ATV

Author: ATVLive

  • Pozitë e opozitë e vlerësojnë Kuvendin si transparent e llogaridhënës

    Pozitë e opozitë e vlerësojnë Kuvendin si transparent e llogaridhënës

    Kuvendi i Kosovës është institucioni më transparent dhe llogaridhënës në Republikën e Kosovës. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, raporton EO.

    Në konferencën përmbyllëse me temën “Transparenca parlamentare, u përmenden arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen.

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryesuese e Forumit për Transparencë Parlamentare, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më transparentë.

    “Nuk dua të ndalem dhe të flas specifikisht për aktivitetet tona sepse janë shumë, por vetëm dua të them që është bërë një punë e jashtëzakonshme për ta bërë Kuvendin siç është sot. Tani nuk jemi të kënaqur sepse ka ende punë për të bërë por megjithatë situata në të cilën e gjejmë vetën sot është krejt ndryshe siç ka qenë para katër vitesh dhe dua t’i falënderoj secilin anëtarë të Forumit për punën që kanë bërë për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien e Kuvendit dhe falë kësaj pune, Kuvendi sot është institucioni më transparent dhe llogaridhënës në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe më transparenti ndër Kuvendet në rajon”, tha ajo.

    Driton Selmanaj, anëtar i këtij Forumi, tha se arritjet e deritanishme janë falë edhe punës së legjislaturave të kaluara.

    “Ka kohë që jam pjesë e kësaj strukture dhe ndjehem mirë që Kuvendi është storie suksesi dhe nuk është vetëm punë e kësaj legjislature por edhe ato të kaluarës. Normalisht që kjo nuk do bëhej pa një ndihmë të jashtëzakonshme të NDI-së”, tha Selmanaj.

    Violeta Haxholli, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare (KDI) tha se Kosova vitin e kaluar është bërë anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur tregon për suksesin e arritur deri më tani.

    “Padyshim që Kuvendi ka shënuar hapa të suksesshëm drejt transparencës, vet fakti që Kosova vitin e kaluar është bërë anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur tregon për suksesin e arritur deri më tani. Megjithatë ne si anëtarë kemi ato kritikat tona se çfarë mund të bëjë Kuvendi më shumë për t’u përmirësuar më shumë në transparencë”, tha Haxholli.

  • Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen për vjedhje.

    Personat e kërkuar janë një grua dhe një burrë.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për Vjedhje”, thuhet në njoftim.

    Policia shton se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

  • Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorc në gjykatën ruse

    Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorc në gjykatën ruse

    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Asma al-Assad, gruaja e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, thuhet se ka bërë kërkesë për divorc dhe po kërkon leje për t’u kthyer në Londër për trajtim urgjent mjekësor.
    Sipas mediave turke, Asma, e cila është diagnostikuar me leukemi, ka paraqitur dy kërkesa në një gjykatë ruse.

    Njëra kërkesë është për divorc, dhe së dyti, kërkon leje për t’u larguar nga Moska, ku familja Assad kërkoi strehim pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

    Burime pranë çiftit zbuluan se Asma al-Assad, e cila ka punuar si bankiere investimesh në Londër përpara martesës së saj me Basharin, është e etur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për kujdesin e duhur mjekësor.

    Nëna e saj, Sahar al-Akhras, një ish-diplomate siriane dhe shtetase britanike, thuhet se ka angazhuar firma kryesore ligjore në Londër për të lehtësuar kthimin e vajzës së saj.

    Ky veprim vjen vetëm disa javë pasi familja Assad u largua nga Damasku pasi forcat rebele morën kontrollin e kryeqytetit sirian. Thuhet se Asma pretendon se ajo nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor në Moskë, ku familja ka qëndruar përkohësisht.

    Divorci i mundshëm i shton një shtresë tjetër kompleksiteti sfidave me të cilat përballet Bashar al-Assad, i cili tashmë ka humbur pushtetin pas dekadash sundimi autoritar. Ndarja mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e ndikimit politik të familjes Assad në rajon.

    Asma, e cila dikur u përshëndet si “Trëndafili i Shkretëtirës” nga mediat perëndimore, u martua me Bashar al-Assad në vitin 2000, pak pasi ai pasoi babain e tij si president.

  • Kryeministri izraelit për herë të pestë para gjykatës për korrupsion

    Kryeministri izraelit për herë të pestë para gjykatës për korrupsion

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për herë të pesë, sot doli para gjykatës në Tel Aviv për të mbrojtur veten kundër akuzave për korrupsion.

    Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu vazhdon të mbrohet para Gjykatës së Qarkut në Tel Aviv në çështjen e njohur si “4000” në të cilën ai akuzohet për ofrimin e favoreve rregullatore për Shaul Elovich, atëherë pronari i kompanisë së telekomunikacionit Bezeq dhe Walla, në këmbim të mbulimit të favorshëm për të dhe gruan e tij.

    Netanyahu përballet me tre raste të veçanta korrupsioni të paraqitura në vitin 2019 kundër tij: Rasti 1000, Rasti 2000 dhe Rasti 4000, të cilat përfshijnë akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

    Kryeministri izraelit mohon çdo keqbërje, duke i quajtur akuzat të rreme.

    Netanyahu, gjyqi i të cilit filloi më 24 maj 2020, është lideri i parë izraelit që ka marrë qëndrimin si i pandehur kriminal në historinë e vendit.

    Sipas ligjit izraelit, atij nuk i kërkohet të japë dorëheqjen nëse nuk dënohet nga Gjykata e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa muaj./AA/

  • Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

    Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

    “Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë, transmeton Radio Kosova. Lajmi transmetohet edhe nga media tjera italiane.

    “Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

    “Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

    “Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

    “Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më 11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim./rtk

  • ​Sot protesta e PD, policia e Tiranës nuk i jep leje

    ​Sot protesta e PD, policia e Tiranës nuk i jep leje

    Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje kërkesës së Partisë Demokratike për organizimin e protestës pasditen e sotme.

    Në një komunikim publik, policia bën me dije se nuk mbështet protestat që bllokojnë akset rrugore duke kufizuar qarkullimin, duke mos i dhënë kështu leje organizatorëve të këtij tubimi.

    Njoftimi i policisë Tiranë:

    Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:

    Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

    Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

    Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

    Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

    Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

    Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

    Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

  • 35 vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpartiakë nderojnë Rugovën

    35 vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpartiakë nderojnë Rugovën

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 35 të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton EO.

    Abdixhiku ka kujtuar 23 dhjetorin e vitit 1989, datë kjo kur intelektual të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.

    “Sot nderojmë dhe kujtojmë 23 dhjetorin e vitit 1989 datën që 35 vite më parë intelektual të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe kombëtarë për liri, pavarësi e demokraci. Themeluan Lidhja Demokratike të Kosovës dhe në krye të saj u vendos arkitekti i vet Kosovës presidenti historik Ibrahim Rugova te i cilin sot i bëmë nderime”, tha Abdixhiku.

    Ai theksoi se Kosova ka nevojë të rikujtoj momentet historike që të bëhen bashkë dhe të krijohen momentume të reja.

    “35 vite më pas ne pasardhësit politik të Rugovizmit kujtojmë të tri dekadat e gjysmë të veprimit të madh politik të kësaj lëvizje të madhe shqiptare e kombëtare dhe nderojmë të gjitha figurat në këtë shtëpi të madhe. Rikujtojmë nevojën që momentet historike të bëhen bashkë dhe të krijojnë momentume të reja. Ky momentum i ri na vjen me zgjedhjet e reja 9 të shkurtit”, ka thënë Abdixhiku.

  • Hill: Çështja e Asociacionit është vendimtare, kemi rënë dakord 12 vite më parë për themelimin e tij

    Hill: Çështja e Asociacionit është vendimtare, kemi rënë dakord 12 vite më parë për themelimin e tij

    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë është një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut, si dhe se çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është vendimtare, transmeton RTS.

    Hill tha se është fakt se Serbia dhe SHBA-të kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, por se nuk duhet të lejojnë që ky fakt t’i pengojë në çështje të tjera.

    “Duhet të biem dakord që të mos pajtohemi për disa gjëra. Mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë është vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik. Ju jeni tashmë një vend lider në investimet në teknologji. Ne punësojmë shumë të rinj serbë dhe Serbia është partneri ynë kryesor për sa i përket tregtisë në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme, por marrëdhënia nuk mund të bazohet vetëm në ekonomi, duhet të bazohet edhe në mirëkuptim politik dhe le të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, tha Hill.

    Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se SHBA-të janë të kënaqura që Serbia e mbështet procesin e dialogut.

    “Është shumë e vështirë, por duhet të them se Serbia po vjen e përgatitur në këto bisedime. Ndonjëherë nuk arrihet përparim në këto bisedime, por nuk mendoj se dikush fajëson Serbinë për faktin se procesi nuk çon në një mirëkuptim më të mirë. Unë e konsideroj çështjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë si një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut”, tha Hill.

    Ai theksoi se çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është absolutisht vendimtare.

    “Ne e kemi mbështetur që kur është rënë dakord për herë të parë rreth 12 vite më parë dhe duhet të zbatohet. Edhe pse njerëzit e kanë dëgjuar një mijë herë dhe janë të frustruar nga fakti që nuk është zbatuar, kjo nuk do të thotë se nuk duhet folur për të. Mendoj se duhet të jemi shumë të përqendruar në fillimin e kësaj”, tha Hill.

  • Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari e festave

    Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari e festave

    Festat e fundvitit po ofrohen. E nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit, do të jenë plot katër ditë pëushim.

    Për nder të festave të fundvitit, nëpunësit e Administratës Publike do të kenë pushim më 25 dhjetor- e mërkurë, pasi që është festa e Krishtlindjeve katolike.

    E ditët e pushimit do të vazhdojnë dhe me datat 01 dhe 02 janar, për vit të ri.

    Por ditët e pushimit nuk mbarojnë me kaq. Punëtorët e Administratës Publike, do të kenë pushim dhe me 07 janar, pasi që janë Krishtlindjet Ortodokse.

  • ​Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga BB

    ​Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga BB

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë lansuar pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

    Kryeministri Kurti, ka thënë se krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme.

    Ai tha se ky program ofron mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.

    Kurti tha se ky projekt mbështetet nga Banka Botërore me vlerë 1.8 milionë euro dhe përfshinë pagesën e transportit dhe çerdhes për fëmijët.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sot po lansojnë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pandodhur më parë për më të vegjlit, për familjet që më shumti kanë nevojë.

    Sipas saj ky program është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.