhe në shtrat si në jetë/ Dallime nuk bëj./ Më kujtohet një rast/ Para lufte/ Me Tatjanën kam bërë seks/ Si me një Shqipe”. Shih oksimoronin: “Me Tatjanën kam bërë seks, si me një Shqipe”. Ai është koz- mopolit sepse ka bërë seks me Tatjanën. Me Tatjanën sllave ka bërë seks si me një Shqipe. Në ciklin e fundit poeti u këndon lisave, duke ua bërë me dije se ç’i pret – sopata, pra. “Qava për ju sonte/ deri sa ju pashë/ tek flinit në këmbë./ E di/ se jeni duke e parë në ëndërr/ Sopatën zjarrin/ Grumbulluq/ Te rrënjët/ Një gjarpër.” Ç’m’i kujton vargjet e Azem Shkrelit teksa qante për Arbërinë. Në planin e ideve, përmbledhja “Rivali i Adamit” e poetit Lulzim Tafa është programi i tij filozofik e politik. Në planin e poezisë, është konfirmim i Lulzim Tafës poet – këtë e bën përmes gjuhës, fig- urave që më shumë se në vargje shfaqen në vetë poezitë e në vetë ciklet. Rima, së cilës asnjëherë nuk i ka kushtuar rëndësi, në këto poezi i del vetiu dhe natyrshëm, brenda ritmit të cilin e ndërton duke kursyer fjalët e tepërta. Lulzim Tafa e ndien gjuhën, madje thellë, në vetë palcën e saj. Ndry- she nuk do të thoshte “s’po kryhen”, s’do t’ua vinte emrat që ua ka vënë ‘Tatjanës’ e ‘Shqipes’, s’do t’ia atribuonte Sllavishës “Yugon” e kuqe, as do t’i kërkonte gjykatës t’ia falte se ‘nashta Zoti i vret”…

    Dhe krejt të fundit, qëllimshëm e nxora nga var- gu poetik poezinë “Sa shpejt më harroi Nana”. Ka nja dy vjet që kam jetu me këtë poezi. Tafa ma lexoi atë poezi një mbrëmje vjeshte në një kafene në sheshin e Prishtinës, ashtu siç Ali Podrimja na i lexonte poezitë, jo për siguri, por sepse Aliu ishte poet, e poet është edhe Luli.
    Ja (se s’kam zemër me e futë në rreshtat konven- cionalë të shkrimit prozaik):.

    “Nana sot e ka datëlindjen U bë katër vjeçe.
    Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.

    Ajo tash atje është fëmijë Prindërit e mbajnë për dore Edhe andej si dikur
    Këndej.

    Vrapon pas fluturash
    Mbledh lule
    Sa shumë i donte Nana Lulet Edhe emrin ma la Lul
    Gati sa ma la Lule.

    Nana i ka katër vjet
    E ende nuk flet
    Sa herë shkoj n’vorre.

    Sa rand ish
    mos me u përgjigj Nana kur e thërret.
    Mundohem me e mësu
    Edhe njëherë me fol prej fillimi
    Si ajo mua dikur. Është llastu
    Dhe gjithë ditën rri
    në prehen të Nanës s’ vet

    Jam idhnu me ty Nanë Dije.

    Qysh pse?

    Kur të vij atje të kallxoj Ncncnc
    Sa shpejt m’harroi”

    Tri shtyllat, tri kodet, temat, motivet e mëdha të poezisë së Lulzim Tafës janë poezia për hijen, poe- zia për Slavishën me Yugo të kuqe dhe “Sa shpejt më harroi Nana”. Te këto poezi, Lulzim Tafa që luan me secilin simbol kombëtar, fetar e njerëzor, ulet në tokë dhe derdh lot për njerëzoren, shfaqet i ndjeshëm. Gjetjet si “nana u bë katër vjeçe” janë kulmi i mërzisë që e kërkon ngushëllimin te bota e përtejshme, ku nana rilind e shndërrohet në fëmijë të cilin prindërit e mbajnë përdore. Por, ndonëse katër vjeç nana ende nuk flet, nuk përgjigjet, ndaj, fare në kulmin e mallit, ai i drejtohet: “Jam idhnu me ty Nanë/ Dije.” Pastaj kalon në delir dhe bash- këbisedon me të: “Qysh pse?”.

    Në planin e figurave dhe të poetikës, edhe kjo përmbledhje është në linjë me botimet e mëher- shme. Lulzim Tafa, tashmë ka një stil të konsol- iduar të shkrimit dhe poezitë e tij e kanë brenda vetes një fabulë. Ato në një anë janë poezi medi- tative (Sa për dijeni, andrrat nuk ishin si njerëzit/ ato kur vuajnë/vdesin), e në anë tjetër kanë fabulë (mbrëmë gjithë natën e lume/kam pa në andërr/ një andërr/tu’ lëngu)/. Dhe, kjo nuk është e leh- të për ta bërë. Në këtë pikë, ai më afrohet në një masë me poezitë e Ali Podrimjes, por më një dozë më të theksuar të ironisë, me krahasim e kundërshti më të theksuar. Masa, preciziteti më të cilin ky autor arrin ta kombinojë fabulën (za- konisht të thurur si thënie popullore) me inten- sitetin e ironisë dhe kundërshtisë e krahasimit të theksuar, mendoj se janë elementet të cilat e bëjnë efektin e tyre te lexuesi. Dhe, këto i them mbështetur në një periudhë të gjatë kohore sa e përcjell Lulzim Tafën në rrugëtimin e tij po- etik. Në anë tjetër, ndonëse nuk e synon ritmin e rimën, në shkallën që këtë e bëjnë poetët e ndi- kuar nga teoritë letrare, ai arrin ta kapë ritmin me një saktësi të çuditshme, edhe pse shpesh, duke e këputur vargun teknikisht, sikur mundohet t’i bëjë bisht ritmit, sikur përpiqet ta shpërqendro- jë lexuesin nga ritmi për ta zhytur brenda ideve. Dhe, ky është qëllimi i vetëm që fatmirësisht, Lulzim Tafa nuk e arrin kur shkruan poezi – nuk arrin të të shpërqendrojë ritmikisht – natyrisht që kjo është një cilësi e të shkruarit. Ritmi e rima janë elemente mnemotike që e gërvishtin mem- orien dhe mbeten aty përgjithmonë.

    Gjithsesi, edhe kjo shkëputje, edhe prerjet e tjera janë në funksion të “rrëfimit” poetik, me ç’rast poeti Lulzim Tafa duke rrëfyer ta vë një pritë dhe të pret aty për të të befasuar, si një element i rëndësishëm i poezisë së këtij lloji.

    Në anë tjetër, në poezinë lirike, Lulzim Tafa më përafrohet me Azem Shkrelin, në kuptim të ndje- sisë e mendjemprehtësisë – ndjesisë që e bën ta lëshojë veten krejt përtokë për ta përjetuar një situatë narrative dhe mendjemprehtësisë për ta shtrënguar telin e kitarës aq sa të nxjerrë tingu- llin më të bukur, por jo aq sa s’do të mbante më. Dua, ta ritheksoj se figurshmëria e përshkon të gjithë poezinë e Lulzim Tafës dhe kjo fig- urshmëri nuk ndalet te raporte fjalësh brenda një vargu apo në raporte ndërmjet vargjesh – kjo figurshmëri e përfshin poezinë si të tërë ­ secila është qoftë figurë më vete, qoftë tufë figurash të goditura, të mbështetura më shumë në semantikë, sesa në raport fjalësh të figurshme.

    Përfundimisht, me këtë përmbledhje, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë, guxim për trajtimin e temave në mënyra ndonjëherë tronditëse, duke shpërfillur masat e besimet dhe rikonfirmon një stil krejt të veçantë të të shkruarit të poezisë, pa u kornizuar brenda te- orish letrare dhe pa u ndikuar nga modele të të shkruarit.

    Luli e ndien poezinë e jeton me të: “Sa thellë shti duart/i ka në mua sonte/thellë/shumë thellë/ te rrënjët e idhnimit”.

    Dhe, krejt në fund, më lejoni të rithem: Lulzim Tafa është poet!