ATV

Author: ATVLive

  • Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

    Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. Ai tha se ky Fond s’ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore.

    Ai kritikoi edhe veprimet e qeverive të kaluara lidhur me funksionalizimin e këtij Fondi.

    “Ky Fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet për të bërë sigurimet shëndetësore. Aty vetëm është grumbulluar një bord, shpreh 30 milionë euro, rast i cili është në prokuroi dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor natyrisht. Qeveritë e kaluara janë përpjekur t’ia nisin edhe me mbledhjen e premiumeve pa asnjë përgatitje dhe pa bazë ligjore. Mbi të gjitha paramendojeni duke ia marrë paret qytetarëve nga paga e tyre edhe duke mos siguruar asnjë shërbim të ri, apo cilësi, rritje cilësie të këtyre shërbimeve. Ne kemi qenë kundër atëherë, për besë jemi kundër edhe tash”, ka thënë ai.

    Ministri i Kurtit, pati kritika edhe për qeverisjet e kaluara për sa i përket funksionalizimit të këtij Fondi.

    Sipas tij kanë qenë ish-ministrat që kanë bërë gara se cili do ta vë më shpejtë në funksion këtë Fond.

    “Po ua rikujtojë që në vitin 2019 ne si subjekt politik kemi thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk mund të funksionalizohet pa katër deri në pesë vite punë intensive. Subjektet tjera politike mbajë mend dhe ish-ministrat e tyre në fushatë duke anashkaluar faktin se edhe ata kanë qenë në pushtet dhe kanë qenë kontribuues të kësaj gjendje premtonin se Fondin do ta funksionalizonin për 18-24 muaj, bile bëhej garë se cili 18 e cili 24. Madje ju keni qenë edhe më të informuar sesa ne për gjendjen që ka qenë dhe e keni sjell Fondin, e se më pak mund të bazoheshim në të për sigurimet shëndetësore”, ka thënë ai.

    Vitia tha se kur e ka marrë detyrën e ministrit e ka gjetur gjendjen në Fond edhe më keq se sa e kishte menduar.

    “Besomëni me gjithë atë që kam menduar që kam qenë shumë mirë i informuar kur kam marrë detyrën si ministër gjendja brenda në Fond e kam gjetur edhe më keq dhe jam befasuar edhe për më keq”, tha ai.

    Tutje, ai u deklarua edhe mbi punën që ka bërë prej se është caktuar ministër. Vitia theksoi se një pjesë e mandatin i ka shkuar duke u marr me problemin e pandemisë Covid-19.

    “Në fushatën e vitit 2020 premtimi im kryesor i kësaj qeverisje të përgjegjshme ka qenë menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e qytetarëve mbi masën 60%, deri në fund të vitit 2021, gjë të cilën e kemi arritur me sukses të plotë. Deri në mesin e vitit 2022 e gjithë shoqëria dhe gjitha institucionet jo vetëm shëndetësore por edhe shëndetësore janë marrë kryesisht me menaxhimin pandemisë nga pikëpamje të ndryshme sepse të gjitha institucionet kanë qenë të varur nga ky menaxhim dhe vaksinimin e qytetarëve. Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që t’i rishohë lajmet e viteve 2020, 2021, 2022 për të kujtuar se në çfarë kemi kaluar deputetë të nderuar. Ne si qeverisje e përgjegjshme po e mbyllim mandatin katërvjeçar, por si qeverisje ne e kemi kaluar krizën më të madhe shëndetësore që jo vetëm Kosova por e ka parë edhe bota në një shekull”, deklaroi ministri.

    “Deputetë të nderuar asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore. Duhet ta pranojë që funksionalizimi i Fondit paraqet një kompleksitet të gjërave nga çdo këndvështrim dhe çdo dështim në përpjekje për ta funksionalizuar Fondin ashtu siç duhet mund të sjellë pasoja katastrofike dhe shtyrje të këtij procesi të rëndësishëm . prandaj nuk ka më eksperimente, nuk ka më tallje me qytetarë, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më të futen duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushte. A mund te ketë vonesa, po mundet por vetëm kur jemi të sigurt që të merren të gjitha masat do të veprojmë”, tha Vitia.

  • Lekaj: Qytetarët po ikin si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

    Lekaj: Qytetarët po ikin si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se Qeveria Kurti po merret me interesa partiake dhe ka harruar mirëqenien e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku po diskutohet për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore, Lekaj tha se kemi një ministri të Shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare dhe se pacientët nuk kanë ku t’ia mësyjnë institucioneve shëndetësore, dhe se sipas tij, “mund të themi lirisht që 60 për qind e pacientëve i kryejnë shërbimet në sistemet private”.

    “Sot kemi një seancë të jashtëzakonshme që lidhet me jetën e qytetarëve ndërsa në anën tjetër kemi Qeverinë Kurti që duke u marrë me interesat partiake e ka harruar mirëqenien e qytetarëve. Kemi një ministri të shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare, duke u nisur nga kjo mund të themi që 60 për qind e pacientëve që kryejnë shërbimet në institucione private, ja ku na ka sjellë kjo Qeveri”, ka theksuar Lekaj.

    Sipas Lekajt qytetarët po largohen nga Kosova si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

    “Për tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë ku sot me një matje reale Kosova nuk ka mbi 1 milionë banorë rezidentë. Pika më e dobët për ta janë sigurimet shëndetësore, se nuk e shohin Kosovën ambient të sigurt për pune e për jetë”, tha Lekaj.

    “Ja ku na ka sjellë kjo qeveri. Në tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë. Të gjithë kanë një arsye bazë se pse u larguan, e ajo është mungesa e sigurimeve shëndetësore, sepse s’po e shohin Kosovën si ambient për punë e jetë”.

    Lekaj tutje shtoi se për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, por është vet jeta.

    “Jemi në një situatë paradoksale ku kemi sigurime të automjeteve tona, por nuk kemi sigurime për njerëzit që janë në ato automjete. Paramendojeni, kemi sigurime për automjete, ndërsa për qytetarët nuk kemi sigurime shëndetësore. Ja ku është kjo qeveri. Turp le t’i vijë Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti Lekaj.

  • Deklarata e BE-së për vdekjen e Navalnyt nuk e merr mbështetjen e Serbisë

    Deklarata e BE-së për vdekjen e Navalnyt nuk e merr mbështetjen e Serbisë

    Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navaly.

    Kështu raporton Radio Evropa e Lirë duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.

    Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

    Raportohet se vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë pasur afat deri më 28 shkurt që t’i bashkohen kësaj deklarate. Deri në atë datë, Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur të njëjtën. Me deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.

    Burimet në Bruksel konfirmuan se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

    Serbia edhe në të kaluarën nuk ka përshtatur qëndrimet me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë. Përkundër thirrjeve nga BE, që secili shtet kandidat i cili synon integrimin në bllok të përshtatet me deklaratat dhe qëndrimet e BE-së, Serbia ka vazhduar t’i injorojë këto thirrje.

    Serbia po ashtu nuk u është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

    Ndryshe, Navalny, kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq më herët gjatë këtij muaji në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim të gjatë nën akuza për ekstremizëm.

    Familja e tij, bashkëpunëtorët dhe shumë qeveri perëndimore e kanë fajësuar drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e Navalnyt.

  • ​Në Arabi e dënojnë Ronaldon

    ​Në Arabi e dënojnë Ronaldon

    Lajm i keq për skuadrën arabe Al Nassr. Trajneri Luís Castro do të duhet të heqë dorë nga Cristiano Ronaldo. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit u skualifikua dhe u sanksionua për një gjest ofendues në ndeshjen kundër Al-Shabab.

    Al Nassr mundi Al Shababin në xhiron e fundit të Ligës Pro Saudite, por fitorja i kushtoi shtrenjtë Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez, në fakt, ishte protagonist i një gjesti të rëndë dhe të përsëritur vulgar ndaj turmës vendase, të cilët brohoritën në favor të Lionel Messit, përcjellë KosovaPress.

    Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit u skualifikua për një ndeshje dhe gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej tetë mijë dollarësh. Videoja e përgjigjes së Cristiano Ronaldos u bë virale dhe bëri xhiron e internetit.

    Sulmuesi portugez nuk do të marrë pjesë në ndeshjen në shtëpi kundër Al-Hazm . Nuk është hera e parë që Cristiano Ronaldo bën gjeste të tilla në kampionatin saudit.

  • Rast i rëndë në Pejë, një person goditet me sëpatë në kokë

    Rast i rëndë në Pejë, një person goditet me sëpatë në kokë

    Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës një person është goditur me sëpatë në kokë.

    Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore.

    Rasti është klasifikuar si “vrasje në tentativë” dhe i dyshuari është arrestuar.

    Komunikata e plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime.

    Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

    Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

    I. i lindur 1983.
    Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë.

  • Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin Ballkanit Perëndimor me BE

    Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin Ballkanit Perëndimor me BE

    Pjesëmarrësit në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë foton familjare, siç e përcakton edhe protokolli

    Të pranishmit, të kryesuar nga nikoqiri i takimit kryeministri Edi Rama, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre.

    Samiti po mbahet, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

    Pas fotos familjare, në orën 12:30 është përcaktuar edhe një konferencë për shtyp.

  • ​Pretendimet e Putinit: NATO po përgatitet për ta sulmuar Rusinë

    ​Pretendimet e Putinit: NATO po përgatitet për ta sulmuar Rusinë

    Rusia perëndimore duhet të “mbrohet siç duhet” pas zgjerimit të NATO-s për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën, thotë Vladimir Putin.

    Forcat e NATO-s “po përgatiten të godasin territorin tonë”, thotë ai, duke përdorur “forcat më efektive për ta bërë këtë”.

    Putin thotë se fati i çdo vendi që sulmon Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë me të cilën mund të përballet Rusia.

    “Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një veprim i tillë mund të “shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore”.

    “A nuk e kuptojnë ata këtë?” tha ai në fjalimin e tij.

    Putin thotë se vendet perëndimore mendojnë se janë “supreme”, por shton: “Rusofobia i verbon njerëzit dhe i privon ata nga aftësitë e tyre racionale”.

    “Pa Rusinë nuk ka paqe solide në botë,” i tha ai Asamblesë Federale.

  • Varhelyi: Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin

    Varhelyi: Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin

    Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, deklaroi gjatë Samitit mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se plani i rritjes ekonomike synon që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në 10-vitet e ardhshme.

    Varhelyi apeloi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor se nëse duan të përfitojnë nga ky plan do të duhet të aplikojnë dhe pranojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

    Ai në vijimin e reformave të kërkuara nga BE në mënyrë që se që të ecet përpara në aspektin e planit të ritjes ekonomike, shkruan Euronews.al.

    “Jam vërtet i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj se tashmë Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë gjithë vendet e rajonit për t’u bërë anëtare të BE. Ne po arrijmë në përfundim të mandatit tonë dhe duam të lëmë diçka të prekshme për të gjithë rajonin. Plani i rritjes është ambicioz, kemi gjysmën e kohës për ta vënë në dispozicion, por kemi besim të plotë se ju do t’i merrni të mirat që parashikohen. Ky plan do të ndihmojë të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BE-së në 10 vitet e ardhshme. Dyfishimi ekonomik do të thotë që disa vende që janë më pas do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vërtetë me shpejtësi dhe të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni dhe pranoni rregullat e Bashkimit Evropian. Dëshira ime e 3-të është për partnerët e institucioneve financiare ne kërkojmë që përveç 30 miliardë eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore”, tha Varhelyi.

  • Vitia: Po ndodh një keqkuptim me Projektligjin për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro

    Vitia: Po ndodh një keqkuptim me Projektligjin për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është duke ndodhur një keqkuptim i madh dhe një debat i ekzagjeruar sa i përket Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se ky ligj është i domosdoshëm pasi do të rregullojë mbikëqyrjen, ligjshmërinë edhe sanksionimin e atyre që mund të kenë problem në realizmin e këtyre procedurave.

    “Po ai është një keqkuptim i madh edhe një debat në një masë edhe i ekzagjeruar në këtë raport. Ka mungesë të informacioneve. Do të thotë ne po mundohemi që ta shtyjmë një ligj përpara i cili e rregullon edhe mbikëqyrjen edhe ligjshmërinë edhe sanksionimin e atyre që mund të kenë problem në realizmin e kësaj procedure. Që fatkeqësisht me udhëzimin administrativ aktual as njëra nga to nuk rregullohen”, ka Vitia.

    Vitia ka bërë të ditur se Projektligji për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro, siç janë duke ndodhur në Kosovë e jashtë saj.

    Gjithsesi na duhet ligji, nga leximi i parë kemi pranuar disa amendamente nga disa deputetët e pozitës e opozitës, natyrisht se disa i kemi vlerësuar dhe i kemi adaptuar për leximin e dytë. Mirëpo disa kërkesa që janë është problematike se i humb komplet edhe arsyeshmëria dhe gjithë atë që po mundohemi që ta bëjmë një ligj do t’u mundësonte shumë çifteve shumë grave në Kosovë që ta kenë një proces të mirë në sistemin publik e të mos harxhojnë më mijëra euro siç janë duke harxhuar sot si në Kosovë e jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

    Ai ka folur edhe në lidhje me seancën e thirru për sot, ku tha se do të jap llogari para deputetëve për të gjitha punët që kanë bërë.

    “Unë jam i lumtur që jam sot këtu për t’i dhënë të gjitha arsyet, për t’i dhënë të gjitha punët që i kemi kryer deri sot në raport me sigurimet shëndetësore. Dhe natyrisht si ministër i qeverisë së përgjegjshme unë jam këtu për të ju dhënë edhe llogari deputetëve dhe besoj që do të jetë një seancë ku do të kemi mundësin që të shpjegojmë në detaje të gjitha ato që kanë ndodhur më herët dhe ato që kanë ndodhur me sigurimet shëndetësore. Natyrisht se ka pasur (abuzime) përndryshe do t’i kishim sigurimet shëndetësore, d.m.th 20 vite pa sigurime shëndetësor”, u shpreh Vitia.

  • Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO, është kthyer kah agjenda ruse

    Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO, është kthyer kah agjenda ruse

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti është tkhyer “nga agjenda ruse”.

    Haradinaj tha para mediave se Kurti ka zgjedhur rrugën e “largimit të Kosovës nga NATO”.

    “Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohorë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO siç është samiti i këtij viti, samiti i 75-të. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer kah agjenda ruse”, tha Haradinaj.

    Ai tha se interesi i Kosovës dhe i Kurtit nuk përputhen.

    “Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”, tha Haradinaj.