ATV

Author: ATVLive

  • Policia në Shqipëri kap grupin që trafikonte lëndë eksplozive nga Kosova, tre gjilanas të arrestuar

    Policia në Shqipëri kap grupin që trafikonte lëndë eksplozive nga Kosova, tre gjilanas të arrestuar

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije detaje nga operacioni i goditjes së grupit të strukturuar kriminal, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike nga Kosova drejt Shqipërisë.

    “Goditet një rrjet i strukturuar kriminal nga Kosova, që kryenin trafik armësh dhe municione armësh drejt Shqipërisë”, tha ai.

    Ai shtoi se janë sekuestruar mbi 200 kallëpe tritol, sasi kjo, e cila dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale në Shqipëri.

    “Janë kapur 203 kallëpe lëndë plasëse, tritol. Me peshe 46 kilogramë. kjo sasi ishte e destinuar për ngjarje kriminale. Janë sekuestruar tre telefona dhe një makinë”, tha Voaj.

  • Grabitet një pompë e derivateve në Prishtinë

    Grabitet një pompë e derivateve në Prishtinë

    Një grabitje ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

    Cak i grabitëseve ka qenë një pompë e derivateve.

    Në raportin 24 orësh, bëhet me dije se tre të dyshuarit kanë grabitur para të gatshme dhe pako me cigare.

    “Rr. Isa Kastrati, Prishtinë / 05.02.2024 – 00:03. Dy ankues meshkuj kosovar ka informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, tre persona të maskuar i kanë grabitur para të gatshme dhe pako me cigare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Ndahet nga jeta doktori i UÇK-së, Sherif Krasniqi

    Ndahet nga jeta doktori i UÇK-së, Sherif Krasniqi

    Ka vdekur sot doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sherif Krasniqi.

    Krasniqi ka vdekur sot, ka bërë të ditur Zafir Berisha, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Sot u nda nga kjo botë edhe një bashkëluftër i UÇK-së, mjeku që shëroj plagët e luftës për të jetuar në liri, pranë Brigadës 125 të ZOP UÇK-së”, njoftoi Berisha.

    “Në momentet vendimtare për Kosovën, Sherifi si mjekë ju bashku radhëve të UÇK-së duke dhën kontributin të madh në jetësimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit, ku shëroj shumë të plagosur nga zona të ndryshme të Kosovës”, e kujtoi Berisha doktor Sherif Krasniqin.

  • I hapet rrugë ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, tenderi vlen 47 milionë euro

    I hapet rrugë ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, tenderi vlen 47 milionë euro

    Projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë parashihet të kushtojë 47 milionë euro.

    Procedurat për përzgjedhjen e kontraktuesve që do t’i kryejnë punimet në këtë autoudhë, tashmë kanë nisur.
    Të hënën, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin paraprak të prokurimit për këtë projekt.

    Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Prokurimit të MI-së, projekti parashihet të vlejë 47 milionë euro.

    Dy vite më parë, Ministria e Infrastrukturës anuloi procedurat shpronësimit në trasenë e rrugës Dollc-Zahaq, nën dyshimin për abuzim me paratë publike.

  • Klubi i njohur polak i ofron 400 mijë euro për yllin e Ballkanit

    Klubi i njohur polak i ofron 400 mijë euro për yllin e Ballkanit

    Pas Eneo Bitrit, polakët e Cracovias janë pranë firmës me një tjetër futbollist shqiptar.

    SuperSport mëson se klubi polak ka bërë një ofertë prej 400 mijë eurosh për fantazistin e Ballkanit, Nazmi Gripshi.

    Palët janë duke negociuar detajet, teksa gjasat janë që marrëveshja të mbyllet me sukses brenda 48 orëve të ardhshme, me Gripshin është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm të karrierës.

    Fantazisti 26-vjeçar është rritur te Teuta dhe pas tre sezoneve te Skënderbeu, u bë pjesë e Ballkanit në 2020-ën, ku prej thuajse 4 vitesh vijon të jetë një titullar i padiskutueshëm i formacionit të Ilir Dajës.

    Kampionët e Kosovës janë bërë një ‘market’ i preferuar për klubet polake, teksa pak ditë më parë ishte Legia e Varshavës që shpenzoi 400 mijë euro për të marrë mesfushorin Qëndrim Zyba.

    Nëse transferimi i Gripshit mbyllet me sukses, atëherë mesfushori do të ketë shok skuadre qendërmbrojtësin Eneo Bitri, i cili u transferua te Cracovia pak ditë më parë.

  • U ndalua sot në aeroportin e Serbisë, vajza e Sanduloviqit tregon për pyetjet që ia bëri BIA

    U ndalua sot në aeroportin e Serbisë, vajza e Sanduloviqit tregon për pyetjet që ia bëri BIA

    Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, është përballur sot sërish me një maltretim nga ana e policisë serbe dhe BIA-s.

    Ajo është ndaluar sot në Aerportin “Nikola Tesla” në Serbi, derisa po udhëtonte për në Londër.

    Në një postim në “X”, Klara ka treguar se ky maltretim që po i bëhet po ndodh vetëm për faktin që ajo është e bija e Nikola Sanduloviqit.

    “Jam ndaluar në Aeroportin “Nikola Tesla” nga ana e policisë dhe BIA-s. Maltretimi politik po ndodh vetëm për shkak se vajza e kujt jam. Ata më pyetën se ku po udhëtoj dhe me kë? Po mendoj t’i pyes nëse do ta kishin më të lehtë të vinte dikush me mua në udhëtim”, ka shkruar Sanduloviq.

  • Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Belgjikës: Biseda u përqëndrua rreth situatës politike në vend

    Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Belgjikës: Biseda u përqëndrua rreth situatës politike në vend

    Bashkëpunimi në proceset integruese të Republikës së Kosovës, mbështetja e Belgjikës në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e parë rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Gregoire Cuvelier.

    Biseda u përqëndrua rreth situatës politike në vend, angazhimeve të institucioneve në siguri, demokratizim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

    Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Cuvelier biseduan edhe për mërgatën e Kosovës në Belgjikë, bashkëpunimin në kulturë, arsim dhe shkencë si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

    Në fund Ministrja Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e shtetit belg ndaj Kosovës dhe vlerësoi se prania e misionit rezident të Belgjikës në Kosovë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e fuqizimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, në arritjen e interesave të përbashkëta.

  • Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

    Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, raporton EO.

    Pas takimit, Osmani dhe Pistorius është paralajmëruar konferencë për medie.

    Ministrin Pistorius do ta pres në takimi edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Po ashtu pas dite, ministri Maqedonci, dhe ministri Pistorius, do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).

  • ​Zelensky deklaron nevojën për “ndryshime” në udhëheqjen e Ukrainës

    ​Zelensky deklaron nevojën për “ndryshime” në udhëheqjen e Ukrainës

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar nevojën për një “ndryshime” në udhëheqjen e vendit, duke rritur kështu spekulimet për shkarkimin e Komandantit të Përgjithshëm Valerii Zaluzhnyi.

    “Nëse duam të fitojmë, të gjithë duhet të shtyjmë në të njëjtin drejtim, të bindur për fitoren, nuk mund të dekurajohemi, duhet të kemi energjinë e duhur pozitive… prandaj po flas për ndryshim, për zëvendësim”, i tha Zelenskyy transmetuesit shtetëror italian RAI në një intervistë të transmetuar të dielën.

    Ndërsa thotë “ndryshim”, ai i referohet një “qarkullimi” të një numri zyrtarësh shtetërorë dhe nuk është i fokusuar në një entitet të vetëm siç është ushtria. “Kam diçka serioze në mendje, që nuk ka të bëjë me një person të vetëm, por me drejtimin e udhëheqjes së vendit”, shtoi ai.

    Pretendohet se Zelenskyy ka shkarkuar gjeneralin e lartë në tronditjen më të madhe të komandës ushtarake që nga fillimi i “operacionit special ushtarak” të Rusisë dy vjet më parë.

    Ministria e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar raportet e mediave se Zaluzhnyi, ishte shkarkuar. /AA/

  • Nis greva e punëtorëve teknik të 15 shkollave në Prishtinë

    Nis greva e punëtorëve teknik të 15 shkollave në Prishtinë

    Punëtorët teknik të 15 shkollave në Prishtinë sot kanë nisur grevën, për shkak të pagave të ulëta, raporton atvlive.tv.

    Ata kërkojnë rritje të pagës nga 250 në 405 euro si dhe kushte më të mira në punë.

    16 shkolla sa janë gjithsej me operatorë ekonomik, ku punëtorët e 15 prej tyre kërkojnë që të barazohen me punëtorët që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës.

    Në krevën e punëtorëve teknik mori pjesë edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. /atvlive.tv