ATV

Author: ATVLive

  • Protesta në Merdar, kërkohet të përdoren pikëkalime të tjera për lëvizje

    Protesta në Merdar, kërkohet të përdoren pikëkalime të tjera për lëvizje

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pikëkalime të tjera për qarkullim, pasi në pjesën serbe të Merdarit janë paralajmëruar protesta.

    Qendra shkroi në Facebook se bllokimi i rrugëve në Merdar pritet të nisë në orën 12:00. dhe do të zgjasë deri në 15:00.

    Njoftim me rëndësi. Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare.

    Serbët kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve çdo të hënë, në periudhën 12:00 – 15:00, për të kundërshtuar “terrorin ndaj serbëve lokalë në Kosovë”.

    Mediumi Kossev ka shkruar se bllokada do të mbahet “derisa të përfundojë terrori i përditshëm”.

  • ​Ky është stadiumi ku luhet finalja e Botërorit të vitit 2026

    ​Ky është stadiumi ku luhet finalja e Botërorit të vitit 2026

    Finalja e Kupës së Botës 2026 do të luhet në stadiumin MetLife në New Jersey, duke mposhtur Teksasin dhe Kaliforninë për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit.

    E vendosur rreth 10 milje nga Manhattan, MetLife u promovua nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, ku stadiumi u ndërtua në kënetat e Meadoëlands. Toka e Bruce Springsteen, Jon Bon Jovi dhe Frank Sinatra do të jetë pika qendrore e globit atë të diel, kur Argjentina e Lionel Messit do të përpiqet të fitojë titullin e dytë radhazi ose do të jetë një kampion i ri, përcjellë KosovaPress.

    “Do të jetë një festë e diversitetit dhe vlerave tona,” tha guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy.

    FIFA e bëri njoftimin të dielën në një studio televizive në Majami, duke caktuar hapjen e turneut 39-ditor në Estadio Azteca të Mexico City më 11 qershor dhe finalen në Jets and Giants.

    Të gjitha ndeshjet nga çerekfinalet e tutje luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjysmëfinalet janë më 14 korrik në AT&T dhe të nesërmen në stadiumin Mercedes Benz në Atlanta.

  • ​Çdo të hëne nga tri orë: Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë

    ​Çdo të hëne nga tri orë: Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë

    “Serbët e zhvendosur nga Kosova sot do të bllokojnë qarkullimin në Rudar për tre orë nga ora 12:00 deri në 15:00 për të gjitha automjetet të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdares, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”, ka kumtuar Shoqata e Serbëve të Zhvendosur nga Kosova me seli në Kurshumli, shkruan mediumi serb, RTS.

    Sipas raportimeve, bllokada e rrugës do të zbatohet për shkak të “terrorit” ndaj serbëve në Kosovë, ku në veçanti përmendet kryeministri Albin Kurti.

    “Bllokada e rrugës do të mbahet çdo të hënë për tre orë, derisa të përfundojë terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, pretendohet në këtë kumtesë.

    Kjo shoqatë pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”.

    “Bllokada e rrugës do të mbahet çdo të hënë për tre orë, derisa të përfundojë terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, pretendohet në këtë kumtesë.

    Kjo shoqatë pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”.

  • Taylor Swift bën historinë në Grammy

    Taylor Swift bën historinë në Grammy

    Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, ka shënuar një rekord të ri, duke e fituar për herë të katërt çmimin Grammy për Albumin e vitit. Ajo fitoi me albumin e saj “Midnights”.

    “Ky është momenti më i lumtur i jetës sime,” tha 34 vjeçarja gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në Los Anxhelos.

    Ajo tha se mënyra e votimit është reflektim direkt i fansave.

    “Pra, dua të falënderoj fansat duke ju thënë një sekret që e kam mbajtur nga ju për dy vitet e fundit”, tha ajo derisa njoftoi se albumi i saj i ri “The Tortured Poets Department” do të dalë më 19 prill.

    Taylor Swift u bë këngëtarja e parë që fitoi për herë të katërt këtë çmim.

    Shfaqja u hap nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ndër të tjera edhe me këngën e saj të re “Houdini”.

    Momente me emocione në ceremoninë e 66-të u shfaqen kur Celine Dion u ngjit në skenë për të dorëzuar çmimin për albumin e vitit.

    Kjo është paraqitja e parë në një ceremoni e këngëtares 55 vjeçare prej kur u diagnostikua me Sindormwn e personit të ngurtë.

    “Kur ju them se jam shumë e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës…Me shumë kënaqësi do të prezantoj Grammy-n që më dhanë Diana Ross dhe Sting 27 vjet më parë, këtë për albumin më të mirë të vitit”, tha Celine Dion mes duartrokitjesh të mëdha.

    Një nga çmimet më të mëdha të natës, regjistrimi i vitit, u nda për Miley Cyrus me këngën “Flowers”.

    “Ky çmim është i mahnitshëm”, tha ajo në fjalën e saj.

    Çmimi për artistin më të ri u nda për Victoria Monet, ndërkaq Billie Eilish fitoi këngën e vitit për shkrimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”.

    Karol G hyri në historinë e Grammy-t të dielën duke u bërë interpretuesja e parë femër që fitoi albumin më të mirë të muzikës urbane, për rekordin e saj të suksesshëm “Manana Sera Bonito”.

    “Kjo është hera ime e parë në Grammy,” i tha ajo audiencës, në anglisht.

    Killer Mike me “Michael” mori çmimin për albumin më të mirë Rap, “This is Why” nga Paramore mori çmimin për albumin më të mirë Rock, ndërsa Taylor Swift mori çmimin për albumin më të mirë Pop me “Midnights”. /rel

  • Lirohet nga akuzat për krime lufte, Zlatan Arsiq

    Lirohet nga akuzat për krime lufte, Zlatan Arsiq

    I akuzuari për krime lufte, Zlatan Arsiq është liruar nga akuzat. Të njëjtit i është ndërprerë edhe paraburgimi.

    Zlatan Arsiq, ish-pjesëtar i forcave policore serbe, që pas luftës ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës akuzohej për torturë, trajtim çnjerëzor, dëbim e djegie të shtëpive të shqiptarëve gjatë shkurtit dhe marsit 1999 në Kamenicë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Arsiq e ka ndalur fillimisht Besim Muhaxherin dhe familjarët e tij me anë të veturës së policisë e më pas në mënyrë çnjerëzore e ka keqtrajtuar viktimën duke e rrahur shufër gome, shkelma dhe grushte duke e shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat e kanë kanosur eriozisht atë me jetë.

    Në aktakuzën e ngritur në korrik 2023 thuhet se Arsiq e kishte goditur me shuplakë të dëmtuarin Muhaxheri dhe ia kishte vendosur tytën e automatikut në fyt, duke e kërcënuar me vrasje.

  • E lëndoi veten me thikë, vdes në QKUK i riu nga Ferizaj

    E lëndoi veten me thikë, vdes në QKUK i riu nga Ferizaj

    Një i ri nga Ferizaj ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë të dielën.

    Personi, i cili të enjten e lëndoi veten me një thikë, ka vdekur tri ditë më vonë në QKUK, tha sot Policia e Kosovës.

    “Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, tha Policia në raportin 24-orësh.

    Më 1 shkurt, të enjten, viktima e lëndoi veten me një thikë në shtëpinë e tij.

  • Menaxhimi i mbeturinave, mbetët sfidë për Komunën e Prishtinës

    Menaxhimi i mbeturinave, mbetët sfidë për Komunën e Prishtinës

    Gjendja me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë vazhdon të jetë alarmante. Shumë hapësira janë të mbuluar më mbeturina të ndryshme. Drejtues të organizatave për mbrojtjen e ambientit vlerësojnë së kjo situatë është krijuar si pasojë e neglizhencës së institucioneve përgjegjëse dhe mungesës së vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e ambientit.

    Shumë lagje dhe rrugë në kryeqytet vazhdojnë të jenë të stërmbushura me mbeturina. Për vite me radhë është premtuar përmirësim i gjendjes, por për fat të keq, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Luan Hasanaj, drejtor i “Let’s Do It Kosova”, organizatë që merret më pastrimin dhe ruajtjen e ambientit, i tha RTK-së së gjendja është alarmante dhe kjo si pasojë e neglizhencës së institucioneve përgjegjëse dhe mungesës së vetëdijesimit të qytetarëve.

    “Po shihet një neglizhencë e institucioneve për të kryer obligimet e tyre dhe për ta zgjidhur këtë problem. Krahas kësaj edhe një vetëdije e ulët e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë të cilët nuk po arrin të kuptojnë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për pronën publike siç kujdesemi për pronën private”, deklaroi Hasanaj.

    Ndër të tjera, Hasanaj tha së Komuna e Prishtinës duhet të bëjë një plan për vendndodhjen e kontejnerëve dhe mënyrën e grumbullimit të mbeturinave, në mënyrë që të përmirësohet kjo gjendje.

    “Do t’i apeloj komunës që të krijojë një plan i cili do ta ndërrojë edhe llojin e kontejnerëve. Kontejnerët duhet të jenë nëntokësorë, në mënyrë që edhe kur të mbushen të mos i shohim në atë gjendje”, tha ai.

    Për gjendjen me mbeturina ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke ia rekomanduar drejtorisë përkatëse në Komunën e Prishtinës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët, të mbulohen me kamera, në mënyrë që abuzuesit me mbeturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë.

    Nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës, kanë vlerësuar se janë shumë faktorë që po e pamundësojnë që kjo kompani të bëjë më kohë dhe në mënyrën e duhur grumbullimin e mbeturinave. Për këtë çështje foli për Radio Kosovën zëdhënësja e kësaj kompanie, Arbnora Ademi.

    “Numri i madh i konsumatorëve dhe fluksi i madh në kryeqytet e krijojnë atë gjendje. Por, faktori kryesor është hedhja e mbeturinave në mënyrë ilegale nga kompanitë private dhe mos respektimi i orarit nga konsumatorët. Edhe përkundër këtyre, ne mund të themi se e kemi gjendjen nën kontroll”, tha Ademi.

    Për situatën e krijuar më keqmenaxhimin e mbeturinave, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të premten ka liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vjen nga radhët e PDK-së. Ai ka thënë se këtë po e bën për shkak të gjendjes alarmante lidhur me menaxhimin e mbeturinave.

    Rama ka theksuar se tash e një vit ka kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria zgjidhje të kësaj situate të cilën e ka konsideruar si alarmante dhe të papranueshme dhe se nuk ka pasur zgjidhje por përkeqësim. Rama, mes tjerash, thotë se ka vendosur që vetë ta marrë përsipër zgjidhjen e situatës me mbeturinat në Prishtinë.

  • Donjeta Sadiku ngjitet sot në ring

    Donjeta Sadiku ngjitet sot në ring

    Në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë, sot do të luftojë edhe boksierja kosovare Donjeta Sadiku.

    Medalistja botërore do të ballafaqohet me boksieren mongoleze Monkhor Namuun në kategorinë deri në 60 kilogramë, raporton KosovaPress.

    Ky duel pritet të fillojë në ora 17:30, derisa Sadiku është tejet e përgatitur për këtë turne dhe pret që të fitojë medalje elitare.

  • Tre vjet burg kush bën tradhti bashkëshortore në Shqipëri

    Tre vjet burg kush bën tradhti bashkëshortore në Shqipëri

    Sipas kodit të familjes, dy të rritur, të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria.

    Ndërsa deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.

    Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

    Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.

    Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë. Jo rrallë herë, në media kemi parë burra që bashkëjetojnë me dy gra për të krijuar mundësinë të lënë trashëgimtarë. Në raste të tjera ka pasur raste me burra me disa lidhje paralele, nga të cilat kanë edhe fëmijë. Në raste të caktuara duke përdorur besimin individë të veçantë mbajnë martesa të shumëfishta në të njëjtën kohë.

    Rasti më i fundit është ai i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe krijoi të 4 me një të mitur 16 vjeç, marrëdhënie për të cilën përfundoi pas hekurave./Top Channel

  • ​Haradinaj takon ish-presidentin kroat: Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve

    ​Haradinaj takon ish-presidentin kroat: Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

    Haradinaj ka thënë se Mesiq ishte krah Kosovës në të gjitha etapat.

    “Pata kënaqësinë të ndajmë bashkë momente të këndshme me ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq dhe miq tjerë. Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90-ta deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit tonë drejt pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se rrugëtimi i Kroacisë drejt BE-së fhe NATO-s, është shembull për Kosovën.

    “Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull të cilin duhet ta ndjek Kosova në agjendën e saj euro-atlantike”, është shprehur Haradinaj.