ATV

Author: ATVLive

  • Prishtinë: Djali e kanos nënën

    Prishtinë: Djali e kanos nënën

    Djali e ka kanosur nënën e tij, pas një mosmarrëveshje.

    Ai është dërguar për trajtim dhe shërim të mëtutjeshëm.

    “DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 26.10.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën-nënën e tij kosovare, të njëjtën e ka kanosur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të mëtutjeshëm.”

  • Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

    Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

    Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.

    Po ashtu janë shqiptuar 1 mijë e 703 tiketa trafiku.

    17 persona janë arrestuar, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

  • Shtyhet për disa orë seanca ndaj të dyshuarve që sulmuan Gazmend Muhaxherin

    Shtyhet për disa orë seanca ndaj të dyshuarve që sulmuan Gazmend Muhaxherin

    Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, të shtunën u sulmua fizikisht nga dy persona, teksa po dilte nga një kafene me ç’rast pësoi edhe lëndime trupore.

    Të dyshuarit u arrestuan nga policia, ndërkaq sot po mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

    Avokatët e Korab dhe Dukagjin Lulajt, kërkuan shtyrjen e seancës pasi deklaruan se nuk i kishin marrë ende shkresat e rastit.

    Pas kësaj kërkese seanca u shty deri në orën 13:00.

    Mbetet të shihet masa që do të ndërmerret ndaj të dyshuarve për sulm ndaj të parit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

  • Restaurimi i shtëpive, Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO

    Restaurimi i shtëpive, Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se të shtunën, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi.

    “Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore. Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s. Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kurti tha se puna po vazhdon, në dhjetëra monumente, në gjithë vendin. “Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona”.

  • U vendos një arkivol para një shtëpie në Viti, policia jep detaje

    U vendos një arkivol para një shtëpie në Viti, policia jep detaje

    Një familje nga Vitia ka mbetur e tmerruar me veprimin e dy personave, të cilët në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së tyre.

    Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

    Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët.

    Osmani tha se tashmë hetimet kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

  • Xhiro e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet me dy ndeshje tejet interesante

    Xhiro e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet me dy ndeshje tejet interesante

    Xhiro e 10-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me dy ndeshje tejet interesante.

    Malisheva do të mirëpresë në “Liman Gegaj” skuadrën e Dritës.

    Vendasit me një fitore potenciale sot do të merrnin kryesimin e tabelës. Malisheva ka aktualisht 17 pikë, një më pak se Ballkani që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

    Drita ndërkohë ndodhet në pozitën e katërt aktualisht me 14 pikë , por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa malishevasit.

    Dueli tjetër mjaft interesant është ai mes Suharekës dhe Prishtinës.

    Skuadra e promovuar në Superligë këtë sezon, Suhareka është në një ecuri negative duke i humbur secilën nga tre takimet e fundit në kampionat, duke u ndodhur aktualisht në pozitën e 6-të me 13 pikë.

    Prishtina ndërkohë ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe për momentin pozicionohet në vendin e tretë me 16 pikë.

    Të dyja duelet do të fillojnë nga ora 13:00.

  • Sulmi ndaj kryetarit Muhaxheri/ Të dyshuarit dalin para Gjykatës

    Sulmi ndaj kryetarit Muhaxheri/ Të dyshuarit dalin para Gjykatës

    Mëngjesin e djeshëm, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmua fizikisht teksa po dilte nga një lokal i qytetit.

    Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi për IndeksOnline edhe drejtoria rajonale e policisë në Pejë.

    “Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga persona të dyshuar kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lendime trupore. Të dyshuarit janë arrestuar”, deklaroi zëdhënësi Driton Rugova.

    Të dyshuarit Korab dhe Dukagjin Lulaj kanë dalur përpara Gjykatës Themelore të Pejës.

    Seanca gjyqësore ka nisur çaste më parë, dhe mbetet të shihet se ç’masa do të mirren ndaj të dyshuarve.

  • Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

    Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

    Një person është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës.

    Policia nuk ka dhënë detaje por rasti i cili është raportuar mbrëmë pas mesnatës, po konsiderohet si vdekje e dyshimtë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.

  • Numër i madh i të papunëve, qeveria kritikohet për politika jo të mira

    Numër i madh i të papunëve, qeveria kritikohet për politika jo të mira

    Reflektim e politika më të mira po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës njohës të ekonomisë në vend. Kritikat janë shtuar pas publikimit të raportit të fundit nga Banka Botërore i cili nxori se vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar.

    Derisa Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon, njohësit e ekonomisë thonë se “nuk ka vend për mburrje sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës”.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna konsideron se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë stimuj konkret për të rinjtë që të fillojnë një biznes në Kosovë.

    Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se kjo çështje duhet të merret me seriozitet nga ana e institucioneve përgjegjëse.

    Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë se raporti i Bankës Botërore duhet të jetë një shqetësim për qeverinë.

    Në raportin e fundit, Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të moderuar ekonomike gjatë vitit 2024, ndonëse paralajmëron se parashikimi për të ardhmen mbetet i pasigurt.

    Parashihet që Kosova të ketë normën e rritjes ekonomike prej 3.8 për qind. Ndërkaq për vitin 2025, Kosova parashihet të ketë rritje 3.9 për qind.

    Isolina Rossi, ekonomiste në Bankën Botërore dhe autore kryesore e raportit tha se “pavarësisht perspektivës pozitive, rajoni vijon të mbetet i ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh, si rritja e ngadaltë ekonomike në nivel global, kthimi i inflacionit sërish në nivele të larta, pasiguritë politike dhe ngjarjet ekstreme të motit”.

  • Zelensky nënshkruan ligjin që lejon shtetasit e huaj të jenë oficerë në ushtrinë e Ukrainë

    Zelensky nënshkruan ligjin që lejon shtetasit e huaj të jenë oficerë në ushtrinë e Ukrainë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një ligj që lejon shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi të shërbejnë në pozicione oficeri në bazë kontraktuale brenda Forcave të Armatosura të Ukrainës, Shërbimit Special të Transportit Shtetëror dhe Gardës Kombëtare.

    Ky përditësim u raportua në rekordin zyrtar të projektligjit.

    Dokumenti iu kthye Verkhovna Rada me nënshkrimin e Presidentit më 25 tetor.

    Siç është raportuar më parë nga Ukrinform, më 10 tetor, Verkhovna Rada miratoi një ligj që përshkruan procedurat për shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi për të shërbyer me kontratë në Forcat e Armatosura, Shërbimin Special Shtetëror të Transportit dhe Gardën Kombëtare të Ukrainës, duke përfshirë mundësinë për të mbajtur poste oficeri.