ATV

Author: ATVLive

  • Kosova e nis rrugëtimin drejt “Euro 2024” pa humbje, merr një pikë në Tel Aviv

    Kosova e nis rrugëtimin drejt “Euro 2024” pa humbje, merr një pikë në Tel Aviv

    Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

    Izraelitët ishin më të mirë në pjesën e parë, por ishin “Dardanët” që shkuan në pushim me epërsi minimale.

    Milot Rashica sulmoi portën kundërshtare në minutën e 36-të, teksa topi shkoi në rrjetë pas devijimit të Elazar Dasa, i cili shënoi autogol.

    Kosova e nisi shumë më mirë pjesën e dytë dhe ia doli të dyfishonte epërsinë në minutën e 49-të përmes Rashicës.

    Megjithatë, goli i sulmuesit vushtrrias u anulua pas rishikimit me VAR, pasi që u pa se ai kishte luajtur me dorë para se të shënonte.

    Kombëtarja kosovare vazhdoi të rriste presionin në vazhdim, teksa ishte sërish Rashica që kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 93-të, por 26-vjeçari dështonte të shënonte nga afërsia.

    Kosova dhe Izraeli ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. Në këtë grup prin Zvicra me tre pikë.

  • Sallatë me fasule si racion

    Sallatë me fasule si racion

    Receta e sotme bën bashkë fasulen e kuqe dhe të bardhë, që do i japin trupit tuaj energji dhe plot lëndë ushqyese

    Domatet dhe përbërësit tjerë, ia shtojnë lezetin kësaj recete! – transmeton Telegrafi.

    Nevojiten:

    – 150 g fasule të kuqe;
    – 150 g fasule të bardhë;
    – 2 domate;
    – 1 spec;
    – 1 spec djegës i vogël;
    – 1 qepë e kuqe;
    – pak majdanoz të freskët;
    – disa fletë borziloku;
    – vaj ulliri,
    – uthull molle;
    – kripë;
    – piper.

    Përbërësit:

    Zieni fasulen dhe lëreni që të ftohet pak.

    Grini qepën, specin dhe domaten dhe pastaj përzieni me fasulen.

    Qitni erëza sipas shijes, në fund shtoni fletët e borzilokut dhe qitni sipër vajin e ullirit dhe uthullën e mollës.

  • Ndaloni së ngrëni thonjtë, duke shfrytëzuar këto teknika

    Ndaloni së ngrëni thonjtë, duke shfrytëzuar këto teknika

    Është një nga shprehitë më të këqija që ekzistojnë, por miliona njerëz vazhdojnë të hanë thonjtë. Por pse e bëjnë këtë?

    Sipas psikologëve, kjo është në bazë nervore dhe përdoret për të larguar energjitë negative – menaxhimi i stresit dhe ankthit, mund të ndihmojë në heqjen e shprehisë.

    Ngrënia e thonjve, si shumë shprehi të tjera, vjen nga ndjenja të thella dhe shqetësime.

    Këto janë disa nga format, me të cilat mund të “hiqni thonjtë nga goja”, njëherë e përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

    Kujtoni vetës rreziqet shëndetësore

    Thonjtë janë përplot me baktere, që vinë nga gjërat që i prekni gjatë ditës, si dorëzën e derës, kapakun e shportës së mbeturinave apo paratë. Kur kafshoni thonjtë, ju i futni këto baktere direkt në organizëm, duke rrezikuar rëndë shëndetin.

    Bëni manikyr dhe lyejini kuq

    Bëni një manikyr profesionist – si një dhuratë që e tejkaluat shprehinë dhe, lyejini thonjtë kuq. Ju do t’u ruani thonjtë nga prishja e formësimit, derisa ngjyra e kuqe gjithmonë ju kujton se duhet ndaluar.

    Hani vetëm thonjtë e njërës dorë

    Shprehia nuk mund të hiqet lehtë, andaj provoni të kafshoni vetëm thonjtë e njërës dorë. Dora tjetër do të fillojë të duket bukur dhe të ndihet shëndetshëm, teksa tjetra mbetet keq, me thonj të dëmtuar.

    Krahasimi i duarve, ndihmon që të mërzitet kjo shprehi e pështirë

    Provoni teknika mashtrimi. Sa herë që ndjeni nevojë të hani thonj, provoni të bëni diçka tjetër. Kapni një letër dhe paloseni disa herë, merrni një tel dhe krijoni rrathë, apo thjeshtë qëndroni me një këmbë për një kohë.
    Nëse provohet kjo teknikë disa herë me radhë, mund të largohet shprehia e ngrënies së thonjve.

  • Edhe Nora Gjakova në finale, Kosova siguron dy medalje të argjendta

    Edhe Nora Gjakova në finale, Kosova siguron dy medalje të argjendta

    Xhudisetet kosovare po shkëlqejnë në paraqitjet e tyre në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Gjeorgji.

    Nora Gjakova tashmë ka kaluar në finale të Grand Slamit të xhudos Tbilisi pasi e mposhti xhudisten nga Kanada Jessica Klimkat, raporton KosovaPress.

    Kjo nënkupton që ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe do të luftojë në finale për të artën.

    Medaljen e artë do ta kërkojë edhe Distria Krasniqi.

  • Pas tri vitesh mungesë, turistët japonezë rikthehen në Muzeun e Krujës

    Pas tri vitesh mungesë, turistët japonezë rikthehen në Muzeun e Krujës

    Muaji mars ka shënuar rritje të numrit të turistëve të huaj në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

    Në këtë fillimjave Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e kanë vizituar një grup turistësh nga Japonia, të cilët janë njohur me historinë dhe traditat shqiptare.

    “Pas 3 vitesh mungese për shkak të pandemisë në këtë muze janë rikthyer grupet e organizuara me turistë japonezë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë”, ka thënë për Atsh-në drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik, Mehdi Hafizi.

    Ai ka theksuar se vetëm në 3 javët e para të marsit ky muze është vizituar nga rreth 2000 turistë. “Gjatë marsit është shtuar numri i turistëve me grupe të organizuara si amerikanë, italianë, spanjollë, gjermanë, etj”.

    Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ishte përuruar më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut, shkruan Atsh Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

  • Qofte vegane me fasule (pa gluten)

    Qofte vegane me fasule (pa gluten)

    Sot, gjithnjë e më shumë receta i janë përshtatur ushqimit vegan

    Qoftet vegane mund të shijohen po aq (dhe më shumë!) duke i përgatitur me kombinime të ndryshme perimesh dhe drithërash.

    Për këto qoftere do t’ju duhen fasule. Mund të përdorni çdo lloj fasule. Gjithashtu, fasulet mund të jenë të konservuara ose mund t’i përgatitni vetë. Përveç fasuleve, do t’ju duhet tërshërë, qepë, pak miell dhe erëza (kripë, piper, spec i tymosur i bluar, mustardë). Pra, mund të konkludoni se ju nevojiten shumë pak përbërës për të bërë këtë burger të shijshëm.

    Fasulet e ziera duhen t’i shtypni me pirun, pastaj mund të shtoni tërshërën dhe të gjitha erëzat. Grini imët qepën dhe më pas përziejeni me fasulet. Kur gjithçka të jetë përzier mirë, në masë mund të shtoni pak miell në mënyrë që masa të mos jetë shumë ngjitëse.

    Është shumë e rëndësishme që mielli të përzihet mirë në masë (asnjë pjesë e bardhë nuk duhet të duket askund). Më pas formoni me duar toptha më të vegjël dhe i rrafshoni në mes që të marrin formën e qoftes. Qofterja e formuar mund ta spërkatni pak më shumë miell nga të dyja anët.

    Qofteret janë më mira të skuqen në vaj në tigan. Mund t’i piqni edhe në furrë, por duhet të shtoni shumë vaj që të mos dalin shumë të thata. Burgerët e gatshëm mund të shërbehen në simite me perime ose me ndonjë shtesë (p.sh. oriz, pure, patate, perime…).

    Koha:

    Përgatitja – rreth 15 minuta
    Pjekja – rreth 15 minuta

    Përbërësit (rreth 5-6 copë):

    ▪ 1 filxhan fasule të gatuara,
    ▪ 2 lugë tërshërë (pa gluten),
    ▪ 1 lugë çaji spec të bluar të tymosur,
    ▪ 1/2 lugë çaji kripë,
    ▪ 1/3 lugë çaji piper,
    ▪ 1/4 qepë (copëtuar imët),
    ▪ 1 lugë çaji mustardë,
    ▪ 1/2 lugë lugë çaji miell pa gluten (Schaer, Mix Bread),
    + më shumë për spërkatje.

    Përgatitja

    1. Fasulen e zier shtypeni me pirun, pastaj shtoni tërshërën dhe të gjitha erëzat (kripë, piper, spec i bluar i kuq, mustardë).

    2. Përziejini mirë erëzat në masë, pastaj shtoni qepën e grirë shumë hollë. Përzieni qepën në masë.

    3. Shtoni rreth gjysmë luge miell pa gluten në masë dhe përzieni mirë në mënyrë që të mos shihen pjesët e bardha në masë.

    4. Formoni topthat dhe rrafshoni në mes në mënyrë që të formoni qoftere. Pastaj spërkatni pak miell nga të dy anët.

    5. Piqni në tavë në vaj të nxehur. Gjatë pjekjes njëherë rrotulloni në mënyrë që të piqen mirë nga të dyja anët.

    Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/

  • Me ndihmën e këtij truku do ta gatuani picën më të pëlqyer ndonjëherë!

    Me ndihmën e këtij truku do ta gatuani picën më të pëlqyer ndonjëherë!

    Ekspertët e kulinarisë theksojnë që truku qëndron në përgatitjen e picës më të mirë pikërisht në temperaturë pjekjeje

    Për shkak të shijes së parezistueshme, pica është ndër ushqimet më të pëlqyera të shumicës, mirëpo kur i gatuajmë në variantin e shtëpisë, zakonisht nuk na dalin si në restorante dhe piceri, transmeton Telegrafi.

    Shumë amvisa, kur gatuajnë për familjarët e tyre, më së shumti kujdes i kushtojnë shpërndarjes së perimeve, mozzarellës dhe proshutës në brumë. Mirëpo, pa dashje brumin e lënë në temperaturën në të cilën duhet të piqet.

    Në të vërtetë, picat në restorante dhe piceri piqen në furra rrethore në temperaturë prej 239 gradësh Celsius, andaj nxehtësia përhapet në mënyrë të barabartë.

    Pra, nëse e gatuani në kuzhinën tuaj në furrë të zakonshme, do të duhej ta nxehni në 230 gradë Celsius dhe vetëm atëherë ta fusni picën që të piqet.

    Gjithashtu nëse në brumë keni radhitur perimet të cilat mund të lirojnë ujë, është me rëndësi që ta piqni disa minuta më shumë. /Telegrafi/

  • NASA gjurmon asteroidin që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046

    NASA gjurmon asteroidin që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046

    Shkencëtarët e NASA-s po gjurmojnë një asteroid që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046. Është një shans “shumë i vogël” (rreth 1 në 600), sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s.

    Shkencëtarët po e vëzhgojnë nga afër asteroidin, i cili është sa madhësia e një pishine olimpike. Asteroidi, i quajtur 2023 DW, aktualisht është në krye të “listës së rrezikut” për goditjen e Tokës. Ky asteroid u pa për herë të parë më 28 shkurt dhe ka potencialin t’u përplasur në Tokë më 14 shkurt 2046, ose në vitet në vijim deri më 2051, njofton Skynews, përcjell Klankosova.tv

    Astronomi Piero Sicoli, paraqiti llogaritjet e tij për trajektoren e asteroidit, duke vlerësuar se ka një shans 1 në 400 që asteroidi ta godasë Tokën. Nëse ndodh, llogaritjet e tij, bazuar në atë që dihet aktualisht për asteroidin, sugjerojnë se ai mund të përplaset midis Oqeanit Indian dhe bregut lindor të ShBA-së.

    NASA po punon për lëshimin e teleskopit “Surveyorin” në vitin 2028, i cili do të jetë teleskopi i parë hapësinor i projektuar posaçërisht për të gjuajtur asteroide dhe kometa që mund të jenë rreziqe të mundshme për Tokën.

  • “Pas vdekjes, ju jeni të vetëdijshëm” – thonë shkencëtarët

    “Pas vdekjes, ju jeni të vetëdijshëm” – thonë shkencëtarët

    Gjatë dekadave të fundit, komuniteti shkencor ka qenë gjithnjë e më i interesuar për përvojat pranë vdekjes dhe potencialin e tyre për të hedhur dritë mbi misteret e vdekjes. NDE-të i referohen një sërë përvojash që disa individë raportojnë se kanë pasur si gjatë arrestit kardiak ose një aksidenti të rëndë.

    Një nga aspektet më intriguese të NDE-ve(Përvoja pranë vdekjes) janë raportet e individëve që pretendojnë se kanë qenë në gjendje të rrëfejnë me saktësi ngjarjet që kanë ndodhur rreth tyre, pavarësisht se konsideroheshin klinikisht të vdekur ose të pavetëdijshëm në atë kohë. Ky fenomen ka sfiduar pikëpamjet tradicionale rreth marrëdhënies midis aktivitetit të trurit dhe vetëdijes, shkruan Big Think.

    Ndërsa mekanizmat e saktë prapa NDE-ve janë ende të paqarta, hulumtimet e fundit kanë sugjeruar që vetëdija jonë mund të vazhdojë për një periudhë të shkurtër pasi zemra dhe frymëmarrja jonë të kenë ndalur. Sipas disa studimeve, kjo periudhë mund të variojë nga dy deri në 20 sekonda.

    Këto gjetje kanë implikime të rëndësishme për të kuptuarit tonë të vdekjes dhe trurit të njeriut. Ata sugjerojnë se vetëdija mund të jetë më komplekse sesa mendohej më parë.

    Koha e vdekjes konsiderohet kur një person ka kaluar në arrest kardiak, që është ndërprerja e impulsit elektrik që drejton rrahjet e zemrës. Si rezultat, zemra bllokohet. Ky moment kur zemra ndalon konsiderohet nga profesionistët mjekësorë si treguesi më i qartë se dikush ka vdekur.

    A e kapërcen vdekja menjëherë përvojën tonë subjektive?

    Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të magjepsur nga përvojat pranë vdekjes (NDE) dhe ndjesitë e çuditshme që njerëzit raportojnë kur janë afër vdekjes. Ndërsa disa njerëz mund t’i shohin NDE-të si përvoja të mbinatyrshme ose fetare, disa shkencëtarë kanë filluar të hetojnë shkaqet themelore fiziologjike të këtyre përvojave.

    Sipas hulumtimeve të fundit, NDE-të mund të shkaktohen nga rrjedhja e reduktuar e gjakut dhe aktiviteti elektrik jonormal brenda trurit. Këto ndryshime mund të çojnë në një rritje të aktivitetit nervor që mund të prodhojë “tunelin e dritës së bardhë” stereotip që shumë njerëz e lidhin me NDE.

    Dr. Sam Parnia, një studiues i kujdesit kritik dhe ringjalljes në Shkollën e Mjekësisë NYU Langone në qytetin e Nju Jorkut, ka studiuar momentet para dhe pas vdekjes si te kafshët ashtu edhe te njerëzit. Ai dhe kolegët e tij kanë zbuluar se shumë njerëz që kanë pasur NDE raportojnë se qarkullojnë nëpër dhomë dhe janë të vetëdijshëm për ekipin mjekësor që punon në trupin e tyre.

    “Ata do të përshkruajnë shikimin e mjekëve dhe infermierëve duke punuar dhe ata do të përshkruajnë të kenë ndërgjegjësim për bisedat e plota, për gjërat vizuale që po ndodhnin”, ka thënë Dr. Parnia për Live Science.

    Derisa shkaqet e sakta të NDE-ve janë ende të paqarta, hulumtimi i kryer nga Dr. Parnia dhe të tjerë sugjeron se këto përvoja mund të kenë një bazë shkencore. Duke studiuar ndryshimet fiziologjike që ndodhin gjatë dhe pas vdekjes, studiuesit mund të jenë në gjendje të hedhin dritë mbi misteret e trurit dhe ndërgjegjes njerëzore.

    Edhe pas ndalimit të frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës, ne mbetemi të vetëdijshëm për rreth dy deri në 20 sekonda, thotë Dr. Parnia. Kjo është sa kohë mendohet se korteksi cerebral zgjat pa oksigjen. Kjo është pjesa e të menduarit dhe e vendimmarrjes së trurit. Është gjithashtu përgjegjës për deshifrimin e informacionit të mbledhur nga shqisat tona.

    Sipas Dr. Parnia, gjatë kësaj periudhe, “ju humbni të gjitha reflekset e trungut tuaj – refleksin tuaj të gojës, refleksin e bebëzës suaj, gjithçka që është zhdukur”. Valët e trurit nga korteksi cerebral shpejt bëhen të pazbulueshme. Megjithatë, mund të duhen orë që organi ynë i të menduarit të shuhen plotësisht.

    Zakonisht, kur zemra ndalon së rrahuri, dikush kryen CPR (ringjallje kardiopulmonare). Kjo do të sigurojë rreth 15% të oksigjenit të nevojshëm për të kryer funksionin normal të trurit.

    “Nëse arrini të riktheni ne funksion zemrën, gjë që përpiqet të bëjë CPR, gradualisht do të filloni të rifunksiononi trurin”, ka thënë Dr. Parnia. “Sa më gjatë të bëni CPR, ato rrugë të vdekjes së qelizave të trurit ende po ndodhin – ato thjesht po ndodhin me një ritëm pak më të ngadaltë.”

    Hulumtime të tjera nga Dr. Parnia dhe kolegët e tij ekzaminuan numrin e madh të evropianëve dhe amerikanëve që kanë përjetuar arrest kardiak dhe kanë mbijetuar.

    “Në të njëjtën mënyrë që një grup studiuesish mund të studiojnë natyrën cilësore të përvojës njerëzore të ‘dashurisë’,” tha ai, “ne po përpiqemi të kuptojmë tiparet e sakta që njerëzit përjetojnë kur kalojnë vdekjen, sepse ne kuptoni se kjo do të pasqyrojë përvojën universale që do të kemi të gjithë kur të vdesim.”

    Shkencëtarët kanë kohë që studiojnë përvojat pas vdekjes (NDEs) për të fituar njohuri se si funksionon truri gjatë procesit të vdekjes. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se njerëzit që kanë NDE mund të mbeten të vetëdijshëm për disa sekonda pasi zemra dhe frymëmarrja e tyre ndalojnë.

    Për më tepër, ata gjithashtu studiojnë mendjen dhe vetëdijen njerëzore në kontekstin e vdekjes. Studiuesit po përpiqen të kuptojnë nëse vetëdija asgjësohet pas vdekjes apo nëse ajo vazhdon për një periudhë kohore dhe si lidhet me atë që po ndodh brenda trurit në kohë reale. Qëllimi përfundimtar është të kuptojmë tiparet e sakta që njerëzit përjetojnë gjatë vdekjes për të pasqyruar përvojën universale me të cilën do të përballemi të gjithë kur të vdesim.

  • Del në ankand bibla më e vjetër dhe më e plotë hebraike, kap çmimin marramendës

    Del në ankand bibla më e vjetër dhe më e plotë hebraike, kap çmimin marramendës

    Bibla më e hershme hebraike, Codex Sasson, një “gur testues jetik i historisë njerëzore” që daton më shumë se 1100 vjet më parë, do të shitet në ankand.

    Libri i shenjtë ofrohet nga shtëpia e ankandit Sotheby’s me një vlerë prej 30-50 milion dollarësh (25-42 milion £), duke e bërë atë dokumentin ose dorëshkrimin historik më të vlefshëm që shfaqet në ankand.

    E përbërë nga 24 libra të ndarë në tre pjesë – Pentateuku, Profetët dhe Shkrimet – Bibla Hebraike është themeli i Judaizmit dhe besimeve të tjera. Në krishterim, tekstet referohen si Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re dhe janë përfshirë në kanunin biblik.

    Islami gjithashtu i vlerëson tregimet e Biblës Hebraike, ku shumë prej tyre janë të përfshira në Kur’an dhe vepra të tjera të rëndësishme të letërsisë islame. “Bibla hebraike është teksti i shenjtë, themelor për popujt anembanë globit,” tha Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby.

    Emri “Codex Sassoon” vjen nga pronësia e mëparshme e Biblës, si pjesë e koleksionit të famshëm të David Solomon Sassoon, i cili mblodhi koleksionin më të rëndësishëm privat të dorëshkrimeve në shekullin e 20-të. Përpara Codex Sassoon, vetëm fragmente të teksteve biblike ekzistonin në copëza , thonë ekspertët. Sotheby’s tha se ndërsa Bibla zinte një vend të spikatur në koleksionin e Sassoon-it, ajo vetëm kohët e fundit u studiua shkencërisht . Pëbërja me karbon verifikoi ekzistencën e saj në shekullin e 9-të, duke e bërë atë më të vjetër se Kodiku i Aleppos dhe Kodiku i Leningradit, dy Bibla të tjera hebraike të njohura si më të hershme.