ATV

Author: ATVLive

  • Zhvillimet në kombëtare, Foda sqaron gjithçka

    Zhvillimet në kombëtare, Foda sqaron gjithçka

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet fillimisht me Lituaninë në udhëtim dhe pastaj me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Por, në konferencën për media, trajneri Franco Foda më shumë foli për zhvillimet të tjera brenda kombëtares, se sa për dy ndeshjet e radhës. Në fakt, që në hyrje të konferencës, Foda sqaroi edhe njëherë vendimin për prjashitmijn e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Aro Muricit duke thënë se ky vendim u morë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

    “Këtë vendim e kanë marrë bashkë trajneri dhe federata duke ditur se këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat e kombëtares dhe rrjedhimisht kundër lojës ndaj Qipros i kemi larguar”, u shpreh shkurtimisht Foda.

    Më tutje, përzgjedhësi i “Dardanëv” tha se në dy ndeshjet e radhës Kosova duhet ta synojë vetëm fitoren dhe asgjë më pak.

    “Nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë grup, ne duhet t’i fitojmë që të dy ndeshjet. Fillimisht do të kemi para vetes disa seanca stërvitore ku do të shihet se gjatë javës si do të veprojmë kundër Qipros, a do të luajmë me dy sulmues apo me disa të tjerë. Kjo mbetet të shihet gjatë ushtrimeve të ardhshme. Por, nuk ka rëndësi se sa sulmues i kemi në sulm, një, dy apo tre, me rëndësi është që ta kemi posedimin e topit dhe bashkarisht me një lojë të përbashkët ta fitojmë ndeshjen dhe bashkarisht të kemi sukses”, theksoi më tutje Foda.

    Të tre lojtarët e përjashtuar më pas kërkuan falje për veprimet e tyre përmes një letre të përbashkët, veprim ky që ngjalli dyshime nëse letra e përbashkët e tyre ishte origjinale apo e falsifikuar. Popr, menacheri i kombëtares, Bajram Shala siguroi se ato janë origjinale dhe se janë lehtësisht të verfikueshe.

    “Kushdo që dyshon se ato nënshkrime janë të falsifikuara, Kosova ka institucione që besoj funksionojnë shumë mirë, mund t’i deponojë ankesat në institucionet përkatëse dhe ka institucione që e vërtetojnë edhe autorësinë e nënshkrimit edhe procedurat dhe gjithçka tjetër. Mendoj që nëse flasim për nivelin e ekipit kombëtar, të diskutohen gjërat të tilla për futbollistë që janë prezent në skuadër tregon qartazi mënyrën se si funksionon i tërë ambienti rreth ekipit kombëtar dhe është pothuajse pa asnjë lloj profesionalizmi të diskutohet atutenticiteti i nënshkrimit të njerëzve që janë prezent në kamp dhe në çdo moment mund të flasin nëse nënshkrimet janë të tyre ose jo”, tha Shala.

    Ndaj Lituani, Kosova luan më 12 tetor, ndërsa ndaj Qipros tri ditë më vonë.

  • Kryeministri i Serbisë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe: E ulë tensionin

    Kryeministri i Serbisë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe: E ulë tensionin

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për futjen e produkteve nga Serbia në pikëkalimin kryesor kufitar në Merdar.

    Vuçeviq tha se kështu, Qeveria e Kosovës e ka ulur tensionin që ekziston prej kohësh, ndërsa përmendi furnizimet me ushqime dhe ilaçe për serbët.

    Ai, siç raporton RTS, tha se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për pikëkalimin kufitar në Merdar, por në të gjitha anët.

    “Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromiset janë gjë e keqe, veçanërisht nëse do të krijojnë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, u tha Vuçeviq gazetarëve në Shkup, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

    Ai foli për takimin rajonal për Procesin e Berlinit, ndërsa paralajmëroi se me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të flitet edhe për CEFTA-n.

  • MINT lanson skemën e granteve për inovacion në vlerë prej 1.9 milionë euro

    MINT lanson skemën e granteve për inovacion në vlerë prej 1.9 milionë euro

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka lansuar skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve start-up dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative, raporton Ekonomia Online.

    Ministrja Rozeta Hajdari, tha se shuma totale e këtij programi është 1.9 milionë euro dhe ndahet në dy llote.

    “Skema totale e granteve për inovacion është 1.9 milion euro dhe ndahen në dy llote. Lloti i parë ka të bëjë me mbështetje deri në 40 mijë euro, ndërsa lloti i dytë deri në 15 mijë euro. Me këtë synojmë hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e eksportit”, tha Hajdari.

  • Përfundon me sukses instalimi i transformatorit në Kosova A, vlera e tij 1 milion euro

    Përfundon me sukses instalimi i transformatorit në Kosova A, vlera e tij 1 milion euro

    Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses një projekt të rëndësishëm në TC Kosova A.

    Projekti, i fokusuar në instalimin e transformatorit të ri, ka si qëllim sigurimin e furnizimit me energji elektrike për shpenzimet e përbashkëta në TC Kosova A.

    Transformatori i ri, me kapacitet 40 MVA (220/6.3 kV), me vlerë prej rreth një milion euro, ofron një zgjidhje optimale për furnizimin e sigurt me energji elektrike, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme sigurinë në njësitë e prodhimit.

    “Transformatori ekzistues, i instaluar në vitet ’70, kishte probleme të shumta dhe humbje të mëdha energjie gjatë transformimit, duke qenë praktikisht i harxhuar dhe gati jo funksional”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    “Vlen të theksohet se transformatori i ri ka humbje shumë më të vogla për shkak të efiçiencës më të lartë në procesin e transformimit të energjisë elektrike nga një nivel tensioni në një tjetër. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e performancës energjetike të sistemit dhe do të kontribuojë në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike”.

  • ​QKMF-ja në Shtime bëhet me pajisjen e mamografit

    ​QKMF-ja në Shtime bëhet me pajisjen e mamografit

    Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Qendra Kryesore Mjekësore Familjare “Dr. Vezir Bajrami”, në Komunën e Shtimes është bëtë me pajisjen e mamografit. Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu ka siguruar donacion edhe nga një kompani, nga e cila të gjitha gratë që paraqiten në QKMF-në, do të ketë për një vit analizat dhe ekzaminimet falas në kuadër të diagnozës që kanë.

    Po ashtu, Aliu ka bërë të ditur se në QKMF do të risjellë radiologun, shërbimet gjinekologjike dhe së shpejti do të ketë marrëveshje me institutin e anatomisë patologjike në Spitalin e Ferizajt që të kryhet PAP test, e cila diagnostikon në zanafillë kancerin e qafës së mitrës.

    “Për të gjitha gratë tashmë të diagnostifikuara me kancer gjiri, e kemi siguruar edhe një donacion nga kompania “Avicena”. Të gjitha gratë për një vit të gjitha analizat dhe ekzaminimet qe do të kenë nevojë këto zonja, t’i kryejnë në kuadër të diagnozës që kanë, mund ti marrin falas nga kompania “Avicena”, duke u lajmëruar në QKMF. Do të diagnostikohen që në zanafillën e tyre, përmes mamografit duke ri sjellë radiologun prapë në komunën e Shtimes, shërbimet gjinekologjike, shumë shpejt do të kemi marrëveshje mes QKMF si dhe Institutit të Anatomisë Patologjike në spitalin e Ferizajt që edhe PAP test, që është një nga analizat qe e diagnostikon, në zanafillë kancerin e qafës së mitrës, të kryhet në komunën e Shtimes”, ka thënë Aliu.

    Ndërsa, iniciatori për këtë donacion, deputeti i LVV-së, Dritan Hyseni bën thirrje të shfrytëzohet aparati dhe të sensibilizohet opinioni, që të testohen me qëllimin nëse ka ndryshim në organizmin e tyre, të evidentohet në fazat e hershme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal.

    “Urojmë që ky aparat të nxjerr vetëm rezultate negative. Bëj thirrje të shfrytëzohet aparati, të sensibilizohet opinioni, që sa më shumë gra të Shtimes, të zonave përreth të vinë dhe testohen, me qëllim që edhe nëse ka ndonjë ndryshim në organizmin e tyre, të evidentohet në fazat e hershme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal”, ka shtuar Hyseni.

    Po ashtu, donatori i kompanisë “Medica” për pajisjen e mamografit, Adrian Ukelli është shprehur se me këtë pajisje, pacientët do të kenë një jetë më të mirë dhe po ashtu familja do të ketë anëtarin më gjatë pranë familjes.

    “Sot morra vesh që ky është aparati i parë, për herë të parë në Komunën e Shtimes, duke marrë parasysh se kanceri i gjirit është një sëmundje në rritje, atëherë, ne po e marrim edhe një meritë për çdo rast i cili do të zbulohet në fazë të hershme në mënyrë që pacientëve të kenë një jetë më të mirë dhe po ashtu familja të ketë anëtarin më gjatë pranë familjes”, është shprehur Ukelli.

    E drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Shtimes, Mimoza Salihu ka falënderuar kryetarin Aliu për mundësinë, kompaninë “Medica”, “Avicenën” dhe të gjithë mjekët në këtë QKMF për punën e tyre të pa lodhshme.

    Pas pranimit të pajisjes së mamografit, kryetari Qemail Aliu së bashku me mjekët e QKMF-së, në shenjë sensibilizimi për ato që janë të prekura nga kanceri i gjirit, kanë ecur në rrugët e Shtimes. /kp

  • Ambasadori shqiptar në RMV shpërndan abetaren e unifikuar për nxënësit në Tetovë

    Ambasadori shqiptar në RMV shpërndan abetaren e unifikuar për nxënësit në Tetovë

    Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Tetovës, Denion Meidani, në një takim me nxënësit shqiptar në Tetovë, i ka mësuar ata që të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

    Meidani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, kanë shpërndarë abetaren e unifikuar shqiptare te nxënësit e klasës së parë.

    Më herët Meidani ka mirëpritur në Ambasadën shqiptare përfaqësuesit e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë “Blazhe Koneski”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

    “Gjatë takimit diskutuam mbi historinë dhe punën e përkushtuar të këtij Departamenti për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe përkthime të tjera të veprave të rëndësishme me vlera kombëtare. Këto vepra janë një gur themeli për të kuptuar më mirë historinë tonë kombëtare dhe identitetin shqiptar”, theksonte ai./tch/

  • Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve, kostoja buxhetore 100 milionë euro shtesë

    Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve, kostoja buxhetore 100 milionë euro shtesë

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nga rritja e pensioneve, do të përfitojnë 304 mijë e 16 qytetarë dhe se kostoja buxhetore është 100 milionë euro shtesë. Rritja e pensioneve nis nga muaji tetor, e ai për kategori të luftës nga janari 2025, raporton EO.

    “Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor”.

    “Edhe pensioni për kategori të luftës, do të hyjë në fuqi nga janari. Ky numër prek 304 mijë e 16 përfitues. Impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë prej 100 milionë euro shtesë”.

    Murati ka thënë se për shkak të disa problemeve me kontrata kolektive në disa komuna, qeveria u ka ofruar ndihmë në këtë. Por sipas tij, komunat këtë nuk e kanë shfrytëzuar. Ndër të tjera, Murati thotë se ka pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar paligjshëm.

    “Në lidhje me kontratën kolektive por edhe të ngjashme, duhet të theksohet mjaftueshëm që buxhetimi për kontrata kolektive duhet të bëhet para se ato të nënshkruhen. Ky është procesi ligjor që duhet ta ndjek secila kontratë kolektive. Pra me problemin që kemi të bëjmë në disa komuna, janë me kontrata kolektive që janë nënshkruar paligjshëm, pa autorizimet e nevojshme. Pra kemi pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar në kohë fushate pa kurrfarë financimi”.

    “Gjithsesi, ne iu kemi ofruar komunave që të mund të buxhetojnë në një linjë tjetër, që quhet rezerva. Megjithatë nuk ka pasur komuna që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi”.

  • 5 571 persona janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 498 aplikime janë refuzuar

    5 571 persona janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 498 aplikime janë refuzuar

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online. Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dh Kontrollin Financiar të subjekteve Politike, tha se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    Sipas tij, në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024 janë pranuar 744 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (574 përmes platformës elektronike dhe 170 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 725 kërkesa, ndërsa 19 të tjera janë refuzuar.

    Buzhala sqaroi se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024, përmes platformës elektronike janë pranuar 6 069 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 5 571, ndërsa 498 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

    Ai më tej ka bërë të ditur se Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ka filluar programi orientues i trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

    “Deri më tani, seancat e trajnimit janë mbajtur me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Zvçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në ditët në vazhdim, programet e trajnimit do të mbahen edhe në regjionet tjera, si: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë”.

  • Haradinaj takohet me Hovenier: Partneriteti me ShBA-në është i përjetshëm

    Haradinaj takohet me Hovenier: Partneriteti me ShBA-në është i përjetshëm

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Në një postim në Facebook, ai tha se diskutuan për zhvillimet politike.

    “E falënderova personalisht ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës”.

    “Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka thënë Haradinaj.

  • Osmani në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione

    Osmani në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

    Presidentja Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, si dhe nga Presidentët e dy shteteve bashkëthemeluese të Procesit Bërdo Brione, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic dhe Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim, gjersa do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

    Takimi vjetor i liderëve do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE. Në sesionin kryesor të liderëve, Presidentja Osmani do të flasë për përkushtimin e Kosovës për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si dhe për bashkëpunim rajonal.