Këngëtari me famë botërore, Ricky Martin, ka kënduar mbrëmë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ai është pritur mjaft ngrohtë nga audienca dhe si duket edhe artistit i ka pëlqyer Tirana.
Kjo mund të vërehet nga një video të cilën ai e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shihet duke vallëzuar derisa mbi krahët e tij mban flamurin kombëtar shqiptar dhe njëkohësisht bën me duar shqiponjën dykrenore.
Në të njëjtën video, është një mbishkrim “Të dua Tiranë”.
Astronomët kanë zbuluar një yll me dy ‘fytyra’ ku njëra përbëhet nga hidrogjeni dhe tjetra nga heliumi. Ylli i bardhë xhuxh është quajtur Janus, në nder të perëndisë romake të ndryshimit.
“Sipërfaqja e yllit të bardhë xhuxh ndryshon nga njëra anë te tjetra. Kur ia tregoj vëzhgimet të tjerëve, ata shastisen”, shprehet Ilaria Caiazzo, udhëheqësja e studimit në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.
Fenomeni i çuditshëm mund të jetë pasojë e një faze të rrallë evolucioni që po kalon ylli i shuar. “Jo të gjithë, por disa yje xhuxhë ndryshojnë duke u mbizotëruar nga heliumi në vend të hidrogjenit”, shpjegon Caiazzo.
Ana nga e cila ndodhet hidrogjeni është më e ndritshme. Në pjesën ku ndodhet heliumi, duken flluska dhe shtresa e hollë e hidrogjenit në sipërfaqe është shkatërruar duke e zhvendosur heliumin poshtë.
Janus u pikas nga ZTF, një skaner në Observatorin Palomar pranë San Diegos. Ylli xhuxh rrotullohet çdo 15 minuta në aksin e tij, një fenomen që iu zbuloi astronomëve dy ‘fytyrat’ e tij.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, Ambasadorit të Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shtete= ve.
Kryetari Rama është shprehur i lumtur që ia dhurojë çelësin ambasadorit Jens Erik Grondahl, për të gjithë mbështetjen që Norvegjia nëpërmjet tij ka dhënë dhe vazhdon të jap për Prishtinën.
Me këtë rast, Ambasadori Grondahl falënderoi për këtë vlerësim kryetarin Rama dhe u shpreh se do ta vizitojë përsëri Prishtinën, pavarësisht se përfundon misionin e tij në Kosovë.
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, në një bisedë për Rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se komuna ka shtuar kapacitetin e punëtorëve për të siguruar një nivel të dëshirueshëm të pastërtisë në qytet, në mënyrë që të mirëpresin sa më mirë diasporën këtë verë.
“Po përkujdesemi. E kemi shtuar edhe kapacitetin e punëtoreve që këto ditë vere ku ne edhe mirëpresim diasporën, pastërtia në qytet të jetë në nivelin e dëshirueshëm.
Gjithashtu jemi në përpjekje që të themelojmë një ndërmarrje publike që puna primare e saj të jetë mirëmbajtja e hapësirave të gjelbërta”, tregoi Rahimaj.
Ai tha se Kamenica është qyteti me më së shumti gjelbërim në Kosovë.
“Nuk është që po e them vetëm unë, e kanë konfirmu edhe të tjerët. Është një qytet që njihet për infrastrukturën e saj që e ka ruajt vijën urbane, gjithashtu është edhe një prej qyteteve më të gjelbërta në Kosovë. Po besoj se këto atribute i kanë parë edhe të tjetër, ne vetëm po i shpalosim dhe po krenohemi me to”, tha Rahimaj.
Në këtë bisedë me ATV-në, ai foli edhe për gjendjen e komunës si dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen.
“Ka sfida të natyrave të ndryshme. Ne sfidat e i përcaktojmë bashkë me qytetarët se cilat mund t’i zgjidhim. Sigurisht që ne si qeveri kemi objektiva që duam t’i arrijmë, por primare për ne janë problemet që qytetarët i kanë në lokalitetet e tyre. Kemi mbajtur 27 dëgjime buxhetore dhe shumë shpejt para kuvendit do të propozojmë edhe buxhetin për vitin 2024. Në aspektin e sfidave të gjithmbarshme është procesi i zhvillimit jo në nivelin e duhur, një zhvillim i ngadaltë, por edhe procesi tjetër që ka të bëjë me procesin e migrimit, ku të rinjtë dhe të rejat nuk e shohin si perspektivë të mjaftueshme Kamenicën”, tha Rahimaj. /atvlive.tv
Bisedën e plotë të kryetari të Kamenicës, Kadri Rahimaj, me ATV-në e gjeni në videon më poshtë:
Cilat janë shprehja më e shpeshtë që i përdorim në përditshmëri? Kjo ishte pyetja që gazetarja e ATV-së u bëri qytetarët që kishin dalë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Tu thafshin krahët”, ishte shprehja e një qytetari, të cilën ai thotë se e përdor shpesh, por vetëm në momente shakaje.
Gjatë bisedës më këtë qytetar, kur gazetarja e pyet atë se nga cili qytet vjen, del se të dy janë nga i njëjti qytet.
Për më shumë, bisedën e gazetares së ATV-së me qytetarë në shesh e gjeni në videon më poshtë:
Bëhuni gati për tre ditë me plotë aktivitete sportive dhe argëtimi në “Mergata Fest & Sport”, që do të mbahet në datat 27, 28 dhe 29 korrik. Ky festival i shumëpritur, tashmë tradicionoal, organizohet posaçërisht për diasporën dhe premton një përzierje të gjerë të aktiviteteve sportive dhe argëtuese.
Naim Llugiqi dhe Alban Zejnullahu, organizatorë të festivalit, kanë ndarë më shumë detaje rreth këtij eventi në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV.
Një nga pikat kryesore të festivalit do të jenë koncertet e mbrëmjes me fillim nga ora 20:00, që do të mbahen nën patronatin e kryetarit Imri Ahmeti. Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan për tri netë radhazi do të gjallërohet me performancat magjepsëse të këngëtarëve të njohur të estradës, ndër të cilët do të jenë Sabri Fejzullahu, Nora Istrefi, Alban Mehmeti, Xuxi, e shumë të tjerë.
“Përpos aktiviteteve sportive që do të ketë, ne e kemi edhe festivalin, do të thotë koncertin prej orës 20:00, i cili organizohet nën patronazhin e kryetarit Imri Ahmeti. Deri në ora 23:00 e kemi çdo natë, për tri net radhazi, krejt këngëtarët nga estrada. Është Sabri Fejzullahu, Nora Istrefi, Alban Mehmeti, Xuxi e shumë të tjerë. Prej orës 20:00 që fillojnë, i ftojmë në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan”, tregoi Naim Llugiqi.
Ndërsa, Alban Zejnullahu, i cili në këtë festival do të përkujdeset për pjesën e sportit, tha se për dallim prej vitit të kaluar, këtë edicion do të ketë edhe sporte të tjera, të cilat janë mjaft atraktive për pjesëmarrësit.
“Realisht, sivjet do të mbajmë aktivitete të ngjashme siç i kishim vitin e kaluar, por kësaj here pak më ndryshe me do sporte që nuk janë parë më herët dhe kryesisht janë sporte që janë shumë atraktive për qytetarët që do të marrin pjesë”, tha Zejnullahu.
Bisedën e plotë të Naim Llugiqit dhe Alban Zejnullahut në ALARM e gjeni në videon më poshtë:
Pavarësisht zërave për një fejesë të mundshme Bella Hadid u nda nga Marc Kalman.
Një burim i afërt me familjen tha se Hadid dhe Kalman u ndanë në fillim të këtij viti, por nuk e bënë publike.
Që atëherë, ajo ka kaluar kohë me nënën e saj, Yolanda Hadid, në fermën e saj në Pensilvani.
“Bella e përfundoi lidhjen sepse donte të merrte kohë për t’u fokusuar tek vetja”, tha burimi.
Hadid dhe Kalman patën bërë publike lidhjen e tyre në korrik të vitit 2021, megjithëse u tha se ata kishin filluar lidhjen që në vitin 2020. /atvlive.tv
DJ Khaled dhe Nicole Tuck u shfaqën në tapetin e kuq në Gala të Fondacionit Shawn Carter të Jay-Z dhe zbuluan se çfarë e ka mbajtur të fortë lidhjen e tyre 11 vjeçare!
11 vjet, dy fëmijë DJ Khaled dhe partnerja e tij Nicole Tuck vazhdojnë të kenë një nga marrëdhëniet më të bukura dhe më të dashura në Hollywood.
Artisti i referohet bashkëshortes si ‘Mbretëresha ime’ dhe flet me entuziazëm për dashurinë e tij për të në çdo rast që i jepet.
Ndërsa bisedonin me HollywoodLife në një intervistë eksluzive, të dy DJ Khaled dhe Nicole zbuluan mendimet e tyre mbi atë që e ka bërë romancën e tyre të funksionojë përmes famës, orareve të ngarkuara dhe fëmijëve.
‘’Duhet të jesh i vërtetë në çdo kohë”. Ne jemi një familje e vërtetë. Ne jemi të pastër dhe të vërtetë. Pra, momentet tona së bashku janë momentet më të lumtura.
Mbretëresha Ime, ajo është gjithmonë e vërtetë. Dhe e mbaj të vërtetë gjatë gjithë kohës. Mendoj se çdo marrëdhënie, thjesht duhet të jesh real dhe i pastër, dhe duhet të qëndrosh pranë njëri-tjetrit, në kohë të mira, në kohë të vështira . Kështu e dini se keni një marrëdhënie të vërtetë’’, tha Khaled. /atvlive.tv
Gjatë episodit të ri të The Kardashian’s , Kylie Jenner bisedoi me motrat Kourtney dhe Khloe Kardashian për presionet e standardeve të bukurisë në shoqëri.
“Më kujtohet gjithmonë se isha fëmija më i sigurt në dhomë”, tha Kylie. “Gjithmonë e kam dashur veten – ende e dua veten – dhe një nga keqkuptimet më të mëdha për mua është se unë isha ky fëmijë i pasigurt dhe bëra kaq shumë operacione për të ndryshuar të gjithë fytyrën time, gjë që është e rreme.”
Kylie më pas vuri në dukje se sa shumë “ndikim” dhe “fuqi” kanë ajo dhe motrat e saj dhe si ka ndikuar në standardet e bukurisë së të tjerëve në mediat sociale.
Kylie gjithashtu u tregoi motrave të saj se një nga pasiguritë e saj vinte prej tyre.
Ju kujtohet se si gjithmonë flisnit për veshët e mi?” Kylie pyeti.
“Por unë nuk e prita ashtu,” E mora sikur të gjithë po talleshin me veshët e mi shpjegoi Kylie. /atvlive.tv
Cardi B ka folur për fëmijët e saj se si ajo është e lumtur që ka arritur të ketë mundësi financiare t’I blejë fëmiëjve gjëra që Cardi si kishte në fëmijërinë e saj.
Në një intervistë të re në gazetën prestigjioze New York Times, reperja rrëfeu se ka blerë 20,000 dollarë lojëra luksoze për dy fëmijët.
‘’Kjo është ajo për të cilën punoj shumë, për fëmijët e mi,” shpjegoi ajo. “Shpenzimet e tepërta për fëmijët tuaj nuk do të thotë se jeni një prind i shkëlqyer, por ju bën të ndiheni mirë. Të bën të ndihesh sikur po jeton ëndrrën tënde të fëmijërisë.”
Reperja shpesh ka thënë se mund të jetë një repere pak më e ashpër me fjalë dhe temperamenti I saj mund të dalë nga kontrolli, por sipas saj, ajo është një nënë shumë e mirë.
“Gjatë gjithë kohës mendoj për fëmijët e mi. Kur jam në telefon me menaxherin tim i them sigurohu që një përqindje e çekut tim të shkojë për fëmijët e mi.
Cardi përshkroi se sa mirë ndihet që tani është në gjendje t’ua kthejë të dashurve të saj gjithcka që ata kan bërë për të.
“Kur i bleva një shtëpi nënës sime, kjo do të thoshte shumë për mua. Kur bleva shtëpinë time me burrin tim, kjo do të thoshte shumë për mua. Kur bleva një shtëpi tjetër … vazhdova të bleja më shumë shtëpi,” tha ajo.
Cardi B ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Offset, reperi nga grupi Migos, i cili ka edhe tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme. /atvlive.tv