Nicki Minaj edhe këtë vit është përzgjedhur për të prezantuar dhe performuar në MTV Video Music Awards 2023 javën e ardhshme.
“Shumë të entuziazmuar që do të rikthehet Nicki Minaj si nikoqirja jonë në #VMAs këtë vit”, postuan MTV në Twitter.
Nicki Minaj këtë vit është nominuar për gjashtë çmime, përfshirë videon e vitit për ”Super Freaky Girl.
Gjatë karrierës së saj, Nicki ka marrë gjithsej gjashtë cmime dhe është nderuar me cmimin ”Michael Jackson Video Vanguard Award”, vitin e kaluar.
Ndër artistët që do të dalin në skenë javën e ardhshme përfshijnë Doja Cat, A Boogie Wit Da Hoodie, Future, Cardi B dhe Megan Thee Stallion, Lil Wayne dhe shumë të tjerë. /atvlive.tv
Gjërat e Freddie Mercury, vazhdojnë të jenë të kërkuara çdo ditë e më shumë.
Së fundmi është bërë e ditur se pianoja e tij ”Yamaha”, është shitur në ankand në vlerë prej 2.2 milionë dollarë.
Piano është përdorur për të kompozuar shumë nga hitet e grupit Queen, kurse teksti i këngës ”Bohemian Rhapsody”, i shkruar me dorë arriti në 1.7 milionë dollarë.
Një tjetër shitje interesante ishte edhe unaza me oniks dhe diamante të markës Cartier, të cilën ia kishte dhuruar Freddie Mercury-t, këngëtari Elton John , unaza arriti çmimin 339,000 dollarë.
Freddie Mercury vdiq në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së SIDA-s dhe pasurinë e tij ia la shoqes së tij të ngushtë, Mary Austin.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i 14 shtator vjen në një moment kritik, shkruan Reporteri.net.
Në rrjetin social “X”, Rohde ka thënë se është e nevojshme që të dyja palët të angazhohen në deeskalimin e situatës në veri.
Tutje ai ka shkruar se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani, dhe se s’ka më me lojëra faji, pasi është koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve.
“Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Ne kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin, dialogun e ndërmjetësuar nga 🇪🇺 dhe demokracinë pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet TANI. Nuk ka më lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar ambasadori gjerman në “X”.
High-level meeting on 9/14 comes at a critical moment. We need both sides' full commitment to de-escalation, 🇪🇺-mediated dialogue & participative democracy. Ohrid Agreement must be implemented NOW. No more blame games. Remove obstacles for progress. Time to act for all's benefit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri tash për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.
Murati ka thënë se aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të shtatort, derisa ka inkurajuar të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar, që të aplikojnë.
“Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin: https://see.rks-gov.net Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar. Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar Murati.
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet për vrasjen që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, ku në vendin e ngjarjes mbeti e plagosur edhe një grua.
I arrestuari i dyshuar për kryerjen e vrasjes është A.S.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj konfirmoi se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, tha ajo për KosovaPress.
Mesditën e së hënës në Podujevë një 30-vjeçar me inicialet V.B. i njohur me nofkën “Dhija” ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur edhe gruaja e tij. Aty ishte i pranishëm edhe një fëmijë 4-vjeçar, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime fizike.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.
Ish-këngëtari i Grupit Aurora, Nazmi Sfishta – Nazi ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision rrëfeu shumë nga jeta e saj private.
Nazi, në këtë emision nuk la pa e komentuar edhe veprimin e fundit të Feros, i cili e la muzikën për t’iu përkushtuar fesë Islame.
“Të gjithë ata që e kanë lënë dhe të gjithë ata që do ta lënë ‘InshaAlah’, unë i inkurajoj, i përgëzoj dhe i falënderoj, sepse ata iu kanë kthy shpirtit të vet, iu kanë kthy qetësisë së vet, iu kanë kthy devotshmërisë, lumturisë dhe janë largu nprej kotësisë, prej humbjes së kohës”, tha Nazi. /atvlive.tv
Këngëtari i Grupit Aurora, Nazmi Sfishta – Nazi ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision rrëfeu shumë nga jeta e saj private.
Një nga bisedat e tij në këtë emision ishte edhe pretendimi i tij se komunikon me Zotin, majde edhe tregoi se si mund të komunikohet me të.
“Zoti komunikon me disa njerëz përmes formave të ndryshme, përmes ëndrrave, përmes engjëjve, përmes frymëzimeve, përmes asaj që ty të vjen shpirtnisht për me e realizu, por këto janë gjuhë shumë të thella, të cilat nuk i shpjegon dot gjuha e shkencës, sepse shkenca folë për 5 shqisa, por për shqisën e gjashtë që është ndjeshmëria që lidhet me shpirtin, nuk ka mundësi, vetëm spekulon. Madje nuk ia qëllon asnjëherë të vërtetën”, thotë Nazi. /atvlive.tv
Auditimet e rregullsisë dhe performancës për sezonin 2022-2023, rezultuan me dyshime për kryerje të veprave penale. Zyra Kombëtare e Auditimit, respektivisht, departamenti kundër mashtrimit, ka evidentuar 51 raste të dyshimta, që kryesisht vijnë nga fusha e prokurimit publik.
“Rastet e identifikuara janë kryesisht nga fusha e prokurimit, si procesi i prokurimit, lidhja e kontratave, shpenzimet në kategorinë e investimeve kapitale dhe mallrave, ku janë identifikuar 36 raste. Tetë raste janë identifikuar në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve, si dhe 7 raste në fushën e punësimit”, tha Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se gjetjet e auditorit i janë përcjellë Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar ZKA-në për dërgimin e lëndëve në shtatë prokuroritë themelore të Kosovës”, tha Spanca.
Pa dhënë shumë detaje, Spanca u shpreh se rastet e dyshimta janë kryesisht në nivelin lokal.
“Ato shtrihen pothuajse në të gjitha organizatat buxhetore, por ato që mundem t’i konfirmoj, pra që i kemi dërguar në prokurori për hetime të mëtejme, vijnë kryesisht nga niveli lokal”, tha Spanca.
Ndërkaq, deri më tani ZKA-ja ka dërguar mbi 300 raste në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, megjithatë Spanca tha se ende nuk ka informacione mbi epilogun e këtyre rasteve.