ATV

Arrestimi i drejtorit të administratës së Leposaviçit nga policia serbe

Written by

in

Përgatititi: Fitim Majkovci

Nikolla Radimiroviq, Drejtor i Administratës në Komunën e Leposaviqit është arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë bashkë me të fejuarën e tij.

Për arrestimin e tij, reagoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që tha se Radimiroiviq u arrestua vetëm për arsyen se bënë pjesë në institucionet e Kosovës.

Pos Sveçlës, reagoi edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, veçse shtoi se arrestimet e tilla janë praktikë e kamotshme e policisë serbe.

“Nikolla është një prej viktimave që është në paraburgim. Duhet ta mbrojmë Nikolla Radimiroviqin, jam në kontakt me zëvendësin tim që merret me këtë, që ta gjejmë ndihmën adekuate juridike për të që sa më shpejtë të dalë nga kjo gjendje. Është një metodologji që po zbatohet që 7-8 vjet. Çdoherë që unë jam përpjekur ta kaloj kufirin, jam ndaluar për disa orë”, tha Rashiq.

Teksa ka treguar se si është ndaluar Radimiroviqi në kufi bashkë me të fejuarën e tij, ministri njoftoi se ai do të mbahet në paraburgim së paku deri të hënën.

“Ka ndodhur së pari një ndalim në pikën kufitare, është mbajtur aty 4 orë, është marrë në pyetje prej anës së personave që e kanë prezantuar vetëm si anëtarë të BIA-s. Pas një kohe të gjatë, prej 9:30 është marrë në pyetje deri në orën 19:00-20:00, prej atyre organeve që e kanë transferuar në stacionin e policisë në Rashkë dhe prej atij momenti po mbahet atje dhe sipas informacioneve do të jetë aty së paku deri të hënën pasi gjyqtari nuk është aty dhe kur të vijë të hënën do të merret me rastin. Guxoj të supozoj që kjo është një prej pjesës metodologjisë shantazhuese”, tha Rashiq.

Sipas ministrit Rashiq, Radimiroviq është ngarkuar me veprën penale “Shkelja e rendit kushtetues”.

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më postë:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *