ATV

Author: ATVLive

  • Orban i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë: Armiqtë mezi presin t’ju dëmtojnë

    Orban i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë: Armiqtë mezi presin t’ju dëmtojnë

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb Aleksandër Vuçiq që të lirojë tre policët e Kosovës. Ai këtë lutje e bëri gjatë konferencës së përbashkët në përfundim të vizitës së tij në Beograd. Vuçiq, nga an tjetër, u habit me kërkesën publike të hungarezit.

    Orban u shpreh se është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare vendosi të njoh zgjedhjet në katër komunat veriore me pjesëmarrje kaq të ulët.

    “I nderuari president Aleksandër, të mendoni mirë për këtë, armiqtë e Serbisë mezi presin t’ju bëjnë keq, të dëmtojnë Serbinë, dhe kjo është një situatë e tillë, një temë e tillë në të cilën mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë, për t’i kthyer këta tre shqiptarë në Kosovë”, deklaroi Orban.

    Ish-ministri i Millosheviqit, Vuçiq, që njëherë tha se nuk e priste këtë kërkesë, premtoi se do të shqyrtojë me shumë kujdes çdo këshillë të kryeministrit hungarez që e cilësoi mik.

    Presidenti serb u shpreh se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës derisa të lirohen serbët e arrestuar të cilët dyshohen për vepra kriminale, si dhe të largohen kryetarët e zgjedhur më 23 prill e të tërhiqet njësia speciale.

    Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, tha se Kurti në bisedime nuk e lë asnjëherë të flasë dikë tjetër por vetëm mban monologë./KP/

  • Takimi me Vuçiqin, Kurti: Jam i gatshëm të shkoj në Bruksel

    Takimi me Vuçiqin, Kurti: Jam i gatshëm të shkoj në Bruksel

    Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media, i pyetur nëse do të shkojë në Bruksel të takohet më Vuçiqin, ai tha se është i gatshëm të shkojë atje, që të paraqesë të gjitha të dhënat, që sipas tij nënkupton lirimin e pakusht të menjëhershëm të policëve dhe dënimin e agresionit të ushtruar nga Serbia në Kosovë.

    “Po, jam i gatshëm që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hollësisht këto të dhëna dhe ta kuptojnë se de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e pakusht të menjëhershëm të policëve dhe dënimin e agresionit të ushtruar nga Serbia në Kosovë. Jam i interesuar ta paraqes gjithë dokumentacionin e Kosovës, për këtë krim ndaj familjeve të tyre, Republikës së Kosovës. De-eskalimi nënkupton drejtësi”, tha ai.

  • Gërvalla: Policët nuk po keqtrajtohen, por nuk po ushqehen në mënyrën e duhur

    Gërvalla: Policët nuk po keqtrajtohen, por nuk po ushqehen në mënyrën e duhur

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në konferencën për media dha detaje e çfarë i kanë thënë tre policët e rrëmbyer shefit të Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jasharit.

    Ajo tha se policët e rrëmbyer nuk janë keqtrajtuar por që nuk janë duke u ushqyer në mënyrën e duhur.

    “Sot me datë 23 ambasadori Jetish Jashari, ka realizuar vizatën me tre oficerët e policisë së Kosovës të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe. Vizita ka ndodhur në Kralev ku ata janë atje duke u mbajtur, takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili ku ata kanë përshkruar momentin nga fillimi. Ata kanë theksuar, me 14 qershor rreth orës 12 duke ngrëne drekën janë rrëmbyer nga 15 persona të cilët i kakë sulmuar dhe çarmatosur ku pastaj i kanë futur në makinë”, tha Gërvalla.

  • Lajçak: Nuk besoj se Kurti ka interes në thellim të krizës apo vrasjes së dikujt, ai është demokrat

    Lajçak: Nuk besoj se Kurti ka interes në thellim të krizës apo vrasjes së dikujt, ai është demokrat

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirslav Lajçak, ka deklaruar se beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka interes që të ketë më shumë dhunë në veri të Kosovës.

    Në një intervistë me Ilva Tare e cila e ka pyetur se çfarë nëse Kurti nuk i ndryshon qëndrimet e tij , ai ka thënë se eskalimi i situatës nuk i shërben askujt.

    “Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe të ketë vrasja të njerëzve janë në interesin e Kurtit”.

    “Besoj që ai është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj. Unë besoj në dialog, dhe në rrugën para për të cilën palët bien dakord”, ka thënë Lajçak.

  • ​Popullsia në Gjermani në nivel rekord

    ​Popullsia në Gjermani në nivel rekord

    Pa imigrimin popullsia në Gjermani do të zvogëlohej. Por si pasojë e një migracioni të lartë në vitet e fundit numri i popullsisë është rritur në 84.4 milionë vetë.

    Asnjëherë më parë Gjermania nuk ka pasur kaq shumë banorë. Popullsia në vitiin 2022 është rritur me 1,3 %, një rritje e ndjeshme kjo, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikavë në Gjermani. Sipas saj në fund të vitit 2022 në Gjermani jetonin 84,4 milionë banorë.

    Sipas të dhënave të rritja e popullsisë lidhet qartë me shtimin e migracionit. Në vitin 2022 erdhën në Gjermani rreth 1,5 milionë banorë, katër herë më shumë se në vitin 2021. Një pjesë e madhe janë qytetarë nga Ukraina, shkruan Deutsche Welle.

    Mbi 12 milionë qytetarë me prejardhje të huaj në Gjermani

    Në tërësi në fund të vitit 2022 jetonin në këtë vend rreth 72 milionë gjermanë dhe 12,3 nënshtetas me prejardhje të huaj. Me 1,34 milionë vetë janë nënshtetasit me origjinë turke ata që përbëjnë grupin më të madh të qytetarëve gjermane me prejardhje të huaj. Pas tyre renditen ukrainasit, 1,05 milionë vetë dhe ata sirianë, 883.000 vetë. Për shkak të luftës në Ukrainë është gjashtëfishuar numri i ukrainaseve dhe ukrainasve që jetojnë në Gjermani.

    Edhe numri i të huajve në popullsinë e përgjithshme është rritur nga 13,1% në 14,6%. Numri i qytetarëve me nënshtetësi të huaj është rritur në një kohë që numri i gjermanëve është ulur. Një zhvillim tjetër: Në vitin 2022 në Gjermani kanë ndërruar jetë më shumë persona se sa kanë lindur. Në përgjithësi ka pasur 327.000 më shumë raste vdekjeje se lindjeje. Në vitin 2021 kjo shifër ishte 228.000. /DW/

  • Kurti: Rrëmbimi i policëve ndërlidhet me propozimin tonë pesë pikësh, ata janë rrëmbyer duke ngrënë drekë

    Kurti: Rrëmbimi i policëve ndërlidhet me propozimin tonë pesë pikësh, ata janë rrëmbyer duke ngrënë drekë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kidnapimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ndërlidhet me propozimin e tij pesë pikësh për deeskalim të situatës në veri të vendit.

    Teksa ka folur për kidnapimin e policëve, shefi i ekzekutivit u shpreh shteti serb ka për synim destabilizimin e shtetit të Kosovës. Ai këtë veprim e quajti edhe si hakmarrje nga ana e Serbisë, pasi zyrtarët policor po luftojnë krimin e organizuar.

    “Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion nga ana e Serbisë me anë të arrestimit të tre zyrtarëve policor thellë në brendi të territorit të Republikës së Kosovës. Ky akt i agresionit të pashembullt ushtarake të Serbisë, është hakmarrje direkte ndaj Policisë së Kosovës, vetëm e vetëm sepse po luftohet krimi i organizuar dhe që ka për synim destabilizimin, atëherë kur patëm propozuar planin pesë pikësh për deeaskalim të plotë të situatës në veri të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

    Kurti, në një konferencë për media ka thënë se zyrtarët policor janë vizituar nga drejtori i Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, Jetish Jashari.

    “Vetë ngjarja e rrëmbimit të policëve ka ndodhur në Kosovë, rrëmbimi nuk ka ndodhur në Serbi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me zyrën ndërlidhëse në Serbi. Ambasadori Jetish Jashari ka vizituar policët ndaras sot, përshkrimi se si ka ndodhur rrembi është i njëjtë nga të tretë. Ata thonë se rrëmbimi ka qenë tek tryeza duke ngrënë drek dhe 15 persona (ushtarak serb) i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Te tret kanë rrëfyer njëjte kur janë pyetur ndaras nga ambasadori Jetish Jashari”, u shpreh tutje Kurti.

  • ​Tensione në mes protestuesve në Zveçan pasi opozitarët serbë u shkojnë në vizitë

    ​Tensione në mes protestuesve në Zveçan pasi opozitarët serbë u shkojnë në vizitë

    Përfaqësues opozitarë në Serbi, Aleksandar Jovanoviq, lider i Lëvizjes Ekologjike në Serbi, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore dhe Danijela Nestoroviq, deputete në Parlamentin e Serbisë, kanë vizituar sot protestuesit në Zveçan, të cilët po protestojnë për të 26 ditë kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë në veri.

    Prezenca e këtyre opozitarëve ka ngjallur tensione në mes të protestuesve, me ç’rast mbështetësit e Listës serbe dhe ata të opozitës janë sharë e fyer verbalisht, ndërsa ka pasur edhe shtyerje mes vete.

    Ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur këtu për t’u solidarizuar me protestuesit, sepse gjendja e popullatës këtu është e njëjtë sikurse edhe e atyre në Serbi, raporton KP.

    Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore tha se e ka obligim që të përfaqësojë qytetarët nga Kosova dhe nga çdo pjesë tjetër e Serbisë.

    “Përsa na përket neve, do të flasim dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga autoritetet dhe do të kërkojmë hapa konkretë, por mendoj se nga këtu në Kosovë qytetarët duhet të japin zërin dhe qëndrimin e tyre dhe ne nuk duhet të heshtni më, nuk duhet të heshtim në atë se çfarë po ndodh për 10 vite këtu”, tha ai.

    Aleksandar Jovanoviq, lider i Lëvizjes Ekologjike në Serbi tha se ka ardhur për të mbështetur protestuesit në veri.

    “Unë nuk kam ardhur këtu për të fajësuar askënd apo për t’u marrë me politikë, ata që janë përgjegjës për paqen dhe rendin në Kosovë janë ata që janë pas nesh, ata janë ata që kanë 10 vjet që vuajnë edhe atë që po ndodh në Serbi edhe atë që po ndodh këtu. Është një shkelje brutale e të gjitha ligjeve të mundshme, kështu që nuk ka ndonjë dallim të madh mes asaj që po ndodh këtu dhe në Serbi nëse shikon”, tha ai.

    Deputetja Danijela Nestoroviq ftojë të gjithë në dialog në mënyrë që qytetarët të mund të jetojnë të qetë në veri.

    “Ne kemi një interes të përbashkët. Unë do të doja të dëgjoja se çfarë kanë ata njerëz kundër opsioneve të tjera politike, ja e keni rastin t’i dëgjoni, ne e durojmë çdo ditë në kuvend dhe është krejtësisht e parëndësishme, thjesht do t’i ftoja të gjithë në dialog dhe thjesht që njerëzit këtu në Zveçan dhe në çdo pjesë të Kosovës që përfaqëson territorin tonë, të fillojnë të jetojnë normalisht“, tha ajo.

    Opozitarët pas Zveçanit vazhduan për në veri të Mitrovicës, ndërsa mësohet se do t’i vizitojnë protestuesit edhe në komunat tjera veriore.

  • ​Policia kontroll në kampin MEK në Shqipëri, iranianët kundërshtojnë

    ​Policia kontroll në kampin MEK në Shqipëri, iranianët kundërshtojnë

    Forcat RENEA, FNSh, Operacionalia dhe policia nga drejtoritë vendore vunë në zbatim një plan të hartuar me detaje për ndërhyrje në një territor ku prej vitesh aksesohej vetëm nga muxhahedinët në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit.

    Top Channel raporton se prej orës 4 të mëngjesit Policia e Shtetit me të gjitha njësitë e saj pas vendimit të Gjykatës së Posaçme nisi kontrollin në kampin Ashraf por shumë prej muxhahedinëve kundërshtuan kontrollin dhe kjo detyroi policinë të përdorte gaz lotsjellës.

    Përfaqësuesit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) u vendosen në Shqipëri në vitin 2014 pas një marrëveshje për qëllime humanitare. Sipas Ministrisë të Brendshme ky grupim nuk iu është përmbajtur angazhimeve të dakortësuara duke thyer marrëveshjen.

    Autoritetet shqiptare ishin në kërkim të pajisjeve teknologjike të cilat konsiderohen me vlerë për hetimet që prej kohesh ka nisur Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), por kjo nuk u prit mirë nga muxhahedinët. Shumë prej tyre e cenuan shkelje privatësie dhe agresion ndaj personave të pambrojtur dhe refuzuan kontrollin. Ndërsa autoritetet kanë dyshime të arsyeshme se muxhahedinët në Shqipëri po kryejnë veprime operacionale kundër shtetit të Iranit.

    Disa prej tyre u shoqëruan me furgona në polici ndërsa të tjerë u organizuan në tubime kundër veprimeve të policisë.

    Sipas muxhahedinëve përdorimi i gazit dhe sprajit nga policia solli humbjen e jetës së një personi dhe lëndimit të 36 të tjerëve. Top Channel hyri brenda qendrës shëndetësore të kampit ku dhjetëra persona shfaqnin probleme në frymëmarrje si dhe djegie sysh. Në këtë qendër ndodhej dhe trupi i pajetë i një personi dhe për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij është ngritur një grup hetimor nga policia dhe prokuroria e Durrësit.

    Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme në reagimet e bëra për mediat theksuan se nuk ka jetë të humbura nga ndërhyrja e policisë dhe se të gjitha veprimet ishin konform ligjit duke ruajtur etikën dhe të drejtat e qytetarëve.

  • Asgjësohen 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës

    Asgjësohen 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar 32 krerë gjedhe në dy ferma, në Gjilan dhe Prizren.

    Sipas AUV-it këto gjedhe kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës.

    “Më datën 19 dhe 20 qershor 2023, në Gjilan dhe Prizren janë asgjësuar 32 krerë gjedhe nga dy ferma. Të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

    AUV njofton se për të penguar përhapjes e sëmundjeve infektive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive Zoonotike.

    Sipas njoftimit, AUV bën hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitiv në ndonjërën nga sëmundjet infektive.

    “Menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes. Masat tjera janë dezinfektimi i fermës dhe mbikëqyrja e afateve kohore për ripopullim”,

    AUV në rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive, ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës.

    Po ashtu AUV kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara me qëllim të ruajtjes se shëndetit veterinar dhe atij human.

  • Që pesë ditë vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt

    Që pesë ditë vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt

    Që nga dita e premte në Gjakovë po vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt.

    Policia e Kosovës kishte informuar se gruaja kishte rënë nga ura rreth orës 10:00, ditën e premte, ndërkaq deri tani ende nuk është gjetur viktima.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për telegrafin se kërkimet po vazhdojnë.

    “Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.

    Ndryshe, në njoftimin që kishte bërë Policia ditën e premte thuhej se, një femër e moshës madhore ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë dhe se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.