ATV

Author: ATVLive

  • ​Vjedhje në një qendër tregtare, arrestohen dy vëllezër

    ​Vjedhje në një qendër tregtare, arrestohen dy vëllezër

    Një person i armatosur dyshohet se ka kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Deçan.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ku i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërkohë i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij, pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje.

    Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

  • 3 praktika të shëndetshme dietale për një lëkurë më të re

    3 praktika të shëndetshme dietale për një lëkurë më të re

    Kur vjen puna tek mirëmbajtja apo arritja e një pamje sa më të re dhe të freskët, vlera e dietave mirë të balancuara dhe të shëndetshme shpesh neglizhohet.

    Ajo që e fusim në trup ka ndikim jetëgjatë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi, dhe kjo gjë shpesh vërtetohet nga kualiteti i lëkurës së njeriut, transmeton Kohalife.

    Në shpesh harrojmë ta konsiderojmë lëkurën si organ të trupit, por në fakt lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut dhe kryen shumë funksione jetësore. Prandaj, për ta arritur një shëndet të mirë të lëkurës, duhet ndjekur tri praktika dietale.

    1. Mos e privoni veten

    Është e rëndësishme që sa më herët t’i zbatoni praktikat e shëndetshme dietale, që do të thotë t’i shmangni metodat dietale që kërkojnë privimin e disa ushqimeve. Përkundrazi zgjidhni një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese, e cila iu siguron shëndet të mirë dhe lumturi, sepse një dietë e shëndetshme rezulton me lëkurë të freskët dhe të shëndetshme.

    2. Merrni mjaftueshëm kolagjen në dietën tuaj

    Proteina më e bollshme në trup është kolagjeni, duke përbërë 70 për qind të proteinave në lëkurë. Produktet kozmetike si kremrat e fytyrës të cilat përfshijnë kolagjen, arrijnë të depërtojnë vetëm një shtresat e jashtme të lëkurës, ndërsa konsumimi oral i kolagjenit e përmirëson prodhimin e tij, nga shtresat më të thella të lëkurës.

    Nga mosha 25-vjeçare, prodhimi i kolagjenit në trup fillon të bie, dhe kjo i shkakton fazat e para të plakjes së lëkurës. Prandaj, konsumimi i suplementeve me kolagjen mund ta ndihmojnë përmirësimin e shëndetit të lëkurës suaj, hidratimin e saj, forcimin e lëkurës dhe mënjanimin e rrudhave të padëshiruara.

    3. Sigurohuni të merrni sasi të balancuar të vitaminave

    Vitaminat e luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e vazhdueshëm të trupit, dhe sërish ne nuk kemi kohë të mjaftueshme ose prirje për t’i përgatitur vaktet e nevojshme ushqimore të cilat janë të pasura me vitaminat që na duhen. Disa vitamina janë veçanërisht jetësore për shëndetin e lëkurës, dhe është me rëndësi që ato të jenë pjesë e një diete të përditshme.

    Këto konsiderohen vitaminat kryesore:

    · Vitamina C e cila kontribuon në prodhimin normal të kolagjenit, si dhe e mundëson një funksion normal të lëkurës.

    · Vitamina E që kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ

    · Niacina dhe biotina të cilat kontribuojnë në mirëmbajtjen e një lëkurë normale dhe të shëndetshme.

    Një dietë e balancuar është tejet e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme, që do të thotë se duhet t’i përmbushni kërkesat e nevojshme të vitaminave dhe mineraleve, si dhe një ekuilibër në makroelemente si, karbohidratet, proteinat dhe yndyrat.

  • Hamza premton 25 milionë euro bursa në vit: Hapim shumë dyer të mundësive për studentët

    Hamza premton 25 milionë euro bursa në vit: Hapim shumë dyer të mundësive për studentët

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar sot Espresson e radhës me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes së studentëve, raporton Ekonomia Online.

    Hamza ka premtuar se 25 milionë euro do t’i ndajë si bursa në çdo vit, e që sipas tij do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

    “Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë. Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

  • Maqedonci: Ushtria jonë është më e fuqishme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin

    Maqedonci: Ushtria jonë është më e fuqishme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e fundvitit për medie, ka thënë se për këtë vit kjo ministri ka shpenzuar 97 për qind të buxhetit që ka qenë i dedikuar për mbrojtjen, raporton EO.

    Ai ka thënë se gjatë këtij mandati kanë dyfishuar numrin e ushtarakëve.

    “Kemi pasur katër objektiva. Ushtria jonë sot është më e fuqishme se kurrë, më e përgatitur dhe e trajnuar se kurrë dhe më e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë. Gjatë mandatit tonë deri tani janë rekrutuar 1971 ushtarak të rijnë, ndërsa jemi në proces të rekrutimit edhe të 300 ushtarëve duke quar në numrin total në 2271. Kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Gjatë katër viteve janë shpenzuar mbi 270 milion euro në blerjet ushtarake, pra të armatimit”, tha Maqedonci.

  • Dita e Veteranëve, Krasniqi i uron: “Gëzuar të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri”

    Dita e Veteranëve, Krasniqi i uron: “Gëzuar të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri”

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar veteranët në ditën e tyre, raporton Ekonomia Online.

    “Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë”, ka shkruar Krasniqi.

    Krasniqi ka uruar se të gjithë luftëtarët e lirisë, që siç ka thënë ai “na dhuruan një të ardhme pa robëri”.

    “Nderime për çdo betejë e sakrificë. Gëzuar Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës. Mirënjohje të përjetshme!”, ka thënë ai në urimin e tij.

    Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor.

    Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

    Në këtë ditë kujtohen Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

  • Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

    Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

    “Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

    “Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

    Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.

    Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

    Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

    Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme.

    Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

    “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen”, tha Tedros.

    Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

    Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. /REL

  • Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

    Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

    Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person në Gjilan. Policia ka bërë të ditur se sipas viktimës, për rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj, raporton Ekonomia Online.

    Rasti është në procedurë të hetimit, përderisa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

    “SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.”

  • Vëllai e sulmon fizikisht vëllain në Gjakovë, Policia jep detaje

    Vëllai e sulmon fizikisht vëllain në Gjakovë, Policia jep detaje

    Një person e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë / 29.12.2024-23:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

  • ​Vrasje në tentativë, katër persona të arrestuar

    ​Vrasje në tentativë, katër persona të arrestuar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën Remzi Ademaj në Prizren, janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Klinë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Klinë

    Një person është gjetur pa shenja jete në Klinë.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “HETIM I VDEKJES- Klinë / 29.12.2024-12:54. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar.”