ATV

Author: ATVLive

  • Gresa tregon për gjendjen shëndetësore të babait të saj pasi u godit nga vetura

    Gresa tregon për gjendjen shëndetësore të babait të saj pasi u godit nga vetura

    Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin. Për gjendjen e tij është deklaruar vajza e tyre, Gresa Behluli.

    Gresa ka bërë me dije se gjendja e tij është e mirë.

    “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.

    Ndërkohë, në media janë publikuar pamje ku ai shihet i gjakosur derisa pranë tij ndodhet këngëtarja.

    Theksojmë se familja Behluli ka qenë në fokus të mediave ditëve të fundit, krejt kjo pas një deklarate të lëshuar nga hoxha, Shefqet Krasniqi.

    “Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare”, thoshte Krasniqi.

  • Edhe punëtorët e Fakultetit të Edukimit në grevë, kërkojnë pagë 405 euro “që me mujt me jetu”

    Edhe punëtorët e Fakultetit të Edukimit në grevë, kërkojnë pagë 405 euro “që me mujt me jetu”

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Fakultetit të Edukimit, nga e premtja e kaluar kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. E deri në plotësimin e kushteve, paralajmërojnë se nuk do ta ndërpresin grevën.

    Violeta Jaha, në emër të punëtorëve teknikë në këtë fakultet, tha për Ekonomia Online se po kërkojnë vetëm një pagë me të cilën mund të jetohet.

    “Jemi në grevë prej të premtes. Të martën kemi punuar dhe më pas e kemi vazhduar prapë grevën deri sa të plotësohen kushtet tona. Ne nuk po lypim ekstra diçka, por vetëm një rrogë minimale, me të cilën jetohet”.

    Jaha tha se së bashku me kolegët tjerë po kërkojnë pagë prej 405 eurove.

    “Jemi gjashtë veta në pastrim, por edhe të tjerët jemi bashkë më ta në grevë. Kushti të cilin po e kërkojmë është paga 405 euro, kërkesa tjera nuk kemi, tjerat janë rregull përveç pagës, që me pas ma të mirë se nuk jetohet me këtë rrogë, paga aktuale është 255, na tjetër kushte s kemi vërejtje s kemi hiç, deri në realizim të kërkesave tona pritet greva me vazhdu”.

    Greva e punëtorëve teknikë dhe fizik ka nisur në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Numri i tyre në total është 250 punëtorë.

  • Biden njofton mbi 500 sanksione të reja ndaj Rusisë, ja cilët do të synohen

    Biden njofton mbi 500 sanksione të reja ndaj Rusisë, ja cilët do të synohen

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe vdekjen në paraburgim të kreu të opozitës Alexei Navalny.

    Sanksionet do të synojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalny dhe figurat luftarake të Rusisë, tha Presidenti Joe Biden sipas CNN.

    Kufizimet e eksportit do të vendosen për rreth 100 komoani ose individë.

    Është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet në ekonominë e Rusisë.

  • Goditet nga vetura burri i Shkurte Fejzës

    Goditet nga vetura burri i Shkurte Fejzës

    Para pak çastesh një veturë po raportohet se e ka goditur Hajrush Behlulin, bashkëshortin e Shkurte Fejzës.

    Një fotografi është publikuar nga Indeksonline, ku bashkëshorti i këngëtares shihet i gjakosur teksa është mbështetur tek Shkurte Fejza.

  • Krimi tronditës në Durrës, gazetari nga Shqipëria zbulon se si arriti policia që ta zbardhte vrasjen

    Krimi tronditës në Durrës, gazetari nga Shqipëria zbulon se si arriti policia që ta zbardhte vrasjen

    Një kallëzim në polici për zhdukje personi zbuloi një ngjarje mjaft të rëndë të krimit në familje. Policia e Durrësit, pas 10 ditë kërkimesh për zhdukjen e një 49-vjeçari zbuloi se kemi të bëjmë me një vrasje.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku në oborrin e familjes Meta, është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe i varrosur kryefamiljari Pëllumb Meta.

    Në lidhje me këtë krim policia ka arrestuar vajzën e viktimës, 19-vjecaren Hygerta Meta, studente në Tiranë për biznes, e cila sipas të dhënave paraprake policore mësohet se e ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE Në ATV, gazetari nga Shqipëria, Edison Vatnikaj, ka treguar në detaje rrjedhën e ngjarjes që nga dita kur tashmë i ndjeri Pëllumb Meta, ishte raportuar si i zhdukur.

    “Sa i përket të gjithë dinamikës, besohet që vajza në fjalë e ka pranuar këtë krim me pretekstin se babai i saj Pëllumb Meta, do ta fejonte me shkuesi, pra do ta fejonte pa dëshirën e saj për shkak se ajo vazhdonte shkollën në vitin e parë për Administrim Biznesi dhe martesa mund të shkëpuste marrëdhëniet me shkollën dhe në të tilla kushte është bërë edh vrasja e 50-vjeçarit. Sipas policisë, dyshohet se në këtë vrasje nuk ka marrë pjesë vetëm vajza Hygerta, por janë edhe anëtarët e tjerë të familjes, gruaja dhe dy djemtë e tjerë të familjes Meta, të cilët mund ta kenë ndihmuar apo mund të jenë personat kryesor në këtë ngjarje. Nisur edhe nga gjithë dinamika pasi është vrarë edhe Pëllumb Meta me armën e zjarrit, është groposur në afërsinë e banesës së tij, pikërisht në një bahqe e cila është e sajuar për bagëti, është zhveshur dhe aty është mbështjellë me një batanije dhe është groposur”, tregoi gazetari Vatnikaj.

    Ai tha se fillimisht, policia kishte parë kamerat e sigurisë, nga të cilët kishte parë se ishte lëvizur makina e Pëllumb Meta, të cilën e drejtonte vajza e tij Hygerta.
    Me të siguruar këtë provë, policia kishte vënë nën përgjim të gjithë familjen Meta.

    “Nga verifikimet ka rezultuar në fakt që djali ka bërë kallëzimin ku është shprehur se babai kishte që një ditë më parë që nuk kishte kontaktuar me asnjë nga familjarët dhe pasi është rezultuar dhe është administruar kallëzimi në fjalë, policia ka nisur hetimet fillimisht duke parë kamerat e sigurisë dhe një ditë pasi është bërë ky kallëzim, është parë lëvizja e makinës së Pëllumb Metës ku ka rezultuar që nuk ishte vetë Pëllumbi, por një nga familjarët, pikërisht vajza e cila ka lëvizur makinën në një zonë të plazhit për të humbur nga qarkullimi me automjet. Pasi është arritur të provohet që vajza ka lëvizur makinën, është vënë nën përgjim e gjithë familja ku është provuar krimi i rëndë i ndodhur pikërisht brenda familjes Meta. Në momentin që Policia ka arritur të ky dyshim i arsyeshëm, e kanë marrë sërish në pyetje vajzën, e kanë marrë djalin, gruan dhe djalin tjetër të familjes, por ndemjet tyre ka pasur dëshmi kontradiktore që do të thotë se nuk kanë pasur përputhshmëri mes deklarimeve në këtë aspekt është bërë e mundur që e gjithë zona e banesë të mbikëqyret me punonjës policia, aty ku anash banesës kanë parë një tokë të punuar, çka kanë ngritur dyshimet pikërisht për varrosjen e 50-vjeçarit”, tha Vatnikaj.

    Ai tregoi se është provuar që Pëllumb Meta është vrarë me armë zjarri, është provuar që është varrosur pikërisht në atë ambient aty, por deri në këtë fazë që jemi, nën akuzë është vetëm vajza e cila ka pranuar autorësinë. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Trump deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, Zelensky: E pres të vijë në frontin e luftimeve, do ndryshojë mendje

    Trump deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, Zelensky: E pres të vijë në frontin e luftimeve, do ndryshojë mendje

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një intervistë të dhënë për median amerikane Fox News, i bëri thirrje Presidentit Biden dhe kandidatit kryesor republikan Donald Trump që të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin në vijën e parë përmasat e tragjedive pas agresionit rus.

    Intervista u zhvillua pranë vijës së frontit në Kharkiv, disa kilometra larg luftimeve. Zelensky u pyet edhe për deklaratën e bërë nga ish-presidenti i SHBA, Donald Trump i cili tha se nëse do të rizgjidhet në krye të SHBA-ve sërish, do t’i jepte fund për 24 orë luftës në Ukrainë.

    Zelensky tha se nuk e kuptonte sesi një gjë e tillë mund të ndodhte duke u shprehur se ishte i gatshëm ta priste Trumpin në vijën e luftimeve për të marrë idetë e tij.

    “Ai nuk mund ta zgjidhë këtë problem, këtë tragjedi me mua. Do ta pres ish-presidentin në vijën e frontit që t’i shpjegoj gjithçka dhe ai do të shpjegojë mendimet e tij, ndoshta ai ka disa ide. Nuk e di”- u shpreh Zelensky.

    Por sipas presidentit ukrainas, Trump do të ndryshojë mendje kur të shohë frontin e luftimeve dhe do të bindet se Putin është armiku i vetëm.

    ‘’Trump do të shohë se çfarë po ndodh, dhe pas kësaj, unë mendoj se ai do të ndryshojë mendjen e tij dhe të gjithë e kuptuam se nuk ka dy anë të kësaj lufte: Ka vetëm një armik, dhe ky është pozicioni i Putinit. ”-këmbënguli Zelensky.

  • Flet para hetuesve policorë vajza që dyshohet se vrau babain në Durrës dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë

    Flet para hetuesve policorë vajza që dyshohet se vrau babain në Durrës dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë

    Një kallëzim në polici për zhdukje personi zbuloi një ngjarje mjaft të rëndë të krimit në familje. Policia e Durrësit, pas 10 ditë kërkimesh për zhdukjen e një 49-vjeçari zbuloi se kemi të bëjmë me një vrasje.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku në oborrin e familjes Meta, është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe i varrosur kryefamiljari Pëllumb Meta.

    Në lidhje me këtë krim policia ka arrestuar vajzën e viktimës, 19-vjecaren Hygerta Meta, studente në Tiranë për biznes, e cila sipas të dhënave paraprake policore mësohet se e ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit.

    Sipas dëshmisë së vajzës, ajo e ka motivuar vrasjen e të atit me faktin që ky i fundit ka tentuar ta fejojë përkundër dëshirës së saj. Kundërshtitë për këtë fejesë, sipas vajzës e kanë shtyrë atë të ndërmarrë aktin e rëndë të vrasjes së të atit dhe varrosjen e tij në oborrin e shtëpisë.

    Krimi është kryer me një armë pistoletë të cilën viktima e mbante pa leje në banesë dhe që sipas dëshmisë së 19-vjecares pas kryerjes se krimit e ka hedhur në sektorin “Rinia” të plazhit. Atje ku vajza kishte lënë edhe mjetin e të atit për të humbur gjurmët.

    Ndërkohë grupi i hetimit i ngritur për këtë ngjarje dyshon se vajza mund të jetë ndihmuar për kryerjen e këtij krimi dhe varrosjen e viktimës edhe nga familjarë të tjerë të cilët mendohet se kanë qenë në dijeni të krimit, por nuk kanë treguar, raporton A2 CNN.

  • Osmani: Kur të konfirmohet largimi i kryetarëve në veri, brenda afatit i caktoj zgjedhjet

    Osmani: Kur të konfirmohet largimi i kryetarëve në veri, brenda afatit i caktoj zgjedhjet

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Këtë proces, Osmani e quan të drejtë legjitime të qytetarëve, raporton EO.

    Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime. Ndërsa thekson se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.

    “Ju e dini që e kjo e drejte e qytetarëve e të gjithave komunave tona që nëpërmjet peticionit ta kërkojnë largimin e kryetarëve. Tashmë është e paraparë me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Përveç kësaj ministria përkatëse ka miratuar një udhëzim administrativ që i parasheh procedurat”.

    “KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ jemi duke proceduar më konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetareve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetareve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cilit unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”, u shpreh Osmani.

  • Nga 6 shkurti, konsumatorët kanë të drejtë të shkëpusin kontratat me kabllorët që ndryshojnë kanalet

    Nga 6 shkurti, konsumatorët kanë të drejtë të shkëpusin kontratat me kabllorët që ndryshojnë kanalet

    Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi ka folur për shkeljen e kushteve të kontratave nga operatorët kabllorë, pasi më 5 shkurt është miratuar Rregullorja e re që flet për shkëputjen e kontratave në rast se ndryshojnë kushtet e kontratës, raporton EO.

    Rahimi ka thënë se konsumatorëve iu ka dhënë e drejta t’i shkëpusin kontratat me operatorët nëse ndryshojnë kushtet e kontratës nga kabllorët.

    Ai ka thënë se është formuar një departament në ARKEP që do të merret me konsumatorë dhe me inspektime për të mbrojtur konsumatorët.

    “Në fund të janarit jemi dakorduar për nenin 16, dhe kemi marrë konfirmimin e KPM-së. Neni ka të bejë për shkëputjen e kontratës në rast se ndryshojnë kushtet e kontratës. Ne kemi ardh në një përfundim se nëse konsumatori ka një kontratë me cilindo operatorë dhe ndryshohen kanalet, ai ka të drejtë ta shkëpusë. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 6 shkurt”, tha ai.

    E për ankesat për ndryshim të kanaleve, foli kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti. Ai ka thënë se në fillim të këtij viti kanë pranuar 340 ankesa se janë ndryshuar kanalet.

    Ai ka thënë se konsumatori duhet të njoftojë 30 ditë më herët nëse ndryshojnë pakon operatorët.

    “Nuk e kanë njoftuar KPM-në se nga data 1 janar do të ketë lëvizje të kanaleve… Krejt në fund kemi parë se qytetarëve nuk u është ofruar katalogu i kanaleve. Bazuar në këto tri shkelje, me ç’rast kemi marrë një vendim që këta katër operatorë të shpërndarjes t’i gjobisin me 100 mijë euro”, ka thënë ai.

    Ndërsa deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ka disa brenga lidhur me pavarësinë e Komisionit të Pavarur të Mediave.

    Ai ka cituar Zyrën e BE-së që ka reaguar duke kërkuar të respektohet pavarësia e KPM-së.

    “Po bëhet një diskutim që po i behet dëm konceptit të institucioneve të pavarura. Ata shprehin brengë serioze në raport me ndikimin tonë te një institucion i pavarur. Këtu është ajo vija e kuqe qe ne nuk guxojmë me prek”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka propozuar t’i dërgohet një letër Zyrës së BE-së dhe t’i kërkohet ku është prekur pavarësia e KPM-së.

  • NASA reagon pasi anija kozmike bëri historinë me uljen në Hënë: Kërkim i madh dhe i guximshëm

    NASA reagon pasi anija kozmike bëri historinë me uljen në Hënë: Kërkim i madh dhe i guximshëm

    Një anije kozmike e ndërtuar dhe e dërguar nga një kompani private me bazë në Teksas u ul pranë polit jugor të Hënës të enjten. Kjo është ulja e parë e SHBA në sipërfaqen hënore në më shumë se gjysmë shekulli dhe e para e arritur ndonjëherë tërësisht nga sektori privat.

    NASA postoi një reagim ndaj misionit të Hënës në mediat sociale, duke thënë “Porosia juaj u dorëzua … në Hënë!”

    Administratori i NASA-s, Bill Nelson, shtoi gjatë transmetimit në internet: “Sot për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, SHBA është kthyer në Hënë”.

    “Sot është një ditë që tregon fuqinë dhe premtimin e partneriteteve tregtare të NASA-s”, shtoi ai.

    “Urime për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë kërkim të madh dhe të guximshëm.”