ATV

Author: ATVLive

  • Poetja Donika Dabishevci prezanton librin “E gjihkohshmja Andërr”, i kushtohet përjetimeve në luftë

    Poetja Donika Dabishevci prezanton librin “E gjihkohshmja Andërr”, i kushtohet përjetimeve në luftë

    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka bërë prezantimin e librit me poezi “E gjihkohshmja Andërr”, nga autorja Donika Dabishevci, raportin EO. Poetja Dabishevci ka lexuar poezi të përzgjedhura nga libri, dhe tutje është vazhduar me një bisedë me autoren rreth ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet krijimeve artistike.

    Sipas saj, libri “E gjithkohshmja Andërr” është i ideuar si homazh poetik kushtuar viktimave civile të luftës ku një kapitull i dedikohet edhe fëmijëve në luftë gjë që ndërthuret me ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

    Ajo sqaroi se ky libër me poezi flet për përjetimet e luftës, për të vrarët, për refugjatët, për shtëpitë e braktisura, për varfërinë, për shkatërrimin që sjell lufta dhe përmbyllet me poezinë “Gja s’ka ndrrue!”, duke reflektuar edhe në luftërat që po ndodhin tani nëpër botë.

    “Secila poezi i kushtohet luftës, mizorisë së luftës, është shpresa që mbetet gjallë, pikërisht kjo dëshirë për me mbet gjallë. Andrra për me mbet gjallë”.

    “Ky libër vjen 24 vjet pas luftës, unë kam menduar që me krijuar një farë distance emocionale, jetike prej kohës së luftës në mënyrë që me i përjetuar ato emocionet sepse secili prej nesh ndoshta i ka përjetuar ato emocionet i kanë edhe ato traumat brenda”, tha autorja Dabishevci.

    Ky libër sivjet u vlerësua si libri më i mirë me poezi në Panairin e Librit në Prishtinë. Donika Dabishevci është, poete, studiuese e letërsisë dhe botuese. Ka doktoruar në letërsi, ndërsa përvoja e saj profesionale shtrihet përveç fushës artistike edhe në atë akademike dhe të medias.

    Ka botuar librat: “Dashnisë së nji nate” (poezi, 2020); “Kam me ardhë si deka”, (poezi, 2015); “Proza e poetizuar- F.Konica, M.Frashëri, E.Koliqi, M.Camaj, M.Hanxhari” (studim monografik, 2015), “Imazhe të brishta”( poezi, 2004), “Krizantema të plasura” (poezi,1996) etj, ndërsa poezitë e saj janë të përkthyera në 11 gjuhë.

  • Beteja e opozitës me pushtetin për skandalet dhe ndërhyrjet në KEK – nesër seancë e jashtëzakonshme

    Beteja e opozitës me pushtetin për skandalet dhe ndërhyrjet në KEK – nesër seancë e jashtëzakonshme

    Shefi i GP të LDK, Arben Gashi ka njoftuar se ka thirrur për nesër seancë të jashtëzakonshme.

    Gashi u shpreh se kjo kërkesë erdhi për të adresuar skandalet në KEK.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar/a,

    Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet.

  • Sindikata e Re e KEK-ut thotë se kanë mbështetje për protestën e nesërme

    Sindikata e Re e KEK-ut thotë se kanë mbështetje për protestën e nesërme

    Sindikata e Re e KEK-ut ka bërë të ditur se sot patën një tubim në Termocentralin Kosova A, në të cilin është diskutuar për protestën që pritet të mbahet nesër.

    Në njoftimin e lëshuar në Facebook është thënë se është marrë mbështetje e jashtëzakonshme nga punëtorët për këtë protestë në takimin e sotëm. Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 para zyrave të KEK-ut.

    “Jemi të vendosur për të kërkuar: Rritjen e pagave për të gjithë punëtorët, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, siç e kërkon ligji”.

    “Mos harroni, kjo protestë është për të drejtat dhe dinjitetin tonë si punëtorë të KEK-ut! Është koha të tregojmë që kërkesat tona janë të drejta dhe të merituara. Secili zë i juaji ka rëndësi dhe bashkimi ynë është arma jonë më e fuqishme!”, thuhet në njoftim.

  • Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë jep detaje për takimin me prokuroren speciale

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë jep detaje për takimin me prokuroren speciale

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur të hënën prokuroren e specializuar Kimberly West.

    Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Orav thotë se në takimin me West ka theksuar rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda.

    “Mirëprita të hënën prokuroren e specializuar Kimblery West, e cila vizitoi Kosovën. Theksova rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda dhe se Bashkimi Evropian në Kosovë në koordinim me EULEX-in do të vazhdojnë të mbështesin mandatin e saj”, ka shkruar Orav.

    Prokurorja Speciale erdhi në Kosovë bashkë me zëvendësin e saj, Ward Ferdinandusse.

  • ​Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progres në dialog

    ​Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progres në dialog

    Të enjten, më 24 tetor do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë takim trilateral apo vetëm takime të ndara të palëve me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Në Qeverinë e Kosovës dhe në Bashkimin Evropian nuk e konfirmuan për KosovaPress se do të ketë takim të përbashkët ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

    Në ekzekutiv thonë se fokusi i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit. Nevojën për këtë të fundit e potencojnë edhe në Bashkimin Evropian, mirëpo në partinë më të madhe opozitare, PDK si dhe njohës të procesit të dialogut nuk presin progres në dialog.

    Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit për dialog, Besnik Bislimi, thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces të dialogut, por pa dhënë detaje për agjendën dhe formatet e takimeve të nesërme në Bruksel.

    “Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, thuhet në përgjigjen e tij me shkrim për KosovaPress.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano thotë për KosovaPress se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog.

    “Mund të konfirmojmë se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel. Fokusi i takimit është nevoja urgjente për të filluar me zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe për të ndihmuar palët të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog”, deklaron ai.

    Përkundër takimeve në Bruksel, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa nuk pret progres në dialog dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura.

    Sipas tij, Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht BE-ja nuk mund t’i bëjë presion kryeministrit Albin Kurti për zbatim të marrëveshjeve, kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë katër viteve mandat të tij.

    “Nuk pritet progres në fund të mandatit. Përkundrazi tash edhe bashkësia ndërkombëtare e ulë presionin, pasi nuk mundet një qeverie në shkuarje t’i bëjë presion. Ne kemi pas katër vite mandat dhe s’ka pas ndonjë rezultat nga dialogu dhe tani s’presim në fund. Me pas një punë që ka ecë deri diku dhe tash jemi në fund kishim mundur me besua një gjë të tillë. S’pres asgjë nga dialogu”, thekson Beqa.

    Ndërkaq, njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, thotë se edhe nëse ndodh takimi trilateral nesër në Bruksel do të jetë vetëm sa për fotografi për kinse normalizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve.

    Megjithatë, Arifi potencon se ka probabiliteti sado të vogël që palët të pajtohen për një plan të sekuencimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si parakusht për të pasur qasje në fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

    “Takimi i radhës më shumë do të jetë sa për fotografi dhe vizitualitetit të normalizimit të dialogut. Dialogu s’ka sens nëse nuk zbatohen marrëveshjet e zbatuara. Mund të ketë (progres), probabiliteti ekziston por është i vogël për një sekuencim që të fillohet me zbatimin e marrëveshjes si kusht për Planin e Rritjes. Kjo është një pikëpyetje e madhe nëse do të realizohet në këtë takim, por po e vërej që intenca është që të shkohet me një sekuenicm që të dy vendeve t’i mundësohet qasja në planin e rritjes. Po besoj se edhe nëse kësaj radhe s’ka dakordim për një takim trepalësh, po besoj se të dy vendet nuk do të përjashtohen nga plani i rritjes pasi do të ishte në kundërshtim me vizionin evropian për Ballkanin Perëndimor”, thekson Arifi.

    Takimi trepalësh nuk është mbajtur as në muajin shtator, kur Bislimi dhe Petkoviq kishin udhëtuar në Bruksel, mirëpo ishin takuar vetëm me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel. Një muaj më vonë ishte arritur dakordimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Megjithatë, palët ende nuk janë pajtuar për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes.

    Në qeverinë e Kosovës insistojnë në nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e mirëbesimit në proces të dialogut, derisa kërkojnë edhe tërheqjen e letrës së Serbisë, të cilën e kishin dërguar në Bruksel vitin e kaluar, ku praktikisht ishin tërhequr nga ujdia e Brukselit dhe aneksi i Ohrit./KP

  • ​Guvernatori Ismaili takohet me zëvendësndihmës sekretarin e Thesarit të SHBA

    ​Guvernatori Ismaili takohet me zëvendësndihmës sekretarin e Thesarit të SHBA

    Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili u prit në takim nga zëvendësndihmës sekretari i Thesarit amerikan, Luyen Tran si pjesë e partneritetit ndërmjet BQK-së dhe Departamentit të Thesarit Amerikan.

    Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Thesarit amerikan, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të themelimit të BQK-së. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për Asistencë Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit në ndërtimin e një banke qendrore të fortë dhe të qëndrueshme për Kosovën, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar funksionet dhe kapacitetet e BQK-së.

    “Përkushtimi i vazhdueshëm i Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka qenë thelbësor për përparimin e misionit dhe kapacitetit tonë. Mbështetja juaj ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e sistemit financiar të Kosovës, duke siguruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha ai.

    Ismaili theksoi se ky bashkëpunim ka qenë vendimtar në kornizën qeverisëse, rritjen e mbikëqyrjes rregullatore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar.

    Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e BQK-së për të ruajtur partneritetin e ngushtë me Thesarin e SHBA-së, ndërsa vazhdon të ndjekin iniciativa që do të sigurojnë rritje ekonomike dhe stabilitet financiar në Kosovë.

    Ky takim shërbeu si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet BQK-së dhe Thesarit të SHBA.

    Banka Qendrore e Kosovës mbetet e përkushtuar për të nxitur një sektor financiar të fortë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me një vizion në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

  • ​Bie numri i emigrantëve të parregullt drejt BE përmes Ballkanit Perëndimor

    ​Bie numri i emigrantëve të parregullt drejt BE përmes Ballkanit Perëndimor

    Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, që përfshin edhe Shqipërinë, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt BE-së.

    Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë regjistruar rreth 17 mijë raste të emigrimit të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Pjesa më e madhe e emigrantëve të parregullt të evidentuar kanë qenë nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

    Sipas FRONTEX edhe numri i kalimeve të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian nga të gjitha rrugët e migrimit të parregullt ra me 42%, në rreth 166 mijë raste në nëntë muajt e parë të këtij viti.

    Rruga e Mesdheut Qendror regjistroi një rënie prej 64% në kalimet e parregullta kufitare, ndërsa kufiri tokësor lindor dhe rruga përmes Afrikës Perëndimore panë rritjet më të larta, përkatësisht me 192% dhe 100% të kalimeve të emigrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

    Tri vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të parregullt që kanë synuar vendet e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të FRONTEX, janë Siria, Mali dhe Ukraina.

    FRONTEX tha se mbi tre mijë oficerë dhe personel janë vendosur në të gjithë Evropën, përfshirë dhe Shqipërinë për të ndihmuar në menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së.

    Sipas Analizës Strategjike të Riskut që FRONTEX publikoi pak kohë më parë për vitin 2024 “rrugët kryesore migratore, si ajo e Mesdheut Lindor, Qendror dhe Perëndimor dhe rruga e Afrikës Perëndimore, ka gjasa të ruajnë prurjet migratore të parregullta në të njëjtat përmasa edhe për vitet e ardhshme”.

    Ndërkohë sipas analizës së FRONTEX, Ballkani Perëndimor, ndërsa ka shënuar rënie të ndjeshme në migrimin e parregullt, “vazhdon të jetë një rajon transit për trafikun e llojeve të ndryshme të drogës, të kontrabanduara ose të prodhuara në Evropë si kokaina, hashashi dhe droga sintetike”.

    “Sekuestrimi i qindra tonëve drogë nga zbulimin i komunikimeve të koduara dhe mijëra arrestime në mbarë botën, treguan sipas Frontex një pamje alarmante të përmasave të krimit të lidhur me drogën në vitet e fundit”.

    “Rrjetet e trafikut të drogës janë bërë më agresive, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të bërë një fitim të shpejtë duke ofruar sasi gjithnjë e më të mëdha”, thuhet në analizën e Frontex. /VoA

  • ​Kryeministri Shmyhal: Ukraina merr gati 1.1 miliardë dollarë nga FMN

    ​Kryeministri Shmyhal: Ukraina merr gati 1.1 miliardë dollarë nga FMN

    Rreth 1.1 miliardë dollarë nga FMN kanë arritur tashmë në buxhetin e Ukrainës.

    Këtë e raportoi kryeministri Denys Shmyhal përmes Telegramit, sipas Ukrinform.

    “Përafërsisht 1.1 miliardë dollarë nga FMN kanë mbërritur tashmë në Ukrainë. Fondet do të përdoren për të mbuluar shpenzime të rëndësishme buxhetore të një natyre joushtarake”, shkroi ai.

    Shmyhal vuri në dukje se Ukraina mori këstin falë rishikimit të pestë të suksesshëm të Fondit të Zgjeruar në shumën prej 15.6 miliardë dollarë.

    “Ne i jemi mirënjohës Fondit për mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës. Tashmë po fillojmë punën e përbashkët për rishikimin e ardhshëm të programit”, shtoi ai.

    Siç raportoi Ukrinform më herët, pothuajse 300 milionë, që Kanada ndau për Ukrainën, tashmë kanë arritur në buxhetin e shtetit./Ukrinform/

  • ​Roma tërheq kandidaturën për finalen e Ligës së Kampionëve për vitin 2027

    ​Roma tërheq kandidaturën për finalen e Ligës së Kampionëve për vitin 2027

    Do të duhet të presim edhe disa vite përpara se të shohim sërish një finale të Champions League në Itali. Pas Milanit, edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke reduktuar sfidën ndaj Bakut dhe Madridit . Kjo u konfirmua nga UEFA e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga Azerbajxhani dhe Spanja me “Stadiumin Olimpik” të Baku dhe “Estadio Metropolitano” në garë për një vend.

    Sfida do të vendoset në fund të sezonit, megjithatë i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet deri në pranverë, përcjellë KosovaPress.

    “Deklaratat e interesit nuk janë detyruese dhe propozimet përfundimtare duhet të dorëzohen së bashku me dosjet e aplikimit deri më 19 mars 2025 – shpjegoi UEFA. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të emërojë shoqatat pritëse për dy finalet në maj 2025. Procedura e aplikimit për zgjedhjen e vendeve për të pritur finalet e garave të klubeve të UEFA-s 2027 ka nisur më 30 shtator 2024, me një afat të caktuar për 21 Tetor 2024 për federatat e interesuara të shprehin interesin e tyre”.

    Për këtë rast, Nyon zyrtarizoi edhe kandidaturat për finalen e UEFA Champions League për femra me Varshavën , Barcelonën , Bazelin dhe Cardiffin që synojnë organizimin e ngjarjes. më e rëndësishmja e Evropës për femra lëvizjes.

  • Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe zëvendës-prokurori Ward Ferdinandusse vijnë në Kosovë

    Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe zëvendës-prokurori Ward Ferdinandusse vijnë në Kosovë

    Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse po vizitojnë Kosovën.

    Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    “Prokurorja e Specializuar dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

    West është Prokurorja e tretë e Specializuar, pas Smith i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022 dhe David Schwendiman, i cili shërbeu në periudhën 2016-2018.