ATV

Author: ATVLive

  • Zubin Potok: Gjenden disa foto të Radoiçiqit me mbishkrime që kërkojnë kthimin e tij

    Zubin Potok: Gjenden disa foto të Radoiçiqit me mbishkrime që kërkojnë kthimin e tij

    Të dielën në Zubin Potok janë hasur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiq.

    Po ashtu, ATV ka siguruar foto të mbishkrimeve ku kërkohet edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë’.

    Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për “nxitje të urrejtje”.

    Rastin ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani

    Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.

    Po ashtu atje janë vendosur edhe disa fotografi dhe mbishkrime që janë kundër tij.

  • Të bllokuar në Bogë të Shkodrës për disa orë, shpëtohen gjatë mesnatës tre turistët

    Të bllokuar në Bogë të Shkodrës për disa orë, shpëtohen gjatë mesnatës tre turistët

    Tre turistët nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar ditën e djeshme (4 shkurt) në malin e fshatit të Bogës, janë shpëtuar gjatë mesnatës.

    Kanë qenë forcat e policisë dhe zjarrfikësit që kanë ndërhyrë për t’u shkuar në ndihmë. Një prej udhëtarëve ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën. Ndërsa gjendja e 2 të tjerëve paraqitet e mirë, pa dëmtime.

    Ndërhyrja për shpëtimin e tyre ishte tepër e vështirë për shkak të pranisë së madhe të akullit.

  • 11 strategjitë e suksesit të Elon Musk

    11 strategjitë e suksesit të Elon Musk

    Sipërmarrësi i suksesshëm, Elon Musk, duket se e ka shumë të qartë vizionin për të nesërmen inovative dhe ai nuk ka aspak frikë që ta ndjekë atë.

    Dhe ajo që mund të bëni ju është të ndiqnin strategjitë e tij.

    1. Njohuria është pushtet. Sa më shumë njohur të fitoni gjatë jetës, aq më mirë do të jetë për ju. Procesi i të mësuarit vazhdon gjatë gjithë jetës suaj.
    2. Rrezikoni. Nëse nuk rrezikoni tani, ju nuk do ta merrni kurrë hapin e duhur.
    3. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Musk është nga sipërmarrësit më të suksesshëm, por edhe ai e ka njohur dështimin.
    4. Duhet të keni intuitën e një lideri të vërtetë. Nuk mjafton vetëm të merrni përsipër rriske por edhe të keni aftësitë dhe intuitën e një lideri të vërtetë.
    5. Konsultoni edhe mendimet e të tjerëve. Aty mund të gjeni ode të vlefshme.
    6. Mos humbni kohë kot. Koha është një ndër elementët më të rëndësishëm në rrugën drejt suksesit.
    7. Mos u frikësoni edhe kur ju refuzojnë.
    8. Përpilo listën e prioriteteve. Musk e skedulon kohën e tij duke i ndarë gjërat sipas prioriteteve.
    9. Mos u dorëzoni. Ndaj mbani pranë vetes njerëz që ju mbështesin dhe ju japin guxim për të vazhduar më tej.
    10. Krijoni një balancën jetë profesionale-jetë personale. Gjeni kohë për familjen tuaj dhe mundohuni të krijoni një ekuilibër midis jetës suaj profesionale dhe asaj familjare.
    11. Mësoni nga gabimet. Gabimet dhe përvoja është mësuesi më i mirë, për të gjithë ne.
  • Ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Përveç Kurtit e Osmanit, ministri gjerman do të takohet edhe me Maqedoncin

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sot do të pritet në takim nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

    Përveç me ta, Pistorius do të takohet edhe me homologun e tij në Kosovë, ministrin Ejup Maqedonci.

    Takimi do të nisë në orën 13:30.

    Ndërkaq në orën 15:00 Maqedonci dhe Pistorius do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).

  • Kush lind katërnjakë në Shtime, fiton 2 mijë euro

    Kush lind katërnjakë në Shtime, fiton 2 mijë euro

    Çdo çifti që u lind katërnjakë në Komunën e Shtimes do të fitojë 2 mijë euro.

    Kështu pohon kryetari Qemajl Ajliu i cili tha se me këtë skemë do të mbështeten familjet e reja dhe fëmijët e sapoardhur në jetë.

    Çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.

  • Vendimi për ndalimin e dinarit, guvernatori: Kjo është luftë kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit

    Vendimi për ndalimin e dinarit, guvernatori: Kjo është luftë kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka dhënë detaje rreth Rregullores së re të BQK-së për operacionet me paratë e gatshme, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024.Sipas Rregullores, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

    Ky vendim u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për këtë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës e “vizituan” ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ismaili në emisionin “Kallxo Përnime” tha se nuk është i dinjitetshëm diskutimi i vetëm një pike të Rregullores kur ajo në tërësi përmban 50 nene.

    “Kjo Rregullore adreson një sërë aspektesh të rëndësishme. Minimizimi që po bëhet vetëm në një diskurs të caktuar siç është ai për përdorimin e vetëm valutës euro është jo i dinjitetshëm sepse Rregullorja ka 50 nene” – tha ai.

    Guvernatori i BQK-së tha se motivet kryesore për vendimin që lidhet me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë është lufta kundër pastrimit të parasë, kundër terrorizmit dhe forcimi i integritetit të sistemit financiar.

    Ismaili tha se mosveprimi për këtë çështje do të ishte përgjegjësi më e madhe sesa veprimi.

    “Fillimisht ky nuk është motiv personal por institucional. Duke qenë guvernator i BQK-së, duke pasë përgjegjësi, duke qenë i njohur me situatën, është e papranueshme nëse nuk kishim marrë veprime. Unë mendoj që në situatën që kemi qenë mosveprimi do të kishte qenë përgjegjësi më e madhe sesa veprimi”- tha guvernatori.

    Guvernatori Ismaili ka thënë në “Kallxo Përnime” se çështja e dinarit ishte përmendur edhe në një takim në Bruksel, kur ky kishte qenë si drejtor i Thesarit në atë kohë, por që Brukseli e kishte lënë këtë çështje në duart e Kosovës.

    “Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje. Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizim nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu. Serbia ka transferu para ‘cash’. Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel. Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpërlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën” – tha ai.

  • 220 vajza të vaksinuara kundër kancerit të qafës së mitrës, nga shkurti vaksinimi nis edhe në shkolla

    220 vajza të vaksinuara kundër kancerit të qafës së mitrës, nga shkurti vaksinimi nis edhe në shkolla

    220 vajza deri më tani janë vaksinuar me vaksinën e cila i mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës. Këtë e kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës.

    “220 vajza deri më tani janë vaksinuar me HPV”, kanë thënë nga IKSHPK.

    Madje ky proces i vaksinimit nga mesi i muajit shkurt do të fillojë përmes shkollave, për vajzat 12 vjeç. Kështu kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Gjatë vitit qe shkoi vaksinimi kundër HPV vaksinës është pilotuar si projekt me 300 vaksina të dedikuara kryesisht për vajza të reja që kanë predispozita familjare për kancer të qafës së mitrës. MSH dhe IKSHPK kanë bërë përgatitjet që nga mesi i muajit shkurt të fillojë vaksinimi përmes shkollave i vajzave të klasës së VI-të (mosha 12 vjeçe) me vaksinën kundër HPV”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

    MSH-ja ka siguruar edhe 15 mijë vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës

    Ministria e Shëndetësisë ka siguruar edhe 15 mijë vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, nga 300 sa ishte furnizimi paraprak.

    “Vaksina HPV është bërë tashmë me vendim të Ministrisë prej vitit të kaluar 2023, pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe fushata e vaksinimit të rregullt në krejt vendin për vajzat e moshës 12 vjeçe fillon nga muaji tjeter. Janë siguruar mbi 15 000 vaksina”, thonë në përgjigje nga MSH.

    Si rrjedhojë e kësaj, nga ministria dhe nga IKSHPK thonë se interesimi është i mirë.

    “Prindërit kanë filluar të interesohen dhe ata po informohen për këtë proces, dhe siç edhe keni mundur të vëreni janari është duke u shënuar me aktivitete sensibilizuese dhe informuese për kancerin e qafës së mitrës dhe vaksinimin kundër HPV, interesimi është i mirë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

  • Sot banorët e Ratkocit dhurojnë gjak, për të 16-in vit me radhë

    Sot banorët e Ratkocit dhurojnë gjak, për të 16-in vit me radhë

    Për të gjashtëmbëdhjetin vit më radhë, sot e hëne, banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit dhurojnë gjak.

    5 shkurti, për banorët e kësaj ane konsiderohet si festë, me ç’rast qindra qytetarë shëndetmirë bëhen pjesë e këtij aktiviteti human.

    “Edhe këtë herë për të 16-in vit me radhë, të hënën, më 5 shkurt, nga ora 10:00-16:00, në objektin e shkollës fillore ‘4 Dëshmorët’, në fshatin Ratkoc, do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut. Një evenimenti me karakter human dhe vullnetar”, thuhet në njoftim.

  • ​Sot në Shqipëri para Kuvendit protestojnë 19 deputetët e përjashtuar nga seanca

    ​Sot në Shqipëri para Kuvendit protestojnë 19 deputetët e përjashtuar nga seanca

    Sot në Shqipëri para Kuvendit protestojnë 19 deputetët e përjashtuar nga seanca

    Deputetët e Shqipërisë i rikthehen jetës parlamentare sot pasdite në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve që pritet t’i adresojnë për jo më shumë se 4 orë.

    Bashkë me rikthimin e seancave parlamentare, do të rikthehet edhe aksioni i opozitës për të mos lejuar zhvillimin normalë të seancës pa plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

    19 deputetë të Partisë Demokrate nuk do të ketë mundësi të jenë pjesë e seancës plenare pasi janë përjashtuar nga sekretariati i etikës.

    Aksionin brenda sallës pritet të udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit.

    Ndërkohë, jashtë sallës së seancës plenare, 30 minuta përpara fillimit të parlamentit, në orën 16:30 deputetët e përjashtuar do të protestojnë. Lajmi u komunikua të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit nga deputeti, Flamur Noka. /euronewsalbania/

  • Shtatë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

    Shtatë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

    Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

    Dy ekskavatorëve iu deshën vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

    Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun.

    E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

    Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.