ATV

Author: ATVLive

  • Albin Kurti publikon foto me Edi Ramën

    Albin Kurti publikon foto me Edi Ramën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar, disa fotografi nga fillimi i punimeve të Samitit të 10-të të aprocesit të Berlinit, që po mbahet në Tiranë.

    Ai ka pasur një shtrëngim të shkurtër duarsh me nikoqirin, kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

  • Lajçak për Ahtisaarin: Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme

    Lajçak për Ahtisaarin: Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme

    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas vdekjes s ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili kishte qenë i angazhuar në çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

    “I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finalndës dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, i vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij. Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti. Kjo mbetet më e vërtetë se kurrë”, shkruan ai në një postim në platformën X (Twitter).

    Martti Ahtisaari ka vdekur sot në moshën 86 vjeçare.

  • Kush ishte Martti Ahtisaari?

    Kush ishte Martti Ahtisaari?

    Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari vdiq në moshën 86-vjeçare të hënën, më 16 tetor, në orën 6:40, në Helsinki.

    Ahttisari pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare, duke përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.

    I lindur më 23 qershor 1937, Martti Ahtisaari ishte një politikan finlandez dhe ndërmjetës i njohur.

    Ahtisaari ishte president i Finlandës (1994–2000).

    Duke u vlerësuar karriera e tij e suksesshme në misionet e tij të ndërmjetësimit, Ahtisaari u emërua si i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e ardhshëm të Kosovës.

    Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statutit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur “takimi i elefantëve”.

    Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që i mblodhi për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit në një vendtakim.

    Në vitin 2007 Ahtisaari bëri një propozim – të pranuar nga Kosova, por u refuzua nga Serbia, plan ky që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

    Në vitin 2008 ai u nderua me çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare.

    I lindur në Viipuri, Finlandë, Ahtisaari u zhvendos së bashku me pjesën tjetër të familjes së tij kur qyteti iu dorëzua Bashkimit Sovjetik në vitin 1940 pas Luftës Ruso-Finlandeze.

    Familja e tij u zhvendos fillimisht në Kuopio në Finlandën jug-qendrore dhe më vonë në veriperëndim në Oulu.

    Ahtisaari u diplomua në Universitetin e Oulu në vitin 1959 dhe në fillim të viteve 1960 punoi në Pakistan në një projekt arsimor për Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

    Ai u kthye në Finlandë dhe iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme në 1965; tetë vjet më vonë ai u emërua ambasador në Tanzani, një post që e mbajti deri në vitin 1976.

    Ai ishte gjithashtu i dërguar (1975–76) në Zambia, Somali dhe Mozambik.

    Ahtisaari avancoi aftësitë e tij diplomatike si komisioner i Kombeve të Bashkuara për Namibinë (1977–81), një vend i përçarë nga përplasjet e brendshme.

    Ai vazhdoi të përfaqësonte Namibinë si i deleguar gjatë viteve 1980 ndërsa shërbente në disa poste të Ministrisë së Jashtme finlandeze dhe drejtoi ekipin e OKB-së që mbikëqyrte shkuarjen e Namibisë drejt pavarësisë (1989–90).

    Veç këtyre, Ahtisaari ishte një figurë e rëndësishme në bisedimet e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë (1992–93).

    Në vitin 1994 Ahtisaari ishte kandidat për presidencën finlandeze dhe vizioni i tij për Finlandën si një pjesëmarrës aktiv në çështjet ndërkombëtare e ndihmoi atë të fitonte zgjedhjet.

    Ahtisaari kërkoi hyrjen e shtetit të tij në Bashkimin Evropian dhe në gjysmën e parë të vitit 1999, Finlanda mori presidencën e radhës të BE-së.

    Ndër tjerash, në vitet 2007–2008 ai ndihmoi në organizimin dhe ndërmjetësimin e bisedimeve në Helsinki midis myslimanëve sunitë dhe shiitë irakianë.

    Në vitin 2021 u njoftua se Ahtisaari vuante nga sëmundja e avancuar e Alzheimerit.

    Përveç çmimit Nobel, Ahtisaari mori edhe çmime të tjera./kp

  • Nis Samiti i Berlinit

    Nis Samiti i Berlinit

    Ka filluar Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

    Pas pritjes zyrtare liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre rajonal, kryeministri Edi Rama ka hapur sesionin e punimeve, ku gjashtë vendet rajonale, nën kryesimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

    Gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi të deklarohet për medie, ndërkaq zyrtarë të BE-së përmenden edhe tensionet e fundit Kosovë-Serbi.

  • ​Holanda kërkon uljen e tensioneve në veri

    ​Holanda kërkon uljen e tensioneve në veri

    Kryeministri i Holandës, Mark Rutte i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ulen tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai në hyrje të ndërtesës ku ka nis Samiti i Berlinit, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, i ka thënë mediave se edhe sot do t’i kërkojë Kurtit uljen e tensioneve.

    “Natyrisht ne kërkojmë uljen e tensioneve. Unë fola gjerë e gjatë me presidentin Vuçiq një javë më parë në Grenada dhe sot kam rastin të flas me kryeministrin e Kosovës në mënyrë që të gjithë të ndihmojmë në uljen e tensioneve”, ka thënë ajo.

  • Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët

    Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët.

    Ajo është shprehur se kjo do të thotë që është kusht që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në tregun e tyre.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfundojnë dhe të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët, kjo do të thotë që është kusht që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në tregun e tyre”.

    “Pra, po ta kthejë këtë që e thash ndryshe, në rast se ka bllokime dhe të vetmin bllokim që t’i arrinë është vetën tënde sepse të tjerët do të ecin përpara dhe për të ecur përpara kërkohen reforma, reforma të thella edhe për të përmirësuar klimën e biznesit”, është shprehur tutje ajo.

  • Scholz: Përshkallëzimi i situatës tregon që Kosova e Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet

    Scholz: Përshkallëzimi i situatës tregon që Kosova e Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

    Ai ka deklaruar gjatë Samitit në Procesin e Berlinit që po mbahet në Tiranë se është i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.

    “Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…Këto përshkallëzime të kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të normalizuara nga BE-ja dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë ky Samit zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal i fortë dhe thekson rëndësinë që ka rajoni në këtë proces dhe ne duhet të përdorim këtë rast për t’u përqendruar te objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Scholz.

  • Shënohet Dita e Gruas Rurale – Peci: Në vitin 2022 gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro grande

    Shënohet Dita e Gruas Rurale – Peci: Në vitin 2022 gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro grande

    Me rastin e Ditës së Gruas Rurale, EcoKoswomen ka organizuar Panairin ku gratë nga zonat rurale kanë ekspozuar dhe shitur produktet e tyre, raporton Ekonomia Online. Nga të pranishmit u tha se kjo ditë festohet me qëllim që të vlerësohet kontributi i grave në bujqësisë dhe të dëshmohet puna e palodhshme e tyre.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Fatoni Peci, tha se gratë e kanë dëshmuar se gratë e kanë dëshmuar nikoqirllëkun gjatë gjithë jetës.

    Ai madje tha se në vitin 2022 në kuadër të programit të grandeve gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro.

    “Për mua është kënaqësi që në emër të Ministrisë së Bujqësisë të jem në shënimin e këtij aktiviteti, e kush më mirë se sa gratë janë ato të cilat e kanë demonstrua edhe nikoqirllëkun gjatë gjithë jetës, unë si ministër në vitin e kaluar isha pjesë e këtij Panairi dhe pata bërë një zotim se gratë do të jene pjesë e rëndësishme”.

    “…sot para se të vijë këtu unë pash njëherë edhe statistikat së çka flasin në kuadër të programit për grande për vitin 2022 ne kemi një rekord të përkrahjes dhe do ta ndajë me ju shifrën të konsiderueshme, pra 7.2 milionë euro në kuadër të programit të grandeve për vitin 2022 janë përfituese femrat”.

    Danila Qoqa, nga “EcoKosËomen”, tha se është e rëndësishme që të festohen të arriturat e shumta të grave në bujqësi.

    “Dita e Grave rurale shërben si një kujtesë për të njohur rolin jetik që këto gra luajnë në modelimin e peizazhit bujqësor. Është një mundësi për të festuar arritjet e tyre”.

    Vlora Tushi, shefe e zyrës së UN women në Kosovë, tha se do të vazhdojnë që të mbështesin këto gra që janë shtyllë e shoqërisë.

    “Tema globale e grave është gratë rurale kultivojnë ushqimin për të gjithë ne, kjo temë ka një qëllim për ngritjen e vetëdijes për të gjithë në, grat rurale veç se ndihmojnë dhe kultivojnë ushqimin për të gjithë botën. Ne si UN women, premtojmë që do të vazhdojmë të jemi mbështesë për këto gra”.

    Xhyla Vllahiu, nga Podujeva tha se përkrahja e institucioneve në këtë kohë nuk po mungon.

    “Unë këtu po shesë pite fli, pestil, dhe vijë nga Sekorqës së Podujevës, tash e kemi përkrahjen më shumë prej institucioneve”.

    Edhe Elmije Bytyqi, nga komuna e Prishtinës, tha se produkte e tyre janë cilësore, falë edhe mbështetjes së Komunës e Ministrisë.

    “Unë për momentin po shesë molla, domatina. Vij nga fshati Shtatofc komuna e Prishtinës, prej komunës kemi pas ma shumë mbështetje e prej ministrisë ma pak, po tash ma mirë”.

  • Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

    Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij hyrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, tha se premtimet ekonomike të këtij samiti nuk janë realizuar plotësisht.

    Ai tha se këtë po e thotë në mënyrë të butë.

    “Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, për të thënë në mënyrë të butë, sidomos nëse krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë Angela Merkel”, është shprehur Edi Rama.

    “Sfidat që kalojnë shtetet që s’janë në BE po intensifikohen krahasuar me ata që janë. Unë nuk do të drejtoj gishtin apo të ankohem. A mund ta përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE-së dhe jo të BE-së, siç mund të bënim 9 vjet më parë më 2014. Liderët e Ballkanit u takuan në Berlin, shënoi një moment historik, për të synuar për ta transformuar këtë rajon, që siguron kriteret e BE-së, lirinë e lëvizjes dhe kapitalit”, tha ai.

    Rama u shpreh se të gjitha shtetet duhet të qëndrojnë bashkë në “kohëra krizë” duke e përmendur agresionin rus në Ukrainë si dhe sulmin e fundit të Hamasit në Izrael.

    Ai tha se Evropa e Bota po kalojnë momente të vështira, dhe se sipas tij është e nevojshme “një çati e përbashkët” në kohë sprovuese të cilat “më shumë gjasë ka të përkeqësohen se përmirësohen”.

  • Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë

    Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, duke thënë se trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me pikëllim i themi lamtumirë Presidentit Martti Ahtisaari, një gjigant i diplomacisë dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqes.

    “Me pikëllim i themi lamtumirë Presidentit Martti Ahtisaari, një gjigant i diplomacisë dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqes. Ai do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë! Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.