Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani, e ftuar në emisionin “LIBERO” në ATV, pasi u pyet se a i ka shkaur mendja se bashkëshorti i saj mundet të ketë dashnore, ajo me shaka tha se, cilës grua nuk i ka shkuar mendja.
“Cilës grua nuk i shkon mendja, po ishalla nuk e nxo”, tha me shaka ajo, duke bërë që të shpërthejnë të qeshurat në studio. /atvlive.tv
Cameron Diaz, aktorja e njohur për rolet e saj në filma si “Charlie’s Angels” dhe “The Mask”, do të tërhiqet nga aktrimi pasi të përfundoj xhirimet në filmit të saj të ardhshëm në Netflix “Back in Action” me Jamie Foxx.
Diaz dëshiron të përqendrohet për vajzën e saj 3-vjeçare, Raddix, dhe sipas saj, orët e gjata të xhirimeve janë shumë të vështira për t’u balancuar me jetën familjare.
Një burim ka thënë se 10 orë pune çdo ditë, ishin mjaft të rënda për aktoren sepse ajo e urrente të ishte larg vajzës.
Vendimi i Cameron Diaz për t’u larguar nga aktrimi nuk është krejtësisht befasues, pasi ajo kishte konfirmuar se ishte tërhequr nga aktrimi një vit para se të mirëpriste Raddix në 2019, shkruan atvlive.tv.
Megjithatë, filmi “Back in Action” është një komedi aksion me regji të Seth Gordon, që do të publikohet në vitin 2024 dhe sipas aktores, ky është filmi fundit që do të shfaqet./atvlive.tv/
Shumë rrallë e shohim nëpër intervista, e aq më pak duke diskutuar për jetën e saj personale… Aktorja e mirënjohur Ilire Vinca, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” dhe krahas jetës së saj artistike, nuk u kursye për të rrëfyer edhe për jetën e saj personale.
Vinca kur kujtoi fillimin e karrierës së saj, përmendi nënën e saj e cila nuk kishte dashur që ajo të bëhej aktore, ndërkohë që babai kishte qenë përkrahja e saj më e madhe.
“…Nëna nuk ka dashur që unë të bëhem aktore, e kishte një lloj frike që kjo punë nuk do të më sjelli stabilitet jetësor. Ndërsa babi si poet, studiues, njeri i librave, poezive e shkrimeve e ka përkrahur që nga fillimi këtë gjë, për të cilën e falënderoj shumë sepse është e rëndësishme që prindërit t’i ushqejnë ëndrrat e fëmijëve…”, deklaroi Vinca.
Kujtojmë se Ilire Vinca, aktorja e shfaqjeve teatrale, filmave dhe serialeve televizive, u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin “Falja e Gjakut” në vitin 2011, pastaj edhe me filmin “Burrneshat” në vitin 2015.
Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca:
Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun e gjerë mbarëshqiptarë, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” ku diskutoi shumë momente interesante për sa i takon jetës së saj personale, krahas asaj personale.
Përveç aktrimit, ajo që disa vite është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe sa i përket raportit që e ka me studentët, Vinca befasoi kur tregoi për nofkën me të cilin i drejtohen studentët e saj.
“…Studentët i kam mësuar të më thërrasin mësuese, më duket një nofkë e ëmbël që e thyen autoritetin e të qenit profesor…”, deklaroi Vinca.
Ndërkohë, bilancin në mes të aktrimit dhe të qenit profesoreshë, megjithëse e konsideroi shumë të vështirë për t’u menaxhuar, e cilësoi si të domosdoshme.
“…Nuk është e lehtë, por është e domosdoshme që të jesh profesionalisht në skenë me vepra dhe të jesh afër studentëve. Ata kanë nevojë që ta shohin profesorin e tyre duke aktruar…”, theksoi ajo.
Kujtojmë se Ilire Vinca ka qenë studente në gjeneratën e parë në degën e Arteve Dramatike, meqenëse kjo degë në Universitetin e Prishtinës është hapur si drejtim në vitin 1989, pikërisht në kohën kur ajo e ka përfunduar maturën.
Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca:
Këngëtari dhe zëri i mrekullueshëm i radios, Mentor Mripa, të premten në emisionin “LIBERO” ndau rrëfimin e tij jetësor, përmes të cilit theksoi se pati shumë sfida dhe paragjykime.
Mes tjerash, Mentori ndau historinë emocionuese që i ndodhi në vitin 2000 pas luftës (ku në Mitrovicë akoma vazhdonin masakrat e shumta), dhe një fëmijë e thirri në radio, pak qaste para se ta vranin.
“…Masakra ka pasur edhe pas luftës në Mitrovicë… Më thirri në radio një vogëlushe shumë e vogël, në privatësi… Më tha ata janë në katin e katërt, ne jemi në katin e gjashtë, po vijnë të na vrajnë, çka të them, qaja bashkë me të”, rrëfeu Mripa.
Mes tjerash, ai foli dhe për paragjykimet dhe sfidat e tij, duke thënë se në fillimet e tij ishte një enigmë e madhe edhe që fliste shqip, e nuk e njihnin, por me punë i kaloi të gjitha.
‘’…Unë isha një enigmë që flisja shqip, më thoshin mirë që po flet shqip dhe kur më panë në festivalin “Zambaku i Prizrenit” thoshin “paska syze, nuk po shikojka” deklaroi ai.
Ndryshe, Mentori së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re të titulluar “Po ju rrëfehem”, këngë të cilën po e realizon pas 4 vjetësh.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Mentor Mripës, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Pas barazimit me Izraelin, Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e dytë në kuadër të grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 ku do të ballafaqohet me Andorran në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Synimi i vetëm i “Dardanëve” është fitorja dhe këtë e kanë thënë me zë të lartë edhe trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi, raporton KosovaPress.
Imami i njohur Shefqet Krasniqi, në emisionin “Studio A” në ATV, derisa ishte duke rrëfyer përjetimet e tij personale, foli edhe për agjërimin e tij të parë.
Ai tha se agjërimi i tij i parë ishte pa syfyr dhe pak minuta para iftarit, ai kishte mbetur pa ndjenja.
“Saktë nuk e di, por me aq sa e kujtoj është se kam qenë në klasë e ulëta të fillores ku bëja çmos për me u zgjua në syfyr, ashtu kisha një vullnet, por familjarët tanë na kursenin dhe njëherë e mbaj mend se kam agjëruar pa syfyr se isha kështu fëmijë i vogël dhe aso kohe ishte vera, ndoshta në muajin korrik apo gusht dhe dita për të agjëruar ishte e gjatë dhe pak para iftari mua më humbi vetëdija” , tha ai.
Tutje Krasniqi tha se është gabim për ata prindër që nuk i lejojnë fëmijët e tyre me agjërua.
” Prindërit në këtë rast thonë se po më dhimbset fëmija po ja prishi gjumin, po më dhimbset me e fal namazin në mëngjes, e me lanë me agjërua por kjo është gabim”, shtoi tutje Krasniqi./atvlive.tv/
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina” Arjeta Mjeku, ka folur për njoftimin i cili bëri bujë të madhe në media, pasi ndryshe nga njoftimet e tjera të këtij institucioni, e kishte shkruar me stilolaps të dorës e në fleta me vija.
Arjeta tregoi se si vendosi ta bëjë një formë të tillë falënderimi për pagesat e përfunduara nga ana e konsumatorëve, në formë të shkrimit me stilolaps në një fletë.
Përveç mënyrës se si ajo zgjodhi për të falënderuar konsumatorët, ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e publikut ishte edhe bukurshkrimi i saj.
“Ishte e qëllimshme pa e ditur se do të bëhet kaq bujë e madhe në rrjetet sociale… Doja që të ndryshoja diçka nga njoftimet e përditshme. Me këtë kam dashur që të kujtojë dashurinë e kohërave të vjetra, ku të parët tanë kanë shkruar letra dashurie me shkrim dore… Por, qëllimi im ishte ndërlidhja e së shkuarës që po na mungon sot, atëherë letrat kanë treguar më shumë sinqeritet, dashuri dhe me sinqeritetin tim më të madh iu drejtova konsumatorëve në një formë të tillë”, tha Mjeku.
Ndërsa, ajo ka bërë thirrje që mos t’i harrojmë gjërat e bukura që na i kanë lënë të parët tanë.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Arjeta Mjekut, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Familja Vitia nga fshati Sllovi e Lipjanit, nga paslufta jeton në kushte të vështira, ndërsa së fundi shtëpia e saj është bërë pothuajse e pabanueshme.
Madje, në dhomat që do të duhej të shfrytëzoheshin nga anëtarët e kësaj familjeje, strehohen vetëm shpezët.
Kryefamiljari Agron Vitia thotë se nuk ka mundësi financiare ta rregullojë shtëpinë dhe ta bëjë atë më të banueshme.
Vitia thotë se ka më shumë se dhjetëra herë që ka kërkuar nga institucionet lokale që t’i dalin në ndihmë, por kërkesat e tij nuk janë marrë asnjëherë parasysh.
Edhe për zonjën e shtëpisë, jetesa në këto kushte është tejet e rëndë.
Lidhur me këtë rast, ATV-ja ka kontaktuar Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit, por ajo nuk është përgjigjur. /atvlive.tv