ATV

Author: ATVLive

  • Deputetja e VV: Raporti i KE-së më pozitivi, s’e pasqyron plotësisht punën e Qeverisë

    Deputetja e VV: Raporti i KE-së më pozitivi, s’e pasqyron plotësisht punën e Qeverisë

    Deputetja Fjolla Ujkani ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për raportin e Komisionit Evropian për vendin.

    Ujkani tha në Kuvend se ky i sivjetmi ishte “raporti më pozitiv për Kosovën krahasuar me raportet e viteve paraprake”, ndonëse pati kritika se ai “nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e Qeverisë”.

    “Ky raport adreson progresin që Kosova e ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe përafrimin me standardet e BE-së. Prandaj, mund të thuhet që Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Raporti, megjithatë, kërkon shqyrtim kritik”.

    “Raporti nuk pasqyron plotësisht përpjekjet dhe hapat e pandërprerë të Qeverisë tonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane”.

  • Fillon protesta zjarrfikësve para Qeverisë

    Fillon protesta zjarrfikësve para Qeverisë

    Ka nisur protesta e organizuar nga Sindikata e Zjarrfikësve para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton ATV.

    Ata kanë njoftuar se protesta po zhvillohet për shkak se institucionet e shtetit nuk po i përmbushin kërkesat e tyre.

    Përmes një reagimi që i kanë dërguar edhe kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve të tjera relevante, Sindikata thotë se zjarrfikësit janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

    Siç shihet në videon që ka siguruar ATV nga vendi i ngjarjes, të gjithë zjarrfikësit që kanë dalë në protestë shihet se janë me uniformat e tyre dhe helmetën për mbrojtjen nga zjarri. /atvlive.tv

  • Samiti i OSBE-së në Shkup, Borrell: Lavrov ka nevojë ta dëgjojë nga të gjithë se përse është izoluar Rusia

    Samiti i OSBE-së në Shkup, Borrell: Lavrov ka nevojë ta dëgjojë nga të gjithë se përse është izoluar Rusia

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, komentoi dhe pjesëmarrjen e diplomatit rus, Sergei Lavrov në samitin e OSBE në Shkup.

    Borrell u shpreh se gjatë këtij samiti Lavrov duhet ta dëgjojë edhe njëherë nga të gjithë vendet pjesëmarrëse njëzëri se përse është dënuar dhe sanksionuar Rusia nga bashkësia ndërkombëtare.

    “Vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrov është në një linjë me synimin tonë të përbashkët: të mbajmë të gjallë multilateralizmin. Lavrov ka nevojë të dëgjojë sërish nga të gjithë përse Rusia po dënohet dhe izolohet”, tha Borrell.

    “Do të jetë një rast i mirë për të dëgjuar drejtpërdrejtë nga pjesëmarrësit në takim, përse Rusia po dënohet dhe izolohet. Dhe më pas kur të rikthehet në Moskë do t’i raportojë mjeshtrit të Kremlimit se Bashkimi Europian dhe OSBE mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, shtoi ai.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar Policia e Kosovës.

    Të cilësuara si “Dhunë në Familje”, nga policia dy rast kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Gjakovë, një në Podujevë dhe një tjetër në Istog.

    Sipas Policisë rastet e ndodhura në Prishtinë, në Podujevë dhe njëri rast në Gjakovë, gratë kanë qenë cak i sulmeve fizike nga bashkëshortët e tyre.

    Rasti tjetër në Gjakovë ka qenë sulm ndaj një gruaje nga babai i saj, i cili sipas policisë ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndërsa në Istog një grua ka qenë viktimë e dhunës nga vëllau i saj, thuhet në raportin 24 orësh.

    Të gjith të dyshuarit janë intervistuar dhe për të dy rastet në Prishtinë vendim të prokurorit janë liruar ndërsa për rastet tjera janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet.

  • Zëvendësministrja Gashi: Kosova, model për kulturën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare

    Zëvendësministrja Gashi: Kosova, model për kulturën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare ministrore për lirinë e fesë dhe të besimit që po mbahet në Pragë.

    Në fjalën e saj në këtë konferencë, ajo tha se Kosova është model për kulturën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

    “Historia jonë, e shënuar nga komunitete të ndryshme dhe një mozaik i pasur i traditave fetare, ka ngulitur te ne një vlerësim të thellë për parimet e mishëruara në të drejtën e lirisë së fesë ose besimit. Kosova, si një shoqëri e pasluftës, njeh rolin që luan ruajtja e lirisë së besimit në sigurimin e prosperitetit dhe unitetit të shoqërisë sonë. Në këtë kontekst, Kosova zotohet të ofrojë mbështetjen e saj për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së besimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Gashi.

    Deklarata e plotë e zëvendësministres Gashi në këtë konferencë:

    “Jam e nderuar të qëndroj sot para jush, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, një shtet që ka një trashëgimi të tolerancës fetare, lirinë e fesë dhe të besimit. Historia jonë, e shënuar nga komunitete të ndryshme dhe një mozaik i pasur i traditave fetare, ka ngulitur te ne një vlerësim të thellë për parimet e mishëruara në të drejtën e lirisë së fesë ose besimit.

    Kosova, si një shoqëri e pasluftës, njeh rolin që luan ruajtja e lirisë së besimit në sigurimin e prosperitetit dhe unitetit të shoqërisë sonë. Në këtë kontekst, Kosova zotohet të ofrojë mbështetjen e saj për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së besimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Kosova, më tej, pranon se feja mund të jete një kanal/urë për paqe, si dhe një mjet i retorikës nxitëse që ndez zjarrin e konfliktit. Prandaj, në këtë këndvështrim, Kosova zotohet ta mbështesë dialogun ndërfetar, si mjet mirëkuptimi dhe respekti reciprok.

    Për ta forcuar edhe më tej angazhimin tonë, propozojmë një forum të përshtatur dhe hapa konkretë që adresojnë nevojat specifike të rajonit tonë dhe kontribuojnë në diskursin global për lirinë fetare. Kosova inkurajon zhvillimin e një platforme për dialogun ndërfetar brenda në rajon. Duke nxitur diskutime midis udhëheqësve fetarë, studiuesve dhe praktikuesve nga komunitete të ndryshme, synojmë ta përmirësojmë bashkëpunimin reciprok, me një frymë uniteti ndërmjet diversitetit.

    Si përfundim, Kosova qëndron në ballë të përkushtimit global për lirinë e fesë apo besimit, duke u frymëzuar nga përvojat tona.

    Së bashku, le të ndërtojmë një rrugë drejt një të ardhmeje, ku festohet, mbrohet dhe çmohet diversiteti fetar i Kosovës dhe i rajonit. Nëpërmjet veprimeve bashkëpunuese, mund të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë”.

  • ​Lavrov ik nga pyetjet e gazetarëve në Shkup

    ​Lavrov ik nga pyetjet e gazetarëve në Shkup

    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së.

    Lavrovit megjithëse iu bënë disa pyetje nga gazetarët, ai u largua pa u përgjigjur.

    Pjesëmarrja e Lavrovit shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

    Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

    Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.

  • ​Pamje nga pritja e pjesëmarrësve të Samitit të OSBE-së në Shkup

    ​Pamje nga pritja e pjesëmarrësve të Samitit të OSBE-së në Shkup

    Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, është duke e bërë pritjen e ministrave të jashtëm, shefave e të delegacioneve dhe delegatët e tjerë të nivelit të lartë në hapjen zyrtare të Këshillit të 30-të të Ministrave të OSBE-së që po mbahet në sot në Shkup.

    Tashmë vetëm se kanë filluar të shkojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim.

    “Presim diskutime dhe takime produktive. Së shpejti fillojmë me seancën plenare”, ka shkruar Osmani në platformën X.

    Në këtë organizim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Jashtëm, Sergei Lavrov.

    Kjo ka shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

    Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

    Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.

  • Konstituohet Komisioni Hetimor pas shtatë herë tentimesh, s’kalon pa përplasje ndërmjet pozitës e opozitës

    Konstituohet Komisioni Hetimor pas shtatë herë tentimesh, s’kalon pa përplasje ndërmjet pozitës e opozitës

    Pas shtatë herë dështimesh, të enjten është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, raporton EO.

    Kjo, pasi ky konstituim i këtij Komisioni, ka dështuar shtatë herë radhazi, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.

    E fillimisht, aty pati një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me deputetët e opozitës.

    Përplasja nisi me kërkesën e deputetit të VV-së për deklaratat e dhëna nga deputetët e opozitës lidhur me Rezervat Shtetërore. Sipas Thaçit, opozita ka bërë politike dhe ka kërkuar arrestim të ministres Rozeta Hajdari.

    “Ti Doarsë nuk je me dhanë moral politik këtu. Dihet çka ke bo me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt nuk e ke, mos ndërhyj”, tha ai.

    “Ti fole, a po ndalesh tash. Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, tha deputetja Doarsa Kica-Xhelili.

    Aty u përfshi edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku.

    “Pse po më bon nervoz, këqyre punën tanë. Pse po hyn në personale”.

    Mw pas reagoi edhe kryetari i Komisionit deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

    “Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën. Nuk është vullnet, por është koncesus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e VV-ja të vijë në Komision”.

  • GLPS: Projektligji aktual Fondin Sovran rrezikon seriozisht ekonominë e tregut në Kosovë

    GLPS: Projektligji aktual Fondin Sovran rrezikon seriozisht ekonominë e tregut në Kosovë

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) reagon në lidhje me synimin për të votuar në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran dhe rrjedhimisht për ta shndërruar atë në ligj – për të cilën iniciativë kemi publikuar edhe një hulumtim. GLPS është thellësisht e shqetësuar me pjesë të caktuara të përmbajtjes së këtij Projektligji dhe mënyrës se si është konceptuar Fondi Sovran në përgjithësi. Këto të fundit, karakterizohen nga një shpërfillje flagrante për themelet e ekonomisë së tregut, kjo e fundit e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Që të jetë e qartë, GLPS nuk kundërshton idenë e një Fondi Sovran a priori, por kundërshton autorizimet aktuale të Fondit Sovran që të bëj investime në kompanitë private (të brendshme) ku shteti bëhet pjesëmarrës në ekonomi, dhe kështu i vie fundi ekonomisë së tregut. Ne tërheqim këtë paralele në mes të Shtetit dhe Fondit Sovran, sepse kjo e fundit është alter ego e të parës.

    GLPS thekson se do të ishte e gabuar të thuhet se tek ne kemi ekonomi të lirë të tregut që lulëzon, dhe se atë po e rrezikon ky Projektligj. Përkundrazi. Por, eksploatimi i kësaj gjendje përmes Fondit Sovran – ndër të tjera – si shoqëri aksionare që investon në kompani të brendshme private dhe komplementohet nga skema e sipërmarrjeve kapmionë, është e destinuar të vë vulën e fundit mbi tregun e lirë, edhe ashtu fragjil në Kosovë

    Andaj, GLPS apelon tek deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë këtë Projektligj, i cili është e domosdoshme që në disa pjesë të ndryshohet, në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën tonë, dhe parimet e tregut të lirë.

  • Suharekë: Vodhën televizorin në shkollën “Shkëndija”, arrestohen dy të mitur

    Suharekë: Vodhën televizorin në shkollën “Shkëndija”, arrestohen dy të mitur

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Suharekë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar nën dyshimin se të njejtit njëjtit në SHFMU “Shkëndija” gjatë natës, pasi kanë hapur me forcë dritaren nga aty kanë vjedhur një televizor në vlerë rreth 400 €.

    Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.