ATV

Author: ATVLive

  • ​Inaugurohet Forumi për Komunitetet joshumicë

    ​Inaugurohet Forumi për Komunitetet joshumicë

    Është inauguruar Formumi për Komunitetet joshumicë. Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se ky takim do të shërbejë si platformë për fuqizimin e komuniteteve joshumicë.

    Ajo po ashtu tha se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ICO Kosovo Limited, i cili do të avokojë për zhvillimin ekonomik në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë.

  • ​Qeveria e Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Komuniteteve me memorandum bashkëpunimi

    ​Qeveria e Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Komuniteteve me memorandum bashkëpunimi

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Komuniteteve (International Communities Organization) kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit.

    Ceremonia e nënshkrimit u bë në prani të kryeministrit, Albin Kurti, ndërsa marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi.

    Ky Memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.

    “Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatën për media.

  • Abbot i dhuron ATK-së dron dhe pajisje tjera profesionale

    Abbot i dhuron ATK-së dron dhe pajisje tjera profesionale

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicolas Abbott, ka vizituar të hënën Administratën Tatimore të Kosovës. Ambasadori Abbott në këtë vizitë të fundit në mandatin e tij, ka shprehur vlerësimin e thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me autoritetet tatimore të Kosovës gjatë këtyre viteve.

    Ai tha se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka punuar në mbështetjen dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe teknike të hetimeve tatimore, të cilat janë në interes të luftimit dhe parandalimit të shmangieve tatimore, si dhe të përmirësimit të mjedisit të biznesit dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

    Gjatë kësaj vizite, Abbott ka dhuruar një dron dhe pajisje tjera profesionale që do të ndihmojnë për përmirësimin e efikasitetit dhe kapaciteteve të Administratës Tatimore të Kosovës. Ky veprim shënon përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar në avancimin e strukturave dhe proceseve hetimore në vend.

    Drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj, u shpreh se vizita e Ambasadorit Abbott është privilegj dhe mesazh për ATK-në, pasi që është në përmbyllje të mandatit të tij. Murtezaj theksoj se Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka dhënë kontribut i cili do të jetë pjesë e pashlyer e historisë tatimore. Fokusi i përkrahjes ka qenë çdoherë në pikat ku reflektimi në rezultate ka qenë i pa diskutueshëm. Ne edhe sot kur po flasim pranuam pajisje të cilat do të na ndihmojnë të shtyjmë përpara procese dhe hetime që do të kryhen nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

    Në fund të fjalës së tij, Drejtori Murtezaj e falënderoj Ambasadorin Abbott për kontributin e tij dhe bashkëpunimin e frytshëm i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke i uruar suksese në angazhimet e radhës.

  • Izraeli e pëson humbjen më të rëndë deri më tani, për një ditë i vriten 21 ushtarë në Gaza

    Izraeli e pëson humbjen më të rëndë deri më tani, për një ditë i vriten 21 ushtarë në Gaza

    Njëzet e një ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në jug të Gazës të hënën, njoftoi ushtria. Kjo është humbja më e madhe për trupat izraelite që nga fillimi i luftës me Hamasin.

    Në një deklaratë të publikuar në televizion të martën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se dy ndërtesa u shembën mbi ushtarë, pasi u goditën nga granata të hedhura përmes raketave (RPG) gjatë një operacioni ushtarak, raporton televizioni CNN.

    Hagari shtoi se një ushtar tjetër mbeti i lënduar seriozisht në të njëjtin operacion.

    Të rënët e rinj e çojnë në 208 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza.

    Nga njëri shpërthim u vranë dhjetë ushtarë: Matan Lazar, Hadar Kapeluk, Sergey Gntmaher, Elkana Yehuda Sfez, Yuval Lopez, Yoav Levi, Nicholas Berger, Cedrick Garin, Rafael Elias Mosheyoff dhe Marak Haim Ben Valid.

    Ushtria është ende duke e hetuar shkaktarin e shpërthimit, por mendohet se ai është shkaktuar nga një granatë e hedhur me raketë drejt ndërtesës ku kishte mina të vendosura.

    Përpjekjet e shpëtimit vazhduan për disa orë pas incidentit.

    Hagari tha se trupat ishin duke operuar në një zonë rreth 600 metra larg kufirit, duke shkatërruar struktura dhe zona të Hamasit, si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë për të formuar një zonë neutrale që komuniteteve kufitare të Izraelit t’u mundësohet kthimi në shtëpi.

    “Aq sa dimë ne, rreth orës 16, një RPG u hodh nga terroristët në një tank që po i siguronte forcat dhe, në mënyrë të njëhershme, një shpërthim ndodhi në ndërtesat dykatëshe. Ndërtesat u shembën për shkak të shpërthimit, përderisa shumica e forcave ishin brenda dhe afër tyre”- shtoi zëdhënësi izraelit.

  • Haradinaj kujton Lidhjen e Pejës dhe heroin Isa Boletini

    Haradinaj kujton Lidhjen e Pejës dhe heroin Isa Boletini

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Lidhja e Pejës e udhëhequr nga Haxhi Zeka në vitin 1899, ishte dëshmi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar.

    Kështu ka thënë Haradinaj në përvjetorin e kësaj beslidhje.

    “23 janari shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës: Lidhjen e Pejës, e udhëhequr nga Haxhi Zeka, në vitin 1899. Kjo besëlidhje, tregoi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar për të mbrojtur tokat e tyre. Akti i Besëlidhjes së Pejës ilustron patriotizmin dhe aftësinë për të përballuar sfidat për hir të Atdheut”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kujtuar edhe heroin kombëtar, Isa Boletini, në përvjetorin e rënies.

    “Në këtë ditë, kujtojmë edhe heroin kombëtar Isa Boletini, një udhëheqës dhe mbrojtës i pavarësisë së vendit. Fjala e tij, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia,” shpreh besnikërinë dhe dashurinë ndaj Atdheut. Isa Boletini, si komandant i çetave, jo vetëm që ka qenë një lider popullor, por gjithashtu një burim frymëzimi për ata që vlerësojnë lirinë dhe Atdheun”, është shprehur Haradinaj.

  • Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova shpëtuan dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Kukës

    Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova shpëtuan dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Kukës

    Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova ka qenë vendimtare për shpëtimin e dy turistëve zviceranë që ishin bllokuar në Kukës.

    Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

    Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

    Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

    Në orët e vona të mesnatës së të hënës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

    Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

    Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor njofton se pas një orvatje të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë por pa sukses për shkak të Terrenit dhe motit të pa përshtatshëm, më në fund u arrit ndërhyrja me sukses nga një Helikopter i forcave të KFOR-it.

  • Arrestohen dy të mitur, iu gjetën një pistoletë me tetë fishekë e një thikë

    Arrestohen dy të mitur, iu gjetën një pistoletë me tetë fishekë e një thikë

    Policia ka arrestuar dy të mitur në Skenderaj pasi dyshohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas policisë, arrestimi i dy të miturve është realizuar pasi tek te të njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë.

    “Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Më tej, bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  • Komandanti i KFOR-it për median turke: Jemi të gatshëm për çdo lloj kërcënimi për Kosovën

    Komandanti i KFOR-it për median turke: Jemi të gatshëm për çdo lloj kërcënimi për Kosovën

    Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka deklaruar se misioni paqeruajtës në Kosovë, është i gatshëm t’i përgjigjet çdo lloj kërcënimi.

    “KFOR-i vazhdon të bëjë më të mirën për të ofruar një mjedis të paanshëm, të sigurt dhe të sigurt për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë,” tha të hënën për Anadolu Agency, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

    Turqia mori komandën e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) tetorin e kaluar, me Ulutas që zyrtarisht mori përgjegjësinë në një ceremoni në kryeqytetin Prishtinë.

    Sipas tij, populli i Kosovës dëshiron të jetojë në paqe dhe siguri të përhershme.

    “KFOR-i ka ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe dëshiroj t’ju siguroj se ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi.” tha ai.

    Dialogu Beograd-Prishtinë është e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, sipas Ulutas. Komandanti përsëriti se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

    Ai e përmendi edhe shtimin e forcave të KFOR-it në veri të vendit.

    “KFOR vendosi qindra personel shtesë në vend pas tensionit në rritje. Ne katërfishuam përforcimin në veri të vendit dhe trefishuam numrin e patrullave, duke përfshirë rajonin kufitar,” tha Ulutas.

  • Molliqaj: 0 cent dhe 0 mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

    Molliqaj: 0 cent dhe 0 mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

    Në Shkup u organizua ditën e sotme takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

    I ndalur në këtë pikë, kreu i PSD në Kosovë, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se “0 cent dhe 0 mbështetje do të marrim nga Bashkimi Evropian pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti”.

    “Pozicioni është shumë qesharak sepse Kosova është i vetmi vend që ka masa ndëshkuese falë qeverisë së Kosovës që ka pranuar aneksin e Ohrit. Kurrë Kosova nuk është ndëshkuar nga BE-ja me masa për shkak se nuk ka zbatuar marrëveshjet. Kryeministri i Kosovës është i pari që ka pranuar se këtë propozim që unë kam marrë përsipër nëse nuk e zbatoj, BE-ja na ndëshkon”, tha Molliqaj në Top Channel.

    “0 cent dhe 0 mbështetje do të marrim nga Bashkimi Evropian pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti. Kështu, që të thuash se Kosova po bën përparime në këtë fushë, nëse nuk është ironi është e poshtër. Një shtet që ka sanksione dhe detyrime për të krijuar autonomi të serbëve në Kosovë, është hipokrizi të thuash se po bën përparime në këtë fushë. Nuk ekziston përparim kur ti ke sanksione nga komuniteti drejt të cilit ti dëshiron të integrohesh. Nuk duhet as ta lejojmë një diskurs të tillë, nuk është i dobishëm”.

  • Gruaja përfundon në QKUK pas presionit të burrit

    Gruaja përfundon në QKUK pas presionit të burrit

    Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se i kishte bërë presion të vazhdueshëm gruas së tij.

    Ajo është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Podujevë 17.01.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i kishte bërë presion të vazhdueshëm bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.