ATV

Author: ATVLive

  • Gazetarja ukrainase që u strehua në Kosovë: Ukraina duhet ta njohë këtë vend pas luftës

    Gazetarja ukrainase që u strehua në Kosovë: Ukraina duhet ta njohë këtë vend pas luftës

    Iryna Synelnyk, gazetarja ukrainase, që është pjesë e grupit të gazetarëve ukrainas që gjetën strehim në Kosovë, ka folur për Agjencinë e Pavarur ukrainase të Informacionit apo UNIAN, që ka bazë në Kiev, por që kjo intervistë u zhvillua në Lituani.

    Synelnyk foli për rrugëtimin e saj të gjatë e sfidat që i solli një luftë shkatërruese në vendin e saj.

    Baltë, minj e mjerim: Forcat e Ukrainës përgatiten për një tjetër dimër në…
    “Ishte një periudhë kur kishte një lidhje [komunikimi]. Pastaj në dy javët e fundit, me sa duket, nuk ka pasur asnjë komunikim. Prandaj kam shkruar vetëm disa materiale që mund të publikohen më vonë. Intervistova një familje që u largua nga Chernihiv. Ata rrezikuan shumë. Rusët thuajse i qëlluan disa herë”, thotë ajo.

    “Secili ka historinë e tij, secili e ka përjetuar atë kohë emocionalisht në mënyrën e vet, por kryesorja është se ne ishim të vendosur që nuk do të dorëzoheshim, do të luftonim. Dhe kjo, mendoj, ndihmoi edhe për të mbijetuar atë moment të vështirë”.

    Pastaj ajo u kthye në Chernihiv.

    “Banesa ime është dëmtuar pjesërisht sepse në shtëpinë tonë kishte mbërritur një aeroplan. Bëra një riparim të vogël. Por filluan biseda të tilla shqetësuese. E kuptova që kjo ishte propagandë ruse. Por kur je gazetar, kur ke shkruar shumë materiale për luftën, ndjen se je i pambrojtur”.

    Më pas ajo mori vendimin që të shkojë në Kosovë ku Qeveria e Kosovës kishte organizuar për programin për mbrojtjen e gazetarëve në Republikën e Kosovës.

    “Organizohet nga Qeveria e Kosovës dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias. Është iniciuar nga avokatja për media Flutura Kusari nga Kosova dhe ka marrë mbështetjen e qeverisë. Janë krijuar kushtet që 20 gazetarë ukrainas të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, thotë ajo.

    “Ishte pak e papritur për mua, por mora një ftesë dhe shkova në Kosovë, duke ditur shumë pak për këtë vend”.

    Synelnyk e theksoi se deri më tani Ukraina nuk e njeh Kosovën. Por ajo jep arsyen pse ndodh kjo.

    “Duke jetuar një vit në këtë vend, e kuptoj se kjo është kryesisht rezultat i ndikimit të propagandës serbe dhe ruse. Dhe në përgjithësi, informacionet që disponohen për këtë shtet në Ukrainë janë kryesisht të diktuara nga politika e Serbisë, e cila është gjithmonë agresive ndaj Kosovës”.

    “Pamë se si shqiptarët janë gati të luftojnë për vendin e tyre. Shembulli i tyre është gjithashtu frymëzues, dhe ata pamohueshëm mbështesin Ukrainën. Ata kanë ofruar ndihmë humanitare që në ditët e para”, njofton ajo.

    Ajo tregon edhe se si e kanë pritur qytetarët në Kosovë.

    “Kur thua se je nga Ukraina, të gjithë përgjigjen se “ne mbështesim vërtet Ukrainën”, “Lavdi Ukrainës!”. Dhe është shumë bukur që kemi kaq shumë mirëkuptim dhe mbështetje. Dhe kosovarët kur thonë se “e kuptojmë si është lufta”, nuk janë vetëm fjalë, janë pjesë e jetës së tyre, sepse lufta në Kosovë ka qenë në vitet 1998-1999”.

    Ajo thotë se si kudo lufta është e tmerrshme.

    “Plaçkitje, vrasje, përdhunime të grave, të zhdukur – të gjitha kanë ndodhur. Dhe ata e kuptojnë se çfarë po kalon Ukraina tani. Prandaj, ata janë të gatshëm të na mbështesin dhe të na ndihmojnë. Dhe sigurisht, pyetja që shpesh bëhet nga gazetarët shqiptarë është se kur do ta njohë Ukraina Kosovën? Ne gazetarët që kemi marrë pjesë apo marrim pjesë në këtë program kemi një shpresë të tillë që kjo të bëhet një nga çështjet e pasluftës. Unë dua ta besoj këtë, sepse njerëzit janë shumë mbështetës dhe e kuptojnë situatën në të cilën ndodhet Ukraina tani, dhe sa e rëndësishme është për ne që të kemi mbështetjen e botës dhe Evropës. Dhe është shumë e rëndësishme që Ukraina të fitojë”.

    Ajo u pyet se derisa Lituania e njohu Kosovën në vitin 2008 ashtu si shteti i Izraelit, a duhet ta bëjë këtë edhe Ukraina.

    “Me sa kuptoj unë, kjo çështje e drejtësisë na shqetëson para së gjithash. Kjo do të thotë, ne duhet të jemi të drejtë edhe në arenën ndërkombëtare ndaj atyre popujve që vuajnë: ndaj Tajvanit, ndaj Ujgurëve dhe ndaj Sirianëve. Dhe atëherë ne mund të kërkojmë një qëndrim të tillë ndaj vetes”, u pyet Synelnyk.

    “Jam absolutisht dakord me ty! Vlen të theksohet se pavarësia e Kosovës u shpall në vitin 2008. Kjo do të thotë se Lituania është ndër ato vende që e kanë njohur për herë të parë shtetin e pavarur të Kosovës. Për mua ky është një shembull stabiliteti dhe një dëshirë për pavarësi, e cila përcillet brez pas brezi dhe mbështetet shumë në nivelin e çdo familjeje. D.mt.h këtu fillon ndjesia e atdheut. Është formuar nga familja”, u përgjigj ajo.

    “Dhe më pas formohet edhe më shumë përmes edukimit, përmes institucioneve sociale. Por para së gjithash, ajo ekziston në familje. Dhe shqiptarët thonë se “e keni më të vështirë ju, ukrainas, se keni gjuhë të ngjashme”.

    Dhe ia vlen të dihet se sa ukrainas përdorin ende gjuhën ruse. Dhe shqipja dhe serbishtja janë krejtësisht të ndryshme. Ata gjithashtu kanë fe të ndryshme – Islamin dhe Krishterimin. Dhe ata thonë se nuk kanë pasur pothuajse asnjë martesë, megjithëse disa e mohojnë”.

    Synelnyk aktualisht është duke studiuar në Vilnius (ku po zhvillohet trajnimi për gazetarë) dhe kështu ata gjetën rastin të bëjnë intervistën me të.

    Ajo në fund falënderoi vendet që ia hapën derën për të punuar nga një vend i sigurt dhe t’i shërbejë vendit të saj me raportim të paanshëm.
    “Dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet, në veçanti Lituaninë dhe Kosovën, për mbështetjen e Ukrainës, dhe të kujtoj edhe një herë se bota nuk duhet të jetë indiferente kur ndodh një padrejtësi e tillë, kur pushtohet një shtet i pavarur”./The Geopost

  • Jeremiq: Serbia duhet ta refuzojë ofertën e BE-së për marrëveshje me Kosovën

    Jeremiq: Serbia duhet ta refuzojë ofertën e BE-së për marrëveshje me Kosovën

    Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se oferta e BE-së, e cila kërkon nga Serbia njohjen reale të Kosovës si shtet i pavarur, duhet të refuzohet dhe se në këmbim ofrohet vetëm vazhdimi i përkohshëm i iluzionit se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së.

    “Serbia nuk do të pranohet në BE edhe sikur ta njohë Kosovën, prandaj duhet të refuzojë planin franko-gjerman për pavarësinë e Kosovës dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në në mënyrë që të përpiqet për anëtarësim në Zonën Ekonomike Evropiane. (ZEE), e cila, sipas fjalëve të tij “është e arritshme dhe nuk kërkon njohjen e Kosovës”, ka pretenduar Jeremiq

    Ai ka pretenduar se asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk do të bëhet anëtar i BE-së, përveç e ZEE-së, që nënkupton reforma të brendshme shumë të ngjashme me ato të zbatuara në procesin e anëtarësimit në BE.

    “ZEE është gjithçka që është BE-ja, përveç një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, të cilën Serbia nuk mund ta ketë me BE-në për shkak të kushtit “të papranueshëm” të njohjes së Kosovës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo është e lidhur edhe me Kosovën, sepse nuk mund të jetë në të njëjtën frymë kundër pavarësisë së Kosovës dhe për sanksione kundër Rusisë, për shkak të së drejtës së tyre të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.

  • Edhe pse problem me vizat, Kosova kthehet me medalje nga Spanja

    Edhe pse problem me vizat, Kosova kthehet me medalje nga Spanja

    Sportistët tanë po shkëlqejnë me sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare, ku po fitojnë tituj edhe në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

    Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të bodybuildingut dhe fitnessit, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës, ku shkëlqyen disa bodybuilderë nga Kosova.

    Rilind Musën, i cili korri suksese të jashtëzakonshme në këtë garë, duke dalë i pesti me radhë, në emisionin A LIVE në ATV, tregoi se pjesëmarrja e Kosovës në këtë kampionat, fillimisht u përcoll me sigurimin e vizave, andaj sportistëve iu është dashur të përdorin rrugë alternative për të shkuar deri në vendin ku po zhvillohej kompeticioni.

    “Çdo herë kur e kemi parasysh se kemi me u nisë në një shtet që nuk na njeh si shtet, edhe një shtet që e kemi te kufizuar lëvizjen nëpër shtetet e tjera të Evropës, problemin më të madh e kemi fillimisht me vizat, për me u pajisë me viza, pastaj për me depërtua në shtetet tjera. Por edhe pse pajisemi me viza çdo herë, duhet me e pasë parasysh se në Spanjë, na duhet çdo herë për me i gjetë ato rrugët dytësore për me depërtua deri atje. Çdo herë jemi me dy ose me tri fluturime për me vazhdu deri në Spanjë. Minimum që na ka ndodh, kemi pasë 18 deri në 20 orë udhëtim për me arritë deri në destinacionin atje ku mbahet gara. Është mjaftë e vështirë sepse jemi me dieta, ushqime të kufizume dhe është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Rilindi. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në bisedën e tij në A LIVE, në videon më poshtë:

  • Marrëveshja me Italinë, Shqipëria do të “mbushet” me refugjatë afrikan

    Marrëveshja me Italinë, Shqipëria do të “mbushet” me refugjatë afrikan

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar marrëveshjen për emigrantët, e cila parasheh që Shqipëria të presë emigrantët e Italisë.

    Gazetari Everest Dedaj, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A LIVE në ATV, tregoi detaje të marrëvehjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

    Ai sqaroi se bëhet fjalë kryesisht për emigrantë nga Afrika, ndërsa numri i tyre që do të qëndrojë në Shqipëri, nuk do to të jetë më i madh se tre mijë.

    “Ajo çfarë duhet theksuar është se informacioni është i cunguar. Mbrëmë në orët e vona kemi arritur që të marrim disa pjesë të marrëveshjes, disa pjesë të cilat flasin kryesisht për anën teknike, për mënyrën se si duhet prodecuar me këto çështje. Ajo çfarë thuhet të paktën është se do të jenë kryesisht emigrantë nga zona të Afrikës, pra nga ajo pjesë e fluksit të emigrantëve që do të vinë në shtetin italian. Kampi i cili parashikohet të kryhet në Shqipëri, në zonën e Lezhës, do të mbajë jo më shumë, edhe këto duhet theksuar sepse ka pasur raportime një ditë më parë që thuhej 35-36 mijë emigrantë në vit, e në fakt marrëveshja parashikon që të ketë jo më shumë se sa tre mijë emigrantë në një moment. Numri i emigrantëve do të jetë tre mijë në një moment, do të thotë jo më shumë se tre mijë në një kohë. Pra, mund të vijnë tre mijë emigrantë, vinë e qëndrojnë tre muaj dhe më pas zëvendësohen, por në asnjë moment nuk do ta kalojë tre mijë emigrantë numrin total”, tha Dedaj. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në bisedën e tij në A LIVE, në videon më poshtë:

  • ​Ademi tregon a do të ketë tifozë në ndeshjen Kosovë-Izrael

    ​Ademi tregon a do të ketë tifozë në ndeshjen Kosovë-Izrael

    Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    U raportua gjatë ditës se sotme se po vlerësohet situata e sigurisë në vend dhe se kjo mund të çojë në ndalimin e tifozëve në tribuna, por një gjë e tilla nuk do të ndodhë.

    “Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

  • Rzivanolli tregon se kur do ekzekutohet pagesa për minatorët

    Rzivanolli tregon se kur do ekzekutohet pagesa për minatorët

    Ministrja Artane Rizvanolli është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Sa i përket grevës së minatorëve, ministrja tha se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    “Nuk i kemi ditur organizatorët, numrin e grevistëve dhe shumë detaje tjera që bien ndesh me ligjin”, theksoi ajo.

    Ndërsa tha se 92 për qind e pages së minatorëve ekzekutohet sot.

  • Lajçaku publikon pamje nga takimet në Prishtinë për zhvillimet e fundit në dialog

    Lajçaku publikon pamje nga takimet në Prishtinë për zhvillimet e fundit në dialog

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasë në ditën e dytë në Kosovë.

    Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

    Lajçak, këto takime i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.

    “Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, shkroi Lajçaku.

  • Haziri pas takimit me Lajçakun: Po mbahemi në terr për draftin e Asociacionit, s’kemi kohë për të humbur

    Haziri pas takimit me Lajçakun: Po mbahemi në terr për draftin e Asociacionit, s’kemi kohë për të humbur

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, u shpreh falënderues ndaj të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për siç tha takimet e rregullta që po i mban me opozitën, raporton EO.

    Përderisa shtoi se të gjithë po mbahen të terr për shkak të mospublikimit të draftit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti. Haziri ka thënë se në takim kanë kërkuar heqjen e masave të BE-së.

    Nënkryetari i LDK-së pohoi se nuk ka kohë për të humbur në dialog dhe se gjërat duhet të zgjidhen shpejtë, kjo për shkak të zhvillimeve në rajon e botë. Haziri ka shtuar se situata tani është kthyer siç ishte para disa jave dhe se Kosova po vazhdon të dënohet për shkak të siç tha ai “paaftësisë së Qeverisë”.

    “Ne u takuam për të disatën herë. Ndarja e kohës së tij është për tu vlerësua. Po mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit. Unë konfirmova angazhimin e LDK-së që dialogu nuk ka opsion dhe situata pas 24 shtatorit gjendja ka ndryshuar. Por Qeveria nuk ka arritur ta kthej imazhin e Kosovës”.

    “Ne nënvizuam largimin e masave dhe nevojë që Kosova vazhdon të dënohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Nuk kemi folur specifikisht për atë sepse është detyrë e kryeministrit, ka detyra kryeministri. Palët në këtë proces po ofrojë komente në këtë dokument, po e ruajnë procesin”.

    “Kosova e ka pranuar edhe planin e zbatimit edhe modelin evropian. Nuk ka shumë kohë, nuk guxon të humbim këtë moment. Çdo ditë rrezikojmë të humbim kohë, është çështje shumë e ngushtë kohore që lidhet me zhvillimet në rajon edhe në botë. Ai ka qenë i angazhuar, po përgatite për konventën e partisë”.

  • Edi Rama paralajmëron pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris dhe bisedime për luftën në Gaza

    Edi Rama paralajmëron pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris dhe bisedime për luftën në Gaza

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i cili do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor.

    Ai tha se gjatë këtij forumi do të diskutojnë “mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”.

    Rama ka shkruar në “X” se qëndron me Izraelin por se është i shqetësuar edhe për vuajtjet e civilëve në Gaza.

    Ai tha se pas sulmit të 7 tetorit, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin .

    Rama mbështet thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

    “Derisa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.”

  • Krasniqi: Lajçaku s’e prezantoi draftin e Asociacionit, jemi të shqetësuar – “dreqi” fshihet në detaje

    Krasniqi: Lajçaku s’e prezantoi draftin e Asociacionit, jemi të shqetësuar – “dreqi” fshihet në detaje

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ua ka prezantuar draftin për Asociacionin, raporton EO.

    Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.

    Krasniqi u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi” fshihet në detaje.

    “I dërguari i BE-së shprehu qëndrimin e BE-së, duke na thënë se është një draft në përputhej me Kushtetutën, nuk patëm mundësinë ta shohim tekstin integral. Në këtë kuadër është për të kritikuar qasja dhe mungesa e plotë e transparencës nga ana e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe ndaj përfaqësuesve politik”.

    “Sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet sidomos pas sulmit të 24 shtatorit ku ishte e përfshirë edhe Serbia. Shqetësimet janë prezent ngase nuk jemi të njoftuar në detaje e siç thotë një shprehje ndërkombëtare ‘dreqi’ fshihet në detaje, e neve na duhet t’i shohim detaje”.