Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i paraparë që të mbahet në orën 11:00 është shtyrë për në ora 13:00, raporton EO.
Në këtë Komision ishte paraparë që të shqyrtohet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Kryetari i këtij Komisioni Armend Muja, tha se mbledhja e Komisionit shtyhet pasi nuk ka kuorum për votim.
Në anën tjetër deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, propozoj që pika në të cilin do të duhej që të shqyrtohej buxheti të shtyhej për në mbledhjen tjetër pasi sipas tij, deputet nuk kanë pranuar ndonjë analizë nga Kuvendi.
KEDS po investon fuqishëm në komunën e Deçanit. Kompania ka në implementim e sipër 27 projekte anekënd kësaj komune. Pas realizimit të tyre, me rrjet të ri elektrik do të bëhen mbi 10 mijë banorë të asaj ane.
Kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e deçanasve do të kenë shërbime më kualitative dhe siguri më të madhe të furnizimit. Pra, në Deçan, rrjeti elektroenergjetik modern po e zëvendëson të vjetrin.
Konkretisht, KEDS-i ka filluar realizimin e projekteve në fshatrat Ratishë, Irzniq, Prokolluk, Gllogjan, Shllup, Pobergj dhe Dranoc.
Bëhet fjalë për projekte të tensionit të ulët, ku afër 80 kilometra të rrjetit elektrik do të jetë komplet i ri. Prej tyre, afër 6 km do të jetë rrjet nëntokësor i tensionit të ulët dhe të mesëm, ndërsa linjë ajrore e tensionit të mesëm dhe e atij të ulët do të jetë pjesa tjetër.
Aktualisht po realizohen punime për vendosjen e stabilimenteve elektrike, shtyllave të betonit, linjave elektrike dhe transformatorëve të rinj. Në kuadër të këtij projekt pritet të vendosen 1325 shtylla të betonit dhe 18 transformatorë të rinj.
Ky projekt kapital, i cili kap shumën prej afër dy milionë eurosh, bën pjesë në kuadër të planit investiv të KEDS-it dhe pritet të përfundojë përgjatë periudhës 2024-2025.
Parapërgatitjet po bëhen edhe për fillimin e punimeve në fshatrat e tjera të kësaj komune, si në Isniq, në Strellc të Epërm dhe në Strellc të Ulët. Projekti në këto fshatra fillon në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Në janarin e vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në shtetet e Evropës.
Për fat të keq shumica nuk e mendojnë të ardhmen në shtetin që janë lindur dhe janë rritur. Megjithatë, Zgjim Xhafolli nga Prishtina vendosi të mos largohet nga Kosova dhe me ndihmën e vëllezërve në Evropë të hapë fermën në fshatin Silvovë të Komunës së Prishtinës, në të cilën ka mbi 3200 shpend.
Por si nisi të jetësohet ideja për të nisur një biznes të tillë që Zgjim Xhafollin e ndali që të mos mendonte të vazhdonte jetën në Gjermani.
“Ideja ka qenë e vëllait të madh që jeton në Gjermani. Ka dashtë që tokën që e kemi blerë në vitin 2015, mos me e lanë pa shfrytëzu, edhe ka qenë ideja e tij me e fillu këtë punë, edhe pse ne jemi lind dhe jemi rritë në Prishtinë, nuk jemi marrë kurrë me këtë aktivitet, por e kemi provu, kemi filluar në faza të vogla së pari, tu u mësu, tu testu, tu u zhvillu. Ideja është që shpend, shtazët, e krejt me qenë sa më të lira në natyre. Për këtë ia kemi lënë emrin “Free Land””, tha Xhafolli. /atvlive.tv
Një zyrtar banke në kryeqytet, ka raportuar në polici se janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë false, shkruan Insajderi.
Parat siç bëhet me dije nga raporti i policisë janë sekuestruar nga ekipet e forenzikës.
“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur mbrëmë në takime me liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Delegacionit gjashtë anëtarësh i priu Shaip Kamberi, deputet aktual, Nagip Arifi, Naser Aziri dhe përfaqësues të tjerë nga Presheva e Medvegja.
Kuti nga liderët e Luginës ka kërkuar unitet duke insistuar që ata të dalin me një listë të përbashkët të spektrit politik në zgjedhjet parlamentare ne Serbi.
Sipas gazetës zviceranë Le Canton27.ch, futja në zgjedhje me një listë e përbashkët, Luginës do t’i sillte së paku katër deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.
Xherdan Shaqiri si duket është bërë me skuadër të re, por kjo është vetëm përkohësisht.
Shaqiri po stërvit me skuadrën zvicerane, Lugano për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Zvicrës në kuadër të Euro 2024 kundër Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë, raporton KosovaPress.
Pasi që Chicago Fire mbeti pa u kualifikuar në “play-off” të Ligës Amerikane (MLS), sezoni i ri në kampionat fillon në muajin mars të vitit 2024, dhe tani Shaqiri ka udhëtuar drejt Zvicrës për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjet e Zvicrës.
Te skuadra e Luganos gjenden disa futbollistë shqiptarë si Amir Saipi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Shkëlqim Vladi.
Liga e Kampionëve e vazhdon sot aksionin me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të këtij edicioni.
Dy ndeshje fillojnë nga ora 18:45, ku spikat ajo mes Napolit dhe Union Berlinit, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen gjashtë ndeshje të tjera.
Arsenali e pret Sevillan në shtëpi, ndërsa Galatasaray luan si mysafirë i Bayern Munichut,
Po ashtu sot luan edhe Real Madridi, i cili përballet me skuadrën e Bragas.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.
Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim të pastër 123.7 milionë euro për nëntë muajt e parë të vitit 2023 (janar-shtator).
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.5 për qind, kurse ajo për kredi konsumuese 6.6 për qind, raporton KosovaPress.
Në raportin Sistemi financiar të BQK-së thuhet po ashtu se vlera e kredive po ashtu ka arrit 4 miliardë e 791.1 milionë euro dhe depozitat 5 miliardë e 853.4 milionë euro.
Ndërsa, profiti neto i institucioneve mikrofinanciare ka arrit 12.8 milionë euro me normë të interesit në kredi dhe lizingje7 18.9%
Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.
Këta profesionistë shëndetësorë kanë shumë ankesa, të cilat erdhën për t’i paraqitur para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi, edhe pse pati të painteresuar për t’i dëgjuar.
Megjithatë, kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë patën pika të qarta të problemeve që i përmendën në Komision.
“S’ka mjaftueshëm fizioterapistë në sektorin publik, në theks kujdesi primar shëndetësor. Pavarësisht se jemi fushë e re në mjekësi, duhet të merremi parasysh, sepse po biem ndesh me udhëzimet administrative të cilat e lejojnë ofrimin e shërbimit të fizioterapisë në kujdesin parësor. Sa pacientë e sa të tjerë me nevoja të veçanta kanë nevojë për terapi fizikale, po duhet me udhëtu nëpër spitale, është diskriminim për pacientët”, tha kryetari i Odës së Fizioterapisë së Kosovës, Feim Gashi.
“Sfidat janë kompetencat e ushtruara nga OSK-ja, mbikëqyrja profesionale jo e mirë, zhvillimi i programit specialistik, për të siguruar shërbime specialistike. Reklamimet e rrejshme nëpër ordinanca private rreth shërbimeve stomatologjike pa i pasë fare ato të licencuara, i kemi pasur këto shqetësime tek inspektorati shëndetësor”, tha kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi.
“Te ne kemi probleme me terminologji profesioniste shëndetësore kur komunat i bojnë oraret për kujdestari i quajnë shitësit. Ne me shkrim kemi me ja u dërgu kërkesat tona për këtë çështje me shkrim”, tha Kadri Bytyqi, Oda e Farmacistëve të Kosovës.
Pasi dëgjoi ankesat, kryesuesja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, u zotua për përpjekje në zgjidhjen e tyre.
“Të gjitha kërkesat tuaja që i dëgjuam do t’i shpalosim një nga një për t’iu dhënë fund, për t’iu dhënë një dritë jeshile, që t’i shmangim këto telashe dhe të jemi sa më korrekt në ofrimin e shërbimeve. Nga të gjitha odat e profesionistëve shëndetësorë kërkoj mirëkuptim dhe bashkëpunim”, tha Kollçaku.
Në këtë takim, po ashtu, është folur edhe për ikjen e mjekëve si çështje kryesore, si dhe për mungesën e strategjive për shëndetësi.
Progres të kufizuar ka shënuar Kosova, këtë vit, thotë Komisioni Evropian në raportin e fundit që do të publikohet të mërkurën. Përparim i kufizuar u shënua edhe në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
“Më negativja është ku nuk ka fare përparim është reforma në administratën publike, që iu bie që ende nuk është e gatshme t’i përmbushë standardet për anëtarësimin në BE”, tha profesori i Politikës së Jashtme, Dritëro Arifi.
Ngjashëm Komisioni Evropian vlerësim të njëjtë ka edhe sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Është pothuajse i njëjtë dhe ka nuancë më negative, sepse thotë përparim të kufizuar në shumicën e rasteve kur flasim për gjyqësorin, korrupsionin e krimin e organizuar. Pra nuk kanë gjetur përparim dhe kjo është një minus i madh për qeverinë Kurti”, tha Arifi.
Komisioni Evropian, vëmendje i ka dhënë edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. KE-ja i ka kritikuar Prishtinën e Beogradin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Si Kosova, ashtu edhe Serbia, akoma nuk e kanë filluar zbatimin e obligimeve të tyre përkatëse, të cilat dalin nga Marrëveshja, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese për palët dhe pjesë e rrugëtimit të tyre evropian. Nga Kosova pritet ta nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian, i cili u propozua para palëve më 21 tetor 2023, dhe nga Serbia kërkohet ta mbështesë këtë proces dhe paralelisht ta fillojë përmbushjen e obligimeve të veta kyçe nga Marrëveshja”, thuhet në vendimin e Komisioni Evropian.
Raporti i Progresit i këtij viti i përshkruan me kujdes edhe tensionet në veri, duke ardhur në përfundim se të dyja palët kanë ndikuar që të ketë kriza të tilla për shkak të veprimeve të tyre.
Raporti i plotë për të gjitha vendet e rajonit dhe të Partneritetit Lindor publikohet të mërkurën, më 8 nëntor.