ATV

Author: ATVLive

  • Haxhiu: Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëheqje

    Haxhiu: Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëheqje

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

    Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.

    “Albin Kurti ka frikë nga zgjedhjet.Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij”, shkroi ai.

    Haxhiu shkori se “kush ka frikë nga zgjedhjet, ka frikë nga sovrani dhe verdikti i tij e këtë e din mirë Albin Kurti, qe genjshtrat e tij kanë marr fund”.

    “Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore”, shkroi ai.

    “Albini brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytezon me i mbulu korrupsioni dhe nepotizmin në Qeverisjen e tij”, shkroi Haxhiu.

  • ​Fermerët protestues bllokojnë rrugët kryesore dhe pikë kalimet kufitare në Bullgari

    ​Fermerët protestues bllokojnë rrugët kryesore dhe pikë kalimet kufitare në Bullgari

    Si pjesë e një proteste mbarëkombëtare të shkaktuar nga heqja e ndalimit për importet bujqësore ukrainase, fermerët bullgarë bllokuan të hënën mbi dyzet rrugë të rëndësishme dhe pika kufitare. Organizatorët e protestës u kërkuan njerëzve që të përmbahen nga udhëtimet, nëse nuk është një çështje emergjente. Ministria e Brendshme tha se “i gjithë personeli është i angazhuar në sigurimin e rendit publik” gjatë protestave. Rreth 26 organizata të degëve nga i gjithë sektori po marrin pjesë në protestë, tha Sindikata Bullgare e Fermerëve.

    Protestuesit bllokuan pikën kufitare të urës së Danubit me Rumaninë; Gjithashtu u bllokua rruga për dhe nga Ura e Danubit 2. Rruga nga Kardami në kufirin me Rumaninë ishte e bllokuar vetëm për kamionët e rëndë.

    Udhëheqja e Unionit Bullgar të Fermerëve u mblodh në një fushë ajrore në Byala Sllatina, ku u tërhoqën të gjitha makineritë bujqësore nga rajoni. “U kërkojmë ndjesë qytetarëve dhe i paralajmërojmë që të shtyjnë udhëtimet e planifikuara më 18 dhe 19 shtator, pasi rrugët kryesore do të jenë të mbyllura në të gjithë vendin”, tha Georgi Stojanov, kryetar i Unionit.

    Protesta do të zhvendoset në Sofje të martën.

    Aksionet efektive të protestës do të vazhdojnë derisa të plotësohen të gjitha kërkesat, tha Stojanov.

    Industria ka pesë kërkesa për qeverinë – të vazhdojë ndalimin e importeve të mallrave bujqësore nga Ukraina, duke zgjatur ndalimin e frutave, perimeve, mishit, qumështit dhe mjaltit; fermerëve t’iu paguhet shuma e plotë e kompensimit për humbjet për shkak të luftës në Ukrainë deri më 30 shtator; ndihma shtetërore për zonat e humbura nga fatkeqësitë natyrore të paguhet menjëherë. Protestuesit kërkojnë gjithashtu fonde shtesë të ndihmës shtetërore dhe lehtësim të kushteve të ndërhyrjeve të Planit Strategjik.

    Komiteti nismëtar për veprimet e pacaktuara efektive të protestës për të shpëtuar bujqësinë bullgare këmbëngul se vëmendja nuk duhet të përqendrohet ekskluzivisht te prodhuesit e drithërave, pasi aksionet protestuese përfshijnë të gjithë industrinë, duke përfshirë blegtorët, bletarët, kultivuesit e frutave dhe perimeve./BTA/

  • ​Nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

    ​Nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

    Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nga sot kanë pikat e përbashkëta të kalimit kufitar. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se sot e ka nënshkruar marrëveshjen e cila mundëson themelimin e pikave të përbashkëta Han i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë”.

    Sveçla ka shkruar se marrëveshja ka për qëllim thjeshtësimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.

    “Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka shkruar Sveçla./KP

  • Pajtohen familjet pas varrimit në Pejë, Haradinaj: Dhembja është e madhe, pajtimi na nderon

    Pajtohen familjet pas varrimit në Pejë, Haradinaj: Dhembja është e madhe, pajtimi na nderon

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Avdi dhe Fadil Shala të cilët humbën jetën tragjikisht.

    Pas ceremonisë së varrimit, Haradinaj ka ngushëlluar familjen dhe ka bërë të ditur se dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit.

    “Dhembja është e madhe dhe shumë e rëndë, por ju ia keni lënë një nder vetes e familjes, andaj qofshi të nderuar për jetë e mot e qofshi bashkë”, ka thënë Haradinaj.

  • ​Drashkoviq: Propaganda serbe për krimet e luftës ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70%

    ​Drashkoviq: Propaganda serbe për krimet e luftës ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70%

    Ish-zevëndëskryeministri i Serbisë në kohën e udhëheqjes së Millosheviqit, Vuk Drashkoviq, ka thënë se “Serbia me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70 për qind”.

    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka shpërndarë një video në rrjetin social “X” ku Drashkoviq pohon një gjë të tillë ndërkohë që akuzon propagandën serbe, transmeton KosovaPress.

    “Ish-Zëvendëskryeministri i Serbisë, Draskoviq: ‘Serbia, me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70%!’”, ka shkruar Musliu sipër videos.

  • EULEX-i forcon Njësinë Speciale, sot arritën edhe 20 pjesëtarë nga Lituania

    EULEX-i forcon Njësinë Speciale, sot arritën edhe 20 pjesëtarë nga Lituania

    20 xhandarë lituanezë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane arritën sot në Kosovë për t’iu bashkuar Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), e cila aktualisht përbëhet nga 24 karabinierë italianë.

    Xhandarët lituanez të NJPSR-së do t’i përforcojnë përkohësisht radhët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, me qëllim që t’i përgjigjet nevojave të Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të qenë në gjendje t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme.

  • Çitaku i reagon Kurtit: Përgjigjen do ta merrni shpejt në zgjedhjet e përgjithshme

    Çitaku i reagon Kurtit: Përgjigjen do ta merrni shpejt në zgjedhjet e përgjithshme

    Nënkryetarja e partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklarata e kryeministrit të Kosovës, i cili tha se pot ë ketë zgjedhje të reja nacionale, opozita mund të zhduke.

    Çitaku ka thënë se kryeministri dëshiron të zhduk gjithçka që nuk pajtohet me të.

    “Po Kryeministër, Ju mendoni se e zhdukni opozitën (më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

    Reagimi i plotë:

    Po Kryeministër,

    Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju. Njejtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, biznest, prokurorinë.

    Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021. Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë.

  • ​Opozita i reagon Kurtit për zgjedhjet: Humorist që ka humbur fuqinë politike

    ​Opozita i reagon Kurtit për zgjedhjet: Humorist që ka humbur fuqinë politike

    Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, i kanë reaguar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet, duke i thënë se ai ka nis të bëhet humorist që del në i dëshpëruar në konferenca, thuajse e gjithë bota i ka faj.

    Ata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, thanë se Kurtit i ka humbur rruga në oborr, pasi përveç izolimit, ai nuk do t’i ketë as numrat dhe as mundësinë për krijimin e qeverisë së ardhshme.

    Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri duke komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se nëse mbahen zgjedhjet, zhduket opozita, ka thënë se ai ka nis të bëhet humorist.

    “Kryeministri Kurti ka filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë nuk ka pas kujdes për opozitën e as që mërzitet lere për opozitën por as për njerëz që kanë mendim tjetër në partinë e vet, pra ky nuk kujdeset për njerëz që i ka brenda e lere më për opozitën. Po flas për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kurrë në historinë e vet politike nuk ka qenë më e konsoliduar dhe më e qëndrueshme në politik bërje. Se kush sa e ka fuqinë politike këtë na jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh se çka i ndodh. Ai e di që e ka humb fuqinë elektorale, politike dhe për këtë është duke u bërë humorist”, tha ai.

    Sipas tij, Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejtat dhe avancimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat dhe kjo situatë nuk ka ndodh dhe duhet të trajtohet në një seancë të jashtëzakonshme.

    Deklaratat e Kurtit për zgjedhje i komentoi edhe shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, duke thënë se favori kryesor që do ta bënte sot Kurti është të jap dorëheqje dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje.

    “Me vet faktin që atij në mendje i shkon opozita, kjo tregon se ai frikën e ka nga kjo opozitë dhe një gjë e ka tashmë të sigurt, që qeveri në mandatin e ardhshëm, kurdo që të mbahen zgjedhjet, qofshin ato në një afat sa më të shkurtër, apo më të largët, ai nuk do të mund ta krijojë, pra ky është mandati i fundit i tij si kryeministër, ai nuk do t’i ketë as numrat, as mundësinë që ta krijojë një qeveri të dytë dhe normalisht e kuptoj prej perspektivës të tij, ai mundohet ta qoj deri në fund mandatin e tij por ju e shihni katrahurën në të cilën është vendi, agjendën parlamentare, ju e shihni izolimin që e kemi si Republikë e Kosovës, tashmë kryeministrit Kurti kanë filluar t’i dalin pengesa edhe në Bashkimin Evropian, pra Kurti është i paaftë me nxjerr vendin nga sanksionet dhe nga izolimi të cilin e ka vendos…ju e shihni një kryeministër që del në një konferencë i dëshpëruar, në një konferencë ku tashmë i gjithë bota i ka faj, një kryeministër që tashmë i ka humbur rruga në oborr, një kryeministër i cili veç për agjendën zhvillimore të vendit të vet nuk flet“, tha ai.

    Ai shtoi se në seancën e së enjtes do të shqyrtohet e kërkesës së 40 deputetëve për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

    “Një hetim parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në anën tjetër do t’i ndihmoj edhe hetimit penal që po bën Prokuroria e Kosovës dhe besoj që do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në hedhjen dritë mbi të gjitha këto keqpërdorime që kanë ndodhur me rezervat shtetërore, përfshirë vjedhjet që kanë ndodh në vaj, grurë dhe sheqer”, tha ai.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se më 21 shtator Kuvendi i Kosovës vazhdon me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e cila hapi sesionin vjeshtor.

    “Ne do bëjmë përpjekje maksimale të paktën me ligjet që e kërkojnë shumicën e thjesht për shkak se për marrëveshjet ndërkombëtare, tashmë i dini qëndrimet e dy partive opozitare. Sa i përket krahasime me legjislaturat e më hershme ka përparim, ne nëse i miratojmë edhe 15 ligje, dalim legjislatura me numrin më të madh të projektligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, por ne nuk e kemi standard të asaj që është bërë më herët“, tha ajo. /KP

  • ​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

    ​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

    Pep Guardiola e ka sfiduar skuadrën e tij Manchester City për të arritur diçka të veçantë dhe për të fituar sërish titullin e Ligës së Kampionëve.

    Fituesit e tripletës sezonin e kaluar fillojnë mbrojtjen e kurorës së tyre evropiane teksa presin Yllin e Kuq të Beogradit në stadiumin “Etihad” të martën.

    City më në fund i dha fund përpjekjeve disa vjeçare për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë sezonin e kaluar, por, ndërsa Guardiola është krenar për arritjet e tyre, ai mendon se misioni nuk ka përfunduar ende, përcjellë KosovaPress.

    “Do të doja të them se për klubin tonë të fitojë Ligën e Kampionëve është e pabesueshme, hera e parë në historinë tonë, por, në perspektivë, sa skuadra kanë fituar një herë Ligën e Kampionëve? Shumë kanë fituar dy, tre, katër, pesë herë. Në perspektivë, ne nuk bëmë asgjë të veçantë. Është vetëm një”, tha Guardiola.

    Është më e vështirë të fitosh të parin. Por çdo sezon ne e nisim garën në ndeshjen e parë me objektivin për të fituar ndeshjen e parë, pastaj fazën e grupeve, pastaj përpiqemi të fitojmë Ligën e Kampionëve. Asgjë nuk ndryshon nga më parë.”, theksoi ish-trajneri i Barcelonës.

  • Modelja me sindromën Down ndryshon pikëpamjen e industrisë së modës

    Modelja me sindromën Down ndryshon pikëpamjen e industrisë së modës

    Beth Matthews, 23 vjeç, nga Swansea, është një nga të paktët në gjendje për të ecur në një event ndërkombëtar të modës siç është eventi “London Fashion Week”.

    Që nga viti 2022 ajo ka pozuar për Cosmopolitan dhe ishte e ftuar të ecte në tapetin e Festivalit të Filmit në Venecia, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Nëna e saj, Fiona, tha se vetëbesimi në rritje i Beth-it e ka ndihmuar atë të gjejë identitetin e saj.

    Ajo shtoi se kjo gjë do të ndryshonte perspektivat mbi sindromën Down dhe tregon “se dikush si Beth ka një jetë të mahnitshme”.

    Beth u frymëzua të bëhej modele pasi pa punën e Ellie Goldstein, e cila gjithashtu ka sindromën Down dhe ka përfaqësuar kompaninë e modës Gucci.

    Rreth 47,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë sindromën Down, e cila shkaktohet nga një kromozom shtesë.

    Beth tha se ishte “me të vërtetë e emocionuar” për të modeluar në javën e modës, duke shtuar se 18 muajt e saj të modelimit e kishin bërë atë të kishte më shumë vetëbesim.