ATV

Author: ATVLive

  • Aksion Policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

    Aksion Policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

    Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.

    Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

    Në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

    Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

    Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

  • ​Kurti: Industrinë e drurit në Kosovë, do të shndërrojmë në industri të integruar globale

    ​Kurti: Industrinë e drurit në Kosovë, do të shndërrojmë në industri të integruar globale

    Është hapur konventa e gjashtë e Industrisë së drurit për të cilën tema e këtij edicioni të Industrisë së drurit është konkueshmëria, eksporti dhe potenciali i Industrisë, përpunimit të drurit si industria me zhvillimin më dinamik në vend.

    Me këtë rast, kompanitë vendore të përpunimit të drurit kanë ekspozuar produktet më të reja që prodhohen ne Kosovë dhe për të pranishmit do të prezantojnë edhe mënyrën e përpunimit të drurit deri në arritjen e modelit.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se industria e drurit ka potencial për të rritur ekonominë e vendit dhe shërbime që lidhen me industrinë në përgjithësi. Ai theksoi se përmes politikës industriale synojnë që deri në vitin 2030 të transformohet në një industri të integruar globale.

    “Industria e drurit është njëri nga sektorët strategjik ekonomik të Republikës së Kosovës, ajo ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i burimeve vendore, duke kontribuar edhe në themelimin e lidhjes në sektorë të tjerë si p.sh tekstilin, produktet metalike dhe shërbimet që lidhen me industrinë në përgjithësi, andaj unë jam i lumtur që sot po flasim për këtë sektorë që po krijon vende pune dhe është një shtytës i zhvillimit ekonomik social dhe mjedisor. Kjo industri është në zhvillim të vazhdueshëm por edhe në tregun e jashtëm ka kontribuar në rritjen e eksporteve, në përmirësimin e bilancit tregtarë të vendit tonë. Eksportet totale për dyer, dritare, mobilieri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara në dy vitet dhe fundit në 2021 dhe 2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023 janë me vlerë 563 milionë euro, deri në fund të muajit dhjetor të 2023 presim të jenë rreth 600 milionë euro. 06:04 Kjo rritje padyshim ekonomike është rezultat i ndërmarrësis dhe suksesit të gjithë të deri tanishëm, ndërmarrësve tonë në industrinë e drurit me rritjen e eksporteve në Gjermani, Zvicër, Itali, dhe vendet e tjera në rajon e më gjerë. 08:16 Përmes politikës industriale synojmë që deri në vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë dhe të ofrojë punësim të denjë” tha Kurti.

    Po ashtu, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova ka potencial në sektorin e Industrisë. Ajo tha se MINT-i ka të projektuar politikën tregtare për t’i dalë në ndihmë sektorëve të prodhimit dhe vendit për tu zhvilluar ekonomikisht.

    “Vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektorë industrial e njëri nga ata është edhe industria e drurit që flet në shifra të suksesshme që i përmendi edhe Kryeministri Kurti, ne kemi politikën tonë tregtare dhe për më shumë eksport.20:23 Politika industriale i dedikohet mbështetjes në sektorin e prodhimit për të shpalosur potencialin e tij për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të vendit pra të jetë faktorë kryesor për zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor dhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit në mënyrë sa më efektive. Ju njoftoj se tashmë kemi filluar me politikat e industrisë ku kemi paraparë edhe shumë fusha të intervenimit si dhe masa që do të përkrahim sektorin e prodhimit dhe përpunimit për integrimin e tyre në zingjirin global, rritjen dhe dizertifikimin e eksporteve përmirësimin e kualifikimit të fuqisë punëtore, digjitalizimin të përpjesëtuar dhe teknologjinë e përparuar. 21:34 Përmes fondeve të inovacionit do të përkrahen bizneset inovative ku qëllimi kryesor i fondit është që të jetë sa më shumë nxitje dhe mbështetje që rrjedhin nga ndërmarrësia e Kosovës. 22:08 Me këtë politikë synojmë zëvendësimin e importit, lehtësimin e tejshëm të tregtisë, dhe promovimin e eksporteve me qëllim që produktet me vlera të lartë të jene të integruara në zingjirin e vlerës” tha Hajdari.

    Me këtë rast, kryetari i bordit të Shoqatës për Përpunimin e Drurit të Kosovës (SHPDK-së), Zenel Kelmendi tha se industria e drurit në Kosovë në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të hovshëm në teknologji edhe në hapësirat përpunuese. Ai tha se synojnë për ura bashkëpunimi dhe produkte të cilësisë të lartë.

    “Industria e përpunimit të drurit në Kosovë në dhjetë vitet e fundit ka pasur një zhvillim shumë të hovshëm si në investimin e teknologjisë ashtu edhe në hapësirat përpunuese dhe kulmuese, më këtë ofron një teren të mrekullueshëm për inovacion dhe produkte të cilësisë të lartë. Përmes kësaj konvente ne synojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të shkëmbejmë ide, të inspirohemi nga puna dhe suksesi i njëri tjetrit dhe me këtë jemi kufi serioz në tregun ndërkombëtarë” tha Kelmendi.

    Konventa e gjashtë e Industrisë së drurit është organizuar me mbështetjen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me mbështetje nga KIESA, qeveria gjermane përmes GIZ Kosova, FEGO përmes qeverisë së Suedisë dhe sponsorëve USAID/ ADrenica

  • Stoltenberg: Rusia ka humbur më shumë se 300 mijë ushtarë në Ukrainë

    Stoltenberg: Rusia ka humbur më shumë se 300 mijë ushtarë në Ukrainë

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Rusia në luftën në Ukrainë krahas qindra avionëve dhe mijëra tankeve, ka humbur më shumë se 300 mijë ushtarë.

    Në një konferencë për media në përfundim të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Stoltenberg theksoi se përgjatë dy ditëve kanë diskutuar një sërë çështjesh përfshirë Ukrainën, Kinën dhe Ballkanin Perëndimor.

    Ai tha se kanë vlerësuar situatën në terren në Ukrainë dhe u shpreh se 50 për qind e rajoneve të marra nga Rusia janë rimarrë nga ushtria ukrainase.

    Ukraina vazhdon ekzistencën e saj si një shtet sovran dhe kjo është fitorja më e rëndësishme, deklaroi Stoltenberg, i cili shtoi se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në beteja dhe se ajo është dobësuar ekonomikisht.

    Stoltenberg theksoi se Rusia në aspektin politik ka humbur ndikimin e saj jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonet përreth saj në Kaukaz dhe Azinë Qendrore.

    “Gjithashtu Rusia po bëhet edhe shumë më e varur ndaj Kinës. Moska çdo vit e më shumë po e hipotekon të ardhmen e saj tek Pekini. Në aspektin ushtarak Rusia ka humbur një pjesë të rëndësishme të forcave të saj konvencinale. Ka humbur qindra avionë, mijëra tanke dhe ka mbi 300 mijë humbje”, shtoi Stoltenberg.

    Duke theksuar se Rusia ndodhet nën presion edhe në aspektin ekonomik, me rënie të të ardhurave të naftës dhe gazit, ku mbi 1.000 kompani të huaja kanë ndalur ose kanë zvogëluar aktivitetet e tyre në vend dhe ku 1.3 milion njerëz janë larguar nga Rusia vitin e kaluar, Stoltenberg tha se “Të gjitha këto, theksojnë se Putin ka bërë një gabim strategjik duke pushtuar Ukrainën”.

    Pasi vuri në dukje se Rusia nuk duhet të merret lehtë, Stoltenberg tha se “Ekonomia e Rusisë ndodhet në bazën e një lufte. Putin ka një tolerancë të lartë kundër humbjeve. Objektivat e Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar. Rusia para dimrit ka bërë grumbullim të madh raketor. Po shikojnë iniciativa të reja për të goditur rrjetin elektrik dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Po përpiqet ta lërë Ukrainën në errësirë dhe të ftohtë”.

  • Krasniqi: Gjendja në vend është edhe më e rëndë se që paraqitet në Raportin për Kosovën

    Krasniqi: Gjendja në vend është edhe më e rëndë se që paraqitet në Raportin për Kosovën

    Në debatin parlamentar për Raportin për vendin, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi tha se Kuvendi është shndërruar në një makineri vulosëse, që sipas saj çështjet për të cilat do të duhej të kishte debat e argumente, kalojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa diskutime.

    Ndërkaq, lidhur me Raportin e Progresit, Krasniqi potencoi se gjendja është edhe më e rëndë se ajo që është pasqyruar në këtë raport. Ajo kritikoi institucionet për mos angazhim më qëllimin e ndërmarrjes së veprimeve për të larguar masat nga Bashkimi Evropian.

    “Derisa sot po diskutojmë për gjendjen e këtij raporti, gjendja jonë është edhe më e rëndë se ajo që është e pasqyruar në këtë raport. Kjo për faktin se kemi masa nga Bashkim Evropian për Kosovën. Gjithashtu është edhe më e rënduar së nuk shohim asnjë angazhim të institucioneve tona më qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete për të larguar masat e Bashkimit Evropian. Masat e BE, përfshijnë shumë të madhe monetare, prej 295 milionë euro e cila ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetarëve tanë. Kosova vazhdon të mos angazhohet në avancimin e së ardhmes së saj evropiane…Këtë vit kemi një heshtje mbase janë lodhur nga leximi i shpejte i vitit të kaluar, prandaj këtë vit duhet më shumë kohë dhe po procedesojnë më ngadalë me lexim të raportit”, theksoi Krasniqi.

    Deputetja Krasniqi theksoi se nga 104 ligjet e miratuara, 22 prej tyre janë miratuar me procedurë të shpejtë dhe mënyra të tjera, për çka tha se kjo është shndërruar në normalitet për mazhorancën.

    “Ky raport mund të quhet si raport i faktimit të regresit, se kjo qeveri dhe ky pushtet janë kampion për regres…Nga 104 ligjet e miratuara, 22 ligje kanë qenë të miratuara me procedurë të shpejtë…Këto të gjetura tregojnë se Kuvendi është shndërruar në një makineri vulosëse ku të gjitha çështjet me të rëndësishme të cilat do duhej të kishte debat, argumente e kundër argumente kalojnë me procedurë të përshpejtuara, pa diskutime…sepse kështu është mësuar kjo mazhorancë”, theksoi Krasniqi.

  • Presidenca pret nga KPK proces të ri për përzgjedhjen e kryeprokurorit

    Presidenca pret nga KPK proces të ri për përzgjedhjen e kryeprokurorit

    Presidenca e Kosovës pret nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) proces të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes tha se të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor.

    “Të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, tha Kupina për rtk.

    Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media, kishte deklaruar se nuk e ka dekretuar Isufajn për kryeprokuror për shkak se kishin gjetur disa shkelje në proces.

  • AKP e fiton rastin gjyqësor në Mal të Zi dhe kthen 8 asete të KBI Kosova Export

    AKP e fiton rastin gjyqësor në Mal të Zi dhe kthen 8 asete të KBI Kosova Export

    Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ka fituar rastin dhe ka kthyer 8 asete të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë në Mal të Zi në emër të kësaj ndërmarrje.

    Në komunikatë thuhet se AKP në fillim të këtij viti e ka kuptuar që 8 asete në Mal të Zi të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë janë shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë dhe janë regjistruar në emër të personave fizik në Drejtorinë Kadastrale në Podgoricë.

    “AKP ka parashtruar ankesë kundër aktvendimit të datës 24.01.2023 të Drejtorisë Kadastrale në Podgoricë lidhur me ndërrimin e titullarëve të pronësisë në asetet e KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë, në Mal të Zi, në shkallën e dytë administrative kompetente, që është: Ministria për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë e Republikës së Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

    Sipas njoftimit, më 29 nëntor 2023, AKP ka pranuar aktvendimin e shkallës së dytë administrative (“Broj:07-2-1083/2008”), në Podgoricë, me të cilin është aprovuar ankesa e AKP-së, duke anuluar aktvendimin e Drejtorisë për Kadastër në Podgoricë, me të cilin këto asete ishin regjistruar në emër të personave fizik në Podgoricë, pasi që ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë në mënyrë të paligjshme.

    “Si rezultat i ankesës së AKP-së, Shkalla e Dytë Administrative në Podgoricë e ka aprovuar ankesën e AKP-së me ç ‘rast 8 asetet janë rikthyer në emër të KBI Kosova-Export Industria e Mishit Fushë Kosovë”, thuhet në komunikatë.

  • ​Drita prezanton sot trajnerin e ri

    ​Drita prezanton sot trajnerin e ri

    Klubi i futbollit Drita ka bërë të se sot do ta mbajë një konferencë për media në të cilën edhe do të emërohet trajneri i ri.

    Skuadra gjilanase shkarkoi trajnerin grek Akis Vavalis pas humbjen nga Prishtina, ndërsa tashmë ka gjetur pasuesin e ti, raporton KosovaPress.

    Në krye të Dritës pritet të emërohet trajneri Zekirja Ramadani.

    “Klubi jonë FC DRITA do të mbaj konferenc për media nga ora 15:00 në zyrtat e klubit. Para gazetarëve drejtori gjeneral z. Feti Murseli do ta prezantoj trenerin e ri.”, thuhet në njoftimin e Dritës.

  • ​Cristiano Ronaldo përballet me një padi prej 1 miliard dollarësh për reklamat e Binance

    ​Cristiano Ronaldo përballet me një padi prej 1 miliard dollarësh për reklamat e Binance

    Futbollisti Cristiano Ronaldo po përballet me një padi kolektive në SHBA për promovimin e tij të Binance, shkëmbimit më të madh të kriptomonedhave në botë.

    Paditësit pretendojnë se miratimi i tij i shtyu ata të bënin investime me humbje. Ata po kërkojnë dëmshpërblim prej “një shume që tejkalon” 1 miliard dollarë (790 milion £).

    Në nëntor të vitit 2022, Binance njoftoi koleksionin e tij të parë “CR7” të “NFT” në partneritet me Ronaldon, për të cilin futbollisti tha se do t’i shpërblente fansat “për të gjitha vitet e mbështetjes”.

    NFT-të janë asete virtuale që mund të blihen dhe shiten, por që nuk kanë formën e tyre të botës reale – me fjalë të tjera ato ekzistojnë vetëm në mënyrë digjitale. Në përgjithësi, ato përdoren për të shënuar pronësinë e diçkaje, si p.sh. një fotografi ose video në internet.

    “CR7” i referohet inicialeve dhe numrit të fanellës së Ronaldos, dhe përdoret si markë në një gamë produktesh që e kanë ndihmuar atë të bëhet një nga atletët më të pasur në tokë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Në një video të mediave sociale duke njoftuar partneritetin, Ronaldo u tha investitorëve të mundshëm “ne do të ndryshojmë lojën NFT dhe do ta çojmë futbollin në nivelin tjetër”.

    NFT-ja më e lirë nga koleksioni ishte me çmim 77 dollarë kur doli në shitje në nëntor të vitit 2022 – por një vit më vonë, çmimi i tij ishte rreth 1 dollarë.

    Binance, i akuzuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash, përballet me një dënim prej 4.3 miliardë dollarësh.

    Subjekte të tjera, duke përfshirë Major League Baseball dhe Formula 1, po përballen gjithashtu me padi në grup në lidhje me promovimet e kriptomonedhave.

    Ronaldo dhe Binance, duke planifikuar bashkëpunime të ardhshme, nuk i janë përgjigjur kërkesave të BBC-së për koment.

  • ​PDK kritikon Qeverinë për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit

    ​PDK kritikon Qeverinë për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, derisa foli për Raportin e Kongresit.

    Gatë debatit parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, Kodra tha se Raporti i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione, derisa potencoi se 300 milionë euro është vlera e projekteve që i ka bllokuar BE-ja, për shkak të sanksioneve.

    Ajo shtoi se pavarësisht që partia Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri saj, Albin Kurti kanë premtuar se do të kenë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas saj tash e tri vjet nuk është bërë asgjë në këtë progres.

    “Ky raport i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione. 300 milionë euro është vlera e projektit të cilat i ka bllokuar Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë Kosovën si pasojë e kësaj qeverie…Kushdo qe e ka lexuar këtë raport 133 faqesh e sheh, 21 herë përmendet fjala shqetësim, tre herë togfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin, 32 here togfjalëshi fazë fillestare, 49 here progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë nuk ka progres, 59 here pak progres dhe vetëm 8 herë togfjalëshi progres i mirë. Pra, në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë…Ndërsa, si mos më keq është thënë që është gjendja në luftën ndaj korrupsionit ku konstatohet se Kosova është në fazë fillestare nëse është bërë progres i limituar dhe është më i ulëti që Komisioni Evropian e ka për Kosovën…Në raportin e këtij viti fjala korrupsion është përmendur gjithsej 99 herë, më keq se kaq nuk ka qenë as në raportin e vitit 2020, ku është përmendur 88 herë…Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Kurti siç e thoshin e kanë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po del që pikërisht në këtë fushë tash e tri vjet nuk është bërë po thuajse fare progres”, tha Kodra.

    Përveç Raportit të Progresit, deputetja Deliu Kodra foli edhe për gjenden e varfërisë në Kosovë, për çka tha se një qytetar në Kosovë jeton mesatarisht me 1.5 euro në ditë, për çka potencon se këshilltari i një ministre merr pagë afro 8 mijë euro.

    Ajo theksi faktin se sipas të dhënave të BQK-së, afro 700 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka.

    “Rreth 28 për qind e popullsisë sot jetojnë në pragun e varfërisë me 45 euro në muaj, ose me 1.5 euro në ditë. Paramendoni ky realitet i qytetarëve të Kosovës sot po ndodh në një moment kur një këshilltar i një ministre të kësaj qeverie paguhet me 7500 euro në muaj…Normat e interesit të kredive janë rritur në 6.3 për qind në vitin 2022 nga 5.8 sa ishin në vitin 2021. Nga të dhënat e fundit që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, tregojnë se 653 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka”, tha Deliu- Kodra.

  • Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrejtë nuk kanë paguar rrymë

    Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrejtë nuk kanë paguar rrymë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kurrë më shtrejtë nuk kanë paguar taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenië nuk kanë pasur qytetarët.

    Sipas Krasniqit rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë dhe sipas tij me 30 mars të këtij viti prapë e kanë shtrejtuar atë për 15.4% .

    “Rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %. Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.