ATV

Author: ATVLive

  • Agim Bahtiri në zi, i vdes nëna

    Agim Bahtiri në zi, i vdes nëna

    Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e nënës së tij.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri tha se nëna e tij vdiq në moshën 93-vjeçare, teksa bëri të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën në orën 12:30 në varrezat e fshatit Gushavc.

    “Mungesa jote, nanë, do të më përcjellë tërë jetën, e këshillat e tua, amanetet e fjalët e mira do t’i mbaj gjithmonë në zemër, si vlerën më të çmuar. Faleminderit stafit mjekësor që bënë të pamunduren për shpëtimin e jetës së nënës sime, faleminderit të gjithëve për telefonatat e pafundme por ky është caktimi i Allahut. Ceremonia e varrimit mbahet nesër (23.09.2023) në varrezat e fshatit Gushavc, me drekë (12:32)”, shkroi Bahtiri.

  • Distria e argjendtë, humb në finale nga xhudistja japoneze

    Distria e argjendtë, humb në finale nga xhudistja japoneze

    Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Baku 2023.

    Xhudistja jonë, pësoi humbje në finale, nga japonezja, Kisumi Omori, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.

    Distria arkëtoi 700 pikë olimpike Paris 2024.

    Pas orës 16:00 garon Nora Gjakova në finalen e -57 kg.

  • BE reagon për granatën në Veri: Jemi të shqetësuar që s’ka deeskalim të tensioneve

    BE reagon për granatën në Veri: Jemi të shqetësuar që s’ka deeskalim të tensioneve

    Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e vëzhgon me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në veri të Kosovës.

    “Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve”, ka thënë Stano.

    Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se ky sulm me granatë dore vjen si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre personave për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë dhe si mesazh ndaj drejtësisë e me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët e asaj pjese./RTK

  • ​Dy futbolliste dhe trajneri të lënduar nga rrokullisja e autobusit të KFF Jakovas

    ​Dy futbolliste dhe trajneri të lënduar nga rrokullisja e autobusit të KFF Jakovas

    Gjatë kthimit pas një aktiviteti në Shqipëri, autobusi i klubit të futbollit të femrave, KFF Jakova është rrokullisur mbrëmë në afërsi të Junikut.

    Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N.Kamberi, raporton KosovaPress.

    Të lënduarit gjenden për trajtim në Spitalin e Gjakovës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë pasi që nuk kanë pësuar lëndime serioze.

    Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit mjekësorë sot në mesditë janë liruar në shtëpi.

    Me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

    “Federata e Futbollit e Kosovës shpreh keqardhje për këtë aksident dhe shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar afër KFF Jakova dhe futbollisteve të këtij klubi për ta kaluar sa më parë këtë moment traume dhe lëndimet e pësuara nga ky aksident.

    Njëherësh, FFK uron që futbollistet dhe i gjithë stafi i KFF Jakova të shërohen sa më shpejt nga lëndimet e pësuara dhe t’i rikthehen punës në fushën e gjelbër, duke shpresuar që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, shkroi FFK në një komunikatë.

  • ​Mjekë nga Turqia me stafin vendor operuan 12 fëmijë në QKUK

    ​Mjekë nga Turqia me stafin vendor operuan 12 fëmijë në QKUK

    Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë kryer 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijë dhe 26 raste në sallën e kateterizimit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.

    Operacionet dhe ndërhyrjet e tjera po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

    Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë ditës së sotme ka pritur ekspertët nga Turqia, të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe po bëjnë në trajtimin e fëmijëve kosovarë.

    “Gjatë takimit me mjekët dhe stafin tjetër nga Turqia, ata kanë shprehur kënaqësinë e tyre që patën mundësi t’i trajtojnë fëmijët nga Kosova, duke shprehur falënderimin edhe për stafin vendor të klinikave që janë treguar shumë bashkëpunues”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi.

    Sipas njoftimit një delegacion tjetër i mjekëve dhe ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që në muajin shtator të vijë në Kosovë, për të operuar fëmijë të tjerë që kanë probleme me zemër.

    “Këto bashkëpunime po mundësohen në kuadër të planit që ka Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK për trajtim të fëmijëve dhe zhvillim të shërbimeve që lidhen me ofrimin sa më cilësor të shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftim.

  • ​Superliga e Kosovës në basketboll, sot fillon sezoni i ri

    ​Superliga e Kosovës në basketboll, sot fillon sezoni i ri

    Sonte do të fillojë sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll.

    Njëjtë sikurse ai i kaluari, edhe ky sezon pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e skuadrave, raporton KP.

    Sezoni i ri do të nis me kampionen në aksion, ku KB Peja e pret në shtëpi KB Vëllaznimin.

    Ndeshja do të zhvillohet në Pejë, në palestrën sportive “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00.

  • “Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

    “Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

    Zëvendësshef i seksionit për bashkëpunim të BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së.

    Ai në konferecën e Ministrisë së Ekonomisë, me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

    “Stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës. Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në de-përshkallëzimin e tensionit në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën. Kjo është thënë, dua të theksoj sërish, se ky është një hap i kthyeshëm dhe shkalla jonë e plotë e ndihmës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së. Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t’i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së.”, u shpreh ai.

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shpreson se të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024.

    “Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim. Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu….Jo, jo… Kjo është për keqardhje. Pra, dua të them, këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi”, ka thënë sot ai.

  • Veton Berisha: Libri shkollor “Shoqëria dhe mjedisi” ka përmbajtje raciste për egjiptianët

    Veton Berisha: Libri shkollor “Shoqëria dhe mjedisi” ka përmbajtje raciste për egjiptianët

    Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, ish-deputeti Veton Berisha po pretendon se në një libër shkollor në Kosovë ka përmbajtje ofenduese e raciste.

    Reagimi i tij ka të bëjë me librin “Shoqëria dhe mjedisi” e klasës së katërt e botuar nga shtëpia botuese ‘Albas’, e cila, sipas tij, u referohet tri komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptian, si komunitet RAE.

    “Si ka mundësi një ministri siç është ajo e Arsimit, një shtëpi botuese sic është ajo ‘Albas’ dhe një autor sic është Vllaznim Balidemaj, mos me pas njohuri që termi famëkeq RAE që është ofendues kur i referohet edhe komunitetit egjiptian bashkë me ata rom dhe ashkali”, tha Berisha, njofton klankosova.tv.

    Ai theksoi se “dihet shumë qartë se komuniteti egjiptian është komunitet i veçantë i cili jeton tradicionalisht në Kosovë, ka identitet të tij dhe është kategori kushtetuese dhe ligjore në Kosovë”.

    Berisha kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që deri në korrigjimin e tij, ta largojë atë libër nga përdorimi.

  • Biçikletat dhe trotinetet largohen para kohe nga rruga “Dëshmorët e Kombit”

    Biçikletat dhe trotinetet largohen para kohe nga rruga “Dëshmorët e Kombit”

    Edhe pse Komuna e Prishtinës kishte paralajmëruar që sot ne “Dita pa Makina” për 5 orë, sheshi i kryeqytetit do të zgjatej deri tek rrethi me flamur, duke ndaluar qarkullimin e veturave deri në orën 15:00, megjithatë biçikletat dhe trotinetet filluan të largohen nga ora 12:00.

    ATV ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku po hiqeshin biçikletat dhe trotinetet, të destinuara për t’u përdorur pa pagesë nga qytetarët me rastin e shënimit të “Ditës Pa Makina”.

    Deri më tani, nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me arsyen e largimit të tyre të parakohshëm. /atvlive.tv

  • Rrugëtimi i Distrias deri te finalja e Grand Slam Baku 2023

    Rrugëtimi i Distrias deri te finalja e Grand Slam Baku 2023

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është në finale të Grand Slam-it që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti me Wazaari brazilianen, Jessica Pereira, raporton KosovaPress.

    Në çerekfinale Distria mposhti me Ippon qysh në sekondat e para xhudisten nga Maroku, Soumiya Iraoui.

    Në gjysmëfinale Krasniqi fitoi me tri dënime për Ippon në vazhdime kundër italianes, Odette Giuffrida.

    Në finale Distria do të përballet me xhudisten japoneze, Kisumi Omori.

    Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të ndeshjeve të Krasniqit, në rrugëtimin deri te finalja e Grand Slam Baku 2023.