ATV

Author: ATVLive

  • Roth i thotë Vuçiqit: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

    Roth i thotë Vuçiqit: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

    Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke i thënë se vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm.

    “Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, ka shkruar ai në X.

  • Sot mbahet mbledhje komemorative për rreshterin e vrarë Afrim Bunjaku

    Sot mbahet mbledhje komemorative për rreshterin e vrarë Afrim Bunjaku

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku që u vra dje në Zveçan nga një sulm terrorist i serbëve.

    Kjo mbledhje do të nisë në orën 12:30, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare.

    “Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë”.

  • Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë

    Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë

    Analisti politik Shkelzen Maliqi vlerëson se terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabëritjen e Veriut të Kosovës.

    Sipas tij, ky nuk është skenar i panjohur.

    “Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugosllave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi, i cili u gjet i vramë në një pyll afër kazermës dhe u tha se e ishte vetëvrarë. Pas rastit të Paraqinit Sllobodan Milisheviqi morri pushtetin e plotë në Serbi dhe nisi projektin e shkatërrimit të Jugosllavisë për ta krijuar Serbinë e madhe”, tha ai.

    Sipas Maliqit, i ngjashëm ka qenë edhe rasti i vrasjes së 5 të rinjëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, për të cilin vetë presidenti Vuçiq ka pranuar publikisht se ka qenë i organizuar nga shërbimet sekrete serbe për ta paraqitur si krim të UÇK-së dhe shpallur atë .organizatë terroriste dhe jo çlirimtare. Prindëritë e viktimave në rastin Panda prej kohësh kërkojnë nga Vuçiq që të tregojë në prokurori të vërtetën se kush janë vrasësit e të rinjëve serbë, por ai po i shmanget premtimit se do ta bën këtë, me gjasa u bë pishman se e ka përmend fare.

    “Banjska mundët të jetë rast që të ndriçohen edhe strategjia e inskenimit të krimeve makabre për të arritur kthesa historike jo vetëm si atë në Paraqin dhe Pejë por edhe në disa raste të ngjashme në luftën e Bosnjës, p.sh. Vrasjen me snajper të qiftit të dasmorëve serb në Sarajevë pas të cilit akt filloi lufta dhe rrethimi gati katërvjeçar i Sarajevës”

    Nëse kjo sipas Maliqit vërtetohet në hetimet, e informatat dhe gjurmët çojmë në atë drejtim, policia dhe inteligjenca kosovare, me gjasa në bashkëpunim me atë perëndimore, do të arrijë një fitore të madhe në demaskimin e kësaj ligësie makabre me rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

  • Një formacion paraushtarak ishte aktiv: Rashiq zbulon se kush ishin terroristët serbë në veri

    Një formacion paraushtarak ishte aktiv: Rashiq zbulon se kush ishin terroristët serbë në veri

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka folur për ngjarjen në veri të Kosovës, të ndodhur të dielën.

    Rashiq theksoi se nata në Banjskë të Leposaviqit ka kaluar e qetë, pavarësisht se ngjarja tensionuese ka ndodhur dje.

    “Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Dje ka qenë në punë një lloj formacioni paraushtarak që veproi në një mënyrë që, së pari, për mendimin tim është absolutisht jonormale dhe se ndodh një vrasje e një polici dhe më pas që manastiri dhe rrethinat e tij përdoren për veprime të mëtejshme, dhe besoj se kjo nuk na ndodh kurrë ne besimtarëve serbë. E gjithë kjo e bën edhe më absurde këtë ngjarje. Është e sigurt që hetimet për autorët do të vazhdojnë, ju e dini që ishin rreth tridhjetë të tillë”, tha Rashiq dhe shtoi se shumica e serbëve jetojnë në jug dhe shumë prej tyre kanë frikë se situata mund të përshkallëzoi.

    Rashiq theksoi se terroristët serbë që vranë policin Afrim Bunjaku dyshohet të jenë të paguar.

    “Besohet se janë paguar për këtë, nuk e di se kush e ka organizuar, por jam i sigurt se nëse ka ndodhur kështu, jam i sigurt se autoritetet e rendit në Serbi do ta dinin”, ka thënë ai.

    Sipas asaj që ka thënë Rashiq, ata dyshohen të kenë marrë pjesë në trajnime nga policia ushtarake dhe strukturat e sigurisë në Serbi.

    Në Kosovë është shpallur ditë zie, vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani në shenjë respekti për policin e vrarë në afërsi të Banjskës.

    Presidentja Osmani, në përputhje me kushtetutën, ka vendosur që e hëna e 25 shtatorit të shpallet ditë zie kombëtare për nder të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të Kosovës.

  • Policia: Intensiteti i sulmeve ndaj policëve ka rënë, por situata në Banjskë vazhdon të jetë e tensionuar

    Policia: Intensiteti i sulmeve ndaj policëve ka rënë, por situata në Banjskë vazhdon të jetë e tensionuar

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se tashmë e ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës.

    Ata thanë se kanë arrestuar edhe një sulmues tjetër i cili ishte i uniformuar dhe i armatosur rëndë.

    Nga policia ritheksuan se 3 sulmues janë të vrarë dhe disa të tjerë të arrestuar.

    Organet e rendit poashtu thanë se në orët e mbrëmjes intensiteti i sulmeve ka rënë.

    Ndërsa në afërsi të Manastirit ata thanë se janë gjetur armatime të shumta.

    Postimi i plotë:

    Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

    Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

    Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh.

    Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

    Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.

  • Vuçiq në siklet nga gazetarja që e pyeti ku i mori armët dhe uniformat grupi terrorist

    Vuçiq në siklet nga gazetarja që e pyeti ku i mori armët dhe uniformat grupi terrorist

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një paraqitje për media ka thënë se Serbia nuk e ka furnizuar me uniforma dhe armë grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës sot.

    I pyetur nga N1, një medium që kritikon politikat e Vuçiq, se kush i ka armatosur sulmuesit, kush u ka dhënë uniforma dhe si ka mundur që të mos ketë informacion nga veriu i Kosovës, Vuçiq ka reaguar me nervozë duke e akzuar gazetaren për insinuata.

    “Këto pyetje pasqyrojnë se si duket lufta speciale kundër Serbisë. Në atë pyetje keni parë insinuata se Serbia ka ofruar uniforma të ushtrisë apo policisë. Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe. Uniformat blihen kudo në treg. E patë që nuk kishte mjete dhe armë speciale. Kam muaj që them se në veri po rritet rezistenca dhe rebelimi, ndër të tjera, sepse nuk mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it. Unë fola me disa përfaqësues të Listës Serbe, ata janë të tmerruar, janë me njerëzit e tyre, pa marrë parasysh se kush janë ata… Për sa u përket personave të mbyllur, nuk mendoj se problemi është se kanë qenë të mbyllur , por se Policia shqiptare qëlloi në ato shtëpi”, tha ai. Vuçiq, i cili shtoi se kjo është “spini më i keq”.

  • Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë

    Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë

    Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra sot në orët e para të mëngjesit në veri.

    Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

    Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

  • Hovenier publikon fotografi duke ndezur qirinj për policin e vrarë

    Hovenier publikon fotografi duke ndezur qirinj për policin e vrarë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në një ceremoni për nder të policit të vrarë, Afrim Banjaku.

    Ambasadori amerikan ka shkruar në Tëitter se bashkë me të kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti ndërkombëtar, e të Kosovës.

    ”U bashkuan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në një ceremoni të ndezjes së qirinjve për nder të policit të Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, ka thënë ambasadori amerikan.

    Afrim Banjaku u vra të dielën pasi një grup i organizuar sulmoi Policinë e Kosovës.

  • Vuçiq: Sulmi ndodhi pasi “disa serbë nga Kosova” u rebeluan kundër Kurtit

    Vuçiq: Sulmi ndodhi pasi “disa serbë nga Kosova” u rebeluan kundër Kurtit

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sulmi i së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë, ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën gjatë këtij sulmi të armatosur. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.

    Duke folur drejtpërdrejt për media në Beograd mbrëmjen e së dielës, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë – dy nga snajperët – dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha më herët gjatë ditës se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla (të blinduara), dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës. Ai e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulmin e armatosur.

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më herët se u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje, dhe se aksioni i Policisë për kapjen sulmuesve të tjerë po vazhdon.

    “Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga ‘Kosova dhe Metohia’ vendosi dy kamionë si barrikada në Banjskë – në veri të Kosovës. Më pas shkoi policia e Kosovës dhe tentoi t’i largojë ato barrikada. Kishte një konflikt me serbët që vendosën barrikada dhe në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos”, tha Vuçiq.

    “Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”.

    Presidenti serb tha se “në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

    Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

    Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

    Vuçiq tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, që do t’ua komunikojë “qytetarëve dhe popullit tonë në Kosovë”, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.

    Ai tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën “as formalisht, as joformalisht”, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë.

    Kurti dhe Vuçiq u takuan më 14 shtator në Bruksel për një nivel të lart bisedimesh në dialogun e ndërmjetuar nga Bashkimi Evropian, por nuk arritën asnjë pajim për normalizimin e marrdhënieve.

    Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

    Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës. /rel

  • Borrelli e quan terrorist sulmin në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë

    Borrelli e quan terrorist sulmin në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë sot një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”.

    Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak minuta më parë, ku tregohet për bisedat që Borell ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës”.

    Reagimi i dytë