ATV

Author: ATVLive

  • Haxhiu: S’ka konsensus, por kemi vullnet të plotë për të gjetur zgjidhje

    Haxhiu: S’ka konsensus, por kemi vullnet të plotë për të gjetur zgjidhje

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se mungesa e konsensusit në takimin konsultativ ishte arsyeja që kryesuesi Dehari vendosi të pezullojë seancën, raporton ATV.

    Ajo tha se pavarësisht qëndrimeve të kundërta mes partive, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar për të gjetur një rrugë përpara.

    “Ne si subjekt politik, si parti politike, duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kemi plot vullnet që ai vendim të korrigjohet, por duhet të shohim se cila është mënyra për ta korrigjuar atë vendim,” tha Haxhiu.

    Sipas saj, në mungesë të dispozitave të qarta ligjore për situata të tilla, është e nevojshme që partitë të dakordohen për hapat e ardhshëm që do të çojnë në zhbllokimin e procesit. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Kadrijaj: Seanca u ndërpre pa të drejtë – opozita nuk bllokoi, por kërkoi votim

    Kadrijaj: Seanca u ndërpre pa të drejtë – opozita nuk bllokoi, por kërkoi votim

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se opozita nuk ka penguar procesin, përkundrazi ka kërkuar që seanca të vazhdojë me votimin e raportit për verifikimin e mandateve, raporton ATV.

    Ajo deklaroi se kërkesa për konsultime ishte e panevojshme dhe e quajti vendimin për ndërprerjen e seancës si antikushtetues dhe antiligjor.

    “Ky është një veprim antikushtetues dhe antiligjor, sepse kryesuesi ka pasur për obligim që ta hedhë në votim raportin, e jo vetëm ta konstatojë numrin e deputetëve në sallë dhe ta mbyllë seancën”, u shpreh Kadrijaj.

    Ajo tha se nëse seanca do të kishte vazhduar me procedurat e parashikuara, opozita do të merrte pjesë në votim sipas bindjeve të secilit deputet.

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Krasniqi: Seanca u uzurpua nga Vetëvendosje për të blerë kohë – nuk kanë shumicë

    Krasniqi: Seanca u uzurpua nga Vetëvendosje për të blerë kohë – nuk kanë shumicë

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, akuzoi Vetëvendosjen për uzurpim të procesit dhe përdorim politik të kryesuesit Avni Dehari për të penguar votimin e raportit për verifikimin e mandateve, raporton ATV.

    Ai tha se skenari ishte i qartë që në fillim dhe se ndërprerja u bë me qëllim të shtyrjes së afateve kushtetuese dhe pazareve politike.

    “Sot ka pasë uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve të Kosovës. Në vend se të zbatohet skenari i seancës, të hidhej në votim raporti, kjo nuk ka ndodhë. Është keqpërdorur e drejta që i takon deputetit më të vjetër për të arritur qëllime partiake,” deklaroi Krasniqi.

    Ai tha se kjo sjellje po dëshmon mungesën e shumicës nga ana e partisë fituese dhe bëri thirrje që Kuvendi të mos mbahet peng më tej. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Abdixhiku: Seanca u ndërpre pa të drejtë, kishte kushte për votim

    Abdixhiku: Seanca u ndërpre pa të drejtë, kishte kushte për votim

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për gazetarët pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se përgjegjësia për bllokimin bie mbi kryesuesin Avni Dehari dhe Vetëvendosjen, të cilët sipas tij po pengojnë funksionalizimin e institucioneve, raporton ATV.

    Sipas Abdixhikut, ndërprerja e seancës është bërë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

    “Atëherë qytetarët e Kosovës tashmë e kanë shumë të qartë se kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës konstituive. Kryesuesi që rastisë të jetë më i vjetri në moshë e rastisë të jetë nga partia e parë, pa të drejtë, kundër praktikës kushtetuese, kundër Rregullores së Kuvendit, ndërpreu seancën e sotme, ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm,” tha Abdixhiku.

    Ai shtoi se sjellja e sotme është precedent i rrezikshëm institucional dhe paralajmëroi se LDK do të rikthehet pas 48 orësh për të mbrojtur të drejtën për votim të secilit deputet. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Ndërpritet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Ndërpritet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish, pasi mungesa e konsensusit ndërmjet partive politike vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e verifikimit të mandateve të deputetëve.

    Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë të shtunën, më 19 prill, në orën 12:00, duke shprehur shpresën se deri atëherë partitë do të arrijnë marrëveshje për të çuar përpara konstituimin e Kuvendit.

    “Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin, fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda dyzet e tetë orëve, në orën dymbëdhjetë më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, deklaroi Dehari.

    Të gjitha zhvillimet i ndiqni LIVE në ATV dhe në platformën tonë në YouTube:

  • Avni Dehari kthehet në sallën e Kuvendit – pritet rifillimi i seancës

    Avni Dehari kthehet në sallën e Kuvendit – pritet rifillimi i seancës

    Pas përfundimit të takimit konsultativ me përfaqësuesit e partive politike, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, është kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton ATV.

    Kthimi i tij po duket si një sinjal se seanca mund të rifillojë brenda pak minutash, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth mosvotimit të raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve, i cili dështoi të martën. /atvlive.tv

    Të gjitha zhvillimet i ndiqni LIVE në ATV dhe në platformën tonë në YouTube.

  • Gazetari i ATV-së jep detajet e fundit nga salla e Kuvendit pas takimit konsultativ

    Gazetari i ATV-së jep detajet e fundit nga salla e Kuvendit pas takimit konsultativ

    Gazetari i ATV-së, Arian Hajdaraj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Studio e Hapur në ATV, nga salla e Kuvendit të Kosovës, tregoi detajet e fundit për atmosferën që pasoi takimin konsultativ të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, për të diskutuar mbi rrjedhën e mëtejme të seancës konstituive.

    Ai tha se pjesëmarrja e deputetëve në sallë mbetet e pjesshme, me shumë ulëse që vijojnë të jenë bosh edhe pas kthimit të disa prej përfaqësuesve që morën pjesë në takim.

    “Në sallën e Kuvendit vazhdon të ketë mungesë të deputetëve, të cilët fillimisht ishin 118 në fillim të seancës. Tash për tash, ulëset janë gjysmë të mbushura, veçanërisht në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Deputetët ende po qëndrojnë në biseda jashtë sallës, përfshirë edhe Armend Zemajn, i cili po bashkëbisedon me kolegët nga PDK-ja”, raportoi Hajdaraj.

    Ai shtoi se masat për ruajtjen e privatësisë së komunikimeve janë shtuar, me deputetë që tashmë kanë mbuluar ekranet e telefonëve me xhama mbrojtës për të shmangur publikimin e përmbajtjeve.

    “Disa prej deputetëve janë kthyer në sallë, si Përparim Gruda, Hykmete Bajrami dhe Time Kadrijaj. Ndërkohë, mungon Albulena Haxhiu dhe vetë kryesuesi Dehari, megjithatë sapo e pamë që ai sapo hyri në sallë, dhe mbetet të shihet nëse seanca do të rifillojë brenda pak minutave”, përfundoi Hajdaraj.

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • LDK lëshon takimin konsultativ – Bajrami: Dehari s’ka mandat të zhvillojë konsulta të tilla

    LDK lëshon takimin konsultativ – Bajrami: Dehari s’ka mandat të zhvillojë konsulta të tilla

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një deklarim për gazetarët në hollin e Kuvendit të Kosovës, tha se përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike kanë lëshuar takimin e thirrur nga Avni Dehari, duke e cilësuar atë të paautorizuar, raporton ATV.

    Ajo tha se Dehari nuk ka mandat të thërrasë përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me rrjedhën e seancës konstituive.

    “Nuk diskutuam asgjë, sepse kryesuesi i seancës konstituive, Dehari, nuk ka të drejtë të thërrasë përfaqësuesit e partive politike për çfarëdo konsultimi. Thjesht jep një raport, ai është kryesues i seancës konstituive dhe këto janë çështje procedurale. Ne e thamë se ai nuk ka një mandat të tillë për të vazhduar me konsultime të tilla, dhe dolëm nga takimi”, deklaroi Bajrami. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • LIVE | Vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës

    LIVE | Vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës

    Po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre dy ditë më parë për shkak të moskalimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

    Të gjitha detajet dhe zhvillimet drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës mund t’i ndiqni LIVE në transmetimin e ATV-së edhe në platformën e YouTube-s në videon më poshtë:

  • Haxhiu: Dorëheqjet janë dorëzuar formalisht, opozita po kërkon diçka që veç e kemi bërë

    Haxhiu: Dorëheqjet janë dorëzuar formalisht, opozita po kërkon diçka që veç e kemi bërë

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës, deklaroi se të gjithë ministrat dhe kryeministri Kurti kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre përpara seancës konstituive, ashtu siç kërkohet me ligj dhe Kushtetutë.

    Ajo tha se nuk e ka për detyrë të dorëzojë dorëheqje tek ndonjë deputet, por tek eprori institucional.

    “Unë nuk e kam obligim që dorëheqjen me ia dërgu një deputeti. Unë e kam obligim dorëheqjen me ia dorëzu kryeministrit të Republikës së Kosovës, eprorit tim. Këtë e kemi bërë. Secili nga ne ia ka dorëzuar dorëheqjen, edhe kryeministri Kurti e ka dhënë dorëheqjen. Po ashtu, kemi njoftuar Kuvendin dhe kryetarin Konjufca”, deklaroi Haxhiu.

    Sipas saj, edhe pse raporti për verifikimin e mandateve ishte përgatitur, ai nuk kaloi në seancë për shkak të mungesës së votave nga opozita, duke mbajtur peng nisjen e legjislaturës së re.

    “Raporti nuk ka kaluar, mandatet nuk janë verifikuar. Pritëm të riformohet Komisioni për Verifikim, por opozita s’e pranoi. Ata insistojnë për dorëheqje, që ne e kemi bërë – edhe formalisht, ashtu siç kërkohet”, shtoi Haxhiu.

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: