ATV

Author: ATVLive

  • Pesë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

    Pesë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

    Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë janë regjistruar katër raste, nga të cilat tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor, katër persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq njëri nga rastet ka shkuar në procedurë të rregullt.

    Në Graqanicë është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër. I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq rasti është në procedurë hetimore.

  • 3 aksidente me fatalitet e 19 me të lënduar brenda 24-orëve

    3 aksidente me fatalitet e 19 me të lënduar brenda 24-orëve

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve të fundit janë shkaktuar 3 aksidente me fatalitet e 19 me të lënduar.

    Po ashtu është bërë e ditur se janë shkaktuar 35 aksidente me dëme materiale. Zyrtarët policorë brenda 24-orëve të fundit kanë shqiptuar 1812 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    Sipas raportit 16 persona janë dërguar në mbatje.

  • Dështon seanca për uzurpim prone, mungojnë të paditurit

    Dështon seanca për uzurpim prone, mungojnë të paditurit

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca përgatitore për rastin lidhur me uzurpimin e një prone në vlerë milionëshe në Prishtinë/Çagllavicë.

    Shkaku i dështimit ishte mungesa e disa të paditurve që janë të përfshirë në këtë kontest gjyqësor.

    Kryetarja e trupit gjykues, Krenare Morina, tha se nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës.

    Nga viti 2002, kjo prona është në kontest pronësor mes një personi, i cili posedon dokumentacion që ka blerë tokën dhe mbi 20 personave të tjerë që gjithashtu pretendojnë se prona është e tyre.

  • Eksperti britanik thotë se Gjykata Speciale është krijuar për interesat e Serbisë

    Eksperti britanik thotë se Gjykata Speciale është krijuar për interesat e Serbisë

    Eksperti britanik Aidan Hehir thotë se Gjykata Speciale në Hagë nuk do të sjellë drejtësi për Kosovën.

    Sipas tij, ky institucion është krijuar nga presioni ndërkombëtar dhe u imponua Parlamentit të Kosovës në vitin 2015.

    Hehir thekson se gjykata po i shërben narrativës serbe për luftën, duke dëmtuar perceptimin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

  • Dy gjeneralë amerikanë vizitojnë FSK-në

    Dy gjeneralë amerikanë vizitojnë FSK-në

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti në takim dy gjeneralë amerikanë të rangut të lartë.

    Ata janë Michael Wegscheider nga Divizioni i 28-të i këmbësorisë dhe Stephen Osborn nga Garda Kombëtare e Ajovës.

    Në takim u diskutua për arritjet e fundit të FSK-së dhe aktivitetet e përbashkëta me forcat amerikane. Temë qendrore ishte edhe ushtrimi “Defender Europe 25”, ku FSK po merr pjesë në katër shtete të rajonit.

  • Dialogun në Bruksel, Bislimi takon Sorensenin

    Dialogun në Bruksel, Bislimi takon Sorensenin

    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me Serbinë.

    Ai është takuar me të dërguarin e Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Nesër pritet të takohet edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Këto janë takimet e para në nivel të kryenegociatorëve që nga emërimi i Sorensenit në këtë post.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropain ka përsëritur se marrëveshja bazë në Bruksel dhe aneksi i Ohrit mbeten në fuqi dhe duhet të zbatohen nga të dyja palët.

  • Osmani nderon nënat e Srebrenicës me medalje presidenciale

    Osmani nderon nënat e Srebrenicës me medalje presidenciale

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar nënat e Srebrenicës me Medaljen Presidenciale për Shërbim, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.

    Osmani theksoi se mbi 8 mijë burra dhe fëmijë u masakruan në Srebrenicë nga forcat gjenocidale të Millosheviqit, ndërsa nënat nuk kanë një varr ku t’i qajnë të dashurit e tyre, por kanë ngritur zërin për drejtësi.

    Osmani dhe përfaqësuesja e nënave të Srebrenicës thanë se gratë, përkundër dhimbjes, nuk heshtën, por u bënë zëri i të zhdukurve, ruajtën kujtimin e tyre dhe para botës mbrojtën dinjitetin njerëzor.

  • Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Osmani: Gratë na mbajtën gjallë në errësirë

    Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Osmani: Gratë na mbajtën gjallë në errësirë

    Në Prishtinë ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me mbi 150 folës nga 45 shtete. Presidentja Vjosa Osmani, si nikoqire e forumit, në fjalën e saj hyrëse, theksoi rolin vendimtar të grave në ndërtimin e paqes.

    Ndërkohë, në këtë forum pjesëmarrës është edhe Guvernatori i Përgjithshëm të Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Rodney Williams.

    Ai vlerësoi përpjekjet e Osmanit për të siguruar partneritete strategjike, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur paqen e Kosovës brenda komunitetit evropian, e të cilat i cilësoi si “sjellje shembullore”.

  • Haxhiu: Sulmet seksiste, mizogjene ndaj meje, të papranueshme

    Haxhiu: Sulmet seksiste, mizogjene ndaj meje, të papranueshme

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila është edhe e propozuara për kryeparlamentare, ka akuzuar partitë deri tash në opozitë se po bëjnë sulme seksiste ndaj saj.

    Pas dështimit të seancës e 25-të për konstituimin e Kuvendit, Haxhiu ka thënë se këto sulme ndaj saj janë të papranueshme.

  • Çitaku: Kosova është më e madhe sesa një emër i përveçëm

    Çitaku: Kosova është më e madhe sesa një emër i përveçëm

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë sërish thirrje drejt partisë Vetëvendosje dhe partnerëve të saj, të reflektojnë mbi ngërçin politik të shkaktuar.

    Pas përfundimit të seancës ajo tha se për shkak të insistimit të tyre, në vetëm një emër vetëvendosje s’arrin të kapë shumicën.