ATV

Author: ATVLive

  • Apeli lë në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

    Apeli lë në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

    Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, duke vërtetuar vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilat secilit prej të dyshuarve iu kishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Vendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, rezulton se është marrë më 3 tetor 2023.

    “Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve, Vladimir Tolic avokat Milos Delevic, Blagoje Spasojevic avokat Ljubomir Pantovic, Dushan Maksimovic avokat Dejan Vasic, ndërsa aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PPPS.nr.44/2023 të datës 25.09.2023 dhe të datës 26.09.2023, Vërtetohen”, thuhet në vendimin e Apelit.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25 shtator 2023 të dyshuarit Vladimir Toliq ia kishte caktuar paraburgimin.

    Ndërsa, më 26 shtator 2023, kjo gjykatë ua kishte caktuar paraburgimin edhe dy të dyshuarve tjerë Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

    Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës (24 shtator 2023) ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, Policia kishte vrarë tre terrorist ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte publikuar pamje të Milan Radojiçiq, ku kishte theksuar se Radojiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

  • ​KOK-ut i dorëzohet organizimi i Platformës Evropiane të Sportit 2024

    ​KOK-ut i dorëzohet organizimi i Platformës Evropiane të Sportit 2024

    Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) i është dorëzuar edhe zyrtarisht organizimi i Platformës Evropiane të Sportit 2024 (ESP 2024), e paraparë të mbahet në tetor të vitit të ardhshëm në Prishtinë.

    Dorëzimi për presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, është bërë në Lisbon të Portugalisë, nga Carlos Paula Cardoso, president i Federatës Konfederatës Portugeze të Sportit.

    Në fjalimin e tij, presidenti Krasniqi, duke falënderuar drejtuesit e ENGSO-s për besimin, theksoi se ekipi i KOK-ut është i përkushtuar dhe i nderuar për të ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë anëtarët e ENGSO-s, në mënyrë që ESP 2024 të mbahet mend për organizimin shembull dhe mikpritjen e ngrohtë.

    Pikërisht në kryeqytetin portugez, për tri ditë është mbajtur Platforma Evropiane e Sportit 2023, në të cilët u zhvilluan punëtori të ndryshme, që kishin të bënin me: barazinë në sport, qeverisjen e mirë dhe qëndrueshmërinë në sport.

    Presidenti Krasniqi, që shoqërohej edhe nga zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, njëherit anëtare e komisioneve: Barazia përmes sportit dhe komisionit këshillues të Bashkimit Evropian në ENGSO, dhe Marigona Mehmeti, e përfshirë në projektin “Sporti si vlerë”, pati mundësinë të prezantojë projektet e fituara të KOK-ut në Erasmus Plus, sfidat dhe sukseset e KOK-ut, duke përmendur edhe marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

  • Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: “Nevojë urgjente” për armëpushim në Gaza

    Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: “Nevojë urgjente” për armëpushim në Gaza

    Ekziston një “nevojë urgjente” për një pauzë në armiqësitë për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

    “Ka pasur përpjekje shumë të mëdha diplomatike për ta bërë këtë. Sekretari i Përgjithshëm është vazhdimisht në lidhje me të gjitha palët që janë të përfshira, dhe shumë shtete të tjera anëtare po bëjnë gjithashtu atë që munden. Ne kemi nevojë për siguri në mënyrë që dërgesat e ndihmave të jenë në gjendje të ndodhin”, tha zëdhënësja e UNHRO Ravina Shamdasani për CNN të hënën.

    Gaza po përballet me një krizë kritike humanitare, me mungesë të ujit, energjisë elektrike, ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.

    “Ne kemi parë spitale që janë detyruar të evakuohen. Mjekët këmbëngulin se ata do të qëndrojnë me pacientët që janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe njësitë neonatale, ku ishte e pamundur të zgjedhësh nëse do të braktisje pacientët apo të qëndrosh me ta dhe të rrezikosh. vdekjen. Qasja në ujë, qasja në ushqim, evakuimi i detyruar i qindra mijëra njerëzve në Gazën jugore ka krijuar një situatë shumë, shumë të vështirë humanitare edhe në Gazën jugore”, tha Shamdasani.

    Ajo tha se ka një sasi të konsiderueshme ndihme që presin në kufi për të hyrë.

    “Mijëra vdekje potenciale mund të ndodhin nëse këto ndihma nuk kalojnë.”

    “Kalimi i Rafahut” midis Gazës dhe Egjiptit është i vetmi vendkalim i mbetur për furnizime, por ai ka qenë i mbyllur gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar, ku as vendasit dhe as shtetas të huaj nuk mund të kalonin./CNN/

  • Hajdari në Forumin Botëror (WIF): Kosova një vend me potencial për investime të huaja

    Hajdari në Forumin Botëror (WIF): Kosova një vend me potencial për investime të huaja

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me një delegacion nga Kosova, me ftesë të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, është duke marrë pjesë në “Forumin Botëror për Investime”, i cili po mbahet në Abu Dhabi.

    Ministrja Hajdari, në takimet e zhvilluara me homolog nga vendet e ndryshme të botës, përmendi mundësitë dhe potencialin e madh që ka Republika e Kosovës për investimet e huaja dhe ndërmarrësi, duke theksuar se përkundër sfidave, Kosova ka shënuar trend pozitiv të rritjes ekonomike.

    “Tutje, Ministrja Hajdari potencoi se përgjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar progres të madh në klimën e të bërit biznes, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit për investimet e huaja”, ciothet Hajdari në komunikatë.

    Sipas njoftimit, ministrja Hajdari ftoi homologët e saj për vizitë në Kosovë, për të parë mjedisin e të bërit biznesit dhe mundësitë e shumta që mund të shfrytëzohen, duke u zotuar se investitorët e huaj do të gjejnë mbështetje të plotë institucionale.

    Ky është edicioni i tetë i Forumit Botëror për Investime, që mbahet çdo dy vjet, ndërsa bën bashkë zyrtarë të lartë të shtetit të mbi 160 vendeve, duke përfshirë edhe investitorë potencial dhe liderë të ndërmarrësisë.

  • UEFA ua beson një tjetër ndeshje me rëndësi gjyqtarëve kosovarë

    UEFA ua beson një tjetër ndeshje me rëndësi gjyqtarëve kosovarë

    Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare. Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni–Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian, e cila zhvillohet nesër në Murska Sobota.

    Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

  • Tahiri: 2024 do të jetë vit i eksodit

    Tahiri: 2024 do të jetë vit i eksodit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se janari i vitit 2024 do të jetë vit i eksodit. Ai kritikoi qeverinë e vendit, ku tha se po i neglizhon temat që janë të rëndësisë së lartë për Kosovën.

    Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë theksoi po ashtu se pati një debat të gjerë rreth asaj se cili është roli i shumicës dhe opozitës në mbarëvajtjen e Kuvendit.

    Ai para gazetarëve u shpreh se Kosova është në një bllokadë dhe se Bashkimi Evropian po vazhdon me sanksionet.

    “Pozicioni im në këtë mbledhje ishte i thjesht, opozita i ka instrumentet e veta demokratike të garantuara me Kushtetutë, 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, 40 nënshkrime për Komisione hetimore, pyetjet parlamentare dhe puna e komisioneve funksionale. Të gjitha këto nuk mund t’i ndajë as Albin Kurti, as Vetëvendosje dhe as askush. Dhe është mirë që seanca e radhës e jashtëzakonshme të ndodhë të enjten. Ajo që mund të ju them zyrtarëve publik, mbi 80 mijë që janë në administratën shtetërore është se GP i AAK-së të martën do të cakton në ora 13 seancën për diskutimin e koeficientit, rritjen e tij nga 105 në 129”, deklaroi ai.

    Tahiri shtoi se janari i vitit të ardhshëm mund të jetë një vit i eksodit.

    “24 shtatori ka qenë një sulm terrorist ndaj Kosovës, sovranitetit tonë, i sponsorizuar nga Serbia. Këtë as nuk duhet ta përdor qeveria, as nuk duhet ta përdorim ne. Sepse është detyrë e jona, është detyrë e një deputeti që të mbrojë sovranitetin. Ajo që ne si Aleancë na dhemb është totalisht neglizhenca e qeverisë në raport me temat që janë kruciale për vendin tonë. Ekonomia e Kosovës është para një bllokade, nuk është vështirë për ta kuptuar. Humbja e shpresës në sektorin publik kurrë s’ka qenë më e madhe, duke u nisur prej policëve edhe gjithë të tjerëve. Jemi të brengosur për janarin e vitit 2024 që do të jetë vit i eksodit”, përfundoi ai.

    Shefi i deputetëve të AAK-së shtoi se mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë, është lajm i mirë për gjithë shqiptarët.

  • KMDLNJ: Nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike

    KMDLNJ: Nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike

    ëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), nëpërmjet një reagimi ka vlerësuar se numri i qytetarëve që po e lëshojnë Kosovën, nuk ka qenë asnjëherë më i madh sesa tani.

    Sipas tyre tani nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike. “Përkundër të gjitha këtyre pengesave, asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën sikur që po ndodhë tani. Më herët arsye për largim nga Kosova ishte gjendja e rënduar ekonomike ndërsa tani Kosovën po e lënë edhe ata me gjendje të mirë materiale”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ata kanë vlerësuar se pas 1 janarit të vitit 2024, kur do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, ne vend do të ketë mungesë të punëtorëve.

    “Në Kosovë, pas 1 janarit 2024 do të ketë mungesë të madhe të punëtorëve vendin e të cilëve po e zënë punëtorë të importuar nga shtetet aziatike apo të Afrikës por të cilët Kosovën e shfrytëzojnë vetëm si një mundësi për t’u larguar në shtetet evropiane”, thuhet në reagim, ku shtohet se vendin e tyre “po e zënë punëtorë të importuar nga shtetet aziatike apo të Afrikës por të cilët Kosovën e shfrytëzojnë vetëm si një mundësi për t’u larguar në shtetet evropiane”.

    Sipas KMDLNJ-së gjendja ekonomike në Kosovë nuk është përmirësuar aspak, krahasuar me rritjen e inflacionit, që sipas tyre është mbi 4.2%.

    “Mund të thuhet se kemi përkeqësim për faktin se Kosova është vendi i vetëm në rajon ku pensionet nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Në vendet e rajonit, brenda 36 muajve kemi rritje të pensioneve së paku në 6-8 herë kurse në Kosovë brenda këtij afati shteti ka intervenuar dy herë duke i dhënë nga 100 euro shtesë”, thuhet në reagimin e tyre.

    Sipas tyre shteti nuk e trajton Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës si partner social dhe nuk po e përfillë asnjë kërkesë që e bënë shoqata.

    Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se përfituesit e skemave sociale nuk janë aspak në gjendje më të mirë, madje nuk i mbulojnë as nevojat elementare.

    “Nuk ka kategori sot në Kosovë, përveç politikanëve dhe përkrahësve të tyre që sigurojnë të ardhura me të cilën mund t’i përmbushin nevojat personale dhe familjare. Nuk mund të gjeni vend në rajon ku nuk ka pasur lëvizje apo intervenim të shtetit për të përballur këtë gjendje të rënduar ekonomike sikur që po ndodhë në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    Sipas tyre në këtë kohë po ndjehet një mungesë e punëtorëve “sidomos e një profili të kualifikuar të cilët kanë shkuar të punojnë në shtetet perëndimore”.

  • Kosnett: U munduam ta tërheqim Serbinë nga krahët e Rusisë por kot

    Kosnett: U munduam ta tërheqim Serbinë nga krahët e Rusisë por kot

    Përpjekjet e perëndimit për ta tërhequr Serbinë nga krahët e Rusisë dhe Kinës, nuk kanë dhënë rezultate.

    Kështu ka deklaruar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Phillip Kosnett.

    Kosnett në një intervistë për Euractiv tha se është koha për një qasje të re.

    Ai theksoi se gjatë përpjekjeve gati dy dekadëshe të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, kishte tendencë për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.

    “Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë qasja më e mençur”, tha Kosnett.

    “Unë mendoj se Serbia qartazi është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk ka treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.

    Diplomati amerikan theksoi është koha që Evropa dhe Perëndimi duhet të jenë më realistë për këtë.

    “Mendoj se kjo do të ishte kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, theksoi ai.

  • Hamasi i gatshëm të lirojë pengjet, nëse Izraeli ndërpret sulmet

    Hamasi i gatshëm të lirojë pengjet, nëse Izraeli ndërpret sulmet

    Hamasi do të ishte gati të lironte rreth 200 pengje, nëse Izraeli u jepte fund sulmeve në Rripin e Gazës.

    Deklaratën e mësipërme e bëri zëdhënësi i ministrit të Jashtëm iranian, Nasser Kanaani, i cituar nga gazeta izraelite ”Times of Israel”.

    Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë tregues se Hamasi ka marrë një qëndrim në këtë kuptim.

    Sipas Kanaani, anëtarët e fraksionit palestinez “thanë se janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për lirimin e civilëve të mbajtur nga grupet e rezistencës”.

    ”Por, këndvështrimi i tyre është se masa të tilla kërkojnë përgatitje që janë të pamundura nën bombardimet e përditshme të sionistëve kundër pjesëve të ndryshme të Gazës”, deklaroi Kanaani.

  • Von der Leyen: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE, larg njëra-tjetrës

    Von der Leyen: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE, larg njëra-tjetrës

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apeloi që Ballkani Perëndimor të punojnë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit.

    Von Der Leyen dha porositë e saj se duhen të plotësohen reformat për të çuar përpara. Nga samiti i Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë, Von Der Leyen pohoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës.

    “Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën.

    Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë më shumë se 1440 burra, gra dhe fëmijë, kjo për arsyen e vetëm se ata janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë.

    Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”, tha ajo
    Ajo theksoi se Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, ndërsa deri tani janë përdorur 16 miliardë euro nga 30 të planifikuara për Ballkanin Perëndimor.

    Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por dhe bashkëpunim rajon ekonomik. Synimi është për të ecur përpara në rajon për bashkëpunimin ekonomik.

    Ne kemi hedhur themel të forta me planin e investimeve ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet tashmë po tregohen, 16 mld euro janë përcaktuar dhe janë përdoru tashmë.”, tha ajo.

    Ajo shtoi se; “Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës.

    Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35% të mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e arritjes.

    Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se kas pasur rritje.

    Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e BP dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa parë në dorë.

    Vendet e BP duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e BP t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre. Nëse ka bllokime, ti bllokon vetëm veten tënde, sepse vendet tjera ecin përpara.

    Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE. Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim BP në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin”.