ATV

Author: ATVLive

  • “Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”, thotë pensionisti që punoi plotë 27 vite atje

    “Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”, thotë pensionisti që punoi plotë 27 vite atje

    “Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”. Kështu ka thënë Milazim Feka, një banor i fshatit Karaçë të Komunës së Vushtrrisë.

    Ai, në një bisedë për ATV-në, ka treguar historinë e tij 27-vjeçare gjatë kohës sa ka qëndruar e punuar në Gjermani.

    “Në gjermani kam parë gjithçka, që aty, veç parët janë të mira, jeta është katastrofë. kam punuar në një firmë sikur minierë, kam thyer, kemi prerë ura, e punë të ngjashme, me ato kam punuar për 27 vite. Jeta në gjermani është shumë e rëndë, shumë e zorshme, por unë i kam pasur familjen këtu, më është dashur të punoj. Jo që i kam mbajtur vetëm fëmijët e mi, por i kam mbajtur edhe të vëllezërve edhe krejt diku 23-24 kemi qenë që kanë ngrënë dhe prirë prej këtyre duarve”, ka rrëfyer Feka.

    Ai ka treguar se edhe në Gjermani, njerëzit që punojnë mezi arrijnë të jetojnë, përveç atyre siç thotë ai, që merren me drogë ose me hajni. /atvlive.tv

    Reportazhin e plotë të ATV-së “Karaça, fshati i Vushtrrisë që pësoi ndryshime të mëdha ndër vite”, mund ta shikoni në videon më poshtë.

  • “Babë na kena me marr drejtim tjetër”, iu martuan djali e vajza e ikën jashtë vendit!

    “Babë na kena me marr drejtim tjetër”, iu martuan djali e vajza e ikën jashtë vendit!

    Nga një fshat plotë gjallëri e gjurmë, viteve të fundit, Karaça e Vushtrrisë u shndërrua në një vend të braktisur, në të cilin mbretëron kryesisht qetësia.

    Safet Feka, banor i këtij fshati, në një bisedë për ATV-në, tregon se rreth 10 vite më parë, ku fshati numëronte më shumë se 500 banorë, ndërsa sot, tregon ai, nuk kanë mbetur as 50 banorë, transmeton atvlive.tv.

    Ai ka folur edhe për familjen e vet, ku ka treguar se fëmijët e tij pasi kanë mbaruar fakultetin, janë martuar dhe kanë ikur jashtë vendit për një jetë më të mirë.

    “Para dy viteve fëmijët veç e morën veten, e kryen fakultetin. “Babë” thanë “në do të marrim një drejtim tjetër”. Mirë boll, merrne drejtimin ku të gjeni veten. Djali i madh u martu, ka shku në Finlandë, vajza u martu, djali i vogël edhe ai ka me shku se e ka marrë vizën, kështu që ne, gjeneratat e vjetra po mbesim këtu. Unë me shoqen time, edhe çka është më e keqja, mjerimi më i madh është jo vetëm te unë, por i gjithë fshati, dy vetë, dy të moshuar, një fëmijë ose asnjë”, ka rrëfyer Safet Feka. /atvlive.tv

    Reportazhin e plotë të ATV-së “Karaça, fshati i Vushtrrisë që pësoi ndryshime të mëdha ndër vite”, mund ta shikoni në videon më poshtë.

  • Muzeu i Pejës, ndër më të pasurit në Kosovë

    Muzeu i Pejës, ndër më të pasurit në Kosovë

    Muzeu i Pejës daton nga viti 1971, ndërsa në vitin 1977 me vendimin e kuvendit komunal të Pejës themelohet edhe muzeu etnografik i Pejës dhe vendoset në objektin e sotëm të shtëpisë së kulturës, kurse nga viti 1989 vendoset në konakun e Tahir Beut.

    Për nga përmbajtja ky muze, është ndër më të pasurit në vend, e këtë na e thotë edhe vet drejtoresha e muzeut zonja Besa Berisha, e cila për shumë vite udhëheq këtë institucion.

    “Muzeu i Pejës posedon diku mbi dy mijë objekte muzeore të cilat janë të natyrës së etnologjisë, arkeologjisë dhe historisë dhe në këtu ekspozohen dhe prezantohen punimet dhe veprat e zejtarëve vendor që kanë qenë në atë kohë”, tha Berisha.

    Hapësirat e muzeut të gjitha shfrytëzoheshin nga banorët e dikurshëm në këtë muze, transmeton atvlive.tv.

    E xhubleta është ndër më të lashtat në muzeun e Pejës.

    Muzeu ka një numër të konsiderueshëm të vizitorëve, e të vegjlit e qytetit të Pejës përmes organizimeve shpeshherë janë ndër vizitorët më të ëmbël të muzeut./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Shkoj me pastru shpija me siguru bukë për fëmijët, po nuk po ka as punë”, mes lotësh rrëfen nëna që e vetme rritë dy fëmijët e saj

    “Shkoj me pastru shpija me siguru bukë për fëmijët, po nuk po ka as punë”, mes lotësh rrëfen nëna që e vetme rritë dy fëmijët e saj

    Pikat e shiut që nuk i mban dot tavani i pa qëndrueshëm, bëhen bashkë me lotët e nënës, e cila është e detyruar që, e vetme t’i rrisë dy fëmijët e saj.

    Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.
    Në një bisedë për ATV-në, ajo ka thënë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dy fëmijëve të saj.

    “S’kam as social, as nuk marrë pare prej ndokujt. Këtu kur ka ra zjarri, me kanë ndihmu tri familje me nga 50 euro. Socialin i kam dorëzuar edhe njëherë dokumentet, ishalla kësaj radhe e lëshojnë. Kam punu ditë-ditë, kam pastru nëpër banesa, por s’ka as punë, nuk po thirrin”, thotë ajo.

    Pranvera thotë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dhe veshmbathjen dy fëmijëve të saj.

    “Shumë e kam vështirë me e siguru ushqimin, sepse janë ende të vegjël e s’po mundem me i lanë vet, por nga 3-4 orë sa janë në shkollë, kur po më thirr ndokush me pastru banesa, po shkoj. Kështu po ia dalim. Edhe për veshmbathje nuk është se na ka ndihmu ndokush, veç vet kështu qysh kam mundur”, rrëfen ajo. /atvlive.tv

  • “Kur u ktheva në shtëpi e pashë që shtëpia kishte marr flakë, fëmijët kanë qenë brenda”

    “Kur u ktheva në shtëpi e pashë që shtëpia kishte marr flakë, fëmijët kanë qenë brenda”

    Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.

    Në një bisedë për ATV-në, ajo ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur deri sa ajo nuk ishte në shtëpi, por kishte dy fëmijët e saj brenda.

    “Jam e ndarë që pesë vite. Më parë kam jetuar diku me qira, por me kanë thënë me e lëshu. Kam ardhur këtu. Në ditën e parë, e kam ndezur zjarrin, i kam lënë fëmijët që kam shku deri në shkollë me iu marrë flet lëshimin, me i sjellë në shkollë këtu. Kur erdha, kish marrë zjarr shtëpia, fqinjët i kanë thirrur zjarrfikësit e kanë ardh këtu. Kur kam ardh në shtëpi, i kishin tërhjek fëmijët prej këtu. Edhe aty ku kam qenë deri më tani nuk u kanë mirë, por ma mirë se këtu u kanë. Edhe shiu mbërëmë krejt ka pikur, në banjo nuk ka as dyer”, ka rrëfyer ajo.

    Shtëpia ku Pranvera me dy fëmijët e saj është vendosur, nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për jetesë.

    “Në këtë vend jam vendosur përmes një të njofshmi, me ka propozu këtu. Shtëpi e banueshme kështu, mundemi me e marr me ma hjek qeranë, me kanë pa qera e kam ardh këtu, por kur kam ardh, katastrofë. Nuk është shtëpi që mundem me jetu me fëmijë këtu, por kur s’ki çka me ba. Nuk është se mundet me jetu dikush këtu, se nuk ka as dyer, edhe ato që janë, janë të prishura”, ka rrëfyer ajo. /atvlive.tv

  • Nuk ndalen lotët e nënës, kur tregon se nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët

    Nuk ndalen lotët e nënës, kur tregon se nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët

    Pikat e shiut që nuk i mban dot tavani i pa qëndrueshëm, bëhen bashkë me lotët e nënës, e cila është e detyruar që, e vetme t’i rrisë dy fëmijët e saj.

    Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.

    Në një bisedë për ATV-në, ajo ka thënë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dy fëmijëve të saj.

    “S’kam as social, as nuk marrë pare prej ndokujt. Këtu kur ka ra zjarri, me kanë ndihmu tri familje me nga 50 euro. Socialin i kam dorëzu edhe njëhere dokumentat, ishalla kësaj radhe e lëshojnë”, thotë ajo.

    “Shumë e kam vështirë me e siguru ushqimin, sepse janë ende të vegjël e s’po mundem me i lanë vet”. /atvlive.tv

  • Pse pasuli në fshatin Livorekë është i veçantë? Tregojnë banorët!

    Pse pasuli në fshatin Livorekë është i veçantë? Tregojnë banorët!

    Ivaja konsiderohet si një nga fshatrat më të vjetër të Komunës së Kaçanikut, një vendbanim kodrinoro-malor me një bukuri të rrallë natyrore, klimë të shëndetshme e ajër të pastër.

    Mikpritja dhe bujaria janë virtyte të mëdha të cilat ruhen me fanatizëm nga banorët e kësaj ane. Një nga lagjet e këtij fshati ka një histori interesante. Bëhet fjalë për lagjen ‘Livorekë’.

    Isa Rexha, banor i këtij fshati, për ATV-në ka treguar historinë dhe gojëdhënat se si është emërtuar lagjja “Livorekë”.

    Rexha ka thënë se një nga shpjegimet se si është emërtuar kjo lagje, është se rrjedhë nga fjalët sllave, që në shqip do ta kishte kuptimin lumi i livadhit. Por, ai tregon edhe disa gojëdhëna të përcjella nga banorët e kësaj lagje.

    Livoreka është e njohur edhe për kultivimin njërës prej kulturave më të njohura bujqësore në vend, atë të fasules, apo ‘pasulit’ siç njihet në popull.

    “Livoreka është e njohur edhe për kultivimin e pasulit, jo vetëm në vend por në rreth më të gjerë, është i njohur për nga kualiteti. Kaçanikasit thonë, kur hanë pasul të Lovorekës, e konsiderojnë atë sikur pasul me mish. Në që jemi mësuar me pasul tonë, pasulin tjetër e hamë ndoshta, por nuk na pëlqen edhe aq”, ka treguar Rexha. /atvlive.tv

  • Borë apo diell? Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Borë apo diell? Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë mot kryesisht me vranësira, reshje të shiut dhe të borës.

    Temperatura minimale do të jetë në Prishtinë me -3 gradë Celcius, ndërsa maksimalja do të jetë në Prizren me 6 gradë Celcius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë kryesosht me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale do e mbajë Prishtina me 0 gradë Celcius, ndërsa atë maksimale do ta mbajë Prizreni me 1 gradë Celcius.

    Parashikimin e plotë të motit me Diellza Dakën në ALARM të ATV-së, mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • “Vogue” me modele 106 vjeçare

    “Vogue” me modele 106 vjeçare

    Apo Whang-Od është ylli i revistës Vogue Filipinas për muajin prill, duke e bërë 106-vjeçaren personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e kësaj reviste.

    Whang-Od, e njohur gjithashtu si Maria Oggay ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nga babai i saj.

    Whang-Od përsos tatuazhet vetëm duke përdorur një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr, nga luftëtarët indigjenë Butbut.

    Tani, të huajt janë klientët më të shpeshtë të saj. “E fundit nga brezi i saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, tha Vogue Filipine në një postim në mediat sociale.

    Ajo mund t’ia kalojë artin vetëm të afërmeve të saj të gjakut dhe Whang Od ka disa vite që po mëson mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.

    “Miqtë e mi që bënin tatuazhe kanë vdekur të gjithë,” tha Whang Od për CNN Travel në 2017.

    “Unë jam e vetmja që kam mbetur gjallë që ende bëj tatuazhe. Por nuk kam frikë se tradita do të marrë fund sepse po mësoj mjeshtrit e ardhshëm të tatuazheve. Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe”, shtoi ajo.

    “Për sa kohë që mund të shoh, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo të mos shoh më qartë,” theksoi ajo.

    Kryeredaktorja e Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosën njëzëri që Ëhang-Od të dilte në kopertinë.

    “Ne ndjemë se ajo përfaqësonte idealet tona për atë që është e bukur në kulturën tonë filipinase. Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit,” shtoi Valdes.

    Para daljes së Whang-Od në Vogue të Filipineve, rekordi për modelen më të vjetër të kopertinës së Vogue mbahej nga aktorja Judi Dench, e cila u shfaq në ballinën e British Vogue në vitin 2020, në moshën 85-vjeçare.

  • Mediat ndërkombëtare raportojnë për Marshin për Drejtësi

    Mediat ndërkombëtare raportojnë për Marshin për Drejtësi

    Pjesëmarrja masive në Marshin për Drejtësi në sheshet e Prishtinës është pasqyruar edhe në mediat më të mëdha botërore.

    Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) raportoi se mijëra njerëz mbushen rrugët e kryeqytetit në marshin në përkrahje të ish udhëheqësve të UÇK-së dhe se përkrahja ishte e gjithmbarshme.

    “Duke mbushur sheshet e kryeqytetit Prishtina, demonstruesit bartin fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan AP.

    Të gjitha partitë politike të Kosovës kanë përkrahur tubimin e së dielës. Dmonstruesit bartin pankarta me parullat “Marshojme për drejtësi”, “Liria ka emër” si dhe brohoritën në përkrahje të UÇK-së”, ka raportuar AP.

    Agjencia amerikane shkruan se shumë kosovarë e konsiderojnë gjykatën në Hagë si një padrejtësi. “E shohin atë si një përpjekje për të rishkruar historinë e tyre duke thënë se ajo gjykatë po bën përpjekje të barazojë gjenocidin e Serbisë me vuajtjet e tyre”, thuhet në raportin e AP.

    Ndërkaq, agjencia franceze e lajmeve AFP ka shkruar se Gjykata Speciale “është kryesisht e përbuzur nga shqiptarët e Kosovës, të cilët besojnë se gjykata po njollos trashëgiminë e veteranëve që luftuan për pavarësinë e Kosovës duke paguar çmim të lartë”.

    Kjo agjenci citon kryetarin e PDK-së,. Memli Krasniqi se krerët e UÇK-së do të ngadhnjejne në Hagë.

    “Ne jemi me ta përgjithmonë… dhe nuk kemi dyshim se ata do të kthehen fitimtarë siç kanë ardhur dikur si çlirimtarë sepse janë heronj të gjallë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.