ATV

Author: ATVLive

  • Rama: Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

    Rama: Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

    Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht.

    Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator.

    “Mirëmëngjesi dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

  • Dragusha: Trajneri mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm

    Dragusha: Trajneri mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm

    Trajneri dhe analisti i futbollit, Muhamet Dragusha, në emisionin A PLAY në ATV, ka vlerësuar lartë angazhimin e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha në ndeshjen e mbrëmshme kundër Zvicrës.

    Ai tha se trajneri ka qenë afër lojtarëve në çdo aksion dhe ka pasur një impakt shumë të lartë në lojë.

    “E kemi pa qysh mbrëmë se ky trajner dëshiron të jetë afër lojtarëve në çdo aksion, në çdo pasim të lojtarëve edhe pse në çdo pasim është e vështirë ta kontrollojë trajneri, por sigurisht se është mundu edhe aty të kontribuojë në lojë edhe e kemi pa impaktin, se trajneri më të vërtetë ndoshta edhe ai ka vrapu diku tre-katër kilometra, edhe pse në atë hapësirë ngushtë që ka të kufizuara të tre të trajnerit. Mendoj që trajneri mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm”, tha Dragusha. /atvlive.tv

  • Dragusha tregon se cilët janë dy futbollistët e Supërligës që meritojnë të jenë në kombëtare

    Dragusha tregon se cilët janë dy futbollistët e Supërligës që meritojnë të jenë në kombëtare

    Trajneri dhe analisti i futbollit, Muhamet Dragusha, në emisionin A PLAY në ATV, tha se në kombëtaren e Kosovës është dashur të ftohen edhe dy futbollistë nga Superliga e Kosovës.

    “Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova. Sidomos Dellova, nuk di çka duhet të bëjë në futbollin e Kosovës, po edhe në futbollin evropian nuk di çka duhet të bëjë më shumë që të ftohet nga Kosova, por kjo është ekskuziviteti i trajnerit dhe ai fton kë ia merr mendja dhe kë i duhet për secilin repart”, u shpreh Dragusha.

    Ai tha se arsyeja e mos ftesës së tyre ndoshta ka qenë për shkak se reparti i mbrojtjes ka qenë shumë i ngjeshur, mirëpo shpreson se shumë shpejtë, kombëtarja të freskohet më futbollistë të rinj.

    “Mendoj që ndoshta ka qenë reparti i mbrojtjes shumë i ngjeshur edhe për ata edhe s’ju ka dhënë mundësi, po qysh e thashë edhe më herët besoj edhe shpresoj që shumë shpejtë do të fillojnë të vijnë lojtarë të ri, lojtarë që e ripërtërin ekipin kombëtar edhe asnjëherë duke mos i larguar lojtarët e vjetër, përvoja e tyre sigurisht se na duhet ta transmetojë tek këta lojtarë, po Dellova është dashur të ftohet në repartin e mbrojtjes, po ashtu edhe Krasniqi ka qenë i jashtëzakonshëm sidomos ndeshjen kundër Prishtinës, ka lu nji ndeshje shumë të madhe”, tha Dragusha. /atvlive.tv

  • Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti flet për përgatitjet e investimet e Kosovës

    Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti flet për përgatitjet e investimet e Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë është kthyer me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive.

    “Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë”.

    “7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!”, ka thënë Kurti në Facebook.

  • Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme

    Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme

    Pas dy vjetësh të paqëndrueshëm me rrymë, me rritje çmimesh e me thirrje për kursim, Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, garanton për këtë dimër furnizim stabil.

    Për këtë qëllim, KEDS-i ka bërë investime në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

    “Investimet e realizuara garantojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë”, ka thënë për REL-in Lulzim Krasniqi, zëdhënës në këtë kompani.

    Pushtimi i Ukrainës nga Rusia – një ndër eksportueset më të mëdha të gazit natyror – ka ndikuar në furnizimin me energji gjetiu në botë, sidomos në vitin që ka nisur, më 2022.

    Për rrjedhojë ka pasur mungesa të rrymës dhe rritje çmimesh.

    Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.7 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.

    Cilat janë kapacitetet e Kosovës?

    Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

    Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

    Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, ka thënë se aktualisht ka në operim njësitë A-3 dhe A-4 të Termocentralit Kosova A, si dhe njësinë B-2 të Termocentralit Kosova B, me kapacitet prej rreth 500 megavatesh. KEK-u tha se gjatë sezonit dimëror pritet të ketë në operim njësi shtesë, me kapacitet prej rreth 760 deri në 800 megavate.

    “Megjithatë, asnjëherë nuk mund të përjashtohet fakti se njësitë tona gjeneruese janë të vjetruara dhe nuk garantojnë 100 për qind operim të sigurt, që do të thotë se edhe mund të kemi ndonjë ndërprerje të prodhimit të paplanifikuar, por jo më gjatë se 72 orë”, ka thënë KEK-u.

    Vitin e kaluar, sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), janë importuar mbi 750 mijë megavate energji elektrike, ndërsa nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës janë prodhuar rreth 6.35 milionë megavate.

    Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë 91 euro për megavat, më 9 shtator.

    Për krahasim, në gusht të vitit të kaluar ka shkuar deri në rreth 430 euro për megavat, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ka qenë rreth 150 euro.

    Në KEDS thonë se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”.

    “Se a do të ketë rritje ose jo të çmimit të energjisë elektrike, kjo nuk varet nga ne, por nga tregu dhe shumë faktorë të tjerë. Mund të themi që pasiguritë rreth furnizimit me gaz natyror të Evropës vazhdojnë”, ka shtuar Krasniqi.

    Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë ka shkuar në 6.14 euro për kilovat – nga 5.60 euro sa ka qenë në vitin 2021.

    Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ka qenë 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.

    Në prill të këtij viti, çmimi është rritur sërish – për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    Krasniqi thotë se kursimi i rrymës dhe shfrytëzimi racional i saj do të kërkohen edhe gjatë këtij dimri.

    Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat e sektorit të energjisë kanë kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të kursejnë.

    Për qëllim kursimi, në gusht janë subvencionuar mbi 2.000 familje për izolimin e shtëpive. Projekti prej 10 milionë eurosh është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë.

    Më 5 shtator, Qeveria e Kosovës ka lansuar, po ashtu, Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, të cilët do të subvencionohen për pagesën e faturave të energjisë elektrike.

    Në këtë kategori janë përfshirë: personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

    “Nëse një familje ka katër anëtarë dhe i ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare, mund të kualifikohet për programin”, ka thënë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Programi në fjalë do të jetë njëvjeçar. /REL

  • Vdes në QKUK personi që u godit nga vetura në Vushtrri, Policia jep detaje të aksidentit fatal

    Vdes në QKUK personi që u godit nga vetura në Vushtrri, Policia jep detaje të aksidentit fatal

    Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti në Vushtrri.

    Sipas Policisë, viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Kështu i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje.

    Aksidenti ka ndodhur më datë 8 shtator, kurse viktima ka ndërruar jetë në QKUK një ditë pas.

    “Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Pas nderimit në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora: Vendi im i preferuar në të gjithë botën

    Pas nderimit në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora: Vendi im i preferuar në të gjithë botën

    ë stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e cila përfundoi në rezultat 2-2, e vlefshme për Euro 2024.

    Tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

    Një nderim i tillë i ka rënë në sy edhe vet këngëtares kosovare.

    Fillimisht ajo shpërndau një fotografi, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

    Më pas, këngëtarja shpërndau videon e Presidentes Vjosa Osmani, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

  • MPJD: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit shkatërrues

    MPJD: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit shkatërrues

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.

    Nga MPJ kanë thënë se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmë.

    “Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

  • Shkon në 632 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Maroko

    Shkon në 632 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Maroko

    Shkon në 632 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 që ra në Maroko dhe 322 raportohen të plagosur.

    Bilanci i cili ndryshon minutë pas minute është raportuar së fundi nga televizioni shtetëror vendas, i cili citon ministrinë e Brendshme.

    Sipas kreut të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Marok tërmeti i së shtunës është më i forti në një 120 vjet në vend. Ai shtoi se epiqendra e tërmetit ishte rajoni al-Haouz në jugperëndim të Marokut.

    Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në 23:11 të së premtes së 8 shtatorit dhe zgjati rreth 30 sekonda, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Muret historike të Marrakehut, të ndërtuara në fillim të shekullit të 12-të, janë dëmtuar. Disa shtëpi janë shembur, në sheshin Jamaa el Fna u shemb minarja e një xhamie të vogël pranë “Café de France” historike. Mijëra vetë në panik u derdhën në rrugët e qytetit të ri të Marrakech dhe në rrugicat e Medinës. Për një kohë të gjatë mungonte energjia dhe lidhja me internetin.

    Ndërkohë Qendra Rajonale e Transfuzionit të Gjakut në Marrakesh ka bërë thirrje për dhurim gjaku për viktimat e tërmetit vdekjeprurës.

    Institucioni u bëri thirrje të gjithë njerëzve në qytetin e Marrakeshit që të vijnë në qendër për të dhuruar gjak, duke filluar nga mëngjesi i së shtunës.

  • Robert Berisha për herë të parë flet publikisht për vajzën e tij të madhe e cila jeton në Londër

    Robert Berisha për herë të parë flet publikisht për vajzën e tij të madhe e cila jeton në Londër

    Këngëtari Robert Berisha, ishte i ftuar në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision bëri një rrëfim për jetën e tij private, familjen si dhe karrierën artistike.

    Roberti zbuloi për herë të parë se pse nuk e kishte bërë publike deri tani vajzën e tij të madhe, e cila tash është bërë 17-vjeçe.

    “Shumë prej jetës private kam tregu, ndoshta këto nuk kam pasë qejf me e tregu, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasë qejf me u rritë, që me kanë e gatshme ajo me thanë ‘babë, a ke qejf tash ti me u ba publike’. Tash u rritë dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranu, edhe normal që unë qysh vjet për ditëlindje kur i ka bërë 16 vjet, e kam postu”, rrëfeu Roberti. /atvlive.tv