ATV

Author: ATVLive

  • Gjykata Speciale nisë bastisjet në shtëpinë e  ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

    Gjykata Speciale nisë bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

    Gjykata speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, raporton ATV.

    Ditët e fundit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë kryer bastisje në disa lokacione që banojnë ish këshilltarët e ish presidentit Thaçi.

    Të hënën, u bastisën banesa e Blerim Shalës dhe shtëpia e Bashkim Smakajt, ndërsa të martën banesa e Artan Behramit.

    Të mërkurën, operacioni i bastisjeve nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka vazhduar në shtëpinë Ismail Sylës, ish-këshilltar i Thaçit. /atvlive.tv

  • Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

    Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.

    Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

    “A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, tha Krasniqi.

  • Rohde: E rëndësishme që Kosova po merr pjesë në Konferencën Evropiane në Berlin

    Rohde: E rëndësishme që Kosova po merr pjesë në Konferencën Evropiane në Berlin

    Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar për Konferencën Evropianë që do të organizohet në Berlin e që do të hapet nga kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

    Rohde ka thënë se është e rëndësishme që Kosova bashkë me vendet e tjera do të bashkohet.

    Diplomati gjerman ka thënë se është e nevojshme që edhe BE-ja por edhe vendet aspirantë që të jenë të gatshme për procesin e zgjerimit.

  • ​Kuvendi në Shqipëri kthehet në “fushëbetejë”, deputetët e opozitës përmbysin karriget në foltore

    ​Kuvendi në Shqipëri kthehet në “fushëbetejë”, deputetët e opozitës përmbysin karriget në foltore

    Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit”, kryesuar nga Sali Berisha kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos.

    Sikurse duket nga pamjet, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para foltores së parlamentit.

    Në pamje duket edhe kur deputeti i PS Xhemal Qefalia merr karrigen e tij për tu ulur, por nuk lejohet nga deputetë të opozitës. Ndërkohë, garda ka rrethuar seancën plenare. Deputetët e maxhorancës janë duke mbërritur një pas një në seancën e plenare.

    Gjashtë deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa deputeti Saimir Korreshi me 3 ditë. /Top chanel

  • Protesta e NJSO-së nuk do të mbahet sot, shtyhet për afat të pacaktuar

    Protesta e NJSO-së nuk do të mbahet sot, shtyhet për afat të pacaktuar

    Protesta e Njësisë Speciale Operative (NJSO), e planifikuar për sot në ora 11:00, nuk do të zhvillohet.

    Burimet e ATV-së mësojnë se protesta është shtyrë për një afat të pacaktuar kohor.

    “Nuk kemi dashur të përçojmë mesazhe përçarëse në sytë e armiqve tanë, duke shpresuar që Qeveria të reflektojë në kërkesat tona të adresuara në rrugën zyrtare për çka kemi marrë premtime. Nëse hasim në mospërfillje ndaj kërkesave tona në afat të shkurtër do të lëvizim fuqishëm drejt organizmave sindikale”, thuhet në njoftimin e NJSO-së dërguar ATV-së.

    Ndryshe, në mesditën e djeshme dy njësitë më elitare të Policisë së Kosovës protestuan para Qeverisë së Kosovës. Ata në mënyrë paqësore shprehën pakënaqësitë e tyre si dhe përmes një letre paraqitën kërkesat drejt kryeministrit Albin Kurti.

    Njësitë Speciale Intervenuese dhe Njësitë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme i kanë bërë thirrje kryeministri Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.

    Ata thonë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 % të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

    Në rast të mos përmbushjes ata paralajmëruan edhe veprime tjera. Siç thanë njësitet, pakënaqësitë nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime për benefitet të cilat i takojnë mirëpo deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar.

    Reagimi i Kurtit erdhi në mbrëmje, ku përmes një postimi në Facebook tha se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Ai madje tha se mbi 200 policë këtë vit kanë pasur të ardhura më të larta sesa presidentja.

    Por në një dokument të siguruar nga Sinjali shihet se paga bazë e një polici të Njësisë Speciale Intervenuese është 631 euro e 89 centë.

    Kurti tha se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat), e tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj. /atvlive.tv

  • Norma e papunësisë në Gjermani arrin në 3% në shtator

    Norma e papunësisë në Gjermani arrin në 3% në shtator

    Papunësia ishte 3% në Gjermani në shtator, nga 2.9% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha të enjten autoriteti statistikor i vendit.

    Rreth 1.3 milionë persona ishin të papunë në vend në fund të shtatorit, me 48,000 persona ose 3.7% në bazë vjetore, tha Destatis.

    Ndërkohë, 46 milionë persona që jetojnë në vend ishin të punësuar në shtator, me 0,6% rritje nga viti në vit./AA

  • ​Hendboll/ Sot përballja Kosovë-Sllovaki

    ​Hendboll/ Sot përballja Kosovë-Sllovaki

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të hendbollit që zhvillohet në vitin 2025.

    “Dardanët” do të ballafaqohen me Sllovakinë në Povazska Bystrica me fillim nga ora 18:00, raporton KP.

    Me po të njëjtin kundërshtar, Kosova do të përballet edhe në Prishtinë të dielën.

  • ​Haradinaj kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Jeta dhe vepra e tyre motivuan brezat për çlirim

    ​Haradinaj kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Jeta dhe vepra e tyre motivuan brezat për çlirim

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat.

    “Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

    Statusi i plotë i Haradinajt:

    Ndër breza nuk kanë rreshtur përpjekjet e shqiptarëve për liri. Ato ishin të forta e të vendosura.

    Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë dy heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare.

    Lavdia u takon të rënëve në secilën etapë të historisë sonë të lavdishme!

  • Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

    Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

    Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit” kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos.

    Sikurse duket nga pamjet, kanë marrë karriget që duhet të ulen deputetët e PS dhe i kanë vendosur përmbysur para foltores së parlamentit.

  • Pas FIT-it, sot proteston NJSO para Qeverisë

    Pas FIT-it, sot proteston NJSO para Qeverisë

    Pas protestës së djeshme të FIT-it, sot para Qeverisë do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative (NJSO).

    Sipas burimeve të ATV-së brenda policisë, protesta do të zhvillohet në ora 11:00, ku numri i protestuesve do të jetë më i vogël për shkak të detyrave konkrete të NJSO-së.

    Ndryshe, në mesditën e djeshme dy njësitë më elitare të Policisë së Kosovës protestuan para Qeverisë së Kosovës. Ata në mënyrë paqësore shprehën pakënaqësitë e tyre si dhe përmes një letre paraqitën kërkesat drejt kryeministrit Albin Kurti.

    Njësitë Speciale Intervenuese dhe Njësitë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme i kanë bërë thirrje kryeministri Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.

    Ata thonë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 % të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

    Në rast të mos përmbushjes ata paralajmëruan edhe veprime tjera. Siç thanë njësitet, pakënaqësitë nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime për benefitet të cilat i takojnë mirëpo deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar. /atvlive.tv