Gazetarja Jeta Xharra ishte mysafire në emisionin LIBERO në ATV, ku foli për sfidat gjatë karrierës së saj në gazetari prej më shumë se tri dekadash.
Duke folu për një prej projekteve të saj më të mëdha të cilin e realizoi gjatë fushatave elektorale me kandidatët për kryetar komunash, në emision u shfaqë një video kur ajo i kishte zënë kandidatët për kryetar të Kaçanikut duke gënjyer, ku këta të fundit kishin deklaruar se e kanë paguar rrymën.
Pasi u shfaqë kjo video, Xharra tregoi në studio faturën e saj të rrymës, në të cilën rezultoi se borxhi total është 27.36 euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter iu është përgjigjur shefit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i cili kritikoi arrestimet e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.
Kryeministri Kurti ka thënë se stërvitjet e sotme janë aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit për të cilin KFOR-i ka qenë plotësisht i informuar.
“Stërvitjet e sotme nga Regjimenti i III-të i FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka thënë Kurti.
Today's exercises by the 3rd Regiment of @KSF_Kosova in South Mitrovica are a routine, annually planned activity, of which KFOR was fully informed. It consisted of 215 soldiers going from the "Minatori" garrison to Frashër and back. Disinformation is dangerous & unacceptable.
Shtatë vite pas referendumit të Brexit, përqindja e Britanikëve që duan që vendi të rikthehet në Bashkimin Europian është rritur në nivelet më të larta.
Një sondazh i YouGov tregon se 58.2% e personave të pyetur do të votonin për rikthim të Britanisë së Madhe në Union, shifra më e lartë kjo në sondazhe që prej vitit 2016.
Sipas të dhënave si britanikët ashtu edhe europianët kanë më pak gjasa që të mendojnë se vendet e tjera do të ndiqnin shembullin e Britanisë për të lënë Bashkimin Europian.
Britanikët janë aq optimist mbi të ardhmen e bllokut, deri në atë masë sa i besojnë më shumë Komisionit Europian sesa qeverisë së tyre sipas anketimit të YouGov.
Edhe në muajin shkurt të këtij viti sipas sondazheve dëshira e britanikëve për rikthim në Bashkimin Europian ishte në nivelin 60%.
Sondazhe mbi dëshirën për të qëndruar në Bashkimin Europian janë realizuar edhe në vendet që janë aktualisht pjesë Unionit.
62% e Francezëve dhe 63% e Italianëve nuk duan që vendi të lërë Bashkimin Europian.
Shifra më e lartë e atyre që janë të kënaqur mbi anëtarësimin e vendit të tyre në BE janë në Spanjë me 87%, në Damimarkë me 70% dhe në Suedi dhe Gjermani me 69%.
Çmimet e derivateve në vendin tonë sërish kanë shënuar rritje gati deri në 10 centë për litër. Çmimi për një litër naftë sot kushton rreth 1 euro e 24 centë, ndërsa një litër benzinë është tregtuar të premten deri në 1 euro e 31 centë në tregun e Kosovës.
Disa javë më parë çmimet e derivateve patën rënë deri 1 euro 15 centë për një litër naftë.
Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka theksoi për KosovaPress se rritja apo ulja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare po reflekton edhe në Kosovë.
Ai shtrenjtimin e derivateve e arsyeton me çmimin e përcaktuar në berëz dhe në organizatën prodhuese OPEC.
“Kur ka prodhim të mjaftueshëm kemi ulje të çmimeve dhe e kundërta kur ka reduktim të prodhimit kemi rritje të çmimit. Rritja apo ulja e çmimit në tregjet ndërkombëtare po reflekton edhe te ne në Kosovë”, thotë ai.
Se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim, Berjani theksoi se nuk mund të paragjykojnë, pasi që sipas tij, po ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare.
Megjithatë ai shton se çmimet e derivateve ende janë të larta për qytetarët e vendit krahasuar me standardin e qytetarëve. Sipas tij, çmimet do të duhej të ishin 1 euro për një litër naftë.
Çmimet e derivateve në vitin 2022 patën arrit gati 2 euro për një litër.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.
Ai e ka kritikuar fuqishëm Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore.
Arrestimet e serbëve ai i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.
Në fund, Borrell shkurtimisht ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse.
“Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëqyësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e rëndë nga Serbia”, ka shkruar Borrell.
Ai ka thënë se ky eskalim në rritje, nuk do të tolerohet.
“Përkundër takimit të krizës dje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar në fund ai.
Very alarmed by situation in north of Kosovo: extrajudicial arrests of K-Serbs & Kosovo Security Forces marching in South Mitrovica; followed by heavy rhetoric from Serbia.
Despite yesterday's crisis meeting, escalation continues & is becoming dangerous. We will not tolerate it.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2023
Policia e Kosovës ka zbuluar sasi të mëdha të armatimeve në një veturë me targa të Beogradit, afër Komunës së Zveçanit.
Për këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës të premten ka parandaluar një sulm terrorist.
Ministri Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook ka dhënë detaje për këtë zbulim, i cili ka shkruar se falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatavetë inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100 m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.
“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tone”, shkruan Sveçla.
Sipas tij, Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cenimin e sigurisë së vendit tonë.
“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, shkruan ai.
Fshati Milaj gjendet pranë kufirit me Shqipërinë. Atë e ndajnë rreth 20 kilometra larg qytetit të Prizrenit.
Ky fshat dikur numëronte 30 shtëpi me rreth 100 banorë, ndërsa sot, në këtë fshat vazhdon të qëndroj vetëm një familje, anëtarët e së cilës, nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerës.
Me gjithë bukuritë natyrore, e ajrin e pastër, të rrallë janë vizitorët në këtë fshat.
Braktisja e fshatit, nisi qysh prej luftës së fundit në Kosovë.
Vetëm shtëpitë nën qiellin e hapur i rezistuan kohës në këtë fshat.
Ato janë të vetmet që flasin për vjetërsinë e fshati, derisa koha kur ato ishin të mbushura plot, i përket vetëm të kaluarës. /atvlive.tv
Pas gati katër orësh diskutimi në takime të ndara me dy liderët, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.
Pavarësisht kësaj, për njohës të procesit të dialogut, takimet nuk sollën rezultate konkrete.
“Krejt çka mund të thuhet është se pozitiv mund të jetë fakti që kryeministri Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit e BE-së dhe mund të themi që në parim ka një pajtim për qetësimin e situatës, por prapë nuk po shoh zgjidhje të problemit, vetëm një relaksim të marrëdhënieve mes dy palëve, sepse nuk mund të ketë zgjidhje të problemit sidomos pa lirimin e tre policëve”, tha profesori universitar, Dritëro Arifi.
Madje, fakti që Bashkimi Evropian nuk arriti t’i ulë në tryezë kryeministrin kosovar e presidentin serb, nuk është befasi.
“Ma shumë kisha me thanë që është një lëvizje e BE-së dhe Borrelit që të tregojnë se po angazhohen, sepse edhe Borrelli edhe Lajcaku e kanë ditur që në këto rrethana dy liderët nuk takohen sy më sy….”, tha Fitim Mulolli nga organizata “Polcon”.
Sipas Fitim Mulollit nga “POLCON”, e gjithë kjo ndodh për faktin se dy liderët nuk e duan zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“As kryeministri Kurti e as presidenti Vucic, nuk e duan Marrëveshjen e Ohrit, pra këto lëvizje në terren tregojnë qartë se të dy këta po tentojnë ta prolongojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Muqolli.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, deklaroi se në takimet që i ka pasur kanë “identifikuar rrugë të mundshme përpara, por dy palët duhet t’u përmbahen detyrimeve të tyre”. Borrell ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të punojnë nga ndërtesa alternative.
Ndërkohë, nga presidenti i Serbisë ka kërkuar që tre policët kufitarë që po mbahen në paraburgim në Kralevë, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:
Gjuhë e tillë u përdor ndaj deputetit të pozitës, Adnan Rrustemi, nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, në seancën e së enjtes, e cila njëherësh është edhe anëtare e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve.
Andaj, Bunjakut përveç kërkim-faljes po i kërkohet edhe dorëheqja nga ky komision, pasi si anëtare e komisionit konsiderohet se ka përgjegjësi shtesë për t’i mbrojtur të drejtat dhe për t’i adresuar nevojat e komunitetit.
“Kërkim-falja është gjëja më e vogël që mund ta bëjë, ndërsa dorëheqja nga komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve duhet të jetë hapi tjetër i saj”, tha Bajram Ilazi nga “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”.
Pasi që kryetari i Kuvendit nuk reagoi për fjalët e deputetes Bunjaku, Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon që në seancën e radhës, Konjufca të ndërmarrë hapa proceduralë.
“Konsiderojmë që kryetari nuk është aq i vëmendshëm që të jetë në përpikëri me rregulloren dhe mbarëvajtjen e seancës. Andaj ne kërkojmë që në seancën e radhës të ndërmarrë hapa proceduralë që probleme të tilla të mos ndodhin në seancat e radhës”, tha Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Për gjuhën e përdorur nga deputetja e LDK-së, ka reaguar edhe vetë deputeti Adnan Rrustemi.
“Nuk e kam dëgjuar saktësisht çfarë ka thënë, përveç asaj që kam parë në media, por identifikimi me komunitetin në fjalë nuk më ofendon dot, por jam i shqetësuar për fyerjen e denigrimin, të cilin ky komunitet e ka ndier dje, sepse zonja është drejtuar me gjuhë pezhorative. Përveç kësaj, e kam të pamundur personalisht të fyhem kollaj, aq më tepër nga persona të caktuar. Unë jam aty për të shtyrë përpara interesa të qytetarëve e të vendit”, thuhet në reagimin e deputetit të LV-së, Adnan Rrustemi.
Përplasje verbale e fjalor të degraduar ndërmjet deputetëve të partive të ndryshme nuk janë të rralla në seancat e Kuvendit. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: