ATV

Author: ATVLive

  • 8 mijë 100 lindje gjatë vitit 2023 në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë, në mesin e tyre 250 binjakë dhe 11 trinjakë

    8 mijë 100 lindje gjatë vitit 2023 në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë, në mesin e tyre 250 binjakë dhe 11 trinjakë

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ndër repartet më të rëndësishme është ai i lehonave në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, ku çdo ditë trajton sëmundjet e grave si dhe lehona që presin fëmijët e tyre të vinë në jetë.

    Në çdo fund vit përgjatë kësaj periudhe kohore rifreskohen statistikat e lindjeve.

    Që nga paslufta e fundit në Kosovë, në vazhdimësi ka pasur ulje sa i përket numrit të lindjeve në Spitalin e Gjinekologjisë.

    Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, për ATV-në tregoi statistikat e lindjeve për vitin 2023.

    “Gjatë vitit 2023, në klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë janë kryer gjithsej 8 mijë e 100 lindje, prej tyre me prerje cezariane janë 3 mijë e 10, lindje me binjak janë 225, lindje me trinjakë janë 11 lindje. Për numrin e gjithmbarshëm, meshkuj janë 4 mijë 80, ndërsa femra 4 mijë 20”, tregoi Ndrejaj. /atvlive.tv

  • ​Gjermania për liberalizimin e vizave: Hap i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë

    ​Gjermania për liberalizimin e vizave: Hap i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë

    Gjermania e ka cilësuar liberalizimin e vizave për Kosovën si hap tjetër të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

    Zyra e Jashtme Gjermane ka shkruar në X, se liberalizimi i vizave për Kosovën, më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE, konkretisht zonën Shengen.

    Liberalizimin e vizave e ka komentuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Ai ka shkruar në X, se më në fund dhe me vonesë, ndodhi liberalizimi i vizave për Kosovën.

    “Pikërisht në kohë për të ndjekur disa nga ndeshjet e ardhshme EURO2024 në Gjermani”, ka shkruar ai.

  • Pa viza: Kurti në rolin e kapitenit të aeroplanit, mesazhi i tij për udhëtarët

    Pa viza: Kurti në rolin e kapitenit të aeroplanit, mesazhi i tij për udhëtarët

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në rolin e kapitenit të aeroplanit pati një mesazh për udhëtarët në ditën e parë të hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

    “Mirëdita të gjithëve, ky nuk është kapiteni i juaj por kryeministri i juaj”, kështu e nisi fjalën Kurti duke i uruar më pas për vitin 2024 e njëkohësisht edhe për liberalizimin e vizave.

    Kryeministri tutje i rikujtoi për rregullat që duhet respektuar, raporton Paparaci.

    “Fillimisht urime Vitin e Ri. Sot është dita e parë e vitit 2024 por njëkohësisht është dita e parë e udhëtimit pa viza. Me fluturimin OS678 janë edhe 50 udhëtarë të udhëtimit të parë pa viza për në Vjenë që e fituan udhëtimin e financuar nga Qeveria e Kosovës në fushatën tonë informuese”.

    “Liberalizimi i vizave është për vizita afatshkurta tek të afërmit, mund të vizitoni dhe të udhëtoni në Evropë por mos qëndroni më shumë se 90 ditë përbrenda 180 ditëve sepse siç e shihni liritë kanë rregulla. Le të udhëtojmë lirshëm por duke respektuar rregullat. Ju uroj rrugë të mbarë. Të fala familjeve e miqve tuaj. Nga unë urime e gëzuar 2024”, tha Kurti.

    Mëngjesin e sotëm të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ka organizuar udhëtimin e pare pa viza për 50-të fituesit qe fituan udhëtimin për në Vjenë të Austrisë. Kuiz ky i cili u organizua nga qeveria e Kosovës për Bashkimin Evropian në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

  • Sveçla uron liberalizimin: Rrugë të mbarë si në shkuarje ashtu edhe në ardhje

    Sveçla uron liberalizimin: Rrugë të mbarë si në shkuarje ashtu edhe në ardhje

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

    Ai i ka uruar atyre rrugë të mbarë në shkuarje dhe në ardhje.

    “Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, urime liberalizimi i vizave! Rrugë të mbarë si në shkuarje ashtu edhe në ardhje!”, ka shkruar ai.

  • Osmani: Liria e lëvizjes na u mohua padrejtësisht

    Osmani: Liria e lëvizjes na u mohua padrejtësisht

    1 janari i 2024-tës shënon edhe fundin e pritjes për liberalizimin e vizave.

    Nga e hëna e parë e këtij viti, kosovarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

    Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët për këtë zhvillim goxha të rëndësishëm.

    Osmani tha se liria e lëvizjes u mohua padrejtësisht.

    “Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, tha ajo.

  • Murati: Për më pak se tre vjet i bëmë ato që të tjerët s’mundën për dy dekada

    Murati: Për më pak se tre vjet i bëmë ato që të tjerët s’mundën për dy dekada

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjërat që të tjerët nuk i bënë për dy dekada, VV i bëri për tri vjet.

    Ai ka përmendur liberalizimin e vizave, heqjen e targave jolegale dhe lëizjen e lirë me targa “RKS” në Kosovë dhe fillimin e pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore.

    “Atë që tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, u bë për më pak se 3 vjet”, ka shkruar ai.

  • Vuçiq: Pas skadimit të mandatit do të tërhiqem nga politika

    Vuçiq: Pas skadimit të mandatit do të tërhiqem nga politika

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se do të tërhiqet nga politika pas skadimit të mandatit në vitin 2027.

    Në një paraqitje në televizionin në shërbim të regjimit “TV Përva”, ai tha se ndër gjërat e tjera që bën, shikon se cilët janë politikanët dhe njerëzit për të ardhmen.

    Vuçiqi përmendi kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Financave, Sinisha Malli si burime të këtij vendi.

    Por nuk ka lënë anash as veten, teksa ka thënë se në biseda joformale me disa kundërshtarë politikë janë ata që duhet të përfitojnë nga popullariteti i tij.

    “Ju djema duhet të përfitoni nga popullariteti im. Të nesërmen nuk kam në plan të merrem me diplomaci, kam gjëra të tjera për të bërë. Më ka mërzitur politika. Por përfitoni, një ose dy herë në vit më dërgoni në Kinë ose Emiratet. Unë jam shumë i njohur atje. Nuk do të kesh kurrë dikë nga këtu aq popullor sa unë. Thjesht njerëzit nuk do t’ju thonë. Dhe sot popullariteti im në Kinë si president i Serbisë, jo Aleksandar Vuçiq, është më i madh se kushdo tjetër në çdo kohë tjetër”, është lavdëruar Vuçiqi.

  • Tërmete të fuqishme në Japoni, lëshohen paralajmërime për cunami

    Tërmete të fuqishme në Japoni, lëshohen paralajmërime për cunami

    Japonia ka lëshuar paralajmërim për cunami dhe u ka thënë qytetarëve që të evakuohen nga zonat bregdetare, pasi një sërë tërmetesh të fuqishme goditën bregdetin perëndimor të këtij shteti.

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi për tërmete afër bregut të Ishikavas, pak pas orës 04:00 të mëngjesit të 1 janarit, duke thënë se një prej tërmeteve ishte 7.6 shkallë të Rihterit.

    Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në Ishikava dhe paralajmërime më të vogla për cunami, apo këshilla, për mbarë zonën e bregut në perëndim, përkatësisht në ishullin kryesor Hunshu.

    Mediat në Japoni paralajmërua se niveli i ujit mund të arrijë deri në 5 metra dhe u bënë thirrje qytetarëve që të largohen sa më shpejt që të munden.

  • Rama kërkon të hiqen masat e BE-së: Janë bllokuar rreth 20 milionë € për Sallën Koncertale e Muzeun e Artit

    Rama kërkon të hiqen masat e BE-së: Janë bllokuar rreth 20 milionë € për Sallën Koncertale e Muzeun e Artit

    Kryetari i Komunës se Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë për EO, tha se shpreson që masat e vendosur nga BE-ja ndaj Kosovës të hiqen sa më shpejt. Kjo pasi sipas tij, po pamundësohet ndihma që BE-ja ka premtuar në vlerë prej rreth 200 milionë euro për ndërtimin e Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit.

    Rama ka përmendur projektet të cilat do të fillojnë në vitin 2024 për të cilat tha se gjitha janë në të mirë të qytetarëve.

    “Viti 2024 është i planifikuar me një numër të madh të projekteve madhore, pra e kemi nënkalimin prej pas Teatrit deri tekë komuna, ku e kemi nënkalimin i cili do ta lidh tregun e gjelbër me sheshin. E kemi edhe projektin e tregut të gjelbër, pra ku e bëjmë bartjen në zonën ku ka qenë zona e AKP-së. Kemi projektin e platformës e cila e ndërlidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë, vetëm se e kemi kryer projektin detal për krimin e nënkalimit prej Flamurit deri tek Stacioni i Autobusëve”.

    “Tash vetëm se jemi në përfundim të projektit detal për Sallën Koncertale dhe Muzeut të Artit. Për fat të keq Kosova është nën masa dhe lutemi që sa më parë që të kem mundësin që Kosova të mos jetë nënë masa sepse kjo është e ndërlidhur edhe me një fond prej 15 deri në 20 milionë euro, që është i premtuar nga BE-ja që të na ndihmoj në ndërtimin e kësaj ndërtese monumentale me rëndësi shumë të madhe për artin edhe kulturën në kryeqytet”, tha ai.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos e bllokoj punën dhe projektet e kryeqytetit, duke bërë thirrje për bashkëpunim ku ekzekutivi mund të ndihmojë. Rama ka thënë se Qeveria nuk e ka prioritet që ta ndihmojë komunën e Prishtinës, sipas ka ndarë më shumë fonde për komunën e Shtimes se sa për kryeqytetin.

    Kryetari Rama ka thënë se në vitin 2023 është bërë shumë më shumë se vitin e kaluar, duke shtuar se tij, ka edhe shumë punë për të bërë.

    “Është detyre e opozitës me pas kritika edhe faktikisht gjithmonë janë të mirëseardhura kritikat konstruktive. Sa kemi arrit e keni parë edhe vetë qe kemi bërë punë të madhe në kryeqytet dhe jemi duke vazhduar me bërë punë të mëdha në kryeqytet. Krejt çka kërkojmë është që mos të na bllokojnë me bllokadat që janë puro partiake dhe të pa nevojshme, si për shembull aspekti i rrugës ‘A’ apo ‘Xhim Xhema’, ku edhe ne kishim pas mundësi me vazhduar po ashtu mos me na blloku duke bërë bartjen shumë vonë në fund të viti, sepse kjo na lenë një dritare shumë të vogël ku mundemi me i shfrytëzuar fondet të cilat janë tonat, janë të kryeqytetit”.

    “Kemi shpenzuar dhe kemi krijuar shumë më shumë se vitin e kaluar, pra kemi përmirësim të dukshme nga viti i kaluar, por a kemi mbërri atë çka duam absolutisht jo. Kemi shumë punë për me bërë, për këtë arsye edhe kërkoj nga niveli qendror që të jenë më bashkëpunues pra në këto pikat ku edhe munden me ndihmuar dhe jo me blloku, pra siç janë bartja, mos më bërë ndalje të pa nevojshme të projekteve të cilat janë madhore që janë për të mirën e kryeqytetit, për të mirën e çlirimit të trafikut, pra nga kaosi që e kemi sot e që e kemi pasur me vitet të tëra me dekada e që ne jemi duke u mundura që në bazë të projekteve të shumta ta përmirësojmë gjendjen e kryeqytetit”, tha ai.

    Rama shpreh i bindur se do të mbahet mend si kryetari që e ka kthyer besimin e qytetarëve. Ai tha se kryeqytetit do të bëhet një vend me karakter unik në botë, me një mocion të mrekullueshëm ku qytetarët do të kenë mundësin me kaluar një jetë të mirë e të shëndetshme.

    “Unë mendoj që kthimi i besimit tekë qytetarët sepse qytetarët e patën humbur besimin që Prishtina mundet me u bë mirë dhe kthimi i besimit tekë qytetarët. Jo vetëm që do të behët mirë, por do të bëhet një vend me karakter unik në botë, me një mocion të mrekullueshëm ku edhe qytetarët kanë me pasur mundësin me kaluar një jetë të mirë, të shëndetshme. Gjitha këto transferime të kryeqytetit janë duke u bërë në të mirën e kryeqytetit të qytetarëve të kryeqytetit. Gjitha këto transformime edhe marrin kohë edhe kanë impakte negative gjatë punës për shembull, si në aspektin kohorë. Mirëpo kur e dimë që e kemi vizonin, e dimë ku jemi duke shkuar edhe jemi duke shkua në rrugë të mirë për transformim të kryeqytetit”, tha ai.

    Kryetari Rama tha se ka kërkuar përsëri nga Ministria e Financave që të nënshkruajnë marrëveshjen për unazën e qytetit, por që të njëjtit janë duke refuzuar, sipas tij, ky projekt do të lehtësoj trafikun. Ai tha se nëse ndihma nuk vjen nga qeveria për këtë projekt komuna do të shikoj forma të tjera që të gjejë mbështetje për të, raporton EO.

    Ai theksoi se Qeveria nuk është duke e shikuar me prioritet ndihmën ndaj kryeqytetit. Sipas tij, Qeveria më shumë është duke ndarë fonde për komunën e Shtimes se sa për Prishtinën.

    “Unë edhe sot kërkova nga ministri i Financave që ta nënshkruaj marrëveshjen për unazën e kryeqytetit mirëpo për fat të keq niveli qendror nuk e sheh këtë si prioritet. Ne nëse nuk e bëjmë unazën e kryeqytetit edhe tash na paralelisht jemi duke i bërë të gjitha të tjerat, ne faktikisht edhe për atë po Organizojmë Konferencën për Investitor, sepse nëse nuk na ndihmomë niveli qendror atëherë do të gjejmë mënyra që vetë t’i bëjmë këto. Sepse janë shumë të nevojshme për zgjidhjen e problemit me trafik. Pse se për shembull kur e kemi unazën e kryeqytetit nuk kanë nevojë qytetarët me shkuar prej një lagje ne lagjen tjetër duke hyre në qendër të kryeqytetit”.

    “Po ashtu paralelisht e dini që jemi duke ndërtuar 10 shkolla në periferi, prindërit nuk kanë nevojë me i dërguar prej zonave periferike ku jetojnë me i dërguar fëmijët në qendër në shkollë. Unazën të cilën tashmë si dizajnë e kemi të kryer, vetëm po e presim atë nënshkrim edhe ai nuk është duke ardhur, kështu që ne po e bëjmë Konferencën për Investitor. Për këtë duhet që të pyetet ministria e financave, nuk ka prioritet prioritet për ta më shumë është Shtimja, më shumë dhurojnë fonde për Shtimen se për kryeqytetin”, tha ai.

  • Pa viza/ 50 kosovarë fitojnë udhëtimin drejt Vjenës, Kurti kërkon që të respektohen kërkesat dhe kriteret

    Pa viza/ 50 kosovarë fitojnë udhëtimin drejt Vjenës, Kurti kërkon që të respektohen kërkesat dhe kriteret

    Mbrëmë pas orës 24:00 edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave. Për të folur lidhur me liberalizimin e vizave kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli në një konferencë për media së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, raporton Gazeta Sinjali.

    Kurti në këtë konferencë njoftoi se 50 qytetarë të Kosovës pas liberalizimit të vizave kanë përfituar udhëtim për në Vjenë të Austrisë nga Qeveria në kuadër të fushatës informuese.

    “Për të shënuar këtë arritje, sot do të udhëtojmë për në qytetin e bukur të Vjenës, 50 qytetarë që fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë informuese. Këtë të drejtë, duhet ta gëzojmë me përgjegjësi. Të respektojmë kërkesat e kriteret, sepse kështu respektojmë shtetin tonë”, u shpreh Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

    I pari i ekzekutivit pas kësaj arritje për vendin gjithashtu pati edhe një porosi për të gjithë qytetarët.

    “Kudo që të udhëtojmë, le ta kujtojmë e kurrë mos ta harrojmë që shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur“, tha ai.