ATV

Author: ATVLive

  • Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman takon deputetët kosovarë

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman takon deputetët kosovarë

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, raporton EO.

    Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka përshëndetur ndjekësit e tij nga Prishtina dhe ka njoftuar që gjatë kësaj vizite do të ketë takime të shumta, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

    “Mirëmëngjesi Prishtine! Më në fund kthehemi në Kosovë. Në pritje të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryeministri @albinkurti, kryetarja e Kuvendit @KonjufcaGlauk, FM @gervallaschwarz dhe kolegë të komitetit të punëve të jashtme. Faleminderit që më pritët. #ontheRoth”, ka shkruar ai.

  • ​Kuvendi mblidhet të enjten

    ​Kuvendi mblidhet të enjten

    Të enjten do të mbahet seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor.

    Deputetët pritet të shqyrtojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, derisa pritet të mbahet edhe debati parlamentar për çështjen e sigurimit të librave shkollorë.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se pret efikasitet në Kuvend gjatë këtij sesioni vjeshtor.

    E pyetur nga gazetarët, ajo foli edhe për takimin e 14 shatorit Kurti-Vuçiq, ku tha se pret zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

    Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi Kurtin për mungesë të transparencës në proces të dialogut.

  • ​Osmani në Samitin e Brdo-Brijunit: Kosova, rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

    ​Osmani në Samitin e Brdo-Brijunit: Kosova, rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

    Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po mbahet Samiti i Brdo Brijunit, në të cilën po marrin pjesë krerët e shteveve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit është e dhe presidentja Vjosa Osmani.

    Osmani, përmes një postimi në rrjete sociale, falënderoi presidentët nikoqirë të këtij samiti, Pendarovski, Musar dhe Milanoviq për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Brdo-Brijunit.

    “Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi ajo shkurt.

    Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, është paralajmëruar se Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

    Temat qendrore të takimit të sivjetmë janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

    Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

    Ky proces është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

    Gjatë qëndrimit të Maqedoninë e Veriut, presidentja Osmani, krahas presidentit Stevo Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

  • Arabia Saudite hap urë ajrore për të dërguar ndihma për Marokun e goditur nga tërmeti

    Arabia Saudite hap urë ajrore për të dërguar ndihma për Marokun e goditur nga tërmeti

    Arabia Saudite ka vendosur të hapë një urë ajrore për t’i ofruar ndihmë Marokut pas tërmetit vdekjeprurës të së premtes, i cili la më shumë se 2,100 njerëz të vdekur.

    Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe Princi i Kurorës Mohamed bin Salman urdhëruan Qendrën e Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Salman të “hapin një urë ajrore për të ofruar ndihma të ndryshme për të zbutur efektet e tërmetit mbi popullin vëlla maroken”, Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), ka raportuar të dielën vonë.

    Riadi do të dërgojë gjithashtu një ekuipazh kërkimi dhe shpëtimi për të marrë pjesë në aktivitetet e ndihmave dhe aktivitete humanitare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, sipas Abdullah al-Rabeeah, mbikëqyrësi i përgjithshëm i Qendrës së Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Salman, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Vende të ndryshme arabe kanë dërguar ndihmë në Marok, duke përfshirë Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Bahreinin.

    Të paktën 2,122 njerëz u vranë dhe 2,421 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten vonë, sipas Ministrisë së Brendshme.

    Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e fundit, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

  • Tragjedia shekullore e 9/11: Çfarë ndodhi më 11 shtator?

    Tragjedia shekullore e 9/11: Çfarë ndodhi më 11 shtator?

    Më 11 shtator të 2001-ës, ditë e martë, sulmues kamikazë shfrytëzuan avionë pasagjerësh amerikanë për t’u përplasur në dy rrokaqiejt e Nju Jorkut, duke vrarë mijëra njerëz.

    Sulmi mbetet si një nga ngjarjet më traumatike të shekullit, jo vetëm për amerikanët, por edhe për botën, raporton BBC, përcjell Gazeta Insajderi.

    Kush ishin objektivat?

    Katër avionë që fluturonin mbi lindje të SHBA-së u kidnapuan njëkohësisht nga ekipe të vogla rrëmbyesish.

    Më pas ato u përdorën si raketa gjigante, të drejtuara për t’u përplasur në ndërtesat historike në Nju Jork dhe Uashington.

    Dy avionë goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

    I pari goditi Kullën e Veriut në orën 08:46 me kohën në SHBA. I dyti u përplas në Kullën Jugore në orën 09:03.

    Ndërtesat pas goditjes morën flakë, duke bllokuar njerëzit në katet e sipërme dhe duke e mbuluar qytetin me tym. Në më pak se dy orë, të dyja kullat 110-katëshe u shembën në total.

    Në orën 09:37 avioni i tretë shkatërroi fytyrën perëndimore të Pentagonit – selinë gjigante të ushtrisë amerikane jashtë kryeqytetit të vendit, Uashington DC.

    Avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani në orën 10:03. Mendohet se rrëmbyesit kishin për qëllim të sulmonin ndërtesën e Kapitolit në Uashington DC.

    Sa njerëz vdiqën?

    Në total, 2,977 njerëz humbën jetën, shumica prej tyre në Nju Jork.

    246 pasagjerë dhe ekuipazhi në bordin e katër avionëve u vranë.

    Në Kullat Binjake, vdiqën 2606 njerëz.

    Në Pentagon u vranë 125 persona.

    Viktima më e re ishte Christine Lee Hanson dy vjeçare, e cila vdiq në një nga avionët me prindërit e saj Peter dhe Sue.

    Më i moshuari ishte 82-vjeçari Robert Norton, i cili ishte në një aeroplan tjetër me gruan e tij Jacqueline, rrugës për një ceremoni martesore.

    Kur avioni i parë goditi, rreth 17,400 njerëz ishin prezent tek kullat binake. Askush nuk mbijetoi mbi zonën e goditjes në Kullën e Veriut, por 18 arritën të shpëtonin nga katet mbi zonën e goditjes në Kullën Jugore.

    Në mesin e viktimave ishin shtetas të 77 vendeve të ndryshme. Qyteti i Nju Jorkut humbi 441 reaguesit e parë.

    Mijëra njerëz u lënduan ose zhvilluan më vonë sëmundje të lidhura me sulmet, përfshirë këtu edhe zjarrfikësit që kishin punuar në pastrimin e mbeturinave toksike.

    Kush e realizoi sulmin?

    Një rrjet ekstremist islamik i quajtur Al-Kaeda planifikoi sulmet nga Afganistani.

    Të udhëhequr nga Osama Bin Laden, al-Kaeda fajësoi SHBA-në dhe aleatët e saj për konfliktet në botën myslimane.

    Nëntëmbëdhjetë persona i kryen rrëmbimet, duke punuar në tre ekipe prej pesë vetash dhe në një tjetër nga katër (në aeroplanin që u rrëzua në Pensilvani).

    Çdo grup përfshinte dikë që kishte kryer trajnim për pilot. Kjo u krye në shkollat e fluturimit në vetë SHBA.

    Pesëmbëdhjetë rrëmbyes ishin sauditë si vetë Bin Laden. Dy ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

    Si u kundërpërgjigjën SHBA-të?

    Më pak se një muaj pas sulmeve, ish-presidenti amerikan George W Bush udhëhoqi një pushtim të Afganistanit – i mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar – për të çrrënjosur al-Kaedën dhe për të ndjekur Bin Ladenin.

    Megjithatë, tek në vitin 2011 trupat amerikane gjetën dhe vranë Bin Ladenin në Pakistan.

    Planifikuesi i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammad, u arrestua në Pakistan në vitin 2003. Ai është mbajtur në paraburgim në Gjirin e Guantanamos që atëherë dhe është ende në pritje të gjyqit.

    Al-Kaeda ekziston ende. Ajo është më e forta në Afrikën Sub-Sahariane, por edhe tani ka anëtarë brenda Afganistanit.

    Trupat amerikane u larguan nga Afganistani këtë vit pas gati 20 vjetësh, duke nxitur frikën e shumë njerëzve se rrjeti islamik mund të rikthehet.

    Trashëgimia e 11 shtatorit

    Siguria e fluturimeve u forcua në mbarë botën në vitet që pasuan pas 11 shtatorit.

    Në SHBA, Administrata e Sigurisë së Transportit u krijua për të forcuar sigurinë në aeroporte dhe aeroplanë.

    U deshën më shumë se tetë muaj për të pastruar “Ground Zero” – vendi ku kishin rënë Kullat Binjake.

    Një memorial dhe një muze tani është i ndërtuar në hapësirën në fjalë, ndërkaq janë ri-ndërtuar, me një dizajn tjetër.

    Rindërtimi në Pentagon zgjati pak më pak se një vit, ku stafi u kthye në zyrat e tyre më gusht të 2002-ës. /Insajderi.org/

  • Drejtori i Arsimit në Pejë për përjashtimin e nxënëses me mbulesë: Ndalohet me ligj

    Drejtori i Arsimit në Pejë për përjashtimin e nxënëses me mbulesë: Ndalohet me ligj

    Përjashtimi i nxënëses së klasës së tetë, E.L nga shkolla “Asdreni” në Pejë për shkak të vendosjes së mbulesës, ka nxitur reagime.

    Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka thënë se me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar se do të shohin sesi do të trajtohet ky rast.

    “Jam i informuar për rastin por nuk e di a ka vendim apo jo për largimin e nxënëses nga shkolla. Sidoqoftë unë nuk kam të drejtë ligjore me kërku nga shkollat që me i leju nxënësit me mbulesa. Udhëzimi administrativ 6/2014 i MASHTI neni 3 pika 1.13 thotë se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare, është e prerë”, ka thënë Gega.

    Ai ka shtuar se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e tij por me interpretimin e ligjit në këtë rast

    “Jemi në kontakt edhe me familjen dhe pres biseda me ta ju kam thënë që do të trajtojmë rastin. Nuk është situatë e dëshirueshme nuk jam ithtar i asaj që asnjë nxënës të largohet nga shkolla, sepse shkollat janë për nxënës. Nuk kam të drejtë ligjore të marr dhe ti them drejtoreshës ta lejojë apo jo në shkollë”, u shpreh Gega për telegrafin.

    Ai shtoi se disa shkolla raste të tilla i kanë tejkaluar me marrëveshje nëse s’ka pasur reagim nga klasa.

  • ​Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

    ​Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot (e hwnw) një person me inicialet A.K.

    Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

    Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së

    Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpartiak kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA, raporton Eo.

    Nga aty, Haradinaj tha se populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së.

    “Populli i Kosovës, të zgjedhur dhe institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën”.

    “Në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë përjetë me Amerikën”, tha Haradinaj.

  • Kombëtarja e Kosovës niset drejt Bukureshtit, synon fitoren

    Kombëtarja e Kosovës niset drejt Bukureshtit, synon fitoren

    Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Bukureshtit,

    Dardanët nesër do të luajnë ndeshje tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    “Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Përndryshe, Kosova pasi barazoi me Zvicrën me rezultat 2-2, ka ringjallur momentumin për kualifikim në Kampionatin Evropian, nëse kthehet me një fitore nga Bukureshti të martën mbrëma.

    Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45.

  • Për 24 orë janë ndalur nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

    Për 24 orë janë ndalur nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.