ATV

Author: ATVLive

  • ​Guardiola flet për ballafaqimin me Interin

    ​Guardiola flet për ballafaqimin me Interin

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola këmbëngul se Interi është ‘ndërtuar për të fituar çdo ndeshje’ dhe Ligën e Kampionëve dhe vlerëson yjet e Nerazzurrëve, veçanërisht Alessandro Bastoni, Nicolò Barella, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

    Interi dhe Manchester City bëjnë debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve 2024-25 në stadiumin Etihad në Mançester të mërkurën. Guardiola e parashikoi lojën në një konferencë për shtyp para ndeshjes të martën, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave në anglisht dhe italisht.

    Interi dhe Manchester City u takuan në finalen e Ligës së Kampionëve 2023, të cilën Nerazzurrët e humbën 1-0, por Guardiola natyrisht pret një ndeshje ndryshe nga ajo, përcjellë KosovaPress.

    “Nuk kishim mundësi të mendonim se ishim shumë më mirë se ata në atë kohë. Mediat thoshin se ne ishim shumë më superior se ata, nuk e mendoja se ishim”, tha ai.

    “E dija se ata ishin të fortë dy vjet më parë dhe do të jenë të fortë nesër. Unë kam respekt për ta. Sigurisht që do të jetë një lojë ndryshe sepse një finale e Ligës së Kampionëve është ndryshe nga çdo lojë, por do të shohim. Interi është një ekip historik me një mentalitet të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ish-mesfushori.

    “Ata janë ndërtuar për të fituar çdo ndeshje. Ata fituan shumë vitin e kaluar, është shumë e ngjashme me ne. Ata bëjnë presion të lartë. Ata janë të fortë në grup; ata kanë cilësi me Bastoni, Calhanoglu, Acerbi dhe Pavard. Ata kanë lojtar të mirë që vijnë nga linja e dytë, veçanërisht Barella. Gjithashtu, Mkhitaryan, por veçanërisht Barella. Nuk e di nëse Dimarco do të jetë në formë, por sa herë që kroson, ka katër ose pesë lojtarë në kuadrat. Është një ekip i kompletuar. Nuk mund të fitosh ligën italiane apo të arrish një finale të Champions League nëse nuk ke diçka të veçantë.”

  • ​Detaje nga hedhja e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri

    ​Detaje nga hedhja e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri

    Mbrëmë në veri të vendit është dëmtuar një shtëpi e pabanuar, e cila është investim i Qeverisë së Kosovës.

    Rasti ndodhi në lagjen “Kroi i Vitakut”.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani dha detaje duke thënë se në këtë rast kanë punë për të bërë, pasi do të nisin një hetim të mirëfilltë.

    “Pas mesnatës sot ka ndodh një zjarrvënie në një shtëpi të pabanuar e cila është rindërtuar te Kroi i Vitakut. Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka parë tym dhe mandej është afruar e ka parë që ka zjarr në derën e hyrjes së kësaj shtëpie, me aparatin për shuarjen e zjarrit e ka shuar zjarrin, nuk ka persona të lënduar sepse nuk ka pasur as njerëz brenda dhe nuk ka qen e mobiluar. Dëmet janë tek ajo derë dhe tymi që është shkaktuar aty. Policia nuk ka të arrestuar dhe as të dyshimtë për momentin por jemi duke punuar në ndriçimin e këtij rasti. Domethënë në përgjithësi situata e sigurisë në veri të vendit është e mirë dhe këto raste më shumë janë të izoluara”, tha ai.

    Kurse, Bashkim Rafuna, njëri nga banoret në këtë lagje tregoi edhe qëllimin që kanë pasur siç tha ai bandat serbe në këtë rast.

    “Bandat e caktuara serbe me kanë bërë këtë akt për frikësimin e popullatës dhe njerëzve që do të kthehen, sepse ne veç i kemi ndërtuar shtëpinë por njerëzve tjerë të cilët ndoshta nga sot do t’ia nisin t’i ndërtojnë edhe shtëpitë tjera”, tha ai.

    Për rastin fillimisht njoftoi ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi , i cili tha se rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Vitakut.

    Sipas tij, zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar.

    “Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, tha Krasniqi.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas tij, e dënon fuqishëm këtë akt dhe sipas tij as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

    “Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, lidhur me rastin është pyetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ata që bënë këtë krim do të ndiqen nga organet vendore.

    “Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha ai. /kp

  • ​Tifozi i Liverpoolit humb jetën para ndeshjes me Milanin

    ​Tifozi i Liverpoolit humb jetën para ndeshjes me Milanin

    Një tifoz irlandez 51-vjeçar i Liverpool-it vdiq mbrëmë teksa po përpiqej të kalonte autostradën A4 pranë aeroportit Orio al Serio në Bergamo, pretendojnë raportet në Itali.

    Burime të shumta në Itali, duke përfshirë La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera, raportojnë se një tifoz 51-vjeçar i Liverpool nga Irlanda vdiq pasi u përplas nga një automjet të hënën në mbrëmje.

    Tifozi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po kalonte autostradën A4 pranë aeroportit Orio al Serio në Bergamo, përcjellë KosovaPress. 51-vjeçari kishte zbritur në Itali nga Mançesteri dhe ishte me dy persona të tjerë që nuk ishin në vendngjarje kur autoritetet lokale gjetën trupin e burrit.

    Sipas Il Corriere della Sera, ai ishte një tifoz i Liverpoolit nga Irlanda dhe kishte në xhep një biletë për ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe Reds në San Siro.

    Sipas raportit, ai kaloi autostradën duke u përpjekur të arrinte në hotelin ku do të kishte fjetur.

  • ​Nata e Zhegrovës në Champions

    ​Nata e Zhegrovës në Champions

    Edhe pse nuk pati ditët më të mirë në grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Edon Zhegrova do të jetë sonte në fushën e gjelbër me skuadrën franceze Lillë në garën më prestigjoze evropiane për klube, Ligën e Kombeve.

    Francezët do të jenë mysafir të Sportingut në ndeshjen parë të fazës së re të Ligës së Kampionëve që quhet Faza e Ligës, raporton KosovaPress.

    Reprezentuesi kosovar pritet që ndeshjen ta nis si startues për të vazhduar kështu rrugëtimin e mirë që e ka në këtë edicion të ri garues.

    Kjo ndeshje do të nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Sporting: (3-4-3): Israel; Debast, Inacio, Diomande; Catamo, Braganca, Hjulmand, Santos; Trincao, Gyokeres, Goncalves.

    Lille: (3-4-3): Chevalier; Meunier, Diakite, Ribeiro; Santos, Andre, Angel Gomes, Gudmundsson; Zhegrova, David, Sahraoui.

  • SHBA-ja për masat e Vuçiqit: Kosova shtet sovran, përmbahuni nga veprimet e njëanshme

    SHBA-ja për masat e Vuçiqit: Kosova shtet sovran, përmbahuni nga veprimet e njëanshme

    Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përmbahen nga retorika nxitëse, veprimet e pakoordinuara dhe aktet legjislative që bien ndesh me përpjekjet për normalizim, kur është pyetur nga KOHA për t’i komentuar masat që ditë më parë i prezantoi Serbia për Kosovën.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë prezantoi pesë masa dhe shtatë kërkesa për Kosovën si parakushte për “kthim në dialog të mirëfilltë”. Ndër masat ai paralajmëroi shpalljen e Kosovës përmes ligjit “zonë të posaçme sociale”, rezistencë të institucioneve paralele e hapje të zyrave afër kufirit me Kosovën për t’u ofruar shërbime qytetarëve serbë të veriut.

    I pyetur për t’i komentuar këto masa, DASH-i ka përsëritur qëndrimin pro dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ka kujtuar se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe të cilin dëshiron ta shohë në strukturat ndërkombëtare.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të përkrahin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në mes të Kosovës dhe Serbisë si rrugën për të arritur raporte paqësore dhe produktive mes dy shteteve. E ardhmja e të dyja shteteve është në institucionet evropiane; procesi i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme përpara. U bëjmë thirrje sërish Serbisë e Kosovës të përmbahen nga retorika e mëtejme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e raporteve apo rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”, thuhet në përgjigje. “Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe multietnik, të cilin ne duam ta shohim tërësisht të integruar në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”.

  • ​Baerbock njofton 100 milion euro “ndihmë dimërore” për Ukrainën

    ​Baerbock njofton 100 milion euro “ndihmë dimërore” për Ukrainën

    Gjermania do të mbështesë Ukrainën me 100 milionë euro shtesë në ndihmë dimërore në funksion të sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën e vendit.

    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e tha këtë në margjinat e konferencës së 5-të të mbështetjes për Moldavinë në Kishinau, transmeton Rheinische Post.

    “Në Ukrainë, për shkak të infrastrukturës së shkatërruar, nuk ka energji të mjaftueshme, dhe rrjedhimisht energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Moska kërkon ta bëjë jetën e njerëzve në Ukrainë sa më të tmerrshme”, tha ajo.

    Mbështetja për Ukrainën është “gjithashtu mbështetje për Moldavinë dhe demokracinë evropiane në përgjithësi”, shtoi ministrja.

    Baerbock tha se lideri rus Putin donte gjithashtu të shkatërronte Moldavinë. “Ai arriti të kundërtën. Aktualisht, Moldavia, ashtu si Ukraina, është kandidate për anëtarësim në BE. Tani po flasim për stabilizimin e mëtejshëm të vendit… Shqetësimi më i madh i banorëve vendas është se, nëse Ukraina bie, Moldavia do të ishte në radhë”, theksoi diplomatja.

    Ministrja e Jashtme gjermane ka biseduar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu. Pasdite, ministrja planifikon të vizitojë qendrën e komunikimit strategjik dhe luftës kundër dezinformatave dhe propagandës në Kishinau. Siç u tha gazetarëve në Berlin, do të nënshkruhet një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim në fushën kibernetike.

    Siç është raportuar, 40 ditë pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës, në prill të vitit 2022, Gjermania së bashku me partnerët e saj – Francën dhe Rumaninë – iniciuan Platformën e Moldavisë.

    Konferenca e pestë e Platformës së Partneritetit për Moldavinë mbahet në Kishinau më 17 shtator. Në margjinat e saj do të zhvillohet edhe një takim i ministrave të jashtëm të trekëndëshit të Vajmarit./ Ukrinform/

  • ​Trepça nis nesër kualifikueset për Ligën e Kampionëve

    ​Trepça nis nesër kualifikueset për Ligën e Kampionëve

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në garat kualifikuese që do të zhvillon në Antalia të Turqisë, mitrovicasit shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në grupet e kësaj gare.

    Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

    Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

    Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

  • ​Ndryshon shkolla “Ahmet Gashi” fal donacionit të Ambasadës Amerikane

    ​Ndryshon shkolla “Ahmet Gashi” fal donacionit të Ambasadës Amerikane

    Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, nga sot do të mund të vijojnë mësimin në kushte më të mira, fal një renovimi të mundësuar nga një donacion i Ambasadës Amerikane në Kosovës, në vlerë prej 600 mijë dollarëve.

    E gjatë përurimit të këtij renovimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se në fokus kanë infrastrukturën shkollore me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në shkolla.

    Nagavci theksoi se arsimimi krijon bazë të fortë për individët që i duhen shoqërisë.

    “Ky gjimnaz i cili me dekada përgatit të rinjtë dhe të rejat në drejtimet shoqërore duke u dhënë një bazë të fortë me të cilën formohen për tu bërë individ të shëndosh që i duhen shoqërisë tonë. Përmirësimi i arsimit në të gjitha nivelet është objektivi parësor në strategjinë tonë të arsimit ashtu si edhe në planin e punës edhe të qeverisë ku përfshihen të gjitha nivelet e arsimit pa asnjë dallim…-2\39Qeveria e Kosovës e ka në fokus të veçantë infrastrukturën shkollore si një pjesë me rëndësi për krijimin e kushteve drejtë përmirësimit të cilësisë të arsimit në shkollat tona”, tha ajo.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier u shpreh se ndër prioritetet e kësaj ambasade është edhe mbështetja për zhvillimin e të rinjve kosovar.

    Teksa tha se ky donacion në vlerë prej 600 mijë dollarëve, ambasadori amerikan u shpreh se ky renovim do të mundësojë ambient më të sigurt dhe të pastër për nxënësit.

    “Jam shumë krenar që përpjekjet tona dhe ndërmarrjet tona po kontribuojnë në edukimin e brezit të ardhshëm të Kosovës. ..Shkolla ‘Ahmet Gashi’ ka pasur nevojë për ndryshime dhe përmirësime rrënjësore për të siguruar që do të ofroj nxënësve mjedisin më të mirë të mundshëm për mësimnxënies për nxënësit. Tani që këto renovime kanë përfunduar shkolla do t’iu ofroj nxënësve hapësirë shumë më të sigurt, më të pastër që ata të rriten e pjekën dhe të ndjekin synimet akademike….Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të SHBA dhe popullit të Kosovës. E kemi mundësinë për një partneritet të bazuar në vlera të përbashkëta i cili do të vazhdoj që të rritet përderisa punojmë së bashku për një të ardhme të begatshme”, theksoi ai.

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se ky renovim siguron për nxënësit në kushte dhe mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.

    “Është dëshmi e fuqisë së partneritet dhe të besimit të përbashkët në rolin transformues të arsimit i cili është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen jo vetëm të qytetit tonë por edhe të vendit tonë…Fëmijët tanë janë drejtuesit e së nesërmes kështu që detyra jonë është t’ua ofrojnë mjedisin e përshtatshëm për të mësuar dhe për tu zhvilluar. Prandaj, kontributi për renovimin e plotë të shkollës dhe dhurimi i këtyre pajisjeve këtu të reja mësimore sigurojnë që nxënësit tanë të kenë kushtet e duhura për të përparuar në botën moderne”,u shpreh Rama.

    Ndërsa, drejtori i shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, Haxhi Meta deklaroi se qëllimi i këtij renovimi të ambienteve të kësaj shkolle ishte përmirësimi i kushteve shkollore.

    “Për qëllim ka pas përmirësimin e kushteve në shkollën tonë. ShBA jo vetëm në këtë rast por edhe në luftën e fundit në Kosovë na kanë dal në ndihmë popullit tonë, prandaj jemi mirënjohës gjithë jetën për ndihmën e vazhdueshme që po marrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi drejtoi i kësaj shkolle. /KP

  • Dëshmitari thotë se i akuzuari Aksiq ishte iniciatori kryesor për djegien e katër shtëpive të tij

    Dëshmitari thotë se i akuzuari Aksiq ishte iniciatori kryesor për djegien e katër shtëpive të tij

    Dëshmitari Sadri Jashari gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor ndaj Çedomir Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në Komunën e Shtimes, tha se Aksiq ishte iniciatori kryesor që gjatë periudhës së luftës i ishin djegur katër shtëpi. Tha se i akuzuari ishte komandat i policisë.

    “Iniciatori numër një ka qenë Çeda (duke ju referuar të akuzuarit Çedomir) se e kena pas përballë edhe u kanë komandat i policisë”, deklaroi dëshmitari Jashari”.

    I pyetur nga prokurorja speciale, Habibe Salihu se kush është personi Çeda, dëshmitari tha se është pikërisht i akuzuari Çedomir dhe se me atë emër e kanë thirrë si fqinj që e kishin.

    Po ashtu, Jashari tha se vetëm shtëpitë e familjes së tij ishin djegur dhe se arsyeja e kësaj ishte se njëri vëlla i tij ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e për të cilën rrethanë ka qenë i njoftuar i akuzuari Aksiq.

    Dëshmitari Jashari tha se me babanë dhe vëllanë e të akuzuarit kanë pasur raporte të mira fqinjësore, por jo edhe me të akuzuarin Aksiq, pasi që asnjëherë nuk u ka folur edhe pse ishin afër me shtëpi.

    Për djegien e shtëpive, dëshmitari thotë se e kishte kuptuar nga fqinjët e tij dhe se vetë ata i kishin treguar se shtëpitë i ishin djegur me urdhër të të akuzuarit Aksiq.

    Për të akuzuarin, Jashari tha se e ka parë personalisht të veshur me rroba të policisë.

    Megjithatë, Jashari tha se nuk kanë pasur probleme para këtij rasti me të akuzuarin dhe se shtëpitë e tyre ishin djegur pasi që kishte ndodhur masakra e Reçakut.

    Paraprakisht, prokurorja Salihu dha fjalën hyrëse, duke thënë se janë një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve dhe provave materiale që flasin për pjesëmarrjen e të akuzuarit Aksiq në krimet e kryera.
    Ndërkaq, mbrojtësi i Aksiq, avokati Zharko Gajiq tha se do të kërkojë nga gjykata që të sigurohen dokumentacione nga institucionet, në mënyrë që të sqarohet personaliteti i të akuzuari Aksiq se a ka qenë ndonjëherë në kundërshtim me ligjin përmes veprimeve të tij.

    Ndryshe, më 20 nëntor 2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë kishte ka mbajta e gjykimit në mungesë edhe ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili po akuzohet për krime lufte. Gjykimi në mungesë parashihet me Kodin e Ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Çedomir Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në Komunën e Shtimes, konkretisht në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. Ai ngarkohet se prej periudhës janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal të uniformuar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integriteti trupor ose shëndetit dhe frikës ndaj popullatës civile.

    Në aktakuzë, thuhet se në pikën e quajtur “Kodra e Gështenjave” vend midis fshatrave Reçak, Mulapolc dhe Petrovë, së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishin urdhëruar dëbimin e banorëve të lagjes, e më pas së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ua kanë djegur shtëpitë të dëmtuarve, duke shkaktuar dëm moral dhe material deri në 300 mijë euro.

    Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Aksiq thuhet se tani të ndjerin Halil Hysenaj e kishe ekzekutuar me një pushkë 10-she, ku familja e të ndjerit paraprakisht ishin ndalur nga i akuzuari Aksiq, ku më pas të njëjtit kishin gjetur trupin e të ndjerit pa shenja jete. Kurse në fshatin Reçak, thuhet se Aksiq kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës.

    Fillimisht, thuhet se Aksiq në bashkëkryerje me forcat tjera serbe, kishin gjuajtur në drejtim të Hajriz Brahimit, derisa ky i fundi ishte duke ikur nga shtëpia e tij në drejtim të malit, dhe pas Hajriz Muratit, Aksiq thuhet të ketë shtënë pastaj edhe në drejtim të Hakin Muratit, Sabri Muratit dhe Arif Muratit. Tutje, në prezencë të gruas (së viktimës), thuhet se Aksiq kishte vrarë dhe personin me emrin Ahmet Mustafa dhe derisa po largohej nga shtëpia e tani të ndjerit Mustafa, me forcat serbe thuhet të kenë shtënë edhe në drejtim të Sadik Mujotës, Hanumshahe Mujotës, Skender Halitit dhe Mehmet Mustafës.

    Dëshmitarë të rastit janë renditur: Ruzhdi Jashari, Sadri Jashari, Bashkim Rizau, Shukrije Hysenaj, Agim Hysenaj, Hajdin Hysenaj, Blerim Hysenaj, Hyzer Hysenaj, Njazi Mujota, Tefik Halili dhe Avdullah Krasniqi.

    Me këto veprime, Aksiq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e dënueshme edhe sipas Konventës së Gjenevës si “Krim lufte” në shkelje të rëndë të nenit 3 të kësaj konvente dhe nenit 4. protokolit 2 të datës 8 qeshor 1977 dhe aktualisht e ndëshkueshme sipas nenit 146 dhe 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Kujtojmë se procesi gjyqësor ndaj Aksiq zhvillohet në mungesë, pasi që Prokuroria dhe Gjykata kanë shtjerrë të gjitha mundësitë për sigurimin e prezencës së tij në gjykim. /BetimipërDrejtësi

  • Çeku mohon ndarjen e mjeteve organizatës “Ec Ma Ndryshe”: Ka përfituar edhe pa qenë unë ministër

    Çeku mohon ndarjen e mjeteve organizatës “Ec Ma Ndryshe”: Ka përfituar edhe pa qenë unë ministër

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mohuar akuzat e partive opozitare për keqpërdorim të buxhetit dhe mungesë të investimeve kapitale për vitin 2023. Ai ka mohuar edhe akuzat për ndarje të mjeteve për organizatën “Ec Ma Ndryshe”, raporton EO.

    Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të këtij dikasteri, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ministri Hajrullah Çeku, patën një përplasje mes vete.

    Fillimisht, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se në këtë raport ka shkelje ligjore dhe elemente të kryerjes së veprës penale.

    “Kisha kërkuar si deputet raportues, nga burimet njerëzore investimet kapitale subvencione kemi shkelje të rregullores që ka bërë vetë ministria, kemi shkelje të ligjit, kemi raste që ka pasur pagesa edhe mbasi janë pranuar punimet dhe kemi vonesa në punime. Nuk e di cili është niveli i menaxhimit të Ministrisë nëse bazohemi në këtë raport është mjaft shqetësuese. E kam lexuar raportin në shumicën e pikave ka elemente të kryerjes së veprave penale dhe ky raport më shumë do të ishte për Prokurori. Ne bazë të raportit po flas nuk e di se çka je me profesion por po marrë cilën dush të gjetur në të gjitha në secilin mund te marrë nga tri raste që mund të konsiderohen ai vepër penale. Në 19 raste të testuar në vlerë totale 2 milionë e 515 mijë përfituesit e subvencioneve nuk kanë dërguar raportet me kohë. Për më tepër në një rast pagesa është bërë në vlerën e plotë edhe pse marrëveshja ishte për tu bërë në dy pjesë. Marrëveshjet nuk ua ka bërë Auditori por ju, nuk po shpiku diçka por po e lexoj raportin”, ka thënë Beqa.

    Ndërsa ministri Ceku mohoi se ka shkelje dhe kryerje të veprës penale, ai ka thënë se ka adresuar të gjitha sqarimet e nevojshme.

    Por ai pohoi se ka vonesa të subvencionimeve por sipas tij, kapacitetet e ministrisë nuk mbërrijnë të përfundojnë projektet me kohë.

    “Kanë qenë më shumë sqarime te rrethana sesa me kundërshtua gjetjet. Dua ta shfaq një mospajtim se asnjë nga të gjeturat nuk te qon tek vepra penale. Kemi ofruar të gjitha sqarimet e nevojshme, me kapacitetet tona të brendshme jo gjithmonë mbërrijmë të përfundojmë punët. Numri i madh i projekteve të investimeve kapitale, numri i madh i thirrjeve të subvencioneve, mijëra aplikues. Ne i kemi edhe argumentimet tona për secilën të gjetur dhe kemi dhe veprimet qe kemi ndërmarrë mund t’i lexoj një nga një ose gjatë debatit. Po e pranoj që ka vonesa dhe jemi të vetëdijshëm por nuk arrita argumentimin se cila shkon në vepër penale, për këtë siguroj që kam nisur raste të tjera nëse kemi pasur një dyshim të caktuar. Një numër shumë i madh i kontratave edhe nëse ndodhin vonesa ne i paralajmërojmë. Sot po flasim për vonesa javore apo mujore, që me këtë vëllim dhe numër të madh të përfituesve edhe në këtë raport të këtij viti gjasat janë që të ketë vonesa në mbylljen e këtyre projekteve”, tha Çeku.

    Tutje, ministri i MKRS-së tregoi edhe arsyen e mbështetjes përmes subvencioneve.

    “Projektet vazhdojnë të kryhen dhe dorëzohen avancat, zyra e prokurimit nuk është kompetente të ndërhyjë. Vonesat në nënshkrimin e kontratave edhe kjo vonesat kanë ndodhur gjatë vonesave të mjeteve duhet te kalojë një kohë shumë e gjatë që një përfitues mos me lajmërua dhe me filluar procedurën. Mund të ketë pakujdesi që mund të jenë shumë te hollësishme. Këto organizata janë serioze dhe janë përfituese vite me radhë. Natyrisht që është shumë me rendësi që këto të gjetura të mos krijojnë një ambient diskriminues qe mund t’i ketë dokumentet në rregull. Ministria jonë ka dy instrumente te mbështetjes, janë investimet kapitale dhe janë subvencionet, investimet kapitale janë ndërtesa kurse subvencioni janë përmbajtje. Në kulture përmbajta është më e rëndësishme se ndërtesa për këtë arsye ne i kemi vërë shumë rendësi subvencioneve”, ka thënë Çeku.

    Po ashtu ai foli dhe akuzat ia ka ndarë organizatës që dikur e drejtonte ky i fundit “Ec Ma Ndryshe”, 257 mijë euro edhe pse pjesë e saj ishte vëllai i tij.

    “Thatë që kam dhënë mbështetje vëllait tim. Mos bëni shpifje dhe pa kurrfarë argumentimi këtë e kam adresuar drejtë në Policinë e Kosovë dhe Agjencinë kundër Korrupsionit nuk e kam paditë për shpifje por si keqpërdorim ndaj meje. Unë deri tash mund të them se deri tani është shpifje. Keqkuptimi i qëllimshëm është me barazua një OJQ me një biznes. Kam punuar në shoqërinë civile dhe kam qenë pjesë e shumë organizatave në cilësi të ndryshme nga viti 2017 e kam ndërprerë aktivitetin e shoqërisë civile dhe nga ai vit nuk kam asnjë angazhim. Në disa organizata që kam qenë pjesë e tyre kanë qenë përfitues të ministrisë edhe para se me qenë unë ministër. Është shumë e ulët mënyra se si është bërë kjo goditje pa kurrfarë verifikimi”, shtoi Ceku.