ATV

Author: ATVLive

  • ​Kosova në NATO, Begaj kërkon mbështetjen e Polonisë

    ​Kosova në NATO, Begaj kërkon mbështetjen e Polonisë

    Për herë të parë pas 20 vitesh, një president polak qëndroi për vizitë në Shqipëri. Andrzej Duda u prit me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky i fundit, i kërkoi atij mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Duda, kreu i shtetit shqiptar tha se Samiti i ardhshëm i NATO i Vilniusit do të ishte rast i mirë për të mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim.

    “Polonia ka qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. I kërkova mikut tim Duda ndikimin e tij për një rivlerësim nga autoritetet polake të situatës së përgjithshme gjeopolitike në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me synim lidhjen sa më shpejt të jetë e mundur të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Përtej pranisë së lartë ushtarake të Polonisë në kuadër të KFOR në Kosovë, në rrethanat aktuale, ky hap do të ishte i një rëndësie edhe më të madhe gjeopolitike. Kërkova gjithashtu mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, ku Samiti i ardhshëm i Vilniusit në korrik të këtij viti, është një rast i mirë për të mbështetur aspiratat e Kosovës”, deklaroi Begaj, transmeton KP.

    Në seancën plenare të Parlamentit Evropian dy ditë më parë kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se, “është e turpshme që 20 vjet më parë hapëm perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe sot nuk e kemi bërë ende”, duke kërkuar hapjen ndaj këtij rajoni.

    Begaj theksoi sot se, deklarata e kancelarit gjerman është lajm shumë i mirë për faktin që pas agresionit rus në Ukrainë, vëmendja e Bashkimit Evropian është e përqendruar në Ballkanin Perëndimor.

    “Kemi disa zhvillime të rëndësishme që lidhen me dhënien e statusit kandidat për Bosnjë Hercegovinën, hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, liberalizimin e vizave me Kosovën, kemi edhe Procesin e Berlinit, i cili këtë vit do të bëhet në Shqipëri, patëm një Samit të BE me Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo tregon që Ballkani Perëndimor është në fokus të BE-së. Shpresoj që procesi i zgjerimit të përshpejtohet, të bëhet me ritme të shpejta. Kjo varet edhe nga disa rregulla që ne duhet të punojmë më shumë për t’i realizuar. Për mua deklarata e kancelarit Scholz është e mirëpritur”, tha Begaj.

    Presidenti polak Andrzej Duda tha se kancelari është i ndërgjegjshëm për deklaratat, ndërsa theksoi edhe nevojën që shtetet të mos i bëjnë shantazhe vendeve që synojnë anëtarësimin duke i bllokuar ato.

    “Do të ishte jo mirë nëse çdo shtet anëtar do të përdorte një shantazh të tillë ndaj shteteve që kandidojnë për në anëtarësim në BE, që kanë pretendime të ndryshëm dhe që nuk do të plotësohen kriteret, që do të bllokime lidhur me pranimin në BE mendoj se kjo është në kundërshtim me interesat e të gjithë Unionit dhe gjithmonë e kam cekur se pas daljes së Britanisë nga BE, pranimi i vendeve të tjera është shumë i rëndësishëm, një shenjë që tregon se BE është gjallë, atraktive, tërheqëse dhe që i tregon gjithë botës që BE është një organizëm që vepron pa pushim”, deklaroi Duda.

    Presidenti polak deklaroi se, shpreson që së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Begaj ai tha se kjo vizitë është një sinjal për t’i gjallëruar marrëdhëniet shqiptaro-polake.

  • “45 vjet së bashku”, njihuni me çiftin shqiptar që gjeti sekretin e një martese të lumtur dhe të shëndetshme

    “45 vjet së bashku”, njihuni me çiftin shqiptar që gjeti sekretin e një martese të lumtur dhe të shëndetshme

    Çifti i moshuar shqiptar, Rexhep dhe Suzana Kejçi, tani pensionistë që të dy, në një bisedë për ATV-në, treguan se falë aktivitetit e vazhdueshëm fizik, bëjnë një jetë të shëndetshme.

    Ata çdo ditë të jetës së tyre, si verë dhe dimri nuk e ndalin aktivitetin fizik.

    “Ne kalojmë shumë mirë, kemi 45 vjet martesë. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, kemi dy nipa dhe një mbesë të mrekullishëm. Unë tash lëvizë jashtë mase, kam një lëvizje dhe shoh një përmirësim në veten time. Edhe zonjën me vete, por më tepër unë lëvizë se unë eci shpejt”, tregon Rexhepi

    Në anën tjetër, bashkëshortja e tij Suzana, rrëfen se për këto 45 vite martesë, kanë kaluar një jetë shumë të mirë bashkëshortore.

    “Kemi kaluar një jetë shumë të mirë bashkëshortore, kemi dy fëmijë të mrekullishëm, tani ata janë rritur, janë bërë të zotë të vetes, kanë familjarë të dy, vajzën dhe djalin që i kanë familjet e veta, ndërsa ne jetojmë vetëm, sepse djalin e kam në Gjermani. Tani kam 7 vjet që kam dal në pension, dhe zotëria im ka vazhduar shumë aktivitetin, po edhe djali është marrë me sport”, rrëfen ajo. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të çiftit të moshuar për ATV-në e gjeni në videon më poshtë.

  • Cili është dallimi mes Asociacionit të Komunave të Kosovës me Asociacionin që po kërkojnë komunat serbe, sipas Sazan Ibrahimit

    Cili është dallimi mes Asociacionit të Komunave të Kosovës me Asociacionin që po kërkojnë komunat serbe, sipas Sazan Ibrahimit

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në emisionin DIREKT në ATV, tha se draft-dokumenti i dorëzuar nga grupi punues, i cili ka bartuar logon e Republikës së Kosovës, është shtet në shtet.

    Ai tha se këtij draft-dokumenti i mungonte vetëm edhe armata, ndërsa kishte gjithçka tjetër që e bënë të jetë shtet brenda shteti.

    “Unë e kam shikuar pak atë draft-dokument, ajo është shtet në shtet. Përveç që nuk e kishin paraparë që ta kenë edhe armatën, gjithçka tjetër kishin paraparë në të. Me burime, me financa, me vendimmarrje, njëfarë lloj parlamenti për marrjen e vendimeve për komunitetin serb, dhe kjo vjen si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ibrahimi.

    Ai thotë se Asociacioni i Komunave të Kosovës është vetëm një OJQ dhe nuk ka kompetenca e as që mund të ketë, ndërsa Asociacioni i komunave me shumicë Serbe, i kalon edhe kompetencat parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    “Asociacioni i Komunave të Kosovës është Organizatë Jo Qeveritare, do me thanë një mekanizëm i cili është strukturuar si OJQ nuk ka kompetenca, as nuk mund të ketë. Edhe në kartën evropiane mbi vetëqeverisjen lokale, nuk është i paraparë që një mekanizëm i ashtuquajtur Asociacion të ketë edhe kompetenca ekzekutive. Për habi, në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, shkruan ‘Asociacioni, bashkësia e komunave’, e këta e kishin hjekë fjalën Asociacion, por e kishin lënë vetëm bashkësinë e komunave, dmth edhe fjalën Asociacion e kanë mënjanuar përkundër çështjeve të tjera të cilat i kishin futur në atë dokument. Sipas mendimit tim, nuk besoj që një politikan kosovar mund të nënshkruajë një dokument të tillë, i cili kalon edhe kompetencat parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Ibrahimi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Gdhendja në dru dhe mesazhi i figurave

    Gdhendja në dru dhe mesazhi i figurave

    Ëndrra ndaj profesioni për shumë nga ne fillon qysh në vegjëli, atëherë kur edhe nisim hapat e parë, shprehim edhe dëshirat.

    Një të tillë kishe edhe Islam Idrizi. Me pasion sot ai bënë gdhendjen e drurit duke krijuar figura interesante.

    Ai në një bisedë për ATV-në, tregon se mësimet e para i kishte marrë nga babai i tij, i cili në atë kohë kishte bërë gdhendje të drurit për të punuar kryesisht mjete pune.

    “T’u i pa gjithë ato artizanate, sidomos përqendrimi ose më tepër tek prindi, te baba, i cili ndreqke bishta të sëpatave, sepse mjetet me të cilat ka punuar nuk kanë qenë të mira, dhe unë i kam gjithmonë në mendje kur fliste për atë se si duhet marrë formën se si duhet me u gdhend druri e të gjitha këto, kur punoj me skulptura, i kam parasysh të gjitha ato mësime”, rrëfen ai.

    Islami thotë se në ditët e sotme, modernizimi ka marrë me vete të gjitha këto talente, pasi që sipas tij, duke u munduar që të kopjohen të gjitha ato gjëra që i nxjerr sot koha, talentët e artizanateve kanë harruar edhe veten dhe kanë dalë jashtë profesionit të tyre. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë me Islam Idrizin e gjeni ën videon më poshtë.

  • Ish-kazerma që sot është kthyer në një vend atraktiv

    Ish-kazerma që sot është kthyer në një vend atraktiv

    Një prej restoranteve në periferi të Tiranës ka vendosur që prej mjeteve luftarake në kohën e komunizmit në Shqipëri, ta shndërrojë në një atraktivitet turistik për vizitorët.

    Bëhet fjalë për kazermën e Cerenit, e cila tani është një resort agroturistik i ngritur mbi një repart të braktisur ushtarak në zonën e Surrelit në Tiranë.

    Ekipi i ATV-së ishte në këtë vend turistik për të bërë një reportazh, të cilin mund ta shikoni në videon më poshtë.

  • Edoni, një histori suksesi në Gjermani

    Edoni, një histori suksesi në Gjermani

    Edon Murtezi, ka shkuar në Gjermani në moshën 12-vjeçare. Ai tani është një storie suksesi pasi ka përfunduar shkollimin, ndërsa tani udhëheqë një kompani në fushën e sigurimeve në Bayern.

    Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ALARM në ATV, ai tregoi foli për rrugëtimin e tij, që nga koha kur kishte shkuar në Gjermani me familje e deri të sukseset të cilat po i shijon ditët e sotme atje.

    Edoni tregon se në Gjermani kishin shkuar në kohën e luftës, pasi ishin depërtuar në Maqedoni.

    “Ka filluar krejt prej luftës në Kosovë. Kam përjetuar luftën si shumica e shqiptarëve në Kosovë, në fund të vitit 1999, kemi kalu përmes Maqedonisë këtu në Gjermani dhe prej atëherë kemi jetu këtu, e kemi kry shkollën, jemi mundu me aq sa kemi mundur me arrite”, tregon ai.

    Edoni thotë se në katër vitet e para në Gjermani u përballën me shumë vështirësi, ku nuk kishin të drejtë punësimi apo edhe udhëtimi për në vendlindje, ndërsa pas kësaj periudhe, iu ishin hapur mundësitë dhe kishte kryer shkollimin për kontabilitet fillimisht, ndërsa më vonë ka bërë specializim edhe në sigurime.

    “Shkollën e kam kryer për kontabilitet, kam udhëheqë një dyqan ushqimore, por pasi erdhën në jetë tre fëmijët e mi të parë, atëherë vendosja me e marrë një drejtim tjetër, kam pasur mbështetjen edhe të familjes, kështu që i hyra prapë shkollës dhe mbarova specializimin për sigurime, investime dhe financa”, tregon ai.

    Ai tani jeton në Gjermani me familje, ku është i martuar dhe ka katër fëmijë. Pavarësisht këtij suksesi, Edoni është shumë i lidhur me vendlindjen dhe ka plane që një ditë edhe të kthehet në Kosovë. /atvlive.tv

  • Vetura, gjësende të vjetra e mjete pune, gjithçka mund të gjeni në tregun e Prizrenit

    Vetura, gjësende të vjetra e mjete pune, gjithçka mund të gjeni në tregun e Prizrenit

    Ekipi i ATV-së ka vizituar të mërkurën një nga tregjet më të mëdha në Prizren.

    Gazetari i ATV-së bisedoi me tregtarë të cilët ndanë informacione për produktet e tyre dhe sfidat me të cilat përballen në sigurimin e të ardhurave nga shitjet që bëjnë në këtë treg.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Hyseni: Refuzimi i ekipit menaxhues u bë vonë

    Hyseni: Refuzimi i ekipit menaxhues u bë vonë

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për emisionin A23 në ATV, tha se refuzimi i ekipit menaxhues nga kryeministri Kurti u bë pasi ky ekip e ka kryer punën e tij.

    “Nëse ia shohim kushtet Kurtit, mundemi me e pa sa i vlen edhe ky refuzimi, sepse edhe ky ekipi menaxhues ka qenë qe dy vjet aty. Ky e ka shkarkuar ekipin menaxhues në fakt pasi që ai e ka kry punën. Sipas marrëveshjes së vitit 2015, ai ka pasë me funksionu vetëm deri sa e dorëzon propozimin në Bruksel. Tash prej kësaj kronologjie mundemi se sa ka me i vlejt refuzimi”, tha Hyseni. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Hyseni: Asociacioni nuk ofron barazi, por privilegje

    Hyseni: Asociacioni nuk ofron barazi, por privilegje

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për emisionin A23 në ATV, tha se Asociacioni nuk ofron barazi për komunitetet, por ofron privilegje për një komunitet të caktuar.

    “Ndoshta duhet me i pa elementet e përbashkëta të këtyre problemeve, mundem me pasë edhe emërues të përbashkët dhe ky emërues i përbashkët mundet me qenë barazia. Asociacioni është segregim, nuk ofron barazi, ofron të drejta, privilegje, varësisht prej se çfarë identiteti ke”, tha Hyseni.

    Ai akuzoi qeverinë se e ka dhënë Asociacionin dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim.

    “Fillimisht na thanë, ne japim diçka nëse na japin njohjen, pastaj u kuptua që njohje nuk ka. Thanë ka me pasë njohje të pesë vendeve mosnjohëse të BE-së. As ato nuk janë. Eventualisht po flitet në qarqe që mundet me qenë njohja prej Greqisë. Nëse ju mund të thoni që duhet me e jepë Asociacionin me e nda Kosovën në baza etnike, edhe me i armiqësua popujt sepse Asociacioni nuk po bëhet për me e rritë bashkëjetesën, por ka me e rritë urrejtjen dhe ka me e rritë nacionalizmin. Krejt këtë me e ba në fund për çka, për një njohje prej Greqisë. Pyetja është çka po marrim”, theksoi Hyseni./atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Hyseni: Modeli kroat i Kurtit është vetëm për elektoratin e vet

    Hyseni: Modeli kroat i Kurtit është vetëm për elektoratin e vet

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për emisionin A23 në ATV, tha se modeli kroat i Asociacionit është vetëm për opinionin publik në Kosovë.

    Sipas tij, Kroacia e kishte bërë rregullimin e statutit të pakicës serbe pasi kishte përmbyllur procesin e sovranitetit, ndërsa Kosova është një proces krejt tjetër.

    “Modeli kroat është për opinionin publik në Kosovë. Kroaica kur e ka bërë atë lloj rregullimi për pakicat kombëtare për serbët, e ka bërë sepse ka dashur vetë, jo pse ia ka kërkuar Serbia e as pse ia ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare. Çka ka bërë Kroaica, është pas përmbylljes së sovranitetit, pasi që janë marrë vesh me Serbinë. Ne jemi në një proces krejt tjetër. E modeli kroat është më shumë model për elektoratin e vet, aq vlen modeli kroat”, tha Hyseni. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: