ATV

Author: ATVLive

  • Azili në Gjermani, ja çfarë po tenton të ndryshojë ky shtet

    Azili në Gjermani, ja çfarë po tenton të ndryshojë ky shtet

    Gjermania tani po mendon për shqyrtimin e të drejtës për azil jashtë BE-së. Si do të realizohet kjo?

    Ideja nuk është e re: të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Evropian dhe kështu të përcaktohet nëse ata kanë të drejtë për azil politik apo jo. Varësisht nga rezultati i kontrollit, kandidatët do të lejohen në territorin e BE-së, e ata që nuk kanë të drejtë do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Kjo është diskutuar për një kohë të gjatë në Danimarkë, tani këtë procedurë po e përgatit edhe Britania e Madhe.

    Shqyrtimi i të drejtës për azil para hyrjes në BE

    Duke marrë parasysh rritjen drastike të numrit të azilkërkuesve në Gjermani (pothuajse 90.000 vetëm në tre muajt e parë të këtij viti) dhe situatën e krizës në qytetet që nuk kanë më ku të strehojnë emigrantët dhe kanë mungesë fondesh, ideja për të kryer një procedurë të verifikimit të të drejtave për azil para hyrjes në BE, tani është shfaqur edhe në Gjermani. Kështu, shumica e atyre që nuk kanë perspektivë për azil politik në Gjermani (qytetarë të Pakistanit, Tunizisë, Algjerisë etj.) do të ndaheshin edhe para se të mbërrinin në tokën e Bashkimit Evropian.

    Problemet e mëdha të Gjermanisë

    Gjermania, siç shkruan e përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, po punon për të mundësuar këtë proces. “Aktualisht jemi duke shqyrtuar mundësinë e kontrollit të statusit të azilkërkuesve edhe në vendet e treta”, thotë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (Partia Socialdemokrate – SPD).

    Ajo tha se aktualisht ka “negociata intensive” për lidhjen e marrëveshjeve ndërshtetërore që do të lejonin këtë lloj procedure. E pyetur nëse beson se rritja e madhe e numrit të azilkërkuesve “kapërcen aftësitë e Gjermanisë”, Faeser shmangu një përgjigje dhe vuri në dukje samitin e krizës të qeverisë federale dhe përfaqësuesve të provincave dhe qyteteve federale më 10 maj.

    Rritja e popullaritetit të AfD

    Për shkak të rritjes së madhe të numrit të refugjatëve jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga Siria, Afganistani, Turqia dhe vendet afrikane, qeveria federale gjermane është nën presion në rritje që nga fillimi i vitit. Përfaqësuesit e opozitës kristiandemokrate i kërkojnë ministres Faeser dhe qeverisë federale të vendosin kufijtë e sipërm të numrit të refugjatëve, gjë që ajo e refuzoi vazhdimisht.

    Qytetarët në të gjithë Gjermaninë po dalin sërish në rrugë, si në krizën e vitit 2015, dhe protestojnë kundër ndërtimit të ambienteve të reja të pritjes për refugjatët. Natën e së shtunësu dogj një kamp për refugjatët në landin e Hessenit.

    Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer (CDU), tha se nëse diçka nuk ndryshon në politikën ndaj refugjatëve, do të ketë një “përmbysje politike”, duke aluduar në rritjen e popullaritetit të Alternativës populiste të krahut të djathtë AfD, veçanërisht në pjesët lindore të Gjermanisë.

  • Një person në Ferizaj lëndohet aksidentalisht nga zjarri

    Një person në Ferizaj lëndohet aksidentalisht nga zjarri

    Një person është lënduar aksidentalisht nga zjarri të hënën në Ferizaj.

    Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

  • ​Maqedonia i bashkohet grupit për themelimin e Gjykatës për ndëshkimin e krimit në Ukrainë

    ​Maqedonia i bashkohet grupit për themelimin e Gjykatës për ndëshkimin e krimit në Ukrainë

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, me të cilin kanë diskutuar për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Gjykatës Speciale për ndëshkimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës.

    Osmani ka shkruar në Facebook se konfirmimi i mbështetjes së Maqedonisë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike.

  • Gjykata merr vendim për nipin që vrau axhën në Malishevë

    Gjykata merr vendim për nipin që vrau axhën në Malishevë

    Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në Malishevë mëngjesin e së premtes, ku nipi kishte vrarë axhën e tij.

    Lidhur me këtë rast gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim lidhur me dorasin.

    Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga ana e Gjykatës.

    ‘’Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B. B., për vepër penale të vrasjes së rëndë.Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit B. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës. Sipas kërkesës, “me datën 28 prill 2023, në fshatin Kijevë të Malishevës, në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, pas një mosmarrëveshje me agjen e tij tani të ndjerin S.B., e privon nga jeta duke e goditur me pistoletë disa herë, më pas e njofton policinë për vrasjen”. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Vrasja e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës’’ thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Më tutje është bërë e ditur se Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rëndë.

    I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 28 prill 2023 dhe do të zgjasë deri më 27 maj 2023.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

  • Ndeshja e parë Trepça – Peja megjithatë luhet në Mitrovicë

    Ndeshja e parë Trepça – Peja megjithatë luhet në Mitrovicë

    Përfundimisht është mësuar skuadra do ta ketë përparësinë e terrenit në finalen e ‘Play-offit’ në Superligën e Basketbollit.

    Trepça kishte bërë ankesë lidhje me paqartësinë e propozicionit lidhur me përparësinë e terrenit vendës në finale.

    Së fundmi, Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës e miratoi ankesën e mitrovicasve, duke e anuluar vendimin e Komisionit të Garave që seria e ndeshjeve finale të nisë në Pejë.

    Kjo pasi Trepça e mposhti lideren e sezonit të rregullt – Sigal Prishtina në gjysmëfinale, do të thotë që ata do ta nisë serinë finale në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës.

  • Qytetarët nuk presin rezultate nga takimi Kurti-Vuçiq, s’e duan Asociacionin

    Qytetarët nuk presin rezultate nga takimi Kurti-Vuçiq, s’e duan Asociacionin

    Qytetarët e Prishtinës nuk janë optimistë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje nga takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Madje sa përket dakordimit për të zhdukurit, qytetarët i thanë Ekonomia Online se nuk besojnë që Serbia do të bashkëpunoj në këtë fushë.

    Ata po ashtu kanë thënë se shpresojnë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos pranohet nga pala kosovare, pasi sipas tyre, serbet në Kosovë kanë të drejta më shumë se shqiptarët.

    Ferat Imeri, tha se asnjëherë nuk kanë pritur që Serbia do të bashkëpunoj dhe se nuk presin as tash.

    Sipas tij, ata gjithmonë kanë përdorur taktikën e mashtrimit, të gënjeshtrave dhe të tradhtisë, duke e bërë gjithmonë Kosovën fajtore.

    Ai tha se Asociacioni nuk duhet të pranohet assesi, pasi sipas tij, serbët e Kosovës kanë më shumë kompetenca në vende se sa vetë shqiptarët.

    “As një herë nuk kemi pritur mirë nga Serbi dhe as sot nuk presim mirë prej saj, shkurt e shqip. Çdo herë kanë përdorur taktiken e mashtrimit, të gënjeshtrave, dhe të tradhtisë, andaj edhe sot ka po të njëjtat metodat që do ti përdor Vuqiçi për të na lënë fajtor neve që jemi të pa fajshëm”.

    “Absolutisht ajo nuk mund të vije në shprehje ajo është një ri okupim sa herë na riokupuar e okupuar, kjo kishte me qenë edhe një herë edhe një mashtrim. Nuk duhet ta pranoj kurrsesi, po ku ka në botë kompetenca më të mëdha se sa i kanë serbët në Kosovë, në krejt rruzullin tokësor një pakicë që nuk është as në tre për qind e popullatës t’i ketë ato kompetenca më të mëdha se vetë populli shqiptar”, tha ai.

    Skender Bajrami, tha se nuk beson që shteti serb do të bashkëpunoj për personat e zhdukur, ai madje shpreson që Asociacioni të mospranohet.

    Ai tha se shpreson që t’i ndihmojë Zoti kryeministrit Kurti në këtë përballje me Serbinë, raporton EO.

    “Serbia nuk do të punojë për të zhdukurit, Serbia dihet që është vend gjenocidial, në Slloveni, Kroaci e Bosnje e Kosovë. Gjenocidi është ai që takohet me kryeministrin, ai ka qenë dora e sigurimit të Sheshelit. Nuk do të ketë bashkëpunim. Ishalla nuk pranohet se mu pranua, ky vendi dihet është i gjithë atyre që banojë këtu si shqiptarëve si serbëve”.

    “Ata e kanë humbur Kosovën një herë e përgjithmonë, Ishalla na ndihmon Zoti, ShBA e BE, se BE-ja luan me dy karta, po Ishalla i ndihmon Zoti kryeministrit”, tha ai për EO.

    Edhe një qytetarë tjetër tha se nuk pret asgjë nga ky takim, pasi sipas tij, qe 23 vjet janë duke pritur që të përfundohen këto çështje.

    “Krejt e di aty ku është puna, unë kam punuar në Trepçë si minator. Kemi mbajtur shpresë që po kryejnë punë, që 23 vite nuk kanë kryer punë hiq. Unë jam ftohur kogja fort”.

    “Për me përfunduar punë ne të partë ja kemi filluar minatorët, unë nuk pres kurrgjë shpresoj që të jashtit të na ndihmojnë se tjetër kush jo”, tha ai.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Në këtë takim temë qendrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

  • Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij, seanca vazhdon të jetë private

    Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij, seanca vazhdon të jetë private

    Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Edhe në këtë seancë, Shala ka marrë pjesë virtualisht pasi i njëjti po i shpreh në këtë formë pakënaqësitë e tij me seancat private të Speciales.

    Shala kishte deklaruar se të afërmit e tij dhe publiku nuk po arrin t’i dëgjojë pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarët dhe ishte larguar nga seanca në formë demonstrative.

    Menjëherë më të filluar seanca, pas prezantimit të palëve, ajo është bërë private për vijim të mëtutjeshëm.

  • 114 aktakuza kundër 125 personave, për vepra të ndryshme penale

    114 aktakuza kundër 125 personave, për vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e katërmbëdhjetë (114) aktakuza kundër njëqind e njëzet e pesë (125) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore nëMitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tre raste të ndara, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

  • Njerëzit që flasin me veten kanë inteligjencë të lartë

    Njerëzit që flasin me veten kanë inteligjencë të lartë

    Albert Einstein fizikani teorik shpesh merrej me vete bisedim dhe fliste me zë të lartë për veten e tij, duke përsëritur fjali për të qëndruar i fokusuar dhe për t’i kushtuar vëmendje detyrës në fjalë.

    Një nga mënyrat më të mira për ruajtjen e shëndetit mendor është që të shkruani gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe më pas të qëndroni para pasqyrës dhe t’i përsërisni ato që keni shkruar me zë të lartë.

    Biseda me veten përmirëson njohjen dhe funksionin e trurit.

    Kur flisni me veten, ju ndihmon të qëndroni në detyrë, të përqendroheni dhe përmirëson aftësitë tuaja të perceptimit.

    Eksperimenti i Sëigley dhe Lupyan tregoi se performanca njohëse dhe funksioni i trurit fitojnë një nxitje nga vetë-bisedimi.

    Të folurit me veten ju ndihmon të organizoni mendimet tuaja, nëse keni një prezantim ose intervistë, biseda me veten ju ndihmon të praktikoni dhe rregulloni mirë atë që do të thoni.

    Nëse praktikoni diçka me zë të lartë mjaftueshëm, ajo do të shkojë më e qetë kur ju duhet ta bëni atë realisht.

    Përgatitja e duhur ndihmon në organizimin e mendimeve tuaja dhe lehtëson stresin dhe ankthin që lidhen me atë përgatitje.

    Të flasësh me veten të motivon.
    Biseda me veten është gjetur të jetë edhe më efektive nëse përdorni personin e dytë.

    Kjo do të thotë që ju përdorni “ti” në vend të “unë”. Të thuash: “Ti mund ta bësh” funksionon më mirë sesa të thuash “Unë mund ta bëj”. /atvlive.tv

  • Australia ndalon cigaret elektronike

    Australia ndalon cigaret elektronike

    Qeveria australiane do të ndalojë cigaret elektronike, veçanërisht tek adoleshentët, sipas reformave më të mëdha të duhanit në më shumë se një dekadë.

    Ministri australian i Shëndetësisë Mark Butler tha të martën se kjo është bërë një problem kryesor në shkollat ​​e mesme dhe një problem në rritje në shkollat ​​fillore, por pranoi se produktet kanë një përdorim terapeutik në rrethanat e duhura.

    Cigaretet elektronike janë cilësuar gjerësisht si një alternativë ndaj pirjes së duhanit dhe një produkt për të ndihmuar duhanpirësit të lënë duhanin, por në vend të kësaj, adoleshentët dhe madje edhe fëmijët e vegjël po varen gjithnjë e më shumë.

    Duke njoftuar rregulloret e reja, Butler tha se cigaret elektronike do të ndalohen nga importi dhe për to do të kërkohet një paketim i ngjashëm me farmaceutikën, që synojnë të shiten si produkte për të ndihmuar vetëm duhanpirësit të lënë duhanin.