ATV

Author: ATVLive

  • Grabovci për rastin “Pronto”: Jam larguar për t’i hapur rrugë drejtësisë, PDK-ja e fjetur që pret për t’u zgjuar

    Grabovci për rastin “Pronto”: Jam larguar për t’i hapur rrugë drejtësisë, PDK-ja e fjetur që pret për t’u zgjuar

    Ish-shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar për Ekonomia Online se asnjëherë nuk është larguar nga politika, por vetëm ka pasur një pauzë për t’i dhënë drejtësisë mundësinë që të kryejë punën e saj.

    Këtë proces, Grabovci e quan propagandë dhe qëllimkeqe.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Grabovci ka folur për dështimin e rikthimit të Fatmir Limajt në PDK. Ndërsa për partinë e tij, shpreh pakënaqësi, duke e quajtur “të përgjumur”.

    Ish-deputeti i PDK-së, thotë se me ngritjen e aktakuzës në rastin “Pronot” ka dhënë dorëheqje për të treguar kulturën e partisë. Thotë se ka dashur që t’i hapur rrugë drejtësisë që ta thotë fjalën e saj.

    “Unë dua ta bëjë një ndarje aktivitetin tim unë nuk e kufizoj vetëm në daljen time në media komunikimin me mediat se zakonisht njerëzit janë mësu që të më shohin në media në vazhdimësi kohëve të fundit pas procesit që ka ndodh unë mendoj që kjo ka qenë kultura edukata e PDK-së që përcaktimi i PDK me njerëzit të cilët ngritët ndonjë proces gjyqësor është mirë që të japin shembullin dhe mos t’i mbajnë pozitat për ta pengu drejtësinë”, thotë Grabovci.

    “Unë them me kënaqësi të madhe se momentin kur ka ndodh ky inskenim unë kam dhënë dorëheqje, i kam bërë thirrje drejtësisë që ta luaj rolin e vetë dhe fatbardhësisht ky epilog ka përfunduar siç e kam pritur edhe në fillim sepse si në fillim unë jam deklaruar se absolutisht ato se çka thuhen kanë të bëjnë me propagandë, janë qëllimkëqija, megjithatë më i rëndësishëm se personaliteti im janë proceset dhe unë nuk kam dëshiruar t’i dëmtojë proceset dhe jam tërheq”, u shpreh Grabovci.

    Grabovci ka shprehur edhe pakënaqësinë ndaj lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e quan parti “të fjetur”. E pranon se PDK-ja ka ndryshuar historinë e saj të themelimit me të cilën ishte identifikuar më parë.

    “PDK-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm është një subjekt me një traditë dhe me merita të jashtëzakonshme. E them me kënaqësi shumë të madhe dhe me krenari se lidershipi i PDK-së identifikohet me ndryshime të mëdha historike në të cilat ka kaluar vendi ynë, qoftë para luftës, gjatë luftës por edhe pas luftës. Realiteti ndryshon, andaj ne duhet të ndryshohemi të gjithë të përshtatemi me kohën me rrethanat por njëkohësisht t’i identifikojmë kërkesat e momentit dhe t’u përgjigjemi atyre kërkesave me mjete adekuate. Nëse më pyet a jam i pakënaqur sepse mendoj se PDK ka potencial të jashtëzakonshëm të gatshëm e kam quajt disa herë të fjetur që pret për t’u zgjuar për të marrë përgjegjësi, detyra dhe për t’i materializuar ato dhe të gjithë këto në shërbim të proceseve”, thotë tutje Grabovci.

    Ndërsa për mundësinë që kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj t’i bashkohej PDK-së, Grabovci e quan proces të mbyllur. Thotë se Limaj e ka bërë zgjedhjen e tij.

    “Janë shumë arsye absolutisht kam një të kaluar me Fatmir Limajn të luftës dhe të pas luftës ndihemi mirë mendoj se në PDK e kam vlerësuar atëherë sot dhe nesër. PDK ka nevojë për të gjithë askush nuk është i tepërt në PDK mirëpo zoti Limaj ka zgjedh rrugën e vetë, unë i përshëndes dhe u dëshirojë sukses që të dytë i kam pas bashkëluftëtarë kem të kaluar të përbashkët dhe unë besoj se kur të janë në pyetje proceset pa marrë parasysh disa se ku zhvillohen aktivitetet në thelb në sens ata do i mbrojnë dhe do jenë në shërbim të proceseve në rastin konkret shtetit të Kosovës”“Zoti Limaj e ka bërë zgjidhjen e vetë unë nuk kam çka me e komentu më tepër.”

  • Kritika se ligji i duhanit nuk po respektohet në burgje, SHKK e mohon

    Kritika se ligji i duhanit nuk po respektohet në burgje, SHKK e mohon

    Shoqëria civile ka ngritur si shqetësuese cështjen e konsumimit të duhanit brenda burgjeve, duke kërkuar nga SHKK-ja të bëhet një ketgorizim mes konsumuesve dhe jo konsumuesve të duhanit. Në Shërbimin Korrektues thonë se ligji po respketohet brenda qendrave korrektuese

    Ligji kundër duhanit sidomos në këtë vit ka filluar të respektohet me të madhe në Kosovë, dhe ashpërsia e gjobitjeve ka qenë evidente.

    Por në një segment duket se nuk është respektuar siç duket. Bëhet fjalë për burgjet e Kosovës.

    Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese ka ngritur alarmin se nuk po mbrohet shëndeti i jo joduhanpirësve nëpër qendra korrektuese.

    Për këtë janë të vetëdijshëm edhe monitoruesit e burgjeve, që i kanë rekomandimet e tyre në mënyrë që mos të shkilen të drejtat e të dya palëe.

    “Një zgjidhej të themi më e pranueshme më e menaxhueshme do të ishte, dhe më e lehtë për SHKK do të ishte që perosnat që janë në vuajtje të dënimit, të ndaheshin, të bëhet një rikategorizim, ose në fillim, të merret parasysh edhe pjesa nëse janë duhanpirës ose jo“, ka deklaruar Valentina Demolli KMDLNJ.

    Por në pyetjet e televizionit nga Shërbimi Korrektues mohojnë se një gjë e tillë po ndodhë në hapësirat ku qëndrojnë të privuarit nga liria.

    “Në institucionet korrektuese zbatohen dispozitat e ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe udhëzimit administrativ nr. 02/2022 kushtet në hapësirat e lejura për pirjen e duhanit. Sipas këtij udhëzimi institucionet korrektuese kanë nxjerrë vendime të veçanta për caktimin e hapësirave të veçanta për pirjën e duhanit, kanë bërë ndarjen e dhomave për duhanpirësit dhe joduhanpirësit. Kjo respektohet në masë të madhe përjashtimisht në rastet kur rrethanat e sigurisë imponojnë qendrimin e duhanpirësve me joduhanpirësit”, ka thënë Florent Gashi Zëdhënës i SHKK-së.

    Në komunikatën e tyre Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese ngreh sidomos shqetëismin mbi statistika që përfshijnë një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të mushkërive, nga 20% deri në 30%, në mesin e jo-duhanpirësve.

  • Sot varroset ish kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Sot varroset ish kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Sot do të mbahet mbledhje komemorative për ish kryetarin e komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

    Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në sallën e kuvendit komunal në Rahovec.

    “Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, organizohet mbledhje komemorative, më 25 shkurt 2024, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në nderim të jetës dhe veprës së tij.”

    Qeska do të varroset në orën 14:00, në varrezat e qytetit.

  • Moti për sot i vranët dhe me reshje shiu

    Moti për sot i vranët dhe me reshje shiu

    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu.

    Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

  • Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan

    Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, në një intervistë për Ekonomia Online, konsideron se mjekët në Kosovë kanë rrogë dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan, si shkak i rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.

    E krahas rritjes së pagave për mjekët, Vitia ka përmendur edhe përkushtimin që kanë për renovimin e klinikave në QKUK e Spitale të Përgjithshme.

    Si prioritet për investime, Vitia përmend blerjen e aparaturave dhe renovimin e klinikave në QKUK.

    “E para nga viti i kaluar mjekët tashti kanë një rrogë dinjitoze nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor për të përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, cili kur nuk ka pasur filtra si duhet sterilizimi dhe kemi çaluar shumë me infeksione intra spitalore për shkak mungesës së këtyre filtrave dhe po bëhen sallat moderne në krejt bllokun operativ në QKUK”, theksoi Vitia, teksa thotë se nuk ka pasur investime në të kaluarën.

    “Në anën tjetër po vazhdojmë edhe investime në spitalet e përgjithshme, sepse një pjesë e madhe e problemeve edhe në Qendrën Klinike Universitare është sepse nuk ka pas investime për një kohë shumë të gjatë në spitale të përgjithshme qoftë në infrastrukturë, qoftë në aparatura dhe këtë jemi duke e bërë vazhdimisht, në anën tjetër jemi duke ndryshuar aspektin legjislativ në vitin e kaluar ka kaluar ligji për çmimin e produkteve farmaceotike, Ligji për sigurime shëndetësore i cili do të jetë edhe baza e themelit bashkë me të gjitha këto investimet tjera që i përmenda të reformës së parikthyeshëm më në sistemin shëndetësore”, u shpreh ai.

  • “Dinari”, presidentja beson në zgjidhje në Prishtinë, BE-ja në Bruksel

    “Dinari”, presidentja beson në zgjidhje në Prishtinë, BE-ja në Bruksel

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Për presidenten Vjosa Osmani çështja e rregullores së re të BQK-së, respektivisht implikimeve rreth dinarit, mund të zgjidhet brenda pak orësh pa pasur nevojë për diskutime jashtë vendit.

    Ajo theksoi se Kosovës po i kërkohet një plan tranzicioni që merr parasysh nevojat e komunitetit serb, të cilët përfitojnë nga skemat pensionale e sociale nga Serbia.

    “Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, nuk është dashur të bëhet çështje fare. Unë jam e bindur se nëse ka vullnet me një takim i cili mund të zgjatë disa orë mund të ulen të gjitha institucionet relevante dhe të dalin me hapa konkret, duke u bazuar në ligje dhe të marrim edhe përkrahjen e aleatëve për zbatimin e saj”, tha Osmani.

    Pasi paraprakisht tha se marrëdhëniet me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet e BE-së duhet të konsiderohen ekzistenciale, presidentja shtoi se dialogu është dëmtuar nga mungesa e balancës nga lehtësuesit evropianë të procesit, duke thënë se pret ndryshime pas zgjedhjeve në BE.

    “Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, do të kemi zyrtarë të rinj të cilët do ta marrin përsipër procesin e dialogut, sipas të gjitha gjasave edhe ndërmjetësues të ri, nga ajo që më është thënë nga vetë z. Lajçak, i cili e ka mandatin deri në gusht mos qofsha e gabuar”, tha Osmani.

    Ndryshe nga presidentja e Kosovës, BE-ja zgjidhjen për dinarin e sheh në Bruksel.

    “U kemi dërguar ftesa partnerëve tanë për t’u marrë me një çështje konkrete, tashmë e kemi shpjeguar thellësisht, kështu që tani presim që të dyja palët të pajtohen me të dhe të zgjidhin problemin që është shkaktuar nga një vendim i gjorë dhe i pakonsultuar nga njëra palë, duke afektuar palën tjetër. Ky është roli ynë si lehtësues, nuk jemi komentues të gjithçkaje, ne vetëm përpiqemi t’u ndihmojmë palëve të gjejnë zgjidhje”, tha zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

    Zyrtarë të BE-së nuk komentuan për pasojat eventuale, nëse në takimin e thirrur për 27 Shkurt nuk paraqitet asnjë përfaqësues i Kosovës.

    Koment nuk patën as për videon që shpërfaq festën në Kopaonik, të tashmë të kërkuarit nga Interpoli për sulmin terrorist paramilitar në Banjskë, Milan Radojcic, ku mes fishekzjarrësh shihet mesazhi “urime ditëlindjen komandat”.

  • “Elektroseveri” “diskret” te shqiptarët në veri

    “Elektroseveri” “diskret” te shqiptarët në veri

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Banorëve të Suhodollit, në veri të lumit Ibër, të enjten iu shkuan mysafirë të panjohur.

    Disa persona, me një veturë pa ndonjë logo e me targa të Beogradit dhe pa mjete identifikuese, u prezantuan si punonjës të kompanisë Elektrosever.

    Por, ardhja e tyre ngjalli dyshime te banorët, të cilët i thanë ATV-së se i lajmëruan organet e rendit.

    Andaj njohës të sigurisë e vlerësojnë si të drejtë shqetësimin e banorëve, meqë thonë se u cenua siguria e tyre.

    “Ti duhet të identifikohesh me ID që është legale, kur ti i shkon dikujt në shtëpi, atëherë ti je i dyshimtë për organet e shtetit, sepse me këtë thyhet edhe komponenti i dytë që quhet siguri private pra siguria familjare”, tha Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.

    Megjithatë, vlerësohet se kjo mund të ketë qenë e qëllimshme.

    Sidoqoftë, Kompania Elektrosever njoftoi se ditëve në vijim do t’i vizitojë fshatrat me shumicë shqiptare për t’i lexuar njehsorët e energjisë.

  • Gjyqtarët zëvendësues, departamenti special do t’i caktojë këtë vit në disa raste

    Gjyqtarët zëvendësues, departamenti special do t’i caktojë këtë vit në disa raste

    Përgatiti: Nora Luta

    14 raste të tjera të korrupsionit janë kthyer në pikën zero vitin e kaluar, për shkak të ndërrimit të anëtarit të trupit gjykues.

    Kjo do të mund të evitohej nëse do të ishte i caktuar gjyqtari zëvendësues, i cili parashihet me Kodin e Procedurës penale.

    Këtë dispozitë ka vendosur ta zbatojë këtë vit Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Në planin e punës të paraqitur nga nënkryetari Mentor Bajraktari, në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të enjten, u theksua që brenda këtij viti synohet të zgjidhen 70 raste.

    Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, caktimi i gjyqtarëve zëvendësues do t’i parandalonte zvarritjen e rasteve dhe parashkrimin.

    Aktualisht, Departamenti Special ka në punë 125 raste të rregullta dhe 167 lëndë të procedurës paraprake, të bartura nga viti 2023.

  • Përplasje mes ministrit të financave dhe opozitës në komisionin për buxhet

    Përplasje mes ministrit të financave dhe opozitës në komisionin për buxhet

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Borxhi publik për vitin 2023, kanë përplasur ministrin e Financave, Hekuran Murati, me deputetët opozitarë, derisa po raportonte në Komisionin për Buxhet.

    Diskutimet filluan pasi Murati deklaroi se për herë të parë në Kosovë ka ulje të borxhit publik.

    Kjo ngjalli reagime tek anëtarët e komisionit, të cilët e kundërshtuan deklaratën.

    Debati vazhdoi edhe kur Hoti pyeti ministrin rreth vlerësimit të kreditorëve, madje i kujtoi atij që nuk do të jetë edhe gjatë në këtë pozitë.

    Kritika pati edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Në këtë komision, përpos ministrit raportuan edhe drejtori i ATK-së dhe i Doganës, të cilët po ashtu u kritikuan nga anëtarët e Komisionit për keqmenaxhim.

  • Rregullorja për kujdestari të barnatoreve nuk po respektohet

    Rregullorja për kujdestari të barnatoreve nuk po respektohet

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Fillimisht, komuna e Prishtinës miratoi rregulloren që obligon farmacitë për mbajtjen e kujdestarisë prej orës 22 e deri në 7 të mëngjesit.

    Më pas, për informata shtesë u vendosën edhe barkode. Por sipas qytetarëve, asnjëra prej tyre nuk kreu punë pasi në raste emergjencash, pas orës 22:00 po detyrohen ta presin mëngjesin për t’i blerë medikamentet e nevojshme, apo krejt në tjetër qytet, meqë rregullorja nuk po respektohet.

    “Dje apo pardje më ra rasti vetë mua, asnjë barnatore çel s’e kom gjet, ku di unë t’i shikoj nëpër dyer këtu mu desh të shkoj në tjetër vend krejt…”, tha Ramadan Kajtazi, qytetar.

    “Sëmundja nuk të pyet, patjetër që duhet mu shtua ose t’i shikoj ndokush se a po punojnë a jo”, tha Emin Ademi, qytetar.

    5 deri në 10 barnatore, sa janë paraparë të jenë të hapura pas mesnatës, sipas farmacistëve, nuk mjaftojnë. Madje, ata po kërkojnë plotësim-ndryshim të rregullores për disa arsye.

    “Kemi raste që deri atje te dera bëhet rendi, edhe sipas rregullores parashihet që barnatoret që nuk janë kujdestare për atë natë, të mbyllën në ora 10, bash në atë kohë vijnë pacientët këtu spitalin afër e kemi, s’mund t’i lëmë në gjysmë… ka parregullsi, kërkojmë dëgjim publik…”, tha Arbnor Alidemaj, pronar i njërës barnatore kujdestare.

    Por ky orar, sipas Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë, do të ndryshojë.

    “Do ta shqyrtojmë mundësinë që orari të bëhet deri në orën 11, apo kështu disi…”, tha drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

    ATV-ja ka kuptuar se të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve dhe farmacistëve do të diskutohen gjatë plotësim-ndryshimit të Rregullores për kujdestarinë e barnatoreve, që do të mbahet ditët në vijim në Kuvendin Komunal të Prishtinës.