Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar aksion të madh të shkyçjes në Komunën e Obliqit, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.
Ky aksion do të fillojë nga ora 10:300 dhe me asistimin e Policisë së Kosovës.
“Nesër 13 shtator 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, KRU “Prishtina” ka bërë me dije se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej të cilave 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se ditëve të fundit kanë shkëputur tre kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat siç thotë ai nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.
Rama thekson se kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse.
“Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, njofton Rama.
Nutricistja dhe dietologia Flora Hajrizi, në emisionin A LIVE në ATV, tregoi se cilat ushqime duhet shmangur në dietat e përditshme.
Ajo tha se kripa dhe sheqeri janë dy përbërësit që përdorën shumë tek ne, por edhe në përgjithësi në Ballkan, e që sipas saj, janë të rrezikshme për shëndetin tonë.
“(Kripa dhe sheqeri) Janë dy do bardha vdekjeprurëse që patjetër i përdorim jo vetëm ne shqiptarët, mirëpo kryesisht në të gjithë Gadishullin Ballkanik është kështu e njohur si mënyrë e konservimit të ushqimeve, po edhe gjithashtu përdorimin në çajra të ndryshëm, në ëmbëlsira të ndryshme që i kemi tradicionale. Të gjitha ushqimet tona i kanë pak një përbërje më të lartë të kripës së sheqerit sesa zakonisht që na e rekomandojnë”, thotë Hajrizi.
Ajo tha se ushqimet tona tradicionale kanë shumë më pak problematika shëndetësore, por bëri thirrje që ato të konsumohen në mënyrë të moderuar.
“Patjetër që nuk mundemi me i anashkalu edhe ushqimet që janë tradicionale tona, kështu që të paktën me pasë kujdes edhe me i konsumu me moderim. Ne si shqiptarë, dua të them të drejtën, që nëse do të konsumonim ushqime tradicionale tona, do të kishim problematika më të vogla shëndetësore se sa nga produktet që janë mirë të procesuara edhe shumë te rafinuara që shkaktojnë problematika edhe më të mëdha se sa që munden me shkaktu produktet tradicionale tonat. Nuk mendoj se është një dietë shumë e pashëndetshme, mirëpo gjithmonë e kemi ne si fjalë të përditshme me moderim. Duhet me pasë kujdes te sasia e përdorimit të produkteve, duke filluar nga flija, pikja, ose produktet e tjera që janë gjellra të ndryshme që janë tradicionalet tona, që kanë sasi ndoshta edhe të lartë të kripës, po anën tjetër edhe bulmeti që është një prej ë produkteve ose sasive të ndarë produkteve që përdoren me shumicë në tryezën tonë”, tha Hajrizi. /atvlive.tv
Mënyrë jetese të shëndetshme është kriteri kryesor për shëndetin fizik. Hapi i parë është që të organizojë mënyrën e saktë të ditës. Raporti optimal i punës dhe pjesa tjetër do të lejojë një person për të plotësisht të kryer detyrat e tyre të përditshme, pa shkaktuar dëme në trupin tuaj.
Njerëzit në vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme fizike. Në të njëjtën kohë rëndësia e madhe është aktiviteti social dhe fizik, të menduarit pozitiv, duke shmangur shprehitë e dëmshme. faktorët e shëndetit fizik janë të njëjta në të gjithë globin.
Pothuajse të gjithë njerëzit kanë një shkallë më të madhe ose më të vogël të pre dispozicion për sëmundje të caktuara. shëndeti fizik – ajo është një kombinim i shumë faktorëve. Nuk është rastësi kur hyjnë pacientin në spital, mjekët gjithmonë të sqaruar se çfarë lënduar të afërmit. Shumica e sëmundjeve kronike kanë një origjinë gjenetike.
Aktivitetet fizike duhet të planifikohen në bazë të moshës dhe trupit karakteristikat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin dhe zhvillimin fizik të fëmijëve.
Ngarkesa e tepërt mund të jetë i rrezikshëm për një trup të vogël. Të moshuarit po ashtu duhet të trajtohen me kujdes për ushtrime. E pra, në qoftë se klasa do të mbahet nën mbikëqyrjen e një specialisti. /Përgatiti: Kastriot Tahiri
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë duke e bastisur banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë.
Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, po vazhdojnë me filmat e tyre.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar ai.
Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, raporton EO.
Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.
Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.
“Siç është raportuar nga mediet, Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”.
“Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.
“Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thashë që bastisja ka qenë e kotë”, ka thënë ai.
Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që ia japin kuqezinjve epitetin e liderit në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.
Goli i Asanit i cili ishte spektakolare, u pasuar edhe nga ai i Mirlind Dakut për ta vulosur triumfin në “Air Albania”, raporton KosovaPress.
Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.
“Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”. Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt “Gjermani 2024”, ka shkruar Asani në “Facebook”.
Sfidën e radhës në këto kualifikime, Shqipëria do ta zhvillojë kundër Republikës së Çekisë më 12 tetor.
Moderatorja Kaltrina Mikushnica, në emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV, derisa po bashkëbisedonte me gazetarin e sportit Lorik Gërbeshi për të rejat e fundit në sportin vendor dhe ndërkombëtar, është lutur që sot të fitojë kombëtarja e Kosovës ndaj Rumanisë.
Gazetari Gërbeshi, në emision tha se Kosovës i duhet patjetër të shënojë fitore pasi që sipas tij, kjo është një ndeshje jetike për kualifikim.
Pas këtij informacioni, moderatorja u lut në emision për fitore të Kosovës.
“Po lutemi për këtë ndeshje, inshalla fitojmë se na vynë”, lutet ajo.
Për më shumë, shikoni emisionin në videon e më poshtme nga minuta 18:00.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka postuar një fotografi me disa prej futbollistëve të rinj të Kombëtares së Kosovës duke u shprehur i bindur se ata do të shkëlqejnë.
Ai ka kërkuar mbështetje për brezin e tij të lojtarëve të Kosovës, duke thënë se ata janë burim i shpresave tona.
“Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!. Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht. Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Kosova do të përballe sonte më Rumaninë në Bukuresht.