ATV

Author: ATVLive

  • ​Osmani: Më 11 shtator riafirmojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë

    ​Osmani: Më 11 shtator riafirmojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në 22 vjetorin e sulmit terrorist në ShBA, riafirmohen përpjekjet në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera këto të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin e përhershëm me Amerikën.

    Ajo ka shtuar po ashtu se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.

    “Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.

  • Numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 2 122

    Numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 2 122

    Të paktën 2 mijë e 122 njerëz kanë humbur jetën në tërmetin që goditi Marokun dhe 2 mijë e 421 të tjerë janë lënduar, tha të dielën transmetuesi shtetëror 2M.

    Ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se numri ende pritet të rritet.

    Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi vonë të premten. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, ky ishte tërmeti më i fortë që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech në një shekull.

  • Arrestimi i drejtorit të administratës së Leposaviçit nga policia serbe

    Arrestimi i drejtorit të administratës së Leposaviçit nga policia serbe

    Përgatititi: Fitim Majkovci

    Nikolla Radimiroviq, Drejtor i Administratës në Komunën e Leposaviqit është arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë bashkë me të fejuarën e tij.

    Për arrestimin e tij, reagoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që tha se Radimiroiviq u arrestua vetëm për arsyen se bënë pjesë në institucionet e Kosovës.

    Pos Sveçlës, reagoi edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, veçse shtoi se arrestimet e tilla janë praktikë e kamotshme e policisë serbe.

    “Nikolla është një prej viktimave që është në paraburgim. Duhet ta mbrojmë Nikolla Radimiroviqin, jam në kontakt me zëvendësin tim që merret me këtë, që ta gjejmë ndihmën adekuate juridike për të që sa më shpejtë të dalë nga kjo gjendje. Është një metodologji që po zbatohet që 7-8 vjet. Çdoherë që unë jam përpjekur ta kaloj kufirin, jam ndaluar për disa orë”, tha Rashiq.

    Teksa ka treguar se si është ndaluar Radimiroviqi në kufi bashkë me të fejuarën e tij, ministri njoftoi se ai do të mbahet në paraburgim së paku deri të hënën.

    “Ka ndodhur së pari një ndalim në pikën kufitare, është mbajtur aty 4 orë, është marrë në pyetje prej anës së personave që e kanë prezantuar vetëm si anëtarë të BIA-s. Pas një kohe të gjatë, prej 9:30 është marrë në pyetje deri në orën 19:00-20:00, prej atyre organeve që e kanë transferuar në stacionin e policisë në Rashkë dhe prej atij momenti po mbahet atje dhe sipas informacioneve do të jetë aty së paku deri të hënën pasi gjyqtari nuk është aty dhe kur të vijë të hënën do të merret me rastin. Guxoj të supozoj që kjo është një prej pjesës metodologjisë shantazhuese”, tha Rashiq.

    Sipas ministrit Rashiq, Radimiroviq është ngarkuar me veprën penale “Shkelja e rendit kushtetues”.

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më postë:

  • Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje

    Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje

    Dueli Shqipëri-Poloni do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.

    Tragjedia ku kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm, ka shkaktuar një dhimbje që do të duhet kohë të kalojë.

    Qeveria Europiane e Futbollit, ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” përpara nisjes së duelit të zjarrtë të kombëtares kuqezi.

    “Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

    Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior, ku mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.

  • Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

    Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

    Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se është inauguruar statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel.

    Sipas tij, ky inaugurim e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereza barti, siç u shpreh ai, në jetë dhe amshim.

    “Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, shkroi tutje ai.

  • Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

    Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, pasi fajtor për këtë e sheh Serbinë, raporton Ekonomia Online.

    Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, duke thënë se pala negociatore e Serbisë në dialog është duke u munduar që këtë gjë mos ta lejojë.

    “Unë besoj në demokraci dhe kam dëshirë që të gjithë banorët serbë të veriut të marrinë pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që në këto momente është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë një motivi që na sjellë marrëveshjen përfundimtare”.

    “Sa do që munden ta shtyjnë procesin, do ta shtyjnë dhe në këtë moment nuk e shoh një vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri. Ky është fakt i keq, ndoshta por është fakt. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka thënë Rashiq.

  • Duke ia kujtuar nofkën e piratit, Mallorca krenohet me performancën e Muriqit mbrëmë

    Duke ia kujtuar nofkën e piratit, Mallorca krenohet me performancën e Muriqit mbrëmë

    Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

    Ishte Vedat Muriqi që shënoi dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.

    E klubi për të cilin luan Muriqi, Mallorca është krenuar me performancën e qendërsulmuesit të tyre mbrëmë gjatë kësaj ndeshje.

    Ata në Twitter vendosën disa emotika të piratit, nofkë që e ka marrë atje sulmuesi shtatlartë i Kosovës

  • Vuçiq në prag të takimit me Kurtin në Bruksel: Na presin bisedime të rëndësishme

    Vuçiq në prag të takimit me Kurtin në Bruksel: Na presin bisedime të rëndësishme

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Bruksel pas katër ditësh do të pasojnë bisedime të rëndësishme dhe se sipas tij Beogradi, do të insistojë në paqe dhe dialog.

    “Bisedime të rëndësishme na presin në Bruksel pas katër ditësh. Ne, si më parë, do të insistojmë në paqe dhe dialog dhe do të theksojmë se jemi pa mëdyshje me popullin tonë nga Kosova”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

    Më 14 shtator në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut.

  • Von Cramon kërkon nga BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë

    Von Cramon kërkon nga BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se BE-ja nuk po i kushton vëmendje sa duhet pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

    Von Cramon në platformën “X” ka shpërndarë një reportazh të “Tagesspiegel”, ku tregohet për spastrimin etnik që po bëhet në Luginë të Preshevës.

    “Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin.

    Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar Von Cramon.

  • Rama: Autobusët e Tarfikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi, pagesa e biletës edhe me SMS

    Rama: Autobusët e Tarfikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi, pagesa e biletës edhe me SMS

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, paralajmëron se së shpejti autobusët e Trafikut Urban do të pajisen me Wi-Fi.

    Ai bën me dije se udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me SMS, përmes operatorëve telefonik.

    Postimi i tij i plotë: