Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.
Burime të KP-së, bëjnë me dije se gjithçka është e vërtet dhe se policët tanë tanimë pritet që brenda disa orëve të përfundojnë aksionin.
Sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Më vonë gjatë ditës është lënduar edhe një polic tjetër. Ndërsa, deri tani zyrtarisht policia ka njoftuar se janë vrarë tre terroristë, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se ngjarja e fundit tragjike në Kosovë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe dy të tjerë u plagosën është provë e angazhimit të SHBA-së në Ballkan.
Ai ka thënë se ambasada amerikane në Beograd duhet ta ripostojë reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
“Zhvillime jashtëzakonisht serioze në Kosovë – dhe provë e angazhimit të SHBA-së në Ballkan. I inkurajuar nga reagimi i shpejtë dhe i bazuar në fakte i ambasadorit amerikan në Kosovë Hovenier për vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës. Pyetja ime: cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Beograd?”, ka shkruar ai në X.
“Ambasada amerikane në Serbi duhet të ri-cicërojë menjëherë deklaratën e ambasadorit Hovenier. Hovenier ishte i kujdesshëm që të mos bënte me gisht– por vetëm këmbënguli që “kryesit … të sillen para drejtësisë” për “këto akte të dhunshme kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”.
Këto komente ai i bëri pas mbështetjes që BE dhe SHBA i dhanë Serbisë pas dështimit të rundit të fundit në dialog.
“Vuçiq fitoi lavdërimet e SHBA-së edhe pas sulmeve brutale, të paramenduara të 29 majit ndaj KFOR-it. Pra, pse policia serbe të mos shkojë më tej më 14 qershor dhe të arrestojë tre policë të Kosovës, duke i ndaluar ata “me akuza të rreme”? Hill vlerësoi qëndrimin e Serbisë në bisedimet e fundit të dialogut të Brukselit, edhe pse Beogradi vazhdon – duke përfshirë OKB-në – të heqë dorë nga detyrimet e tij sipas Marrëveshjes Bruksel-Ohër. Ministri i Jashtëm Daçiq ka zhvilluar edhe një takim të profilit të lartë me ministrin e jashtëm rus Lavrov të sanksionuar nga SHBA-ja”, ka shkruar Joseph.
🧵 Extremely serious developments in Kosovo – and test of US commitment in the Balkans. Encouraged by @USAmbKosovo Hovenier’s swift, fact-based response to killing of Kosovo Police Officer. My question: what will be the stance of US Embassy Belgrade? My suggestion: 1/
Përmes një postimi në facebook, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Policinë e Kosovës, duke thënë se “Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë”.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme!”, ka shkruar Osmani.
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se dy sulmues të tjerë janë vrarë nga Policia e Kosovës nga shkëmbimi i zjarrit.
Në komunikatën e Policisë thuhet se gjendja në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.
Sipas Policisë deri tash janë të vrarë tre sulmuesve, është arrestuar një sulmuesi dhe poashtu janë arrestuar katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.
Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.
Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.
Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.
Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.
Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për sulmin në veri ku është vrarë një polic.
MPJ-ja gjermane ka thënë se grupet e armatosura kriminale duhet të ndalen së rrezikuari jetën e njerëzve.
Po ashtu kërkohet që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.
”Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftim përmes platformës “X”.
We condemn the hideous attack on #Kosovo Police in strongest possible terms. Our thoughts are with the killed officer’s family & the severely injured. Illegal armed groups must stop putting lives at risk. Perpetrators must be held accountable. @ManuelSarrazin travels to 🇽🇰 today. https://t.co/llQI57km1n
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është plagosur. Po ashtu ai ka thënë se është arrestuar edhe një sulmues tjetër.
Rashiq ka thënë se nuk ka informata nëse do të ndodhë dorëzimi i pjesëtarëve të grupit kriminel.
Rreshteri policor Afrim Bunjaku ka humbur jetën në një sulm në afërsi të fshatit Banjskë në mëngjesin e të dielës, ndërsa janë lënduar dy policë tjerë.
“Situata është dramatike. Jam dëgjuar më herët me ministrin Xhelal Sveçla. Së fundi ka dalë lajmi se në atë përleshje kanë mbetur të vrarë disa persona. Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti”, ka thënë Rashiq.
Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:
Bekim Jashari ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lënduan.
Jashari tha se sulmet e tilla vijnë me urdhër nga Beogradi.
“Sulmet e tilla dhe sjelljet kriminale me urdhër të Beogradit në Kosovë duhet të bindin bashkësinë ndërkombëtare mbi politikën shoveniste që edhe sot po ndjek Beogradi ndaj shtetit të pavarur të Kosovës”, shkroi ai.
Teksa bëri thirrje për unitet në Kosovë për ruajtjen e sovranitetit dhe territorialitetit, dhe për t’iu përgjigjur së bashku Serbisë, pasi siç tha ai, ky është borxhi ndaj dëshmorëve.
Postimi i plotë:
I rëndë lajmi për vrasjen e policit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e policit Alban Rashiti nga kriminelët serbë të Vuçiqit.
Në emrin tim dhe të familjes i shprehu ngushëllime familjes së policit të rënë sot në mbrojtje të sovranitetit të vendit kurse policit të plagosur i uroj shërim të shpejtë.
Sulmet e tilla dhe sjelljet kriminale me urdhër të Beogradit në Kosovë duhet të bindin bashkësinë ndërkombëtare mbi politikën shoveniste që edhe sot po ndjek Beogradi ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.
Situata në veri duhet të shërbejë si alarm për spektrin tonë politik për të qenë të bashkuar në tejkalimin e saj dhe bashkërisht t’i përgjigjemi Serbisë dhe planeve të saj për ndarjen e Kosovës.
Sot është vonë, nesër mund të jetë e pamundur. Na duhet unitet për ruajtjen e sovranitetetit dhe territorialitet të Kosovës. Këtë ia kemi borxh dëshmorëve e martirëve të vendit tonë!
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!
Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:
Shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar për ngjarjet e fundit në Veri.
Barbano ka thënë se janë të tmerruar, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë.
Ai ka shkruar në “X” se EULEX’i është plotësisht i angazhuar në monitorimin e situatës në Veri, derisa ka shtuar se do të mbështesin institucionet e Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.
“Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. I uroj shërim të shpejtë dy policëve të plagosur. EULEX si reagues i dytë i sigurisë, është plotësisht i angazhuar në monitorimin nga afër të situatës në vend, duke qëndruar i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në masën më maksimale të mundshme për të ruajtuar stabilitetin dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj, në koordinim të ngushtë me KFOR”.
Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:
Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka dënuar sulmin në veri, ku u vra një polic i Kosovës
Viola con Cramon ka thënë se duhet të vendoset prani e fuqishme e KFOR’it në Veri të Kosovës.
Ajo e ka quajtur sulm të orkestruar, po ashtu ka kërkuar që të hetohet pjesëmarrja eventuale e strukturave serbe nga Beogradi.
”Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës.Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë ajo.
”Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe dorëzohet pa vonesë të mëtejshme”, ka thënë Viola con Cramon.
Më tutje ka thënë se Qeveria duhet të i marrë të gjitha masat deeskaluar.
Po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë.
”Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. Unë shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian të familjes së policit të Kosovës të vrarë sot detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka thënë ajo.
I condemn in the strongest possible terms the violent attack on the Kosovo Police and express my full solidarity with the people of Kosovo.
The orchestrated attack on the legitimate police force is absolutely unacceptable whose perpetrators must be brought to justice. 1/