Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënës e Avni Dehari, s’ka mandat që të zhvillojë konsullta me përfaqësuesit e partive politike, ashtu siç ai i ftoi më herët partitë.
Bajrami ka thënë se kjo ka qenë arsyeja pse dolën prej takimit.
‘‘Zotri Dehari nuk ka të drejtë të thërras përfaqësuesit e partive politike për çfarë do konsulte, thjeshtë është një raport, ai është si kryesues i seancës konstituive dhe janë çështje krejt procedurale , do të thotë këtë ne e thamë , ai nuk ka mandat të tillë të zhvillojë konsulta të tilla dhe dolëm prej takimit’’, ka thënë Bajrami.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një deklarim para gazetarëve pas konsultimeve me drejtuesit e partive politike, tha se partitë opozitare po tentojnë ta bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit, raportopn ATV.
Sipas saj, edhe pas ftesës për konsultim nga kryesuesi Avni Dehari, nuk u tregua vullnet për zhbllokim nga opozita, ndërsa LDK madje e kontestoi të drejtën për ftesë konsultative.
“Ne e kemi përshëndetur ftesën e kryesuesit të seancës. Ne ishim të pranishëm në këtë takim. AK-ja tha që duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, por ne nuk mund të vazhdojmë me betimin e deputetëve, meqë kemi vendim të Kuvendit që nuk i ka verifiku mandatet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se kërkesa e PDK-së për dorëheqjen e ministrave është e pavend, pasi dorëheqjet janë dorëzuar me shkrim para seancës së 15 prillit.
“Partia Demokratike e Kosovës tha: dorëzoni dorëheqjen. Por këtë e kemi bërë. E kemi bërë me shkrim, e kemi bërë secili nga ne, para se seanca konstituive të fillojë, dhe për të njëjtën gjë e kemi njoftuar edhe KQZ-në para certifikimit të rezultateve”, deklaroi Haxhiu. /atvlive.tv
Profesori Fadil Maloku, në Studio e Hapur në ATV, tha se vonesat në vazhdimin e seancës konstituive dhe mungesa e dakordësisë mes pozitës dhe opozitës po çojnë drejt një faze të rrezikshme të bllokimit institucional.
Sipas tij, zhvillimet e fundit po tregojnë mungesë vullneti nga të dyja palët për ta përmbyllur një proces që është teknik dhe formal.
“Unë mendoj që kjo faza, skenari i pezullimit nga seanca e kaluar, siç po e shoh, po na fut domosdoshmërisht në atë fazën apo skenarin e tretë, i cili mund të na çojë kah bllokimi,” tha Maloku.
Ai shtoi se opozita dhe pozita nuk po japin sinjale të qarta se dëshirojnë ta zhbllokojnë situatën.
“Fakti është që po vërehet se të dy palët – edhe opozita edhe Qeveria – nuk janë të interesuara në njëfarë mënyre me shpejtu procedurën formale, që është teknike,” u shpreh ai.
Profesori universitar Fadil Maloku, në emisionin Studio e Hapur në ATV, tha se Avni Dehari si kryesues i seancës konstituive po përballet me sfidë të qartë për shkak të mungesës së përvojës institucionale në situata të ndërlikuara.
Ai tha se Dehari është i papërvojë në këtë detyrë, por tha se përgjegjësia duhet të binte edhe mbi stafin që e këshillon.
“Po patjetër jam shumë i bindur, por ky e ka edhe një handikap, nuk ka përvojë. Po mua po më çudit se i ka dy këshilltare, dy asistentë juriste dhe ata unë mendoj të paktën do të duhej t’ia shkruanin dhe t’ia hapnin të mbështjellë një material pa gabime,” deklaroi Maloku.
Sipas tij, janë partitë politike që duhet të bien dakord dhe ta procedojnë Komisionin për Verifikim në përputhje me rregullat e Kuvendit.
“Ato janë përfaqësues të grupeve parlamentare, dihet – LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja ndoshta ende nuk e ka, por tri partitë politike, grupet parlamentare ulen, vendosin edhe e sjellin një vendim, sepse Komisioni Verifikues duhet të shkojë sipas procedurave që i ka paraparë Parlamenti,” shtoi ai.
Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi në Studio e Hapur në ATV e vlerësoi si të vonuar dhe të pakuptimtë ftesën e Avni Deharit për konsultime mes partive politike pas ndërprerjes së seancës konstituive.
Ai tha se këto diskutime është dashur të ndodhnin më herët dhe jo pak minuta para seancës së re.
“Gabime ka pasur. Realisht ka pasur kohë që këto çështje me i sqaru edhe më herët, edhe sot deri në ora dymbëdhjetë sa s’ka fillu seanca, apo edhe dje, prej kohës që u ndërpre seanca e parë,” tha Hamidi.
Sipas tij, është e paqartë nëse ftesa për konsultim është për të fituar kohë ose për të bërë lëvizje politike në prapaskenë.
“Nuk e di, a kanë qëllimin me ble kohë, me arritë numrat e nevojshëm apo çka është qëllimi i këtij, sepse nuk di çka kanë me konsultu,” u shpreh Hamidi.
Drejtuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në seancën e sotme kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që të konsultohen për hapat e mëtejmë, pas përgjigjes së Presidentes Osmani për situatën e krijuar.
Ai tha se letra e Presidencës nuk ofron zgjidhje përfundimtare, por bën thirrje për mirëkuptim mes deputetëve për të zhbllokuar Kuvendin.
“Si drejtues i seancës konstituive jam detyruar që me një letër t’i drejtohem Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani. Letra që na ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne deputetët që të gjejmë vullnet, forcë dhe mirëkuptim që ta zhbllokojmë situatën në Kuvend”, u shpreh Dehari.
Ai tha se për të shmangur çdo shkelje të mundshme, është i domosdoshëm një takim i përbashkët me përfaqësuesit e partive.
“Për këtë arsye i ftoj përfaqësuesit e partive politike që të dalim në një sallë dhe të konsultohemi para se të bëjmë ndonjë shkelje procedurale, ligjore ose kushtetuese. Unë e shoh si të domosdoshme këtë gjë”, shtoi Dehari.
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila po drejtohet nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër për nga mosha në legjislaturën e re, raporton ATV.
Seanca po mbahet pas dështimit të së martës, ku opozita votoi kundër verifikimit të mandateve të deputetëve, ndërsa Lista Serbe abstenoi. Për pasojë, Kuvendi u detyrua të ndërpriste punimet pa e kryer betimin.
Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës, Dehari e ka rifilluar seancën sot, brenda afatit 48-orësh të paraparë. Deputetët pritet të votojnë sërish për raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve. /atvlive.tv
Gazetari i ATV-së, Armand Hoti, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Kosovës, zbuloi zhvillimet e fundit para nisjes së seancës konstituive. Ai tha se disa nga figurat kyçe politike tashmë kanë hyrë në objekt, ndërsa jashtë Kuvendit janë vendosur përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Sipas gazetarit, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, u shpreh shkurtimisht se shpreson që sot Kuvendi të konstituohet.
“Fatmir Limaj tha që, ishte i shkurtër pra në prononcimin e tij, tha që shpreson që sot të konstituohet Kuvendi”, tregoi gazetari Hoti.
Ndërkohë, edhe Arben Gashi nga LDK përsëriti qëndrimin e partisë së tij se nuk do të votojnë raportin për verifikimin e mandateve pa dorëheqjet zyrtare të anëtarëve të Qeverisë.
“Arben Gashi potencoi se nuk e votojnë raportin pa vënë dorëheqje, ashtu siç po e kërkojnë ata pra, kryeministri në detyrë Albin Kurti”, tha Hoti.
Duke përshkruar atmosferën para Kuvendit, gazetari shtoi se përveç mediave dhe deputetëve, në hyrjen tjetër janë vendosur anëtarë të OVL-UÇK-së, të cilët po kërkojnë nga deputetët e rinj të nënshkruajnë një betim për drejtësi, që përfshin kërkesa kundër Gjykatës Speciale.
“Janë të vendosur disa nga pjesëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, të cilët po kërkojnë nga deputetët që ta nënshkruajnë një betim ku kërkohet që të merren disa masa ndaj Gjykatës Speciale”, raportoi gazetari Hoti.
Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi ka thënë në Studio e Hapur në ATV se emri më i përfolur për postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës është ai i Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate.
Sipas Hamidit, gjatë negociatave të zhvilluara në 48 orët e fundit, është përmendur se Limaj ka kërkuar pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa nuk është diskutuar për poste ministrore në Qeverinë e re. Po ashtu, thuhet se kërkesë e tij është ulja e pragut zgjedhor nga 5% në 3%, një temë që lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën zgjedhore të Nismës.
“Në zgjedhjet e kaluara, Nisma nuk arriti të hyjë në Kuvend për një përqindje të vogël votash, andaj kjo kërkesë shihet si përpjekje për t’u siguruar që në rast se vendi shkon në zgjedhje në pranverën e ardhshme, kjo parti të ketë më shumë gjasa për të hyrë në Kuvend,” tha Hamidi.
Ai shtoi se marrëdhëniet e Limajt me partitë e mëdha janë të ndërlikuara, duke theksuar se mundësitë për koalicione janë minimale. Nisma ishte në koalicion me AAK-në, por tashmë është larguar nga ajo aleancë.
Sipas Hamidit, një ulje e mundshme e pragut zgjedhor mund të hapë rrugë për përfshirjen e disa partive më të vogla në skenën parlamentare. /atvlive.tv
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk po e bllokon Kuvendin, por kërkon që anëtarët e Qeverisë të dorëzojnë dorëheqjet e tyre para se të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.
“Nëse zoti Kurti e ka cilësuar njoftimin që i ka bërë Kuvendit si dorëheqje, si ka mundësi që është kthyer në zyrën e Qeverisë dhe ka mbajtur mbledhje, ku janë marrë vendime dhe janë nënshkruar udhëzime administrative?”, tha Bajrami para nisjes së seancës së sotme konstituive.
Sipas saj, dorëheqja duhet të jetë një akt formal-juridik që e ndalon ushtrimin e mëtejshëm të funksionit, dhe nuk mund të zëvendësohet me njoftime të brendshme apo gjysmake.
Ajo shtoi se çdo deputet i LDK-së do të vendosë individualisht për votimin e raportit, duke mohuar se ekziston një marrëveshje tërësore mes partive opozitare për një qëndrim unik.
Sa i përket braktisjes së institucioneve, Bajrami tha se nuk bëhet fjalë për një bojkot, por për kërkesën që gjithçka të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për Qeverinë. /atvlive.tv